Lideri i Partise Demokratike Sali Berisha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se kundershtarit te tij Fatos Nano per nje debat te hapur televiziv. Zedhenesi i fushates, ne seline blu, Lulezim Basha, deklaroi per gazetaret, pak ore pas kerkeses se socialisteve, se nje propozim i tille eshte bere qe ne prill nga lideri demokrat dhe ftesa e tij eshte bere publike ne media shpeshhere. Basha njoftoi se Berisha eshte gati te perballet qe neser ne nje debat me Nanon. Debati televiziv do te jete i hapur per te gjithe televizionet dhe pritet qe te kete nje interes te madh nga elektorati shqiptar.
top channel
Krijoni Kontakt