Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 187
  1. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Ēdo koment ėshtė i tepėrt, tė lumtė!
    Edhe une po them ju lumt dyve,Deri sa po lexoja me ra ndermend nji keng per Bacė Bajram Currin e sidomose ne vargun e kenges Njajo pushk bacė qe te mori ty muar malsin shpi per shpi.Nuk po me dhimset Ramushi po drejtsia o vllezer ,ket e ka then edhe vet Ramush Haradinaj para se te nisej per te deshmuar pafajsin ,vertet ai u kthye faqebardh por ate qe deshiro te genjehet dhe ne ket rast Haga e turpit i mbylli syte ndaj te vertetes dhe serish me kurtha dhe e shtyre nga qarqe anti njerzore e anti demokratike serish po futet ne vallen e turpit .Po me nji ramush nuk do perfundoj siq duket marifetlleqet e Evropes Shtriges se vjeter sa edhe ne te drejten e popujve per vetvendosje kure qe puna per kosoven ngriten nji gjygj qe ne histori do shenohetr me shkronja te turpit nga qarqe te cilat lirsht them se jon vegel e Serbis ecila shkaktoj shum viktima te pa fajshme ne gjith hapsiren e ish Jugosllavis tani Kjo shtrig Evropa i barazon Herojt me tradhtaret dhe kriminelin dhe viktimen Turpi e mbuloft Evropen dhe ata shqiptar qe i gezohen ksaj politike e ksaj drejtsie Hagijane.
    Ta ngrem zerin ne mbrojtje te Ramushit ,sepse kshtu e mbrojm te ardhmen tone.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    qe evropi eshte k'u'r'v'e kjo dihet dhe nuk perben ndonje te re .... dhe per kete nuk duhet te habitemi shume .... ma merr mendja se problemi eshte me i koklavitur per faktin se ne kete rast nuk kemi te bejme me evropen thjesht te vendeve qe gjeografikisht bejne pjese ne te por edhe me ate politike ne te cilen ka nderhyrje edhe te jashtme .... gjykata nderkombetare nuk eshte vetem evropi por ka edhe disa te tjere

    ajo qe shqiptaret duhet te kuptojne eshte ajo qe te duan me teper njeri tjetrin dhe te ulin tonet e akuzave midis njeri tjetrit se ne kete hapesire askush nuk na don ..... nqse nuk do te duam njeri tjetrin me shume fundi nuk do te jete shume larg ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 21-07-2010 mė 18:26
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    EJ SHQIPTAR!

    A po e shihni se sa kurvė asht Europa?!

    1. Fatmir Limajn e bastis ne zyre e shtėpi...
    2. Hashim Thaqin e kontrollon neper xhepa dhe valixhe ne Aeroportin ku asht Kryeminister.
    3. Albin Kurtin e rras tash e parė nė burg.
    4. Ramush Haradinaj e thėrret prap nė Hagė, kinse do gjykojė Apeli i Rrospiave.

    Kjo thirrje nė Hagė,ndoshta ka pėr qėllim pėr me i tulatė shqiptarėt e Kosoves dhe sidomos Lideret e saj qe boll po i klasifikoni si "gratė e Ēarshisė sė Pejės" etj.etj.
    Jo 6 (qe asht numri i Djallit) por edhe 66 akuza (djallzore) me ngritė Haga - Ramushit i marrin te ligat!
    Nuk besoj se zotri Thaqi si kryeminister i duhet Kosova pa Ramush Haradinajn! Mos u merrni me ndarje e perēarje.
    Mos bini nė pesimizėm por qendroni BASHKE! BASHKIMI E BAN FUQINE!
    Tung.
    Nese je ai Agim Doci qe mendoj dhe kam pas konsiderate,me kete shkrim u binda qe qenke shume i ceket!!!
    Perveq Albin Kurtit kjo lista e jote eshte e mbushur me kriminel!
    Kriminel qe kane shkelur mbi gjakun e deshmoreve duke vjedhur popullin e duke e varferuar ne ate mase sa na ka mbetur shume pak dinjitet.
    Mjere ne cfare populli jemi!!!!
    Te tjeret perdite na bejne me dije se politikanet tane na rjepen e ne i quajme kurvare !!!!
    Si duket jemi te pashprese
    Patriotizem eshte te vetedijsosh popullin ,e pas vetdijesimit vjen zhvillimi, si duket te huajt duan me shume popullin tone se sa vet ne .
    Ne mbetem se mbetem me ate patriotizmin folklorik e vullgar.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Nese ka ra Kosova nė atė pozitė qe me e nda Hashimi qysh edhe kur te don,veq Ramushi nuk po lejojka ndarje neve nau paska kajt nana.
    Se ka Hashimi atė pushtet qe ta dergoi diken ne hagė e as Ramushi nuk mund ta ndaloi ndarjen nese e kan vendos fuqit e mėdha,mitrovica ėshtė e ndar qe 10 vite,tash mund te vuloset mbetia formale e sajė nė Kosovė apo ne serbi me letra.
    E vertete e pakontestuar!!
    Veq budalla beson ne ribashkimin e Mitrovices !!
    Keshtu eshte kur te clirojne te tjeret !!!
    Ku ishin keta "patriotat" ne 99-ten?!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukės i thonė bukė, e ujit - ujė
    Postime
    838

    A po e shihni se sa kurvė asht Europa?!

    Thua se Europa nuk ka pune tjera vec te mirret me burgosjen e Haradinajt. Nuk e kuptoj se pse duhet te akuzoni Europen per faj te serbise dhe "shqiptareve te ndershem"?!!! Apo ndoshta ju vjen me leht t'ia fusni kot.
    Riburgosja e Haradinajt ka te beje me deklaratat e "shqiptareve te ndershem" qe jetojne kryesisht ne Beograd, se ata jane kercenuar dhe penguar nga UCK-ja per te mos deklaruar kunder Haradinajt dhe te tjereve. E gjithe kjo eshte pergatitur dhe montuar nga serbia e jo nga Europa, andaj i shohe te pa arsyeshme akuzat ne drejtim te Europes.

  6. #56

    Haradinaj nė paraburgim nė Hagė, rigjykim i pjesshėm

    Dhoma e apelit e Tribunalit tė Hagės pėr krime lufte urdhėroi sot tė ndalen nė paraburgim Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, deri nė marrjen e njė vendimi tjetėr....


    CFAR MENDONI PER RASTIN HARADINAJ,A MUND TE JETE E MOTIVUAR POLITIKISHT KJO NGJARJE,KUR DIHET SE NE VITIN TJETER NE KOSOVE DO TE KETE ZGJEDHJE TE REJA PARLAMENTARE DHE SE ISH-KRYEMINISTRI HARADINAJ VAZHDON TE JETE NR.1 QE AKUZON CDO DITE QEVERINE E KOSOVES PER KORRUPSION DHE KEQMENAXHIM?
    Veq njė komb e njė flamur n'histori e njeh shqiptari...

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    MIRIAM!
    Pa lexoje edhe nje here ate qe kam shkruar! Te lutem! Nese ti i quan kriminele lideret e Kosoves, e kuptoj shume mire qe Europa po "lan lesh ndėr NE". Pse nuk del deshmitar ne Hage ose kudo ku ta don interesi?????
    Une kam respekt per djemt e UĒK-se dhe besoj qe KAUZA e tyre do te fitoje.
    Tung MIRIAM

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haradinaj sėrish nė Hagė
    Tribunali i Hagės paraburgosi Ramush Haradinajn dhe e riktheu pjesshėm nė rigjykim rastin e tij. AAK e quajti kėtė lajm tė keq pėr Kosovėn dhe tha se do tė dėmtohen proceset politike. Institucionet e vendit shprehėn bindjen se Haradinaj do ta dėshmojė pafajėsinė.

    Nga Jeton Musliu mė 21.07.2010 nė ora 10:09
    Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj
    Ramush Haradinaj ėshtė nisur pėr nė Hagė, qė tė ishte i pranishėm nė njė seancė tė thirrur nga Tribunali, tė mėrkurėn, por nga salla ai ėshtė dėrguar nė qendrėn e paraburgimit.

    Kamerat fokusuan reagimin e tij tė ftohtė, kur dėgjoi njoftimin se rasti i tij ishte vendosur tė kthehej nė rigjykim, duke shėnuar kėshtu herėn e parė qė nė historinė e Tribunalit pėrsėritet njė gjykim.

    Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve tė Luftės pėr ish-Jugosllavinė ka urdhėruar qė rasti i ish Kryeministrit tė Kosovės tė kthehet nė rigjykim tė pjesshėm, dy vjet pasi ai u lirua, nga akuzat pėr vrasje, pėrdhunime dhe tortura.

    Me vendim tė Trupit Gjykues, lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės ėshtė privuar nga liria, deri nė pėrfundim tė tėrė procesit gjyqėsor.

    Nerma Jelacic, njė nga Zėdhėnėset e Tribunalit tė Hagės, ka thėnė se Haradinaj ėshtė arrestuar tė martėn, pėr tė dalė nė Gjyqin e Tribunalit e Hagės.

    “Ai u arrestua nė Kosovė, tė martėn, me njė urdhėr tė lėshuar nga Gjykata, sepse gjyqtarėt kėrkonin qė ai tė ishte kėtu pėr gjykim", ka thėnė Jelacic, pėr Express.

    Ramush Haradinaj, sė bashku me Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn, ngarkohen sė bashku me gjashtė pika tė akuzės.

    Zėdhėnėsja Jelacic ka shpjeguar pėr Express se kėto gjashtė pika kanė qenė nė mesin e 32 akuzave me tė cilat ata ngarkoheshin.

    “Ky ėshtė urdhri i Trupit Gjykues, qė tė tre duhet tė qėndrojnė nė paraburgim deri nė kohėn kur do tė rinisė procesi gjyqėsor”, ka deklaruar Nerma Jelacic, tė mėrkurėn, pėr Express.

    Por, ajo nuk ishte nė gjendje tė sqaronte se kur pritet tė rifillojė ky proces gjyqėsor.

    “Nuk dihet se kur do tė rifillojė procesi gjyqėsor, pasi qė kjo gjė varet nga urdhri i Trupit Gjykues. Por, ata duhet tė qėndrojnė nėn arrest, deri nė atė kohė”, ka thėnė Jelacic.

    Ramush Haradinaj nuk ishte i vetėm nė Hagė.

    Aty ishte edhe ekipi i tij mbrojtės, drejtuar nga avokati Michael O’Reilly. Ai deklaroi se ishte jashtėzakonisht i befasuar me vendimin e Trupit Gjykues, pėr tė cilin tha se nuk e kishte parashikuar, duke pasur parasysh lirimin e Haradinajt para dy vjetėsh.

    “Pėr ne, tanimė ēėshtjet me rėndėsi janė: sė pari, tė sigurojmė kthimin shpejtė tė Z. Haradinaj nė Kosovė, dhe sė dyti, tė caktohet sa mė shpejtė data e rigjykimit tė pjesshėm”, ėshtė shprehur O’Relly, nė komunikatėn pėr media.

    Ai ka bėrė tė ditur edhe njė qėndrim tė liderit tė AAK’sė, i cili ka deklaruar se zhvillimet e fundit rreth rastit tė tij duhet tė shihen nė njė kontekst mė tė gjerė.

    “Kosova ka bėrė progres tė madh dhe ne duhet tė vazhdojmė tė besojmė nė institucionet ndėrkombėtare, pėrkundėr prapakthimeve tė pėrkohshme”, citohet tė ketė thėnė Ramush Haradinaj.

    Nė Prishtinė, lajmi pėr paraburgimin e Ramush Haradinajt dhe vendimin pėr rigjykim, duket se ka i befasuar tė gjithė.

    Zyrtarėt e lartė tė AAK’sė, nė njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr media, shfaqėn brengėn dhe befasinė e tyre pėr vendimin e Hagės.

    Ata thanė se lajmi pėr rihapjen e pjesshme tė gjykimit tė Ramush Haradinajt ėshtė njė lajm shumė i keq pėr AAK’nė, pėr qytetarėt dhe pėr shtetin e Kosovės, ndėrsa u shprehėn tė bindur nė pafajėsinė e tij.

    Nėnkryetari i Parė, Blerim Shala, lexoi deklaratėn qė pėrmbante qėndrimin e partisė.

    “AAK ėshtė tej mase e befasuar me vendimin e Tribunalit tė Hagės, veēmas kur dihet qė me njė vendim unanim tė Shkallės sė Parė tė kėtij Tribunali, mė 3 prill 2008, Haradinaj ėshtė shpallur i pafajshėm prej tė gjitha akuzave”.

    Nėnkryetari Blerim Shala shtoi mė tutje se ashtu si nė marsin e vitit 2005, kur u shpall Aktakuza e Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės, ashtu edhe tani, kur u mor vendimi pėr rihapjen e pjesshme tė Gjykimit tė Haradinajt, Kosova pėrballet me sprova tė mėdha politike dhe tė sigurisė.

    “Si AAK, jemi tė bindur qė proceset politike nė Kosovė, veēmas ato qė do tė pasojnė nė vijim tė shpalljes qė qėndrimit kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, kėtė tė enjte, me 22 korrik, do tė dėmtohen thelbėsisht”, deklaroi Nėnkryetari i Parė i AAK’sė.

    “Si AAK, jemi tė sigurt qė si herėn e parė, ashtu edhe tani, nė rigjykimin e pjesshėm qė do tė pasojė, shpresojmė, sa mė parė qė ėshtė e mundur, se Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK’sė, do tė shpallet plotėsisht i pafajshėm”.
    Blerim Shala shtoi mė tutje se Ramush Haradinaj ėshtė dėshmuar si njeri i fjalės, i parimeve, i respektimit tė ligjit dhe drejtėsisė vendore dhe ndėrkombėtare.

    “AAK fton qytetarėt e Kosovės qė tė tregohen tė matur dhe tė pjekur si edhe herėve tė tjera, kur Kryetari i AAK’sė, me shembullin e vet personal, ka treguar se si duhet tė sillemi kur pėrballemi me sprovat e tilla. Kėtė ia kemi borxh Ramush Haradinajt”.

    Nėnkryetari i Parė i AAK’sė, po ashtu, shprehu bindjen se AAK do t’i fitojė zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe qė Ramush Haradinaj do t’i prijė si Kryeministėr Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.
    “Kėtė ua kemi borxh qytetarėve tė Kosovės”, tha ai.

    Ardian Gjini, ndėrkaq, bėri tė ditur se tė enjten pasdite do tė mblidhet Kėshilli i Pėrgjithshėm i AAK’sė.

    “Nga kjo mbledhje, do tė dalė qėndrimi ynė, si dhe do tė kuptohet mė shumė nga Ekipi i Mbrojtjes qė ėshtė nė Tribunalin e Hagės”, ka deklaruar Gjini.

    Pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės janė shprehur tė bindur pėr pafajėsinė e Ramush Haradinajt, pasi qė Tribunali i Hagės e ka ndalur nė paraburgim, ndėrsa rastin e tij e ka kthyer nė rigjykim.

    Kryeministri Hashim Thaēi dhe Qeveria e Kosovės kanė pėrcjellė procesin gjyqėsor tė Shkallės sė Dytė dhe ka shprehur brengosje pėr procesin e rigjykimit ndaj Ramush Haradinajt dhe luftėtarėve tjerė tė UĒK’sė.

    “Institucionet, qytetarėt e Republikės sė Kosovės dhe vete Z. Haradinaj kanė dhėnė provat e bashkėpunimit dhe tė besimit nė drejtėsinė ndėrkombėtare, njė gjė e cila po rikonfirmohet edhe nė rastin aktual”, ėshtė thėnė nė deklaratėn e Qeverisė sė Kosovės.

    Bazuar nė praktikat e Tribunalit tė Hagės, duket se procesi gjyqėsor kundėr Ramush Haradinajt dhe tė tjerėve do tė marrė shumė kohė.

    Duke pėrshkruar formalitetet qė duhet tė plotėsohen, Zėdhėnėsja e Tribunalit tė Hagės, Nerma Jelacic, si shembull, pėrmend ndėrrimin e anėtarėve tė Trupit Gjykues. Sipas saj, nė kohėn kur do tė rinisė procesi gjyqėsor, edhe pse as ajo nuk e di saktė se kur do tė ndodhė kjo, nė panel duhet tė jenė gjyqtarė tė tjerė.

    Pasi Tribunali tė kompletojė anėtarėt e Trupit Gjykues, ata do tė caktojnė datėn kur pritet tė rinisė procesi gjyqėsor. Mė pas, Prokuroria do tė lexojė pikat e akuzės pėr secilin, ndėrsa mė tutje fjalėn do ta marrė Mbrojtja e tė akuzuarve. Mė vonė, procesi duhet tė vazhdojė me marrjen nė pyetje tė dėshmitarėve, nėse eventualisht ka tė tillė. Ashtu si Prokuroria, edhe Mbrojtja, ka mundėsi tė ketė dėshmitarė. Nė vijė tė kėtyre procedurave, pasojnė fjalėt pėrfundimtare tė palėve dhe pastaj data kur Trupi Gjykues vendos tė caktojė datėn pėr shpalljen e verdiktit.

    Me 3 prill 2008, Tribunali i Hagės shpalli tė pafajshėm Ramush Haradinajn, duke e liruar atė sė bashku me Idriz Balajn, i njohur me nofkėn “Togeri”. Nė kėtė rast, Lahi Brahimaj ishte dėnuar nga Tribunali i Hagės me 6 vjet burg.

    Por, nė lidhje me vendim e Tribunalit pėr lirimin e Ramush Haradinajt nga tė gjitha akuzat, kishte apeluar Prokuroria. Kėshtu, organi i akuzės ka arritur qė tė mėrkurėn ta bindė Trupin Gjykues qė Ramush Haradinaj dhe dy tė tjerėt tė akuzohen sėrish, por kėsaj radhe secili tė ngarkohet me nga dy vepra penale.

    Gregor Gaj Smith, avokat i ish pjesėtarit tė UĒK sė, Lah Brahimaj, ėshtė shprehur jashtėzakonisht i befasuar pėr vendimin e Dhomės sė Apelit tė Tribunalit tė Hagės, qė tė bėhet rigjykim i pjesėrishėm, pėr klientin e tij, pėr Ramush Haradinajn dhe pėr Idriz Balajn.

    "Vlerėsoj se vendimi ėshtė shokues. Ėshtė shumė gjė e rrallė, qė njė Dhomė Apeli ta kthejė vendimin pėr lirim, siē ka ndodhur nė kėtė rast", tha avokati Gregor Gaj Smith, para gazetarėve nė Hagė.

    Prokuroria e Tribunalit tė Hagės nuk ka dashur tė komentojė asgjė nė lidhje me kėtė vendim tė trupit gjykues.

    “Ne nuk kemi koment. Ky ėshtė vendimi qė ka marrė Trupi Gjykues dhe nuk ėshtė vendim yni. Ju duhet tė bisedoni me ta”, tha pėr Express, njėri nga zyrtarėt pėr informim tė Zyrės sė Prokurorisė.

    Padia ndaj tyre ka tė bėjė me atė se UĒK ka keqtrajtuar dhe ka rrėmbyer civilė gjatė vitit 1998.

    Nė njė komunikatė tė Tribunalit tė Hagės thuhet se Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj ishin pėrgjegjės pėr krime pėrmes njė ndėrmarrjeje tė pėrbashkėt kriminale.

    Fakte

    Qė nga fillimi i funksionimit tė Gjykatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr ish Jugosllavinė, 17 vjet mė parė, janė paditur 161 persona pėr krime lufte tė kryera nė territorin e ish shtetit tė shpėrbėrė. Ndėrkohė, procedurat kundėr 126 individėve janė duke pėrfunduar. Aktualisht, procedurat e hapura janė nė lidhje me 33 persona me 18 nė fazėn e gjykimit dhe 13 nė pritje para Dhomės sė Apelit. Dy tė akuzuarit, Ratko Mladic dhe Goran Hadxhic, janė nė arrati.

    Haga paraburgos Haradinajn

    Ramush Haradinaj do tė qėndrojė nė paraburgim nė Hagė, deri nė rifillimin e procesit gjyqėsor kundėr tė tij dhe dy tė akuzuarve tė tjerė.

    Kėshtu ka vendosur trupi gjykues i Tribunalit tė Hagė.

    “Ky ėshtė urdhri i trupit gjykues qė tė tre duhet tė qėndrojnė nė paraburgim, deri nė kohėn kur do tė rinisė procesi gjyqėsor”, tha Nerma Jelacic, zyrtare pėr media nė Tribunalin e Hagės.

    Ajo sqaroi pėr Express se nga 32 akuza me tė cilat ngarkoheshin mė parė Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, ata do tė rigjykohen pėr 6, ose nga dy pėr secilin.

    “Nuk dihet se kur do tė rifillojė procesi gjyqėsor, pasi kjo varet nga urdhri i trupit gjykues. Por, ata duhet tė qėndrojnė nėn arrest deri nė atė kohė”, thotė Jelacic pėr Express, duke shpjeguar se janė njė sėrė formalitetesh qė duhet tė plotėsohen, duke pėrfshirė edhe emėrimin e anėtarėve tė trupit gjykues.

    Ndėrkohė, Prokuroria e Tribunalit tė Hagės nuk ka dashur tė komentojė asgjė nė lidhje me kėtė vendim tė trupit gjykues.

    “Ne nuk kemi koment. Ky ėshtė vendimi qė ka marrė trupi gjykues dhe nuk ėshtė vendim yni. Ju duhet tė bisedoni me ta”, tha pėr Express, njėri nga zyrtarėt pėr informim tė Zyrės sė Prokurorisė.

    AAK mbledh Kėshillin e Pėrgjithshėm

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ka thirrur njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, pas paraburgimit nga Tribunali i Hagės, tė liderit tė saj, Ramush Haradinaj.

    Ardian Gjini, anėtar i Kryesisė sė kėsaj partie, nė konferencėn e mbajtur rreth mesditės nė selinė qendrore tė AAK-sė, tha se mbledhja e kėtij kėshilli do tė mbahet nė orėn 16, tė enjten.

    “Nga kjo mbledhje do tė dalė qėndrimi ynė si dhe do tė kuptohet mė shumė nga Ekipi i Mbrojtjes qė ėshtė nė Tribunalin e Hagės”, tha Gjini.

    Meqė kėtė ēėshtje, zyrtarė tė AAK-sė e quajtėn si shumė delikate nė tė gjitha aspektet, e mė sė shumti atė juridik, nėnkryetari i parė i kėsaj partie, Blerim Shala, fillimisht lexoi njė deklaratė pėr media, duke mos lejuar gazetarėt qė tė bėjnė pyetje.

    “Lajmi pėr rihapjen e pjesshme tė gjykimit tė Ramush Haradinajt, Kryetarit tė AAK-sė, ėshtė njė lajm shumė i keq pėr AAK-nė, pėr qytetarėt e Kosovės, pėr shtetin e Kosovės”, thuhet nė fillim tė deklaratės sė kėsaj partie, tė lexuar para medieve nga Blerim Shala.

    Sipas tij, AAK-ja ėshtė tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit tė Hagės, veēmas kur dihet qė me njė vendim unanim tė Shkallės sė parė tė kėtij Tribunali, me 3 prill 2008, Haradinaj ėshtė shpallur i pafajshėm prej tė gjitha akuzave.

    “Si AAK, jemi tė bindur qė proceset politike nė Kosovė, veēmas ato qė do tė pasojnė nė vijim tė shpalljes tė qėndrimit kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, kėtė tė enjte, mė 22 korrik, do tė dėmtohen thellėsisht”, tha Shala, duke lexuar deklaratėn nė emėr tė AAK-sė.

    Duke ftuar qytetarėt e Kosovės tė tregohen tė matur dhe tė pjekur, Shala tha se diēka e tillė ėshtė borxh ndaj Ramush Haradinajt.

    “Ne si AAK, edhe kėsaj radhe shprehim bindjen tonė tė palėkundur qė AAK do t’i fitojė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe qė Ramush Haradinaj do t’i prijė, si Kryeministėr, Qeverisė sė Republikės sė Kosovės”, tha Blerim Shala, nėnkryetar i parė i AAK-sė.

    AAK e habitur me vendimin

    Vendimin e Tribunalit tė Hagės pėr rikthimin nė gjykim tė rastit “Haradinaj”, zyrtarėt e AAK-sė, partisė sė Ramush Haradinaj, e kanė pritur tė habitur dhe tė brengosur.

    “AAK-ja ėshtė e brengosur me vendimin e sotėm. Ne besojmė fuqishėm nė pafajėsinė dhe drejtėsinė. Jemi tė befasuar me kėtė vendim duke marrė parasysh vendimin mėparshėm tė gjykatės pėr lirimin e tij. Ekipi i mbrojtjes sė z. Haradinaj do tė punojė qė ai tė kthehet nė atdhe”, thotė Besnik Tahiri, anėtar i kryesisė sė AAK-sė pėr Express.

    Michael O’Reilly, koordinator i Ekipit tė Mbrojtjes, ėshtė shprehur jashtėzakonisht i befasuar me vendimin e sotėm pėr kthimin nė rigjykim tė procesit Haradinaj dhe tė tjerėt.

    “Kjo ėshtė diēka qė ne s’kemi mundur ta parashohim, posaēėrisht duke pasur parasysh lirimin e tij tė pamėdyshje dhe unanim tė para dy viteve”, ka thėnė O’Reilly, nėpėrmes njė komunikate.

    “Pėr ne tanimė ēėshtjet mė me rėndėsi janė, sė pari, qė tė sigurojmė kthimin e shpejtė tė z. Haradinaj nė Kosovė dhe, sė dyti, tė caktohet sa mė shpejt data e rigjykimit tė pjesshėm”, ka shtuar ai.

    Rasti Haradinaj kthehet nė rigjykim

    Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve tė Luftės pėr ish-Jugosllavinė ka urdhėruar qė rasti i ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj, tė kthehet nė rigjykim, dy vjet pasi ai u lirua, nga akuzat pėr vrasje, pėrdhunime dhe tortura.

    Presidenti i gjykatės, Patrick Robinson, thotė se gjyqi origjinal i Haradinajt dhe dy ish-komandantė tė tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės u pengua nga frikėsimi i dėshmitarėve, raporton AP.

    Robinson tha tė mėrkurėn se gjykata "dėshtoi tė vlerėsojė seriozitetin " e kėrcėnimit.

    Vetėm gjashtė nga 32 akuzat fillestare kundėr "Haradinajt dhe tė tjerėve" do t'i nėnshtrohen rigjykimit, sipas vendimit tė gjykatės.

    Filloi seanca e apelit pėr rastin Haradinaj

    Ka filluar nė Hagė seanca ku do tė jepet vendimi i apelit lidhur me rastin Haradinaj dhe tė tjerėt, raporton Radio Evropa e Lirė.

    Nė prill tė vitit 2008, Gjykata Ndėrkombėtare pėr ish Jugosllavinė vendosi se Ramush Haradinaj ishte i pafajshėm dhe u lirua nga tė gjitha akuzat.

    Prokuroria ka apeluar vendimin. Vendimi do tė jepet sot. Momentalisht po flet pėrfaqėsuesi i prokurorisė, i cili po thekson se dėshmitarėt janė tėrhequr pėr shkak tė kėrcėnimeve.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dėshmitarė tė rinj kundėr Haradinajt
    22-07-2010 08:11 CET

    Nė gjykimin e pėrsėritur kundėr ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj, dėshmitarėt qė nuk janė thirrur pėr tė dėshmuar nė gjykimin e parė do tė paraqiten nė dhomėn e gjykatės nė Tribunalin e Hagės. Siē ka mėsuar gazeta “Blic” e Serbisė, ata do tė dėshmojnė kundėr krimeve tė kryera kundėr tė burgosurve nė kampin e UĒK-sė nė fshatin Jabllanicė afėr Deēanit, nga muaji mars deri nė shtator tė vitit 1998.

    Haradinaj u arrestua tė mėrkurėn nė Kosovė nga EULEX-i sipas njė thirrjeje tė mbyllur nga Tribunali i Hagės. Ai u transferua nė Hagė kur dhoma e
    apeleve dje anuloi vendimin fillestar qė e lironte atė dhe urdhėroi gjykim tė pjesshėm.

    Sipas Nerma Jelaciq, pėrfaqėsues nė ICTY, shkruan “Blic”, rigjykimi kundėr Haradinaj dhe Lahi Brahimaj e Idriz Balaj ‘ka qenė rasti i parė nė historinė e tribunalit qė tė pėrsėritet’.

    Dhoma e apeleve ka pranuar argumentin e Prokurorisė se gjykimi i parė nuk ka qenė i drejtė pasi qė dhoma e gjykimit nuk ka arritur tė bėjė pėrpjekje tė mjaftueshme pėr t’i dėgjuar dėshmitarėt kyē tė cilėt refuzuan tė dėshmojnė pėr shkak tė “ngacmimeve” dhe “frikėsimeve”, shkruan e pėrditshmja beogradase, “Blic”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #60
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar mė parė nga qeli3 Lexo Postimin
    Athua se qka ėshtė arsyeja qė sėrish u burgos RAMUSH HARADINAJ .
    Eshte shume e pa drejt.. Ramushi luftoi per Lirin qe ne e gezojm sot Ramushi eshte nje legjend e gjall.
    Ju lutem mos flisni gjtheqka per njerzit qe meritojn shume, per njerzit qe e humben nje pjes te madhe te familjareve te tyre si Ramushi.
    Ramushi eshte dhe do te jet nje njeri shume i madh, nje Atdhe dashes nje Pishtar i Liris Ushtar i besueshem i UCK-s.
    Une jam shume i merzitur me arrestimin e serishem te tije, Por jam shume i sigurt se edhe kete sfid do ta kaloj dhe do ta mbroj Luften e shejt per liri..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hagė: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshėm
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •