Eshte imagjinata ime apo Kamy anon nga stoicizmi?
.................................................. ...............
Per c'fare dhe qysh mund te them: "E njoh kete!" Kete zemer qe e ndjej brenda meje, e gjykoj qe ekziston. Ketu mbaron gjithe njohja ime; pjesa tjeter eshte rikonstruksion. Pasi, nese perpiqem ta kap kete vetvete per te cilen jam kaq i sigurt, nese perpiqem ta perkufizoj apo ti bej nje permbledhje, nuk eshte gje tjeter vecse uje qe me rrjedh midis gishtave. Une mund te skicoj nje nga nje te gjitha aspektet qe ajo zoteron, dhe ato qe i jane dhene, kjo rritje, kjo origjine, kjo etje e qetesive, kjo fisnikeri apo kjo poshtersi. Por aspektet nuk mund te mblidhen. Kjo zemer e imja do te mbetet perhere e huaj ndaj meje. Mes sigurise qe kam per ekzistencen, dhe perberjes qe perpiqem ti jap kesaj sigurie, ka nje zbrazeri qe s'mund te mbushet kurre. Gjithmone kam per te qene i huaj ndaj vetvetes...
Nuk e di nese kjo bote ka nje kuptim qe e transhendon ate. Por di qe une nuk e di kuptimin e saj, dhe qe eshte e pamundur qe une ta di. C'eshte nje kuptim jashte gjendjes sime per mua? Ajo qe prek, ajo qe me reziston - kjo eshte ajo qe une kuptoj. Dhe keto dy siguri - etja ime per absoluten dhe bashkimin, dhe pamundesia qe ta reduktoj kete bote ne nje princip racional te arsyeshem - e di gjithashtu qe s'mund ti pajtoj dot. C'te vertete tjeter mund te pranoj pa genjyer, pa i dhene shpresen qe mua me mungon, qe s'ka asnje kuptim brenda limiteve te gjendjes sime?
Nese do te isha nje peme mes pemesh, nje mace mes kafshesh, kjo jete do te kish nje domethenie, ose me mire te them ky problem nuk do te ish ngritur, pasi do ti perkisja kesaj bote. Do te isha kjo bote, ndaj te ciles tani jam ne kundershtim me gjithe ndergjegjen time dhe gjithe kembenguljen mbi familiaritetin. Kjo arsye qesharake me ve ne kundershtim me gjithe krijimin. Une nuk mund ta shuaj me nje vize stilolapsi. C'fare besoj se eshte e vertete duhet ta mbroj. C'fare me duket kaq e qarte, madje edhe kur me kundershton, duhet ta mbeshtes. E c'fare tjeter perben bazat e ketij konflikti, te ndarjes se botes dhe mendjes sime, pervec se dijenia ime? Prandaj, nese dua ta mbroj, une mund ta bej kete nepermjet nje dijenie konstante, gjithmone e gjalle, gjithmone ne gadishmeri. Kjo eshte ajo c'ka, per momentin, duhet te mbaj mend...
Le te perdendrohemi perseri mbi metoden: eshte nje ceshtje kembenguljeje. Ne nje moment te caktuar te kesaj rruge, njeriu absurd tundohet. Historise nuk i mungojne as fete dhe as profetet, qofshin keto edhe pa zota. Atij i kerkohet te beje nje hap. Gjithcka ai mund te thote eshte se ai nuk kupton plotesisht, dhe qe kjo nuk eshte e qarte. Ne te vertete, ai nuk deshiron te beje asgje pervec asaj qe ai kupton teresisht. Ai eshte siguruar se kjo eshte krenaria e mekatit, por ai nuk e kupton nocionin e mekatit; qe ndoshta ferri e pret, por ai s'ka aq imagjinate sa perfytyroje kete te ardhme te cuditshme, qe ai po humbet jeten e perjetshme, dhe kjo i duket thjesht nje konsiderate. Nje perpjekje behet ne menyre qe ai te pranoje fajin e vet. Ai ndihet i pafajshem. Ne te vertete, kjo eshte gjithcka ai ndjen - nje pafajesi te pariparueshme. Kjo i lejon atij gjithcka. Prandaj, ajo qe ai kerkon nga vetja eshte te jetoje vetem me ate qe ai eshte ne gjendje te njohe, te pershtatet me ate qe eshte, dhe te mos marre asgje qe nuk eshte e sigurte. Atij i thuhet se asgje nuk eshte. Dhe kjo te pakten eshte e sigurt. Dhe kjo eshte ajo qe e shqeteson ate: ai deshiron te kuptoje nese mund te jetoje pa kete tundim...
(vijon kur te kem nge)
Krijoni Kontakt