Close

Rezultati i Sondazhit: Kush e fiton Confederations Cup ?

Votues
39. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Argjentine

    11 28.21%
  • Australi

    0 0%
  • Gjermani

    9 23.08%
  • Tunizi

    0 0%
  • Brazil

    18 46.15%
  • Greqi

    0 0%
  • Japoni

    1 2.56%
  • Meksik

    0 0%
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 150
  1. #41
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    "Brazil" ishte Meksika.

    Brazil-Meksike 0-1
    Brazili i sotem sidomos ai i pjeses se dyte,vec emrin kish Brazil.
    I pa qarte,pa ndonje taktike te prokopise,bazohej vec ne virtuzitetin e dy tre lojtareve.
    Per mua Brazili ndjen mungesen e Ronaldos nje sulmuesi qe i krijon hapesire dhe mundesi vetes me lojen pa top,kur ekipi ndesh mbrotje si kjo e Meksikes se sotme.
    Ronaldinho luan ne pozicion te gabuar.
    Mbrojtja ngelet thembra e Akilit,Lucio ndihet i vetem dhe Roque Jr,duhet ta heqe fanellen e Brazilit,pasi nuk e meriton.
    Robinho,ka te ardhme klasi.

    Meksika nuk me habiti fare,e prisja te luante mire.Eshte ekip me tradite dhe kulture futbolli.
    Sot luajti ndaj Brazilit me teper kujdes ne mbrotje dhe kur gjente hapesira ne sulm rrezikoi disa here.
    Me nje fjale e pa Brazilin ne sy.
    Per historine golin e fitores e shenoi sulmuesi Jarred Borgetti ne min 59.
    E vecanta e kesaj ndeshjeje,ishte se ne pjesen e pare Borgetti gjuati tre here nje penallti te fituar nga ai vete.Heren e pare e ktheu ne gol,dy te tjerat nje here ne shtylle,dhe grushtim i Dides.
    Meksika keshtu ze vendin e pare ne grup,Brazili thjesht i duhet te fitoi ndaj Japonise se Zikos,ndoshta brazilianit me te madh pas Peles.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Roque Jr,duhet ta heqe fanellen e Brazilit,pasi nuk e meriton.
    Edhe ky eshte mendimi im, ai tipi shume i dobet prej kohesh kur luante ne Milan kisha nje antipati se i kishte merak si shume gafet dhe autogolat dhe nuk e dije se me cfare preteksi i ka thirur ne kombetaren braziliane trajneri.

    Brazili tash duhet patjeter te fiton Japonine per te t'u kualifikuar me tej, dhe besoj ne nje sfide te forte finale mes Argjentine - Brazil...

    Robinjo klas eshte...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    kolombo..
    Historikisht Meksika ka qene kundershtar i forte per Brazilin ...La Volpe sic ka edhe emrin eshte, dinak...di si ti pergjigjet cdo kundershtari ...

    Per mua problemet Brazilit ja ka sjelle Parreira . ...Nuk ja vlen si trajner per kampionet e botes ...
    Shife me cfare loz Brazili ...Kaka , Ronaldinho , Robinho e Adriano (ose Ronaldo )...te gjithe perpara , sikur jane sulmusa ...Kjo skeme me keta lojtare prish ekuilibrin e skuadres ....Vertet Brazili loz per spektakel , por Brazili i Boterorit te fundit , kishte ekuiliber ....

    Mesfusha ne meshire te zotit ...Vetem Emerson prish aksionet ...Nga kjo perfitoi edhe Argjentina kur na rrafi...Beri gardh ne mes te fushes , e nuk na la te merrnim fryme ...
    Ndaj ne jemi te detyruar te shfrytezojme vetem talentin e 4 kampioneve qe kemi para...
    Robinhon une e kam pare edhe me Santosin ...eshte mrekulli...Nuk ka force fizike , por ka nje teknike super...
    Kurse Kaka per pozicionin qe loz eshte i vetmi ne bote ... lojtar qe driblon kundershtarin dhe krijon superioritet ..lere qe po e le afer zones te fut petllen nga larg...
    Ronaldo jam dakort...eshte i pazevendesushem ...shume e shajne , por eshte i vetmi qe e nxjerr golin nga dheu me ekipet qe lozin vetem ne mbrojtje...

    Brazili ka patur arme te forte gjithmone 2 mbrojtesit e kraheve...R.CARLOS dhe CAFU... Qe te dy jane prag pensionit dhe duhen zevendesuar..

    Ndersa mbrojtja vetem Lucion ka ne rregull.....

    Dida ndoshta u trullos ca nga finalja e Champions , por besoj qe eshte pike shume e forte per boterorin......

    Ndeshjet e Confederation vlejne shume ...Sepse te gjithe ekipet po shofin nga fer vendin ku do lozin boterorin...
    Brazilit me shume i bejne pune humbjet ne keto momente...sepse kupton ku i ka problemet...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mua me kishte bere pershtypje Meksika se pothuaj gjithe kohen eshte ne 10 e pare te renditjes se FIFA. Ndonese sme mbushet mendja per vendin e gjashte qe ka aktualisht, prape tregoi qe ishte skuader shume e mire. Pjesen e pare nuk e pashe te plote, por ne pjesen e dyte Meksika ia bllokoi krahet krejtesisht Brazilit. Ronaldinjo ishte shume larg formes se tij. Mbrojtja e Brazilit eshte dobesia e tyre, Roque Junior eshte krejtesisht i paafte per ate pozicion. Me cuditi spikeri kur tha qe kjo ishte ndeshja e 144 per te. Robinho shume teknik, por nuk do e perballoje dot lojen fizike te Evropes. Do humbe kot nqs shkon qe kete vit tek Reali. Mbrojtesit e krahut Gilberto dhe Cicino se mbushin dot kollaj vendin e Carlos dhe Cafu-s po dhe ketyre te fundit do i kete kaluar koha deri vitin qe vjen.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #45
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Meksika luajti loje te mrekullueshme e pat se me cfare lojtare kualitativ e beri humbes Brazilin.Lojtaret e Brazilit kushtojne rreth 400 milione E ne tregun boteror kurse Meksikanet vetem 18 milione,por Meksika vertete e shkaterroi me ate loje mbreme Brazilin.

  6. #46
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Per mendimin tim Meksika shpetoi kot ket her me fitore sepse Brazili i kishte te gjitha muncit ta mbyllte lojen qe ne pjesen e par te benin te pakten 2 gola. Edhe pse humbi Brazili nuk do te thot asgje. Te luaj Brazilin kunder Meksikes ne kupen e botes atehere e shofim ekipin tamom brazilian edhe e shifni i humb Adriano apo Robinho raste te pastra a jo. Sidoqoft ekipet e madhe nuk ulin koken sepse humben nji ndeshje qe nuk e meritonin. Brazilin prap do shkoj ne finale.

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gjermani-Argjentinë, përballje "gjigantësh"

    Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsman, është i detyruar të bëjë disa ndryshime në mbrojtjen e ekipit të tij, në prag të ndeshjes me rivalët e Argjentinës. Pas fitores 4-3 ndaj Australisë, në ndeshjen e parë, Gjermania u duk se i zgjidhi problemet në repartin e mbrojtjes, pas fitores 3-0 ndaj Tunizisë, por mungesa e mbrojtësit Fridrih, për shkak të kartonëve, i ka prishur planet e Klinsmanit. Gjermania ndodhet në vend të parë të grupit B, me pikë të barabarta me Argjentinën dhe sot ekipi vendës do të kërkojë të sigurojë vendin e parë të grupit, duke fituar ndaj ekipit të drejtuar nga trajneri Pekerman. "Më duhet të bëj disa ndryshime në mbrojtje dhe alternativat janë Andreas Hinkel dhe Patrik Omojela. Jemi në kërkim të vazhdimësisë në këtë kompeticion dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë edhe ndaj Argjentinës.

    Nuk do të ndryshoj formacionin bazë, pasi kërkoj që lojtarët aktualë të fitojnë eksperiencë, në prag të botërorit të vitit të ardhshëm", - deklaroi Klinsmani. Ashtu si Gjermania, edhe Argjentina e ka siguruar kalimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave, pasi fitoi 4-2 ndaj ekipit të Australisë. Luçiano Figueroa arriti të shënonte tre gola ndaj përfaqësuesve të Oqeanisë. Barazimi do të ishte i mjaftueshëm, që Gjermania të siguronte vendin e parë të grupit, pasi ka një golaverazh më të mirë se amerikano-jugorët.

    Nëse arrijnë të fitojnë, gjermanët kanë shumë mundësi të përballen në gjysmëfinale ndaj ekipit të Brazilit, i cili humbi 0-1 ndaj Meksikës. Ndeshja e sotme do të jetë një test për të dyja ekipet, të cilat janë favorite edhe për fitimin e Kupës së Botës. Në përballjet e tyre, Argjentina dhe Gjermania janë ndeshur dy herë në finalet e botërorit. Në vitin 1986, Argjentina fitoi në finale ndaj Gjermanisë dhe u shpall kampione e botës. Gjermanët u hakmorën katër vjet më pas, duke fituar në finalen e botërorit të zhvilluar në Itali. Megjithëse ndeshja e sotme nuk do të ketë rëndësinë e sfidave të mëparshme, edhe pse Klinsmani do të hedhë në fushë ekipin e tij më të mirë.

    Gjermania nuk ka arritur të fitojë ndaj një ekipi të nivelit të lartë, që nga viti 2002, kur mundi Anglinë në "Uembli". Ata iu afruan suksesit kur zhvilluan një miqësore me Argjentinën në Duseldorf, por një gol i Hernan Krespos në minutat e fundit u dha barazimin miqve. Trajneri i Argjentinës, Hoze Pekerman, vendosi ta linte jashtë Kupës së Konfederatave Hernan Krespon dhe disa lojtarë të tjerë titullarë. Argjentina ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para në grup dhe i ka të gjitha mundësitë për të fituar edhe ndaj ekipit gjerman.

    Huan Roman Rikelme dhe Luçiano Figueroa kanë treguar se e kanë merituar vendin në kombëtare, gjatë këtij kompeticioni. Mesfushori i Vilarealit ka shënuar dy gola dhe kanë dhënë disa asiste të sakta për shokët e tij të skuadrës. Figueroa arriti të shënonte tre gola ndaj Australisë dhe lufton për një vend në botërorin e Gjermanisë. "Për mua është e mrekullueshme të luash me lojtarë të këtij niveli. Mundësia për të luajtur në kombëtare të jepet një herë në jetë dhe unë dua ta shfrytëzoj atë. Fakti që trajneri ka hasur vështirësi në përzgjedhjen e lojtarëve, është një lajm i mirë për mua", - deklaroi Figueroa.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Juan Pablo Sorin ne duel me Torsten Frings gjate nje ndeshje miqesore mes Gjermanise dhe Argjentines ne shkurt te ketij viti qe perfundoi 2:2.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    1-1 pjesa e pare.
    Kuranyi dhe Riquelme shenues te golave.

    Dy llafe per ekipin tim,te mos kerkojme ne dojcat qiqra ne hell.
    Nese ky eshte brezi i ri,e ardhmja e Gjermanise nuk me duket dhe shume optimiste.Jane lojtare punetore,te zakonshem,por asnje lojtar klasi.
    Le tu japim kohe,ndoshta na pergenjeshtrojne,vec me ato qe pashe vetem ekip qe te ngrejme kupe boterori nuk jemi.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #50
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    2-1 Asamoah,mos u ngaterroni nga emri lol,gjerman i thone edhe ketij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 21-06-2005 më 17:58
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në cilin vend lindin më shumë "YJE" futbolli?
    Nga REJDI në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 28-01-2008, 18:11
  2. Sheriati në futboll....
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 11:56
  3. Rregullat e reja të forumit - (Futbolli)
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 09:00
  4. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 18:44
  5. Kokodhima, Futbolli dhe... tritoli
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •