Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    E fshehta e tatuazhit mbi kėrbisht

    Pėrpara kuturisjeve donkishoteske, edhe temperaturat mė tė larta tė duken hiēgjė

    E fshehta e tatuazhit mbi kėrbisht

    Nė fillim nuk mė ra nė sy. Kishte ardhur pėrpara nesh dhe rrinte shtrirė nė shpinė nėn tendėn e vet. Tipa tė tillė mund tė hasėsh kudo nėpėr ferrin e njė dite plazhi plot me pushues tė dyndur nga tė katėr anėt e vendit tonė shqiponjave. Fakti qė edhe ne u ndodhėm nė zemėr tė atij ferri pėrvėlues ishte krejt i rastit. Nuk kishim asnjė iluzion pėr atė ditė, sado qė tė nxehtit i kish trullosur keq njerėzit, a thua se nuk qenė pėrzhitur rėndshėm nga temperaturat e zgjedhjeve tė fundit.

    Ndėrkaq, pranė atij tipit u afruan nja tre djelmosha plot shėndet, qė sapo kishin dalė nga deti. Pasi i hodhėn ca fjalė me romuze, ai u kthye brinjaz dhe mori tė fliste me ta. Pastaj kėrkoi njė cigare dhe e ndezi. Nė krye nuk e njoha, por kur u ngrit dhe lėshoi kėmbėt nė rėrė, nė gjysmė profil nga unė, i rashė nė tė se kush ishte. Pėrveē faktit qė ka ndėrruar 4-5 padronė, nuk dija gjė tjetėr pėr tė. E kisha parė nė disa ndeshje dhe, qė tė mos i ha hakun, nuk mund tė them qė s'di tė luajė apo tė bėjė gola.

    Nga ana tjetėr, pa marrė mundimin tė rrėmoj nė jetėn e tij private, nuk mendoj qė i takojnė vėrtet privilegjet qė gėzon, rrjedhojė e kontratave tė stėrfryra, qė i kanė afruar deri mė sot.
    Por kjo ėshtė njė mesele tjetėr. Ajo ēka mė ra nė sy tek ai njeri ishte njė goxha tatuazh (njė strukturė, eh, shqiponje krahėhapur) i punuar pėr merak diku pėrfund kurrizit dhe qė i dilte gati njė pėllėmbė mbi tė mbathurat e banjės. Tė zotit dukej sikur nuk i bėhej hiē vonė pėr atė hollėsi, qė ndoshta nuk meritonte asnjė vėmendje. Mirėpo rasti ishte i tillė, qė tė nxiste vetvetiu kureshtjen.

    Ēne ai tatuazh nė fundshpinėn e njė mashkulli, aq mė shumė nė atė tė njė futbollisti tė njohur? Nuk do tė ēuditesha aspak po ta hasja, siē mė ka ndodhur, bie fjala, tek njė takėm prostitutash, gazetaruckash, ēupėlinash mendjelehta, apo grash skllave ndaj burrash satrapė. Fundja, i tillė ėshtė fati qė kanė zgjedhur, kėshtu qė s'ka pse t'i qahen kujt.
    Interesant rasti i atij tipit. Nuk dua tė ndalem nė shtysat qė e kanė ngasur t'i hyjė kėtij taksirati sa tė kotė, aq edhe komod pėr ata qė rrojnė e bėjnė pėrpjetė pėr sytė e tė tjerėve, pėr qejfin dhe gazin e tė tjerėve, pėr namin e rremė qė, pėr fat tė keq, ua pompojmė vetė me naivitetin tonė prej tifozėsh tė patėkeq. Kėshtu na vjen pėr osh.

    Nė kėtė mėnyrė, i sajojmė idhujt tanė tė radhės dhe nuk e vrasim aspak mendjen se ē'gjela na kėndojnė mbi krye, se ē'halle po na mbulojnė, se ē'atmosferė mbytėse po krijojmė rreth vetes.
    Nuk ua vura veshin gajasjeve qė plasnin hera-herės nė tendėn e tyre, megjithėse njė tik i fortė humori po mė ngacmonte prej ditėsh. Pėrkimi qė gjeta nė kėtė mes mė bėri tė kaloja si nė revistė morinė e posterėve tė kandidatėve tė fundit pėr deputetė, nga larushia e tė cilave mė qenė ngulitur vetėm ca palė dhėmbė artificialė, ndonjė buzėqeshje e shpifur prej derrkuci tė kėnaqur si dhe shkėlqimi i lig i ndonjė syri ēakėrr.

    Njė befasi mė vete ishte ai posteri me vithet e krekosura tė njė femre, tė hijeshuara nga njė tatuazh me lule vere, si kjo qė po na e zė frymėn me lezet. Gjė mė cinike dhe mė pėrtallėse nuk mund tė bėhet. Kėsaj i thonė shkurt e troē: Eja, o milet, e mė puth aty tek s'mban, se pėr tė tjerat di ta dredh vetė. Dhe tė mendosh ato qindra mijėra euro (300.000 thonė se janė ndarė vetėm nė dy ditė) qė u volėn andej-kėtej pėr kėsi farė reklamash qė s'i vlejnė kurrkujt. Ironia qėndron tek ngutja e mjaft njerėzve, qė u shkulėn nga ishin e nga s'ishin dhe i puthėn me radhė ato tatuazhe, pa u menduar gjatė se kush mund tė fshihet pas tyre.
    Atė ndoshta do ta zbulojmė ditėve nė vijim.

    Leskrat e para sapo kanė nisur tė zhvoshken tok me zaret qė tashmė janė hedhur. Iluzionet e djeshme po gjejnė sėrish terren tė virgjėr. Edhe nė arenėn e futbollit e tė sporteve tė tjera. Disa gjėra duken sikur janė bėrė mirė, disa tė tjera s'merret vesh se ē'janė. Shpresa ėshtė tė ndreqet ajo ēka mund tė ndreqet. Ata qė i derdhin paratė pa hesap kanė ende mundėsi tė shmangin atė qė mund tė shmanget, shpėrfytyrimin e tregut prej ankandit tė pėrbindshėm me njerėzit, euforinė poteremadhe, diferencimet skandaloze, qė mbjellin pėrēarjen, arrogancėn, gėnjeshtrėn, ndėrsa herėt a vonė korrin disfata me petk suksesesh, zhgėnjime tė njėpasnjėshme.

    Edhe kėtė herė, njė nga sfidat mė tė vėshtira pritet tė jetė ajo e marrėdhėnieve. Aty le ta rishikojnė veten ata qė po na nanuritin me ėndrra nė tel. Aty le t'i rrėfehen dhe zotit, nėse kanė vėrtet zot, nė mėnyrė qė nesėr tė mos themi pėrsėri: na ishte njė herė njė sezon mbarėshtimesh dhe eunukėsh pa gjak...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anėtarėsuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591

    Unhappy Ehhhhhhhhhh

    Davidus sa mir do ishte sikur te mundeshim ta ndertonim boten dhe nji her vecse me te mirat qe ka ajo.
    Po ja qe skemi mundsi kshu qe doja te thosha qe jeta eshte plot mistere vlla
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  3. #3
    kkk Maska e [DelFini]
    Anėtarėsuar
    26-12-2004
    Vendndodhja
    Erlangen
    Postime
    34
    pse nuk po e tregon burimin e informacionit, si ne ket rast qe eshte faqja ne internet e Sportit Shqiptar.
    Po hajt masi e ke qit , mir ja ke bo , po a pom kalxon ti per cilin njeri osht ka bohet fjal ktu , apo osht veq pėrall.
    Edhe nese bon mem tregu se ku osht qellimi i kti tregimit ( se un skom mujt me kuptu)..
    KUQ KALTERT
    mitrovicali linde, s`bohesh!
    Shqipri Etnike

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Delfni, ti te intereson storja apo burimi, po nese do kisha shkrujt se eshte e marrur nga Shekulli ose SportiShqiptar valle do te bente te kuptosh kete ngjarje?

    Qellimi nuk eshte asgje, vetem nje tregim qe tregon dicka, besoj se nese fokusohesh pak do e kuptosh lal.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Kadare: Mbyllja e arkivave tė fshehta, ndotje e rėndė morale
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2012, 18:15
  2. E fshehta e Doruntines
    Nga Stavri Trako nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 12:25
  3. Lidhjet e fshehta Vatikan-Islam
    Nga Matrix nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 15:13
  4. Gazmend Muka dhe e fshehta pas pllakės 'Albania'
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 15:06
  5. Bisedime tė fshehta Meta-Topi
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 08:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •