Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Intertoto: Dinamo-Varteks

    Dinamo-Varteks, prova e pare per Intertoton
    E Shtune, 18 Qershor 2005
    Dinamo do te dale sot ne oren 20.00, ne fushen e "Qemal Stafes", perballe skuadres kroate, Varteks te Varazhdinit, per te luajtur ndeshjen e pare te turit te pare te Kupes UEFA. Blute i kane vene synim vetes qe te kalojne dy ture ne kete kupe, por fillimisht duhet t'i bejne llogarite me kroatet qe jane me te suksesshem sesa ata ne Europe. Varteks mberriti ne Tirane vetem ne oren 19.00 te dites te djeshme dhe u vendos ne Hotel Eklips, ne dalje te Tiranes, ne rrugen nacionale Tirane-Elbasan. Ata do te bejne vetem sot (me shume mundesi) nje stervitje shume te lehte ne "Qemal Stafa", thjesht per t'u njohur me terrenin. Dinamo eshte e grumbulluar ne klub dhe ka bere stervitje dje ne oren 17.30. Ende ne pikepyetje "rojtari" i portes, pasi mbeten ne balotazh Llazi e Zendeli. Gjyqtare te ndeshjes jane maltezet Anthony Zammit, Alan Camilleri e Charles Micallef. Dinamo besohet se do luaje me skemen 4-4-2, sipas ketij formacioni te mundshem:

    Zendeli (Llani?) - Xhafa, Diop, Aba Kone, Escudero - Dhembi, Deliallisi, Gaye, Marinho - Goudjabi, Tiko.

    Kush eshte Dinamo

    Ne Kupat Europiane

    Ne vendin e 303-te ne renditjen e pergjithshme: 11 pjesemarje, 28 ndeshje, 5 fitore, 6 barazime, 17 humbje, golat: 15-42, 16 pike.

    Ne Kupen Intertoto

    0 pjesemarrje, 0 ndeshje, 0 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 0-0, 0 pike.

    Kush eshte Varteks

    Ne Kupat Europiane

    Ne vendin e 208-te ne renditjen e pergjithshme: 5 pjesemarje, 24 ndeshje, 13 fitore, 3 barazime, 8 humbje, golat: 49-34, 29 pike.

    Ne Kupen Intertoto

    Ne vendin e 315-te ne renditje: 1 pjesemarrje, 6 ndeshje, 3 fitore, 1 barazime, 2 humbje, golat: 9-8, 7 pike.

    Ja skuadra e Dinamos:

    Portiere: Gjika, Lika, Zendeli; Mbrojtes: Bregu, Diop, Escudero, Kone, Tase, Soto, E.Xhafa; Mesfushore: Alikaj, Bejtja, Deliallisi, Dhembi, Fall Pape, Gaye, Marinho, Poci, Qorri; Sulmues: Fernando, Goudiaby, Ivan, Stafa, Tiko, F.Xhafa

    Ja skuadra e Varteksit:

    Portiere: Kopric, Mance; Mbrojtes: Bashic, Ipsha, Jurcevic (Bosnje), Kastel, Kristic, Mujanovic, Plantic, Pokrivac; Mesfushore: Shafaric, Begovic, Benko, Golik, Jertec, Melnjak, Ramadani, Vukman; Sulmues: Marjanovic, Mohorovic, Novinic

    marre nga korrieri

    Mendoj qe Dinamo i ka te gjitha mundesite per ta kaluar Varteksin, duke pasur parasysh edhe perforcimet e bera nga Dinamo keto muajt e fundit, formen e mire qe eshte duke kaluar ekipi, dhe trajnimet e forta te bera nga trajneri i ri (qe duket te jete i suksesshem) argjentinas. Poashtu, Varteks edhe pse vjen nga kampionati kroat (qe eshte i nje niveli mesatar), nuk eshte ndonje ekip i madh si Hajduku etj. ne Kroaci. Hajduku kampioni i Kroacise ne javen e fundit te kampionatit kroat, e mundi Varteksin me 6:0.

    Me kalimin e Varteksit, ne turin e dyte Dinamos i bie te luaj me fituesin e Turku (Finlande) - Akranes (Islande), pra edhe kjo relativisht jo e veshtire per Dinamon ta kaloj. Ne turin e trete pastaj i bie te luaj me fituesin e Lens (France) - dhe sipas te gjitha gjasave Lech (Poloni), qe me pak fat mund ta kaloi edhe kete, edhe pse do jete e veshtire, dhe te kaloj ne cerekfinale.

    I urojme shume fat Dinamos dhe nje perfaqesim sa me dinjitoz.

    Tu-tung

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dinamo asnjehere nuk ka pasur sukses ne arenen nderkombetare.

    Po ku i dihet?? Une besoj se kroatet jane favorite. Meqe kemi edhe trainer argjentinas po parashikoj me shume perzemersi nje barazim.

  3. #3
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Thuj ti falimnerit zotit ,qe kroatet do vijne me 80% te ekipit zinxhir te rinjve ,se ndryshe do kshin lujt tenis ,sic lujten rumunt ,e belgt !!!

    gjithsesi te shofim neshja fillon 20.00

    shnet

  4. #4
    Who am I Maska e A.C
    Anėtarėsuar
    14-06-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13
    Nuk jam me Dinamon e nuk e kam ndjek aq shume.

    Ps. Dinamo i paska lojtaret me shume se gjysmen te huaj

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dinamo eshte bere tamam Interi i Tiranes kete sezon, bile mendoj se duhet ta nderroj emrin ne Inter Tirana tani, me gjithe keta te huaj ne skuader. Sidoqofte, sivjet duket te jete goxha e forte.

    Trajner i Varteksit deri para ketij viti paska qene Qira Bllazheviqi, ish-trajneri i Kroacise ne Euro98 ku Kroacia zuri vendin e trete, dhe ish-trajner i Prishtines. Kurse trajneri i tashem i Varteksit, qenka Ladic, ish portieri i perfaqesueses kroate dhe te asaj te ish-Zhugosllavise. Poashtu per ta luan nje shqiptar Zeadin Ramadani, qe sic duket nga emri duket te jete nga Maqedonia, sikur edhe ne Dinamo portieri Suad Zendeli. Ky ekip ne ligen e ish-Zhugosllavise, nuk ka qene as ne lige te dyte, se jo me ne te paren, dhe ka njohur ngjitje vetem ne kampionatin Kroat pas shperberjes se ish-Zhugosllavise.

    Mendoj qe Dinamo Tirana, i ka te gjitha mundesite ta eliminoj Varteksin dhe te kualifikohet ne turin e dyte.

    I urojme Dinamos shume fat dhe perfaqesim sa me dinjitoz.

    Tu-tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 18-06-2005 mė 14:18

  6. #6
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Ishalla fitojme Dinamo e ka nje skuader bukur te forte

  7. #7
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ishallah nuk shohim tenis

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mbaroi pjesa e pare:
    Dinamo 2 - Varteks 0
    Golat: Maurinho dhe Qorri

    Hajde urojme edhe per nje gol ose dy ne pjesen e dyte tani. Nje fitore 3 ose 4 me 0, pothuajse na siguron kualifikimin qe ne ndeshjen e pare.

    Forca Dinamo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 18-06-2005 mė 15:14

  9. #9
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    dodoni tek livescore shkruan se jan baraz?

    57' Dinamo Tirana (Alb) 0 - 0 Varteks V'zdin (Cro)

  10. #10
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    jane barazim, c'ne 2 - 0

    P.S. Bol - PArma 0-2

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •