Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    "Deshton" debati Nano- Berisha

    E Diele, 12 Qershor 2005

    Kane ngrire mbreme perpjekjet per realizimin e nje "dueli" televiziv mes Kryetarit te PS Nano dhe atij te PD, Berisha per zgjedhjet. Kryeministri deklaron nepermjet zedhenesit se nuk ka marre pergjigje zyrtare nga pala tjeter dhe pranon nje ftese nga Dhoma Amerikane e Tregetise per debat. Stafi i liderit te opozites: Kemi kthyer pergjigje zyrtare. Mero Baze: Terhiqem nga negociatat

    Duket se po shkojne drejt deshtimit, perpjekjet per realizimin e te parit debat televiziv ne kulmin e nje fushate elektorale, mes liderit te mazhorances Nano dhe atij te opozites, Berisha. Shkak per kete duket se po sherbejne dy qendrimet gjithnje e me te kunderta qe po mbajne per kete ceshtje, stafet e te dyja paleve, qendrimet te cilat kane shkuar ne ekstrem, dje pasdite.

    Ne pergjigje te interesimit te medias mbi negociatat per zhvillimin e debatit, zedhenesi i kryeministrit, Adrin Dalipi, tha se "kryeministri eshte ende ne pritje te nje pergjigje zyrtare nga ana e PD-se per sugjerimet e autorizuara te stafit te z. Nano, derguar permes nje letre zyrtare dy dite me pare. Ne verejme me keqardhje se PD-ja vazhdon te tregoje mungese te theksuar serioziteti dhe transparence per nje nga ceshtjet me te rendesishme te ketyre zgjedhjeve",- shtoi z. Dalipi.

    Nderkohe qe dy dite me pare negociatori i zotit Berisha per diskutimin e ceshtjeve teknike rreth ketij debati, botuesi i gazetes "Tema" Mero Baze, ka njoftuar me ane te nje letre negociatorin e Nanos, kryeredaktorin e "ZP" Erjon Brace se "Berisha i qendron idese se debati duhet zhvilluar". Me pas, ne kete leter, PD premton qe drejtuesi i debatit televiziv te jete gazetari i njohur dhe drejtuesi i emisionit "Opinion" ne Tv Klan, Blendi Fevziu. "Diferencat qe ekzistojne ne te dy platformat jane te tejkalueshme nga formati profesional i gazetarit. Emri i tij nuk ka lidhje ne kete rast me stacionin televiziv ku ai drejton nje emisionin politik", thuhet ne letren e stafit te Berishes, drejtuar stafit te Nanos. Por, duket se ky dokument nuk eshte konsideruar zyrtar nga ana e stafit te Kryeministrit.

    Nje nga mosmarreveshjet me te medha mes propozimit te te dyja paleve per zhvillimin e debatit televiziv, ka qene fakti se nese lideri i opozites ka ofruar idene per nje debat, stafi i shefit socialist, ka kembengulur per 2 debate. Zedhenesi i fushates se PD, Lulzim Basha, kritikoi dje idene e organizimit te dy debateve, te propozuar nga PS. Ai tha se ishte nje ide marksiste organizimi i dy debateve te vecanta, nje per politiken e jashtme dhe tjetri per politiken e brendshme.

    Por, si te mos mjaftonte kjo mosmarreveshje dhe mosgjetja e nje emeruesi te perbashket per emrin e gazetarit dhe televizionin apo televizionet qe do ta transmetonin 120 minuteshin kulmor te kesaj fushate, dje ka ndodhur nje e papritur tjeter. Dhoma Amerikane e Tregtise e ka ftuar Nanon dhe Berishen per nje debat, duke u ofruar si organizatore dhe moderatoret e tij. Nga ana e tij, Kryeministri deklaroi dje se e mirepret ftesen e Dhomes Amerikane te Tregtise. Nje levizje qe duket se gati e ka minuar idene e debatit televiziv mes Nanos e Berishes.

    Burimet nga stafi i Berishes i thane mbreme "Korrieri" se eshte e vertete qe rreth dy jave me pare, Dhoma Amerikane e Tregetise ka sjelle nje ftese per debat rreth ceshtjeve ekonomike ne nje tryeze ku do te ishin te ftuar lideret e PS Nano, i PD Berisha dhe ai i LSI, Meta, e cila eshte pranuar ne parim nga kreu i selise blu. "Por, ky debat qe do te zhvillohej ne Hotel "Sheraton" ne prani te medias per ceshtjet e programeve ekonomike, nuk ka lidhje me idene e debatit te drejtperdrejte televiziv mes Nanos e Berishes per ceshtjet e zhvillimeve politike dhe fushates elektorale ne Shqiperi",- tha burimi.

    Ne kete menyre, duket se negociatat mes dy paleve per debatin televiziv kane hyre ne nje rruge pa krye. I kontaktuar mbreme me telefon nga "Korrieri", negociatori i Berishes per kete ceshtje, botuesi i gazetes "Tema", gazetari i njohur Mero Baze tha se "keshtu sic po zhvillohen ngjarjet nga kampi tjeter, pasi e kam dorezuar zyrtarisht pergjigjen e stafit te Berishes per debatin televiziv, une e konsideroj te perfunduar detyren time dhe terhiqem nga negociatat e metejshme". Ne kete menyre, pa u mbushur ende nje jave nga pranimi publik i ofertes per nje perballje direkte televizive mes dy lidereve kryesore te politikes shqiptare, shanset per realizimit te tij, tani duken me te largeta se kurre.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Dhoma Amerikane e Tregtise e krijuar ne vitin 2000, ka antare te saj biznesmen shqiptare te te gjitha fushave. Asnjeri nga keta biznesmen nuk ka lidhje me qeverine Nano dhe personalisht me Nanon. Ata jane biznesmen te ndershem qe e kane filluar nga hici dhe jane bere supermilioner, duke ju permbajtur te gjitha rregullave te konkurences se lire ne treg.

    P.sh.

    Antare e kesaj dhome eshte:
    Shoqeria "Albacopter", me presidente Xhoana Nano.
    Shoqeria " Auto Star Albania" me president Basri Ruken ( ustai qe na dhuroi Benz-in 360 000€ ne shkembim te blerjes se 5,5 milion € Ambulancave )

    per me shume info. :

    http://www.amcham.com.al/about/index.php?page=alfalist


    ------------------------------------------

    Fatos Nano dhe njerzit e tij e kane pergatitur terrenin prej kohesh, qe debati te zhvillohej nen drejtimin e kesaj dhome.
    Cdo gje ne lidhje me debatin Berisha - Nano , qe u propozua nga PS ditet e fundit paska pasur si qellim final, therritjen e Berishes ne strofken Nanoiste.


    Berisha duhet te bej kujdes qe te mos bjer ne kurth, sepse ne qofte se ai do futet ne nje debat me komplet klanin Nano me date 29 Qershor, mund te humbas ndonje pike, te cilen nuk ka kohe per ta rifituar.


    Berisha duhet te qendroje ne te tijen, qe debati te kete moderator, moderatorin me te mire te medias shqiptare , Blendi Fevziun.
    Ne te gjith boten keshtu veprohet. Debatin e drejton moderatori me i mire i vendit.

    (Nuk i lihet kjo pune ne dore, ndonje personi qe per te moderuar mendimet e tija i duhet gjysem dite kohe ( sic jane gazetaret ne pergjithsi) apo ndonje personi nga shoqeria civile, qe e vetmja here kur mund te kete dale ne televizor, ka qene dita kur pane vidiokaseten e filmimit te dasmes se tij.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 12-06-2005 mė 06:31

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kush mund te vej ne forum EDITORIALIN e TEMES qe sot eshte per kete ceshtje nga Mero Baze.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pas Dhomės Amerikane tė Tregtisė shfaqin interes edhe Unioni i Biznesmenėve Italianė, Dhoma e Tregtisė Britanike dhe Unioni i Biznesmenėve Grekė

    Nano-Berisha, garė ndėrkombėtare


    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Ndėrkombėtarėt janė vėnė nė garė pėr tė organizuar njė debat Nano-Berisha. Pas Dhomės Amerikane tė Tregtisė, janė sipėrmarrėsit italianė, ata grekė dhe anglezė, tė cilėt kanė shprehur interesimin e tyre pėr tė iniciuar njė debat midis dy liderėve tė politikės shqiptare Nano e Berisha. Dhoma Britanike e Tregtisė, Unioni i Investitorėve italianė dhe ai grek kanė dėrguar kėrkesat e tyre pranė stafeve tė Nanos dhe Berishės. Biznesmeni italian, i pranishėm nė panairin “Klik Ekspo Klik”, Sandro Innocente, qė ka investuar nė Shqipėri, thotė se biznesmenėt italianė nė Shqipėri janė tė interesuar pėr njė pėrballje tė tillė. “Nėse Dhoma Italiane e Tregtisė do tė na krijonte kėtė mundėsi, mund tė negocionim me drejtuesit politikė tė PS-sė e PD-sė qė kjo pėrballje tė realizohet”, - ka thėnė biznesmeni Innocente. Ai ka thėnė se do tė kėrkonin stabilitet tė qeverisė shqiptare dhe siguri pėr investimet italiane nė vendin tonė. Nė fakt, Dhoma Amerikane e Tregtisė nė kėrkesėn dėrguar Nanos e Berishės kėrkojnė qė pjesė e kėtij forumi nė formė debati tė jetė edhe kryetari i LSI-sė, Ilir Meta. Dhoma Amerikane e Tregtisė shprehet se ky do tė jetė njė forum debati qė do tė konsistojė nė ēėshtjet ekonomike tė platformave tė partive respektive dhe programet qė liderėt propozojnė pėr tė zhvilluar sipėrmarrjen private nė tė ardhmen. Ashtu siē del edhe nė kėtė letėr tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, por edhe nga kėrkesat e sipėrmarrėsve italianė, grekė apo britanikė, ky debat qė kėrkohet prej tyre fokusohet nė ēėshtjet ekonomike dhe jo nė ato politike. Nė ndryshim nga ky format, stafet e dy liderėve, Nano e Berisha, janė duke pėrgatitur dy debate qė do tė kenė pėr tema jo vetėm ekonominė, por gjithēka qė ka tė bėjė me politikėn e brendshme dhe tė jashtme. Midis dy pėrfaqėsuesve tė Nanos e Berishės deri tani ka mbetur pa u vendosur vetėm moderatori i debatit, emri i tė cilit endet midis gazetarit Blendi Fevziu, tė propozuar nga PD-ja dhe njė personi tjetėr qė kėrkon PS-ja tė propozojė, por qė ende nuk ėshtė vendosur. Duket se pikėrisht kjo pamundėsi e vetė shqiptarėve pėr tė pėrballur qoftė edhe njė herė tė vetme, ka futur nė lojė sėrish ndėrkombėtarėt, qė nga amerikanėt, anglezėt e deri te fqinjėt tanė, italianėt e grekėt. Por gjithsesi, Dhoma Amerikane ka propozuar qė drejtuesi i kėtij forumi tė jetė njė gazetar shqiptar qė merret me ēėshtjet e ekonomisė. Amerikanėt propozojnė qė ky forum nė formė debati tė ketė pjesėmarrje tė drejtpėrdrejtė tė rreth 70 personave tė pėrzgjedhur nga bordi i Dhomės Amerikane tė Tregtisė dhe tė transmetohet nga njė ose mė shumė televizione qė kanė njė shtrirje tė gjerė kombėtare. Njė ditė mė parė, kryetari i Komitetit tė Taksave dhe Ligjeve tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, Genci Boga, tha se pėr “Shekullin” se “ne u kemi dėrguar kryetarėve tė PS-sė dhe PD-sė nga njė ftesė pėr njė debat tė nivelit tė lartė, mė parė se nė media tė hapej ēėshtja e debatit tė tyre. Si ide nė fillim kishim qė ta organizonim debatin nė fillim tė muajit, por tani, nisur nga ngjarjet dhe situata e ditėve tė fundit, e kemi shtyrė nė kohė. Mendojmė qė debati tė zhvillohet nė fund tė muajit, nė 27, 28 ose 29 qershor”. Boga, i cili po merret me organizimin e debatit sė bashku me drejtoreshėn ekzekutive tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė, ėshtė i mendimit se formati i debatit mes Nanos dhe Berishės nuk do tė jetė njė format i rėndomtė me replika, sharje dhe fyerje. “Secilit do t’i drejtohen pyetje dhe pėrgjigjet do tė jepen brenda njė kohe tė caktuar. Pyetjet janė duke u pėrgatitur nga njė staf i gjerė specialistėsh dhe mendoj se debati do tė jetė i njė niveli tė lartė”, - ka thėnė ai.




    13/06/2005
    SHEKULLI
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #25
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Letėrkėmbimi i Dhomės Amerikane tė Tregtisė me pėrfaqėsuesit e BGR

    Kėshilltari i Berishės, “OK” ftesės sė Dhomės Amerikane


    D.T

    TIRANĖ – Kėshilltari amerikan i kompanisė Barbour Grifithh & Rogers, LLC, Gregory Minjack, pranė kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha, i ka kthyer dje pėrgjigje pozitive ftesės sė Dhomės Amerikane tė Tregtisė drejtuar kryetarit tė PD-sė. Nė pėrgjigjen e tij, kėshilltari amerikan i Berishės shprehet se “i kemi rekomanduar doktor Berishės qė ta pranojė ofertėn tuaj. Ne jemi veēanėrisht tė kėnaqur qė ju keni pėrfshirė nė kėtė forum edhe kryetarin Meta dhe data 20 qershor ėshtė shumė e pėrshtatshme, megjithė dendėsinė e takimeve qė doktor Berisha ka ndėrmarrė nė tė gjithė vendin. Kjo ėshtė njė prej ditėve tė pakta tė mbetura hapur nė kalendarin e fushatės”, - thuhet nė pėrgjigjen e PD-sė pėr pėrfaqėsuesit e Dhomės Amerikane tė Tregtisė. Berisha ėshtė shprehur se “beson se ėshtė shumė e rėndėsishme qė organizata joqeveritare dhe tė paanshme si Dhoma Amerikane e Tregtisė, tė marrin pjesė nė kėtė proces pėr tė garantuar qė asnjė parti politike e caktuar apo interesa tė veēanta tė mos favorizohen nė fushatė”. Sipas tij, ky forum e plotėson kėtė standard. Nga ana e saj, Dhoma Amerikane e Tregtisė pret pėrgjigje zyrtarisht edhe nga Nano e Meta deri sot, megjithėse Nano e ka dhėnė njė pėrgjigje nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij se e pranon ofertėn. DHAT ka bėrė tashmė njė format paraprak tė forumit nė formė debati, i cili do tė pėrqendrohet nė ēėshtjet ekonomike kryesisht. Kėshtu propozohet qė data tė jetė 20 qershori, ndėrsa mėnyra se si do tė komunikojnė Nano, Berisha dhe Meta nuk do tė jetė nė formė debati me njėri-tjetrin, por secili do t’i pėrgjigjet tė njėjtave pyetje me tė njėjtėn kohė tė pėrcaktuar nga bordi i DHAT. Ky bord tashmė po merret me pėrgatitjen e pyetjeve dhe do tė pėrzgjedhė gjithashtu edhe tė pranishmit qė do tė ndjekin direkt debatin si dhe gazetarin qė do ta drejtojė atė. Nė mes 70 tė ftuarve do tė ketė edhe pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare. Propozohet qė tre liderėt t’u pėrgjigjen pyetjeve nga ora 9 deri nė 1030 nė mjediset e hotel “Sheraton”, ku do tė krijohet edhe mjedisi pėr mediat tė cilat do ta transmetojnė.




    13/06/2005
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Pas Dhomės Amerikane tė Tregtisė shfaqin interes edhe Unioni i Biznesmenėve Italianė, Dhoma e Tregtisė Britanike dhe Unioni i Biznesmenėve Grekė

    ...shoqata e kepucareve rumune, leshpunuesit peruane dhe fishekzjarristat kineze...
    hej bela...e bahet fjale per fatet e shqiptareve!!!
    Amerikani i Barbour Grifithh & Rogers thote ok! Paret i merr e mbas votimeve merr valixhet e shkon ne pune te vet!
    Po cka thone fotoksinepiresit (si thote Brari) e sydalet prej territ kush po e ka problem!
    Kane vendose ato edhe kush duhet me qene i thirrun Berisha, Nano e Meta...
    Se c'vlere ka vota e shqiptareve e fati i tyne...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Debati tė drejtohet nga Blendi Fevziu

    Ja propozimi i stafit tė Kryetarit tė PD, Sali Berisha rreth debatit me Kryetarin Nano, botuar edhe dje nė media


    Debati tė drejtohet nga Blendi Fevziu

    Zotit Erjon Braēe


    Tiranė


    I nderuar zoti Braēe.

    Nė vijim tė letrės suaj tė datės 9 Qershor mbi konceptin e debatit qė Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ėshtė i gatshėm tė zhvilloj me Kryetarin e Partisė Socialiste, Fatos Nano, e konsideroj tė konsumuar problemin e njohjes sė koncepteve tė dy palėve pėr debatin.

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, i qėndron idesė se debati duhet zhvilluar dhe se e konsideron tė rėndėsishme faktin qė tė biem dakord pėr emrin e gazetarit qė duhet ta drejtojė atė.

    Pas kėsaj, mendoj se diferencat qė ekzistojnė nė tė dy platformat janė tė tejkalueshme nga formati profesional i gazetarit. Ai e ka mė tė lehtė tė zgjidh problemin e vendit ku do tė mbahet debati dhe pėrmbajtjen konkrete tė temave.

    Ne propozojmė qė ky debat tė drejtohet nga gazetari Blendi Fevziu, duke e vlerėsuar atė si gazetarin qė drejton emisionin politik mė popullor nė vend, dhe nga ana tjetėr si gazetarin qė ka mundur tė drejtojė debatin e parė mes Fatos Nanos dhe Sali Berishės, dy vite mė parė. Emri i tij nuk ka lidhje nė kėtė rast me stacionin televiziv ku ai drejton njė emision politik.

    Mero Baze




    LEXONI ME SHUME

    1. Berisha, nė Bradashesh dhe Fushė Mbret pėr Muharrem Kajollin dhe Aurel Bylykbashin
    PD do tė anėtarėsojė vendin nė NATO dhe BE

    http://www.rilindjademokratike.com/R...5/politika.htm


    2.Miting i jashtėzokonshėm nė Pogradec. Kryetari i PD prezanton kandidatėt e fitores Besnik Jacelli dhe Eris Hoxha
    Berisha: Qeveria e PD, kredi pėr zhvillimin e turizmit

    3.Stafi i kryeministrit refuzon qė debati tė moderohet nga Blendi Fevziu
    Nano tėrhiqet nga negociatat pėr debatin me Berishėn

    4.Kryetari i PD-sė bashkėbisedon me pėrfaqėsues tė biznesit nė zonėn e tij elektorale
    Biznesmenėt e Kavajės i paraprijnė fitores sė PD

    ETJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 13-06-2005 mė 06:03
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    [COLOR=DarkOrange][SIZE=3]J
    1. Berisha, nė Bradashesh dhe Fushė Mbret pėr Muharrem Kajollin dhe Aurel Bylykbashin
    PD do tė anėtarėsojė vendin nė NATO dhe BE
    Uroj te fitojne PD, por s'besoj se ne krye te problemeve te banoreve te Bradasheshit qendron hymja ose jo ne NATO.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol ..me ke ba me kesh mor shkodran..

    Mir e ke.. as po i rruhet kujt ma per Nato e BE me hi a mos me hi..
    Enveri i hymun ka qen ne te gjitha ..sa ish kryetar..
    edhe Mizi shkoj ne Amerik .. Nano po e po qe ne koh te Dulles shkonte vinte ne itali tek Tezja e vet qe ka qen martu me italan qe ne koh te facizmit..
    edhe kta lideret plural u ben me pasosha me hi e me dal neper evrop.. por
    problem mbeten njerzit e thjeshte qe akoma nuk levizin kollaj..

    Shqiperia ka dy kategori kryesore mileto-re.. fshataro-bujqerit.. dhe qytetaro-kat dyt tretasit..
    Fshatari muarr nje cop tok.. pra e ka nje hambar ku ne dac e ben parking makine..traktori..ose shpi per cunin e trete qe do i martonet.. ose tullo-qoromidhe mbajtese per biznes.. ose sere per kastro domato speca jonxh e rrush ose qebabtore me i shit mish qeni qafleshve te fshatit me raki ureje azotiku.. etjetj..
    Mirpo cdo bej qytetari.. i kat dyt tret kater pestit.. se ai i katit pare e beri kafene e kepuc-shitore e berbero-rrojtoren e vet e po ja sheh hajrin tash 16 vjet qe kur Mizi lejoj hajdutllekun haptazi...kur privatizoi bylmeto-ushqimoret..
    ...
    Per kete kategori ( pra qe jetojn ne kat dyt tret 4-5 deri ne te gjashtin) akoma ska then gje Berisha.. as tani as ne 91-nent dhjet e dynė.. se nanua edhe ka thene.. psh Nanua ka thene.. behuni me mua.. si Sk.ari cakejve.. te Lion Kingu.. e do kullosni ku te doni..
    psh nanua nje natash paco apo edvin kodhel qe ka banuar ne kat dy t apo nje papul qe ka banuar ne kat tret apo nje caco ruc e poc qe ka banuar ne pallat me pun vullnetare e ka ber.. bos -sheik me land benxo rover e me nderrmarrje private..miljardo dollarshe..
    Por kjo quhet zgidhje pjesore jo..milet-ore..
    Pra Berisha akoma nuk di cti thote Miletit prandaj flet i ziu per ulje akcizash e hyrje dalje Natosh e Bė-e-sh.. qe jane procka koti per miletin..

    Pra Berisha nuk ka asnji plan per ti bere dhe qytetaret e kat dyt tret 4-5 gjashtit.. qe skan qene kurre e sjan hajduta.. pjestare te Atdheut..pra milet qe kan dicka.. ku mbi kte dicka te ven ne levizje.. sikurse thot Berisha inisiativen private..qe ai e quan Lev Arkimedi..

    Por leven e Arkimedit nuk mund ta ngulesh ne balkon te katit te katert se shum shum me te hedh ndonji vazo lulesh ne kok te ndonje qyqari..
    Pra levrin ne ajer nje tallje e madhe.. dhe pikerisht mbi ata qe Votuan Demokracine e qe e votojne perseri..


    Pra ka nje BOSHLLEK te MADH..

    Duhet bere RI-NDARJA e cdo Pellembe tok e objekti mbi kete truall prej 29 000 km katrori.. pik..

    Kjo qe eshte bere deri tani ne kto 16 vjet te qelbura Ramizo Nano Mekso tritano berisho Dash sheh-i Meto Edvin-iane jane UZURPIM e jo privatizim..

    ..nejse..

    ja dhe Dubaistet qe paguajn Dubajet e Nanos..na lane shendene..provizorisht sipas lojes Nano-Moisi


    --

    RD


    Hajdutėt po na lėnė

    Artur Kopani

    Qeveria e Partisė Socialiste konfirmoi dje se ka cekur fundin e mandatit tė saj. Andis Harasani, njė nga eksponentėt kryesorė tė klanit "Nano" tha dje, se ēdo punė ka njė fillim dhe njė fund. Ai deklaroi se nuk do tė rikthehej mė nė krye tė KESH-it, tė cilin e moli harbutėrisht gjatė dy viteve tė fundit. Bashkė me tė u larguan Idrizi i pangopur i doganave, si edhe njė radhė menaxherėsh tė tjerė tė renditur nė majat e larta tė korrupsionit tė qeverisė sė kryeministrit Fatos Nano.

    Largimi i abuzuesve milionerė me fondet shtetėrore ėshtė njė ogur i mirė. Padyshim qė presioni i jashtėzakonshėm ndėrkombėtar nuk i la zgjedhje tjetėr Fatos Nanos, por tė detyronte vasalėt e tij qė tė jepnin dorėheqje njėri pas tjetrit, kur njė ditė mė parė kishin filluar lejet e zakonshme, apo "lejet pa pagesė".

    Kandidatėt e Fatos Nanos pėr deputetė lanė detyrat e larta nė administratėn shtetėrore, pasi ligji pėr zgjedhjet ua kishte kėrkuar ta bėnin muaj mė parė. Largimi i tyre kėrkohej pėr tė shmangur vėnien e administratės shtetėrore qė kontrollonin nė shėrbim tė fushatės sė tyre elektorale nė realizimin e parimit tė shanseve tė barabarta pėr forcat politike qė kėrkojnė votėn e shqiptarėve mė 3 korrik. Kjo kohė, i shėrbeu Harasanit, Idrizit dhe tė tjerėve qė tė pėrdorin postet e tyre pėr tė pėrballuar shpenzimet elektorale, jo vetėm nė zonėn e tyre, por pėr tė gjithė kandidatėt e Partisė Socialiste.

    Kėrkesa e Partisė Demokratike pėr tė kontrolluar aktivitetin e kėtyre menaxherėve tė lartė tė enteve kombėtare, ėshtė njė mundėsi qė i jepet Partisė Socialiste dhe kryeministrit Nano qė tė kufizojnė sadopak hemoragjinė e votave. Vėrtet shumė e vonuar, por Nano mund tė tregojė njė vullnet politik pėr tė luftuar korrupsionin nė administratėn e tij. Harasani, Idrizi janė plot me skandale dhe abuzime tė hatashme financiare dhe ėshtė ēėshtje kohe kur ata vėrtet do tė pėrgjigjen dhe do t'u kėrkohet tė rikthejnė milionat e munguara nė arkėn e shtetit.

    Nė Shqipėri fati i hajdutėve ėshtė i shkruar, qė ditėn qė shqiptarėt pėrmbysėn sistemin e Hoxhės. Nano ėshtė prova e gjallė, si edhe modeli qė fatkeqėsisht kėta zyrtarė tė rinj kanė zgjedhur tė imitojnė. Nano nuk mund t'i shpėtojė milionerėt e tij nga humbja e sigurtė qė ata i pret nė kėto zgjedhje, sikurse nuk mund tė shpėtojė as Angjelin, Doklen, Finon, Malajn, Poēin, Dukėn, e tė gjithė kabinetin e monopolistėve dhe administratėn e tij tė korruptuar nga dėshtimi me turp.

    Presioni ndėrkombėtar kishte njė ndikim tė dukshėm tek Fatos Nano qė tė urdhėronte harasanėt dhe idrizėt tė largoheshin, por presioni i madh qė po ushtron votuesi shqiptar duket se ka qenė fatal pėr kėta menaxherė milionerė. Ndėrsa ata morėn dhuratė karrige tė rėndėsishme nė hierarkinė shtetėrore dhe i bėnė milionat nė pak muaj, e lexonin nė gazeta skandalet e tyre tė njėpasnjėshme, ėshtė hera e parė qė detyrohen tė dalin nė publik dhe tė pėrballohen me urrejtjen e madhe qė vlon nė ēdo cep tė Shqipėrisė ndaj qeverisjes mė tė korruptuar qė ka patur vendi.

    Eshtė krejt ndryshe qė tė dėgjosh nė Parlament dhe nė televizor Sali Berishėn, Edi Palokėn, Sokol Olldashin, Shaban Meminė, e dhjetra politikanėve tė tjerė tė opozitės denoncimin qė i ėshtė bėrė krimeve tė kėtij pushteti, dhe tė shkosh nė zonėn elektorale dhe tė provosh mė sė paku pėshtymėn nė fytyrė nga mijėra e mijėra tė papunė, tė pastrehė, tė grabitur nga faturat aforfe, tė dėrrmuar nga mjerimi qė nuk u ndahet. Kėtu, unė i gjej arsyet mė tė forta tė kėtyre dorėheqjeve tė komanduara nga Nano, dhe nuk do tė jem i befasuar nėse deri mė 3 korrik do tė mėsojmė largimin e tyre jo vetėm nga kandidimi, por edhe nga Shqipėria.

    Nėse shkon nė zonėn e Idrizit, Harasanit, por edhe tė pushtetarėve tė tjerė socialistė, pėrveēse atyre njerėzve qė janė tė detyruar ca nga pėrlyerja nė vjedhjet e administratės, e ca nga urdhėrat qė iu japin shefat e tyre, nuk gjen njeri tjetėr tė jetė nėn shoqėrinė e tyre. Dhe, vetmia ėshtė armiku mė i madh i atyre qė janė tė kapluar nga frika. Rakia, gjiza dhe sallami i Nanos nė Pallatin e Kongreseve e bėjnė edhe mė tė zymtė perspektivėn, pasi shumė prej pushtetarėve aktualė iu besohet se ka ardhur dita tė rikthehen nė kioskat prej kashte qė rrethonin dikur selinė e Partisė Socialiste.

    Harasani dhe Idrizi janė shumė tė rinj nė PS, por nė qeverinė aktuale ka plot tė tjerė me eksperiencė qė kanė ditur tė gjejnė argėtim edhe nė opozitė. Fatos Nano ėshtė rasti mė domethėnės.


    -----

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow rane dakord...

    O miq,

    A e moret vesh se Nano e Berisha nuk rane dakort se
    cili gazetar duhej ta drejtonte debatin e tyre, e se
    me ne fund u vendos qe ta drejtonte Genc Boga, dhendri
    i Enver Hoxhes. Se pak gazetare ka Shqiperia e u deshn
    nje pinjoll oligarkist i dinastise Hoxha qe ta bente
    kete.

    Thoni po te doni qe klani komunist nuk e ka nen
    kontroll Shqiperine.

    O Zot ndihmona.

    sd.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Klonimi i njeriut, perseri deshton!
    Nga G.D nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 17:49
  3. Debati pėr Drejtėsinė dhe roli i Spartak Ngjelės
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 05:43
  4. Nis debati pozite-opozitė nė lidhje me uljen e taksave
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 23:11
  5. Debati mbi natyrėn e autoqefalisė sė Ortodoksėve tė Shqipėrisė
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 23:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •