Koha Jone.
Sic pritej, Nano ngulmon qe debati mes tij dhe Berishes te fokusohet tek viti '97. Kryeministri nuk pranon qe pjesen me te madhe te argumentave ta zene problemet aktuale te shoqerise dhe zgjidhjet, apo reformat qe e cojne vendin perpara. Ai kerkon ta ktheje oren mbrapsht tek viti me i erret i pluralizmit shqiptar. Duke rrezikuar te ngjaje tejet prozaik, Nano harron se edhe viti '97 nuk e ben ate fitues te debatit. Siguria qe ai ka se keshtu mund te demtoje Berishen, eshte iluzive, dhe vjen nga fakti se PD dhe lideri i saj i shmangen kesaj periudhe. Ne fakt, kjo eshte strategji e opozites per t'u marre me problemet akute dhe per te propozuar daljet nga kriza, pasi kjo shihet si menyra qe afekton direkt dhe me shume njerez.
Po nese do te ndalemi tek '97, kjo nuk mund te trajtohet si nje drame per Berishen. Ai duhet te krijoje bindjen publike se eshte gati te ballafaqohet. Dhe ne kete sens, ai dhe jo Nano, ka manifestuar mea-kulpa-n e tij.
Ne deklarimet publike, Berisha ka mbajtur pergjegjesine qe i takon per zhvillimet e kohes, per piramidat dhe gjithe tjeter qe mund t'i faturohet atij si kreu i shtetit te kohes.
Nderkohe, Nano, frymezuesi i kryengriteje te Jugut, dhe perfituesi direkt i renies se shtetit, ende nuk ka bere asnje sqarim per rolin dhe fajet e tij. Tashme, opinioni publik pak nga pak eshte ndergjegjesuar se kryesocialisti s'del i palagur nga ajo histori. Per ate thonin se ishte engjell, por nuk e njohin si te tille ne fshatin e tij. Pastaj e pane te gjithe se ishte satanik makiavelik, gje qe e manifestoi dukshem sidomos pas kurores se dyte.
Berisha nuk mund ta shpetoje debatin. Ai duhet te thote ne publik se eshte gati te perballoje cdo lloj viti.
Nese Nano kerkon te fiksohet tek '97, kjo eshte thjesht puna e tij. Ka gjasa te dale qe eshte llogaritar medioker, pasi kesaj radhe nuk i shkakton me emocione asnje nene shamizeze.
Sepse te gjithe, nga Vlora, ne Shkoder kane te drejte te thone: Po ku ishe ti o Fatos?
Ku ishte atehere, kur mund te transmetoje mesazhe paqeje, dhe jo lufte. Ku ishte nga viti '97, e deri me sot? Pse nuk jane kthyer parate e mbetura, pas kusarise me te madhe qe u be me transparencen e transparences? Ku ishte ti o Fatos naten qe u mbyt nje shtetas dhe u la c'njerezisht te vdiste ne balte. Ku ishte o Fatos, kur nderkombetaret e shpallin qeverine tende si me te korruptuaren e gjithe Europes? Ku ishte pra o Fatos, kur varferia dhe papunesia arriten shifra rekord?
Pakkush beson sot se per te gjitha keto e ka fajin viti '97.
Krijoni Kontakt