France Preshern (1800 – 1849)


Sonete

U zhduk dhe sielli. Ndrit pafundėsisht
mori e yjve, endur mė ēdo kėnd,
njė bukuri qė zgjat pambarimisht,
sodit kjo tokė kur diellin sjell ndėrmend.

Le tė pėrskuqen retė lart nė qiell,
dhe trėndafili ngjyrėn tė pėrhapė,
toka s’e do mė tradhėtarin diell,
nuk dėshiron tė ndeshet me tė prapė.

Si tejpėrtej ndėr yje, pa kufi,
vėshtrimn hedh nė tufėn vajzėrore,
prej tyre, cilado, me ata sy,

do tė mė ndillte brenda nė rrethore,
por un’ u robėrova nga dy sy,
qė rob mė bėnė, nė hove dashurore!

* * *

Amur dhe ti Venerė, gjė s’ju mbeti…
Nuk do lejoj tė jem mė i mashtruar.
Mbaroi ēdo himn, lėvdatė e papaguar,
Petrarka u kėndoi kot qė moti.

Nuk lodhen parkat, vitet ikin, shkojnė.
Nga poezia s’pata dot fitim
thimiama nuk do hedh, mė nuk tymojnė,
prej dashurive s’prisja kaq mundim!

Gėnjeshtra pata, po koha s’erdhi vallė,
tė daim skllavėrie nė liri?
Me tallje mė premtuat lumturi…

Po prapė do fitoj, ndofta, mė rrallė,
dhe mbrėmjeve do ngremė njė dolli,
qė tė largon ēdo brengė e mėrzi.

* * *
Pėr dhimbjen dhe lavdinė qė ke ti,
kur s’do mė shohėsh tė larguar,
nga myshku i varrit, kur tė jem mbuluar,
ti prapė do dėgjosh vargjet e mi.

E rrepta bukuroshe tė dėgjojė,
me pėshpėritje, t’ėmbėl shushsurimė,
do ndiejė m’u nė zemėr regėtimė,
dhe bes e dashuri do tė lėvdojė.

Pėr viset tona fati do kthjellohet
do ndrijė natėn kupa qiellore,
me kore yjesh – kėnga do rizgjohet.

Se bes u kam un’ rrėnjėve fisnore,
nė largėsi me vite s’do harrohet,
kjo fjala ime, fjalė shpirtėrore.

Shqipėruar nga Dalan Shapllo