Brazili pa diskutim
Argjentine
Australi
Gjermani
Tunizi
Brazil
Greqi
Japoni
Meksik
Brazili pa diskutim
*Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
*There is no such thing as no chance.
*There's a better way to do it.......... find it
*If you can dream it, you can do it
*You haven't failed until you quit trying
*Success doesn't came to you..........you go to it.
Sonte super sfida e madhe.
Argjentine - Brazil, do te jete nje ndeshje e madhe dhe e bukur, qe me siguri do e fiton Argjentina kuptohet a?
Kaq per tash, shihemi pas ndeshjes me trofete ne duar lolllll
My silence doesn't mean I am gone!
Brazil-Argjentinë, sfida e përjetshme
Brazili do të luajë sot në finalen e Kupës së Konfederatave, ndaj rivales së vjetër, Argjentinës. Brazili, pesë herë kampion bote, dhe Argjentina, e cila e ka fituar dy herë Kupën e Botës, do të luajnë sot ndeshjen e tyre të 40-të, të katërtën në Europë.
Argjentina shihet si favorite, pasi arriti të fitonte 3-1 ndaj Brazilit në paraeliminatoret e Botërorit 2006, megjithatë ekipi i Parreirës po kalon një formë të jashtëzakonshme. Nëse Brazili do të arrijë të fitojë ndaj Argjentinës, do të bëhet ekipi i dytë në historinë e futbollit që fiton tre tituj të FIFA-s në të njëjtën kohë: Kupën e Botës, Kupën e Amerikës dhe Kupën e Konfederatave. Franca e arriti këtë në vitin 2001, pasi fitoi botërorin, europianin dhe Kupën e Konfederatave. Ekipi i Argjentinës tregoi lodhje në gjysmëfinale ndaj Meksikës, duke arritur finalen falë gjuajtjeve të 11-metërshave. Brazili arriti një fitore spektakolare 3-2 ndaj vendësve të Gjermanisë. Në takimin e sotëm, ekipi i Parreiras do të kërkojë të "hakmerret" për humbjen 3-1 në ndeshjet paraeliminatore të Botërorit 2006. Mesfushori brazilian, Ronaldinjo, i cili në mungesë të mbrojtësit Kafu ka marrë shiritin e kapitenit, u shpreh optimist për ndeshjen e sotme:
"Finalja e Kupës së Konfederatave është një burim motivacioni për të gjithë lojtarët. Do të jetë një ndeshje e madhe ndaj një ekipi të madh. Kërkojmë ta mbyllim sa më mirë këtë sezon, duke fituar një titull ndërkombëtar. Në finale, të gjithë lojtarët e harrojnë lodhjen dhe japin maksimumin e tyre". Trajneri i Brazilit, Karlos Alberto Parreira, do të mbështetet sërish te katërshja, Ronaldinjo, Kaka, Adriano dhe Robinjo. Të katër sulmuesit kanë arritur të impresionojnë në këtë edicion të Kupës së Konfederatave, por një mungesë e Adrianos mund t'ia prishë planet trajnerit brazilian. "Adriano nuk mori pjesë në seancën stërvitore, pasi nuk donim të rrezikonim. Nuk mendoj se është në dyshim për ndeshjen e sotme.
Në kavilje do të përdorim akull dhe besoj se nuk do të ketë probleme në takimin e sotëm," - deklaroi mjeku brazilian, Hoze Rurko. Nga ana tjetër, trajneri Hoze Pekerman nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin Havier Saviola, i cili u ndëshkua me karton të kuq në gjysmëfinalen ndaj Meksikës. Në vend të tij do të rikthehet sulmuesi Karlos Tevez. Brazili dhe Argjentina janë dy ekipet më të suksesshme në historinë e kompeticioneve të FIFA-s. Brazili ka arritur të fitojë 16 kompeticione, përfshi pesë kupa bote, ndërsa Argjentina ka fituar tetë, përfshi dy kampionate botërore. Gjermania dhe Meksika, gjysmëfinalistet e Kupës së Konfederatave, do të luajnë në Leipzig, për vendin e tretë të këtij kompeticioni.
My silence doesn't mean I am gone!
Gjermani - Meksike 2:1. Mbaron pjesa e pare. Golat e Gjermanise vijne nga dyshja 20 vjecare Schweinsteiger-Podolsi qe japin pasimet ne golat e njeri tjetrit.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Gjermania-Meksika rezultati momental pas vazhdimit te pare 4-3 per Gjermanet,shum ndeshje interesante
Perfundio Gjermania-Meksika 4-3 per Gjermanine
Ndersa Brazili po ben spektakel momentalisht eshte duke avansuar kunder Argjentines 3:0
Brazili fiton 4-1
*Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
*There is no such thing as no chance.
*There's a better way to do it.......... find it
*If you can dream it, you can do it
*You haven't failed until you quit trying
*Success doesn't came to you..........you go to it.
Perfundoi edhe kjo gje.
Argjentina qe une vjellja zjarr u rreh forte nga Brazili superior, ku Adriano, Ronaldinjo dhe Kaka jane te pazevendsuar.
Forza me te fortet...
My silence doesn't mean I am gone!
Mbaron 4-1 per Brazilin. Keq me vjen ta them por Brazili eshte bere ekip i frikshem, shume here me mire se kampionet e 2002. Nqs Roberto Karlos do e shtyje deri vitin qe vjen ne krah te majte dhe Cicinjo qe nuk ngjau keq ne keto ndeshje do te zevendesoje denjesisht Kafu, prospektet jane akoma me te frikshme. Pastaj forca sulmuese e Brazilit eshte shperthyese me Ronaldinjon ne pikun e formes, shto Kaka dhe Adriano qe nuk ishin ne 2002. Ne ekipin e pare nuk do kete vend per lojtare si Robinjo, Juninjo apo Edu, kurse lojtari me i mire i Bundesliges Marcelinjo as nuk grumbullohet fare. Brrr.
Ne kahun e mire per Gjermanine, ekipi i tanishem sikur jep ca shprese me pak arnime ne mbrojtje. Kontrasti ndermjet dominimit (relativ) qe i bene mesfushes gjermanet kunder Brazilit me vallen qe hodhi Brazili kunder Argjentines eshte nje fare treguesi. Hajt se dy-tre mbrojtesa dhe nje sulmues na kane ngel per te gjetur.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
hmmmmmmmmmmm, urime brazilit e kan meritu, sidomos kete loje.
Ne kete nate te argjentina mendoj se deshtoi taktika, treneri pra.
I kthyer ne forum...
Krijoni Kontakt