Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 187
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    forumin shqiptar eshte media e pare qe permban kete lajm!!




    ramush haradinaj kthehet se shpejti ne kosove!!

    ju qe e derguat e pesuat deshtuat ramboja do ta drejtoi kosoven ne te ardhmen!!
    nuk te punon dora ty more te shkruash nji lajm kaq te mire per shqiptar
    more i marr po mjaft ke provokue e rrejt po pusho
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    nuk te punon dora ty more te shkruash nji lajm kaq te mire per shqiptar
    more i marr po mjaft ke provokue e rrejt po pusho
    ky lajm ua lekund rrenjet lapave qeveritar qe e derguan ne hage shqiponjen!!
    po lirohet dhe do te behet kryeminister do mbeteni per jete e mot tuj gergate!!


    ty te vjen merzi te pranosh mesazhe te tilla !!
    ti ma lehte e pranon serbine ne kosove se ramush trimin!!

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Qdo ish pjesetar i UCK-se qe thirret nga tribunali i Hages, nuk eshte mir per shtetin e Kosoves. Shkuarja e Z. Haradinaj serish ne gjyqin e Hages, e demton shum luften te cilen e ka bere populii shqiptar , si dhe ka per te pasur pasoja per kosoven si ne aspektin e jashtem ashtu edhe te mbrendshem. Prandaj shqiptaret te cilet i gezohen shkuarjes se Haradinajt prap ne Hage, per mendimin tim ata ose nuk jane normal ose jan duke i sherbyer interesave te huaja.Shpresoj shum se Zoti Haradinaj do te kthehet shum shpejt ne Kosove, familja e tij dhe ai kan dhene shum per lirin e ketij vendi.Prandaj ne forum eshte mir te mos ngutemi me dhan komente paushalle si disa prej anetarve, te papergjegjshem.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    ky lajm ua lekund rrenjet lapave qeveritar qe e derguan ne hage shqiponjen!!
    po lirohet dhe do te behet kryeminister do mbeteni per jete e mot tuj gergate!!


    ty te vjen merzi te pranosh mesazhe te tilla !!
    ti ma lehte e pranon serbine ne kosove se ramush trimin!!
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Ambasadori norvegjez kėrkon nga Haga qė tė lirohet Haradinaj
    Publikuar: E hėnė, mė 09 gusht 2010



    Hagė, 9 gusht – Ambasadori i Norvegjisė nė Kosovė, Sverre Johan Kvale, ėshtė angazhuar qė Ramush Haradinaj tė lirohet nga paraburgimi nė Tribunalin e Hagės deri nė pėrsėritjen e gjykimit. Nė njė letėr nė mbrojte tė Haradinajt, tė cilėn e ka dėrguar si “qytetar privat”, ambasadori Kvale “i ka dhėnė pėrkrahje tė plotė” pėrpjekjeve tė avokatėve qė “Haradinajn ta kthejnė nė Kosovė”, raporton Radio B92, duke u mbėshtetur nė agjencinė Beta.

    Mbrojtja e Haradinajt, letrėn e ambasadorit norvegjez ia ka dorėzuar gjykatės nė favor tė kėrkesave pėr lirimin e pėrkohshėm tė Haradinajt. Ambasadori norvegjez nė letėr paralajmėron se “mungesa” e Haradinajt nga Kosova “aktualisht krijon vakum politik, i cili shumė lehtė mund ta destabilizojė Kosovėn, skenar ky qė askush nuk e dėshiron”.

    “Ramush Haradinaj ėshtė shumė i nevojshėm si lojtar i rėndėsishėm nė skenėn politike tė Kosovės, jo vetėm partisė sė tij, por edhe mė shumė pėr shkak tė ndėrtimit tė demokracisė sė qėndrueshme. Qė kur e njoh, Haradinaj ka qenė faktor politik stabilizues edhe nė nivelin lokal edhe mė gjerė nė Kosovė”, ka shkruar ambasadori Kvale.

    Duke pėrmendur se “Kosova si shtet i ri, i cili po bėn pėrpjekje tė gjejė rrugėn e vet drejt demokracisė sė zhvilluar parlamentare”, pėr ēka nevojitet “opozitė e fuqishme dhe serioze”, diplomati norvegjez vlerėson se “Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ėshtė e vetmja parti opozitare me profil tė qartė” pėr shkak tė kontributit kyē tė Haradinajt.

    Ambasadori Kvale ka vlerėsuar se “nuk ekziston rreziku qė Haradinaj tė mos kthehet nė gjykim”, pasi qė nė rastet e mėhershme gjithmonė iu ka pėrgjigjur tribunalit vullnetarisht.

    “Besoj se kėshtu do tė jetė edhe nėse Haradinaj lirohet dhe kthehet nė Kosovė deri nė fillimin e gjykimit”, shkruan ambasadori.

    “Ne respektojmė Tribunalin e Hagės dhe vendi im gjithnjė ka pėrkrahur aktgjykimet qė ka sjellė. Kėsisoji ėshtė edhe me procesin Haradinaj”, ka theksuar ambasadori Kvale, transmeton B92.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Thaēi akuzat e AAK-sė i quan “qesharake”

    Prishtinė, 10 gusht 2010 (Kosovapress) Koha 16:36

    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk ka dashur t’i komentojė akuzat e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės drejtuar institucioneve vendore se janė duke zhvilluar bisedime sekrete me Serbinė. Duke pėrmendur sukseset e Kosovės ai ka thėnė se nuk do tė ketė mė deklarata tė tilla, tė cilat i quajti deklarata qesharake.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    AAK thotė se janė duke u zhvilluar biseda sekrete mes Kosovės dhe Serbisė

    Publikuar: Sot, mė 10 gusht 2010



    Prishtinė 10 gusht – Bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė tani me kanė filluar, ka thėnė te martėn nė njė konferencė pėr media, shefi i Grupit Parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini. “I kemi thirrur media qė tė ia bėjmė me dije opinionit qė Qeveria e Kosovės ėshtė duke zhvilluar biseda sekrete me Serbinė dhe krejt kjo po bėhet larg opinionit” ka pohuar Ardian Gjini, teksa ka refuzuar nė vazhdimėsi qė tė afrojė detaje tjera nė lidhje me pohimet e tij pėr zhvillimin e tė ashtuquajturave biseda sekrete. “Ju themi qė kemi informacion shumė kredibil i cili e pohon dhe konfirmon tani me zhvillimin e bisedave sekrete mes zyrtarėve tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės dhe atyre tė Serbisė” ka pohuar Gjini. Sipas tij, AAK-ja i dinė emrat e personave qė janė tė pėrfshirė nė bisedime dhe vendtakimin e bisedave. “I kemi tė gjitha te dhėnat dhe i kemi tė gjitha tė qarta, vetėm ju takon juve mediave qė tė pyesni Qeverinė nė lidhje me kėto biseda, nėse ata refuzojnė tė pėrgjigjen ose mohojnė bisedat e tilla, atėherė ne do te dalim me informacione shtesė dhe me konkrete” ka potencuar nėnkryetari i AAK-sė Ardian Gjini, pėrderisa i ka quajtur tė parėndėsishme se a janė duke u zhvilluar bisedime teknike apo politike. “Nuk ka rendėsi, se paku jo tani, qė tė dihet a janė bisedime teknike apo politike, ajo qė tani ka rendėsi ėshtė qė Qeveria e Kosovės ėshtė duke biseduar me Qeverinė e Serbisė dhe krejt kjo larg syrit tė opinionit dhe pa dijeninė e opinionit” ka thėnė Gjini. Ky i fundit ka paralajmėruar njė konferencė tjetėr gjate kėsaj jave, ku siē ka thėnė ai, do te shpalosen faktet e bisedave nė mes Kosovės dhe Serbisė tė cilat sipas tij janė duke u zhvilluar nė mėnyrė tė fshehtė. “Ne do tė thėrrasim edhe njė konferencė tjetėr tė radhės gjatė kėtyre ditėve ku do tė bėjmė shpalosjen e tė dhėnave tjera nė lidhje me pohimin e ngritur qė bisedat mes Kosovės dhe Serbisė tani me po zhvillohen” ka pohuar Gjini. Ai zhvillimin e bisedave sekrete e ka quajtur rrezik tė madh pėr proceset politike nėpėr tė cilat po kalon vendi. “As para lufte dhe as pas lufte nuk ka pasur biseda sekrete. Nė kėto periudha ka pasur agjendė tė qartė tė bisedimeve dhe ėshtė kuptuar natyra e atyre bisedave, formati i pėrfaqėsimit dhe rezultatet eventuale. Ndėrkaq tani pas shpalljes se pavarėsisė vije deri tė bisedat sekrete dhe kjo nuk arsyetohet nė asnjė mėnyrė” ėshtė shprehur Gjini. Sipas tij, pėrgjigja pėr kėto biseda duhet kėrkuar nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės si dhe nė kryeministri.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaēi: Akuzat e AAK-sė “qesharake”

    Nga Express mė 10.08.2010 nė ora 20:59
    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk ka dashur t’i komentojė akuzat e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės drejtuar institucioneve vendore se janė duke zhvilluar bisedime sekrete me Serbinė. Duke pėrmendur sukseset e Kosovės ai ka thėnė se nuk do tė ketė mė deklarata tė tilla, tė cilat i quajti deklarata qesharake.

    Kėto komente kreu i Qeverisė sė Kosovės i bėri tė martėn gjatė njė vizite nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, ku ėshtė pritur nga kryetari i kėtij institucioni, Safet Gėrxhaliu.

    Kreu i Qeverisė sė vendit tonė me kėtė rast ka shprehur besimin se pas mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė, priten lajme tė mirė edhe nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, e cila mbahet nė muajin shtator.

    “Fitorja historike e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės e diplomacisė kosovare, institucioneve tė Kosovės, e popullit tė Kosovės nė GJND ėshtė njė fitore qė duhet t’i gėzohet secili, prandaj ėshtė njė fitore e gjithė shtetit tė Kosovės, e gjithė popullit tė Kosovės e miqve dhe partnerėve ndėrkombėtar. Unė i siguroj dhe i garantoj qytetarėt e Republikės sė Kosovės, se po ashtu edhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme do tė kemi njė lajm tė mirė shumė tė mirė pėr Republikėn e Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe nuk do tė kemi mė tutje deklarata qesharake”, ka theksuar Thaēi.

    Pėr mė tepėr, kryeministri Thaēi ka thėnė se Kosova ėshtė duke u pėrgatitur maksimalisht pėr mbledhjen e Asamblesė sė Pėrgjithshme, dhe se ka njė koordinim tė ngushtė me gjithė ekspertėt tonė vendorė dhe ndėrkombėtarė me gjithė mekanizmat mbėshtetės pėr shtetin e Kosovės.

    I pyetur nga mediat se a mund tė integrohet veri i vendit pa faktorin ndėrkombėtar, kryeministri Thaēi ka theksuar se atje ėshtė hapur Zyra pėr regjistrim civil, e cila shėrben pėr tė gjithė qytetarėt, ndėrsa paralajmėroi se sė shpejti do tė hapen edhe gjykatat dhe do tė vazhdohet me vendosjen e rendit dhe sundimit tė ligjit.

    Shefi i ekzekutivit tė vendit ka thėnė se Qeveria e Kosovės nuk do tė kursej asgjė nė mbrojtjen e liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj.

    “Kosova ka dėshmuar pėrvojė, ka dėshmuar, ka dėshmuar korrektėsi dhe bashkėpunim me drejtėsinė ndėrkombėtare. Unė kam besim nė drejtėsinė ndėrkombėtare, por gjithashtu edhe nė pafajėsinė e zotėri Haradinajt dhe garancia qė do tė kėrkohet nga qeveria ėshtė minimumi qė mund tė bėjmė, pra nuk do tė kursejmė asgjė nė kėtė drejtim”, ka thėnė ai.

    Nga ana tjetėr, kryetari i OEK-ut, Safet Gėrxhaliu ka thėnė se takimi me kryeministrin ishte i natyrės miqėsore, por edhe pėr tė debatuar pėr ēėshtje nė aspektin ekonomik, pėr brengat e komunitetit tė biznesit.

    “Ju e dini se jemi nė proces tė privatizimit tė ndėrmarrjeve mėdha dhe intenca jonė qė komuniteti i biznesit tė jetė pjesė pėrbėrėse e implementimit tė kėtyre projekteve dhe besoj qė ėshtė inkurajuese gatishmėria e kryeministrit qė tė pėrkrah edhe Odėn Ekonomike tė Kosovės. Por edhe proceset dhe komunitetin e biznesit qė tė jetė pjesė apo akter kryesor nė implementimin e kėtyre sfidave qė Kosovėn e presin nė tė ardhmen dhe besoj se nuk do tė jenė tė vogla”, ka theksuar Gėrxhaliu.

    Ndryshe, kryeministri i vendit ka premtuar qė komuniteti biznesit do tė ketė rol kyē nė vendimet e ekzekutivit tė vendit dhe do tė ketė pėrkrahjen gjithashtu.

    (Kosovapress)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    ky lajm ua lekund rrenjet lapave qeveritar qe e derguan ne hage shqiponjen!!
    po lirohet dhe do te behet kryeminister do mbeteni per jete e mot tuj gergate!!


    ty te vjen merzi te pranosh mesazhe te tilla !!
    ti ma lehte e pranon serbine ne kosove se ramush trimin!!
    spo te la me hy ne gjynah e te nxen vend rrena e jote gjat ketu hiq bre heeee po me te besue kush ty kuku per ne shqiptaret
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin

    Thaēi: Akuzat e AAK-sė “qesharake”
    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi

    Nga Express mė 10.08.2010 nė ora 20:59
    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi

    Shefi i ekzekutivit tė vendit ka thėnė se Qeveria e Kosovės nuk do tė kursej asgjė nė mbrojtjen e liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj.

    “Kosova ka dėshmuar pėrvojė, ka dėshmuar, ka dėshmuar korrektėsi dhe bashkėpunim me drejtėsinė ndėrkombėtare. Unė kam besim nė drejtėsinė ndėrkombėtare, por gjithashtu edhe nė pafajėsinė e zotėri Haradinajt dhe garancia qė do tė kėrkohet nga qeveria ėshtė minimumi qė mund tė bėjmė, pra nuk do tė kursejmė asgjė nė kėtė drejtim”, ka thėnė ai.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #100
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Gjithashtu po u besuam dekleratave gazetareske hja medet per neve.Keshtu thoshin edhe heren e pare se do bejem gjithcka,por kur u be pavarsia e Kosoves,as nje kerkes lirimi nuk e ben....e nejse.Cka do bejne dhe cka do te duan te benin jan dy gjera te ndryshme,qe kush i kupton i kupton...

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hagė: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshėm
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •