Pershendetje.
Ju lutem qe ne kete teme te diskutohet vetem per arrestimet qe kane te bejne me korrupsion.
Po fillojme me arrestimin e guvernatorit te Bankes Qendrore te Kosoves, Hashim Rexhepi...
Arrestohet guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi
Që nga ora 06:00 e mëngjesit oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e “Task Force” Kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private, ndërsa është arrestuar Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi.
Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.
Këto hetime i konfirmuan edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa bënë të ditur se hetimet po zhvillohen edhe në lokacionin e zyrtares për mbikëqyrje financiare Shkëndije Hima.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK), Nazmi Mustafa si dhe monitoruesit policor to EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, ndodhen në Bankën Qendrore për mbikëqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale si dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave që janë aty. /Telegrafi/ - 23.07.2010
Krijoni Kontakt