Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Katërmbëdhjetë urdhëresa për të menduar pozitivisht

    Katërmbëdhjetë urdhëresa për të menduar pozitivisht


    Olsi Kolami


    Eshte optimizmi ai që na sjell lumturinë. Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërt destinacioni do të biesh në depresion. Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqëqeshjesh, të paktën këtë sugjeron psikologu. Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë, edhe atëherë kur adrenalina e situatës ku po jetojmë mund të jetë në maksimum. Braktisni këtë situatë dhe ndiq me kujdes katërmbëdhjetë urdhëresat që ju bëjnë të mendoni pozitivisht. Katërmbëdhjetë urdhëresat e të menduarti pozitivisht, lidhen me të qenit i lumtur, edhe atëherë kur gjendja jonë shpirtërore është poshtë. Sipas një studimi të kryer nga Erasmus University në Rotterdam, shumë prej të anketuarve edhe pse jetojnë në një shoqëri mjaft të përparuar arrijnë që të preokupohen edhe për gjërat më të vogla. Kjo gjë i bën ata që të mos ndihen të lumtur, duke u shqetësuar jo vetëm pë problemet personale, por edhe rreziqet globale, të cilat na heqin kënaqësinë e të jetuarit brenda normave që nuk na krijojnë stres.

    1. Merru me diçka
    2. Shoqërohu me miq
    3. Duhet të jesh prodhimtar
    4. Organizohu ndryshe
    5. Mos u shqetëso
    6. Ridimensiono frymëzimin
    7. Mendo pozitivisht
    8. Mendo për të tashmen
    9. Puno në një personalitet të shëndoshë
    10. Zhvillo një personalitet të shoqërueshëm
    11. Duhet të jesh vetvetja
    12. Elimino ndjenjat negative
    13. Kultivo raportet intime
    14. Konsideroje lumturinë si prioritetin numër 1




    06/06/2005
    KATEGORIA: Psikologji
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    pershendetje!

    them se egziston nje problem ne keto urdheresa dhe ne rrymen kognitiv-behaviorale nga te cilat burojne ato! mbeshtetja e idese per te qene i "'lumtur" duke i dhene vetes urdhera perjashton teresisht ndjenjat dhe boten afektive. mendoj se nuk jane mendimet ato qe lindin ndjenjat (gjendjen afektive) por e anasjellta. pastaj dhenia e urdherave vetes a nuk eshte stres me vete.
    nga ana tjeter "lumturia" konstante eshte iluzion!

    mendoj se posti i mesiperm bie ne kategorine Psikologji Komerciale......
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  3. #3
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    ...sikur...
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Sipas pikes #7, u dashka te "mendojme pozitivisht" per te menduar pozitivisht.

    Dhe ... duke i cilesuar keto sugjerimet si "urdheresa", vertet mendon zoti Kolami se njerezia do t'i zbatoje?

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Kurse une kam vetem nje urdher per te menduar pozitivish.

    1. Mos mendo për vete.

  6. #6
    nutritional pariah Maska e Ildushka
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    Muzé.
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga Rebele
    Sipas pikes #7, u dashka te "mendojme pozitivisht" per te menduar pozitivisht.

    Dhe ... duke i cilesuar keto sugjerimet si "urdheresa", vertet mendon zoti Kolami se njerezia do t'i zbatoje?

    Ke te drejte. Eshte me e lehte te rrish ne nje qosh and to moan and complain per fatin qe te eshte dhene.

    Edhe ky Kolami, s'kishte me detaje? Cfare artikulli! Tani qe e ve re, sh gazetare ose shkrimtare neper revistat Shqiptare, shkruajne shume dobet. Here duke i rrasur faktet lesh-e-li bashke, e here duke u zgjatur mbi nje pike ritmikisht (e rrahin over and over and over again)... pa perfshire ata qe shperdorojne emocionin e lexuesve deri ne ate pike sa s'mund ti quaj professional (gazetaret po e po qe e bejne kete).

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Le te shohim me nga afer titullin e temes dhe siç duket dhe ate te artikullit te z. Kolami.

    Katermbedhjete urdheresa per te menduar pozitivisht

    Katermbedhjete ?! E pse jo gjashtembedhjete apo tetedhjete e shtate ? A nuk mundemi me per te gjetur fjali te tjera urdherore ? Mjafton nje pikeçuditese ne fund dhe puna mbaroi.

    Urdheresa ?! Eh mire, keto te sjellin ndermend qarkoret e brendshme te nje partie apo dhe urdheresat e ministrise se Rendit. E per çfare jane keto urdheresa ? Per te menduar ? Oh, edhe kjo duhej degjuar. Te mendohet me urdher. Nuk behet shaka. Mireserdhet vite te ndritura te te menduarit me zor ! Po mire, kush mundet te ma pershkruaje mua nje mendim te detyruar ? Ja per shembull, te jap urdher te mendosh thelle nje cope buke te thekur me djathe dhe ullinj. Ja, e sheh, menjehere e mendove... ! Por, a ishte ky nje mendim ? Jo, kjo ishte thjesht nje çuarje neper mend. Nje mendim do te ishte per shembull te vetemblidheshe mbi domethenien e bukes, mbi faren e grurit qe hidhet ne toke, mbi mbirjen, ujitjen, korrjen, mbledhjen e kallezave dhe shirjen, dhe bluarjen ne mullirin me uje, dhe siten e gjyshes, dhe shtypjen e brumit, dhe pjekjen nen saç, dhe shtrimin e sofres, dhe mbledhjen e therrimeve ne fund te vaktit, dhe te gjitha keto duke patur parasysh karakterin tone prej qenie te fundme. Mirepo, keto nuk ka urdherese ne bote qe me ben t'i mendoj. Ato mendohen sepse duhen menduar. Dhe kjo duhet nuk vjen nga Kolami apo Xhuxhumaku, por nga qenia jone si njerez.

    Dhe se fundi, ç'do te thote te mendosh pozitivisht ? A eshte kjo te sjellesh neper mend qe jam i forte, jam i bukur, jam i zgjuar, jam i lumtur ? Te mendosh do te thote te mendosh dhe ska aty pozitivisht apo negativisht. Mendimi nuk ka shenje perpara + apo - . Keto jane vetem pallavra per te shitur revistat prane damave te moshuara qe kane filluar te shohin diçka tjeter nga ç'shihnin deri atehere. Jane edhe per youpies, te cilet nuk u ka mbetur gje tjeter veçse si te mendojne pozitivisht dhe pastaj e heqin veten si te persosur, te perkryer. Nuk e di pse me vjen ndermend nje film qe kam pare, me nje personazh Patrick Bateman, nje serial-killer, qe kishte kaluar ne nje bote tjeter duke menduar pozitivisht. Dhe ai mendonte aq pozitivisht saqe ishte i zoti te vriste gjakftohtesisht nen tingujt qetesues dhe melodioze te nje klasiku te madh (nuk e mbaj mend cili).

    Eh keshtu, beni ç'te doni ama mendoni dhe kaq...

Tema të Ngjashme

  1. A keni menduar ndonjehere......!!!!
    Nga AnaH_M në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 20:03
  2. Disa urdhëresa për të mënduar pozitivisht
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2007, 12:21
  3. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  4. A keni menduar ndonjehere te vetvriteni?
    Nga Teddy në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 07:12
  5. Heidegger
    Nga Veshtrusja në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 14:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •