Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    2005-2006 'Balkan S.O.S.":

    Zgjodha kete titull per kete teme se me te vertet nuk mund te gjej titull tjeter per te pershkruar tematiken e postimit. Ftoj te gjithe anetaret te bisedojme per te ardhmen e Ballkanit duke pasur parasysh se periudha kohore te cilen po jetojme eshte mbase periudha me e rendesishme per te ardhmen e kesaj zone problematike te planetit Toke.

    Ja kush jane zhvillimet kryesore te ketij dyvjecarit qe vjen, ne Ballkan:

    1) 2005 eshte quajtur nga shume analiste te Ballkanit si 'viti i Kosoves' sepse pritet me ne fund te jepet shenja jeshile per negociatat te cilat do shpiejne deri ne statusin perfundimtar te kesaj province.

    2) Ne Tetor te 2005 pritet te fillojne negociatat per anetaresimin e Turqise ne BE

    3) Ne 2006 do kryet referendum ne Serbi dhe Mal te Zi qe te vendoset nese te dy vendet do pranojne bashkejetesen ne nje federate (Serbia&Montenegro) apo do pranojne ndarrjen.

    4) Shqiperia per nje muaj ka votime

    5) Pritet ne 2006 hyrja e Kroacise ne NATO, dhe sic duket do pasoje Shqiperia.

    6) BE po i ben presion Kroacise te dorezoje 'kriminelet e luftes' nese do te vazhdojne negociatat per hyrje ne BE

    7) Pritet kete vit te zgjidhet problemi midis Greqise dhe IRJM reth emrit "Maqedoni". Shkupi duket se e ka mbyllur kete ceshtje por Athina ngul kembe, duke bere te qarte se Shkupi nuk mund te kantidoje ne BE me kete emer. Duket se Athina ia ka blere mendjen edhe BE.

    8) Ne 2007 pritet te hyje Rumania me Bullgarine ne BE.

    9) BE keto kohe po kerkon identitetin e vet.

    Ekzistojne edhe shume probleme te tjera qe duan zgjidhje, si psh. statusi i Bosnje-Hercegovines, minoritetet e Serbise, lufta kundrejt krimit te organizuar, respekti i te drejtave njerezore dhe demokratike etj.etj.etj.


    I lutem cdo anetari te sjelli njohurite, shqetesimet ose parashikimet e veta reth gjendjes ne Ballkan tek kjo teme!

    flm

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kryeplaku, shume gjera ke shkruar. Nuk di nga t'ja filloje njeriu.

    Nga sa ke permendur, me te rendesishmet- ne kontekstin e Ballkanit- me duken ēeshtja e Kosoves dhe futja e Turqise ne BE.

    Per te dyten s'ka shume gjera per te thene. Turqia, me kete rrjedhe qe po merr BE-ja, nuk do jete kurre pjese e Evropes. Gjithashtu edhe ndikimi i Turqise ne Ballkan, me kalimin e kohes, do bije. Ajo do hape syte nga vendet turke (Azia e Mesme) dhe vendet e tjera muslimane perreth. Te gjithe ata qe i druhen ndikimit turk le te flene te qete se Turqia ja la shendene Evropes...

    Se fundmi, problemi me i rendesishem: Kosova. Them se kjo ehste ēeshtja me me rendesi ne Ballkan. Pa zgjidhjen e problemit te Kosoves, nuk mund te kete nje Ballkan te qete. Mund ta kete thene edhe ndonje politikan kete fjaline e fundit, por ky eshte edhe mendimi im.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Tre jane pikat e nxehta ne Ballkan.

    Bosnje.
    Kosove.
    Maqedoni.

    Bosnje Hercegovina eshte problemi me i madh ne Ballkan per nga vete natyra e ndarjeve etnike, fetare, tokesore, administrative. Edhe pse u mbushen plot 10 vjet nga perfundimi i konfliktit dhe prania e NATO, pak progres eshte bere ne Bosnje, aq pak sa askush nga palet ne rajon apo nga faktori nderkombetar ne Perendim, nuk ka deshire qe te marri persiper qe te flasi per nje "zgjidhje perfundimtare" te konfliktit. Plani i nderkombetareve per Bosnjen eshte "koha do ta tregoje", pra nuk ekziston nje plan pervec deshires per te pare sherrimin e plageve te luftes me kalimin e viteve.

    Kosova eshte rajoni i dyte me i nxehte ne Ballkan, qe edhe pse ka ngjashmerite e veta me Bosnjen, perben nje "krize te zgjidhshme" per disa arsye, por ato me kryesoret jane: a) Ndryshe nga Bosnja, vetem dy pale moren pjese ne konfliktin ne Kosove, Serbet dhe shqiptaret. b) Ndryshe nga Bosnja, 90% e popullsise se Kosoves eshte shqiptare. c) Plaget e luftes ne Kosove jane me te vogla se ato ne Bosnje, pasi nderhyrja e NATO ishte e menjehershme, nuk priten 3 vjet si ne Bosnje. Pavaresia e Kosoves u fitua me bomben e pare qe ra ne Beograd ne mars te 1999, koha qe ka kaluar prej atehere ka patur per qellim mbylljen dalengadale te plageve te luftes me kohen, rindertimin e jetes ne Kosoven e pasluftes, rikthimin e te shperngulurve shqiptare e serbe ne Kosove, insistimi ne krijimin e nje fryme tolerance qe eshte esenciale per nje bashkejetese te mundshme multiethnike. Shume shqiptare pyesin kur do te fitojme pavaresine ne Kosove, une pyes cfare do te ndodhi pas pavaresise? Njohja e pavaresise se Kosoves eshte tashme nje formalitet i diktuar nga realiteti 6 vjecar ne Kosove. Njohja e pavaresise eshte hapi i lehte, hapi i veshtire eshte ngritja dhe konsolidimi i institucioneve ne Kosove qe te jene te afta ta mbrojne sigurine e vendit dhe jeten e gjithe shtetasve te vete, shqiptare apo jo shqiptare qofshin. Dhe kjo nuk arrihet dot me fjale, arrihet vetem me pune.

    Nje Kosove e pavarur do te ndryshoje balancen e pushtetit ne Ballkan. Faktori me i madh i stabilitetit ne Ballkanin Perendimor nuk do te jete me as Serbia dhe as Greqia, por Shqiperia, per arsyen e thjeshte se shqiptaret do te kene dy shtete ne Ballkan, dhe do te kene pakica ethnike ne numer te konsiderueshem ne shtetet fqinje: Mal te Zi, Maqedoni, Greqi. Cfare do te thote kjo per Shqiperine e shqiptaret ne Ballkan? Do te thote, qe edhe ato fuqi te medha ne arenen nderkombetare qe deri dje nuk e merrnin seriozisht rolin e shqiptareve ne Ballkan, tani u duhet te ndryshojne kurs pasi shqiptaret kane fituar prezencen dhe kapitalin e duhur politik ne rajon dhe me gjere.

    Vala e pare e termetit te nje Kosove te pavarur do te ndihet ne Mal te Zi, qe ashtu si Kosova, ka deshire te shkeputet nga unioni Serbo-Malazez. Ky union u krijua ne minutat e fundit me diktatin e te derguarit te BE ne Podgorice, Solana. SHBA e mbeshteti inisiativen evropiane si nje zgjidhje afatshkurter, por eshte e bindur qe nuk ka per ti rrezistuar dot kohes. Ideja amerikane ishte qe Beogradi nuk duhet te marri nje goditje te dyfishte te menjehershme, humbjen e Kosoves dhe Malit te Zi pasi mund ta zhyste Serbine ne nje krize akoma me te thelle dhe mund te sillte humbjen krejtesisht te kredibilitetit nderkombetar ne syte e serbeve. SHBA pret te lexoje verdiktin e referendumit te ardhshem te Malit te Zi, qe sipas te gjitha gjasave do te jete ne favor te pavaresise. Amerika nuk do ta mbeshtesi publikisht referendumin pasi nuk deshiron te shesi idene e nje Mali te Zi te pavarur si nje inisiative amerikane. Por si objektiv strategjik, SHBA deshiron te shohi nje Mal te Zi te pavarur, pasi pavaresia e Kosoves dhe Malit te Zi do te shenonte edhe mbylljen e kapitullit te historise ne Ballkan: Shperberjen e Ish-Jugosllavise. Nje prej arsyeve perse diplomatet po nxitojne te njohin pavaresine e Kosoves ne 2005 eshte per ti paraprire referendumit malazez qe do te mbahet ne veren e 2006, nje viti me vone. Persa i perket Serbise, ajo qe ka per te ndryshuar ne Beograd, dhe procesi ka filluar tashme, eshte pranimi i realitetit se Kosova eshte de-fakto e pavarur dhe Beogradi nuk mund te beje dot asgje per ta kthyer nen sovranitetin e vet. Kjo do te coje ne nje kthese graduale te Beogradit drejt njohjes se sovranitetit te Kosoves dhe krijimi i maredhenieve te reja me qeverine, institucionet dhe shoqerine shqiptare ne Kosove. Kur te gjitha te jene thene dhe bere, kokat e nxehta ne Prishtine dhe Beograd kane per ta kuptuar qe krijimi i nje kapitulli te ri ne maredheniet midis dy popujve, eshte ne interesin reciprok si te Beogradit edhe te Kosoves.

    Fati i Maqedonise eshte ende ne ajer. Ndryshe nga rasti i Kosoves dhe Bosnjes, kur vjen fjala tek Maqedonia, fatin e saj nuk e diktojne vetem dy pale, por shume pale, pasi Maqedonia eshte nje miks etnish. Fjalen kryesore nese Maqedonia do te ekzistoje si shtet i pavarur apo do te shperbehet do ta thote Bullgaria, qe eshte edhe shteti me ndikimin me te madh rajonal ne Maqedoni. Nese Bullgaria ndjek nje politike mbeshtetese ndaj Maqedonise, kjo do te neutralizoje ndikimet separatiste shqiptare apo greke. Shume veta po mundohen te llogarisin ndikimin qe nje Kosove e pavarur do te kete ne Maqedoni. Ky ndikim do te jete pozitiv per shqiptaret qe do te fitojne me shume te drejta fale trysnise se dyfishte te Republikes se Shqiperise dhe Kosoves, dy fqinjeve te Maqedonise. Por ne te njejten kohen, fuqizimi i faktorit shqiptar ne Ballkan, nuk do te shihet me sy te mire nga Bullgaria qe do te rrise mbeshtetjen e saj per Maqedonine vetem e vetem per te neutralizuar cdo perpjekje shqiptare. Nuk perjashtohet mundesia as afrimi i Bullgarise me Greqine kur vjen fjala tek Maqedonia, te diktuar perseri nga ringritja e faktorit shqiptar ne Ballkan. Megjithate, sa me shume kohe kalon, aq me shume rritet fuqia politike shqiptare ne Maqedoni per faktin e thjeshte se numri i lindjeve ne rradhet e shqiptareve eshte shume i larte krahasuar me etnite e tjera. Tani qe shqiptareve u njihen lirite dhe te drejtat e tyre, nuk do te jete e larget dita kur nje shqiptar do te zgjidhet kryeminister ose president ne Maqedoni.

    Albo

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Albo pershkrimi juaj ishte realist, u be ne baze te kombesive-shteteve. Nje pike qe duhet theksuar eshte se ne Mal te Zi behen here pas here sontazhe dhe popullsia ende nuk e di se cfare do (50-50% jane ndare). Gjithashtu BE me Italine te paren nuk duan te ndahet Mali i Zi nga Serbia, per shume shkaqe. Duhet te theksohet gjithashtu se Serbia nga kjo lidhja me Malin e Zi me shume humbje ka sesa perfitim. Kjo lidhje erdhi thjesht per te qetesuar popullin serb kur e pane se po humbnin gjithcka, dhe qy atehere Serbet jane te detyruar ta ndajne politiken e tyre te jashtme dhe ate mbrojtese me nje shtet shume here me te vogel dhe te pafuqishem. Sidoqofte kjo ndarje do i interesonte me shume se cdokujt Shqiptareve, se atehere do kemi ze edhe ne Malin e Zi, pervec Maqedonise, dhe Serbia zorre se do behet me sic ishte. Bullgaria dhe Serbia ne kete moment luten per nje cope buke dhe nuk kan shume mundesira (pra pranojne recetat europiane), por asnjegje nuk mund te perjashtohet ne te ardhmen ndryshim qendrimi. Sidoqofte nje hyrje e ketyre shtetetve-kombesive ne BE mund te zgjidhi shume probleme (sepse co kombesi do bashkohet paqene e nevojshme qe te ndrojne perseri kufinjte, dhe gjithashtu ne BE respektohen setepermi te drejtat demokratike, njerezore dhe etnike).

    Lajmi i fundit qe mesova eshte..... ne fillim te 2006 presidencen e BE e merr Austria. Kjo do te thote qe te jemi te gjithe te sigurte se, nese nuk ndodh ndonje anomali serioze ne BE, shtetet e Ballkanit do degjojne datat e mundesimit te hyrjes se tyre ne BE ose programe te tjera komunitare. Austriaket tradicionalisht ushtrojne politike ballkanike!


    Saper ngritjen e rolit shqiptar ne Ballkan, as qe e ve njeri ne dyshim. Biles besoj se me ndihmen e Shqiptareve ne diaspore, sidomos juve te SHBAs, do ngrihet akoma me teper!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Humbja e kontrollit te Serbise mbi Malin e Zi, eshte me e madhe per Beogradin se humbja e Kosoves. Kosova per serbet ka vetem nje rendesi historike shpirterore, plus burimet energjitike te nentokes dhe mbitokes qe Kosova ka per te ofruar. Kurse Mali i Zi i ofron Serbise dhe gjithe sllaveve ate per te cilen kane bere lufte dhe luftuar me shekuj e jo me vite, nje dalje ne Mesdhe. Porti i Ulqinit eshte e vetmia dalje e Serbise ne Mesdhe dhe ka nje rendesi te jashtezakonshme tregtare dhe strategjike pasi e lejon Serbise qe te jete e pranishme ne Evropen Juglindore.

    Mos u beso sondazheve qe lexon mbi pavaresine e Malit te Zi pasi jane nje forme diktati ne opinonin publik dhe jane te paguara nga ata qe nuk duan te shohin nje Mal te Zi te pavarur. Nese sondazhet do te ishin te verteta, malazezet nuk do te zgjidhnin nje president qe mbeshtet idene e pavaresise.

    Ekzistenca e unionit Serbi-Mal te Zi nuk shikohet si jetegjate as nga ministria e jashtme ruse, qe tradicionalisht ka mbeshtetur sllavet e jugut ne Ballkan. Por nga ana tjeter, duhet thene se vogelsia e Malit te Zi si ne siperfaqe dhe ne njerez e ve ne medyshje edhe ekzistencen e nje Mali te Zi te pavarur. E thene shkurt, edhe sikur Mali i Zi te fitonte pavaresine sot, ai do te ishte i pavarur vetem ne leter.

    Albo

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ishte dje interesant emisioni qe beheshte ne HTV (televizion kroat) ku i thirur ishte nje personalitet serb, nuk ia mbaj mend emrin.
    Gjate gjithe kohes beheshte retrospektive, dmth a ka mundesi qe komunitetet e ish-Jugosllavise te jetojne ne nje harmoni te sigurte dhe pa pasoja nga veprimet dhe vendimet e politikaneve ne krye te shteteve. A ka mundesi qe te kete shkembime ekonomike midis shteteve te ish-Jugosllavise etj etj.
    Pas gjithe ketij debati dhe gjithe muhabeteve e polemikave, ne fund u leshua nje spot (xhirim) i masakres se Srebrenices, dhe te gjithe pergjigjet apo pyetjet rane ne uje. Ishte e tmershme, dhe paramendoni behej fjale per vetem nje xhirim te vetem. Zoti e di se sa ka qe nuk jane te xhiruara.
    Komenti im: Me kafshe nuk bashkejetohet.

    Ballkani, me ndarjen e Jugosllavise, asnjehere nuk do jete ajo qe BE pretendon te jete, nje oaze e multikultures e ku ta di une se cka.
    Cdohere do kete "geshtenja te nxehura" te cilat popujt e Ballkanit do ia hudhin njera tjetres perderisa ato edhe te ekzistojne.
    Pra, nuk do me habit edhe fakti qe nje dite edhe te kris nje lufte e re ne keto troje, sidomos pas paraqitjes se problemit me te ri- Sanxhakut.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Ishte dje interesant emisioni qe beheshte ne HTV (televizion kroat) ku i thirur ishte nje personalitet serb, nuk ia mbaj mend emrin.
    Gjate gjithe kohes beheshte retrospektive, dmth a ka mundesi qe komunitetet e ish-Jugosllavise te jetojne ne nje harmoni te sigurte dhe pa pasoja nga veprimet dhe vendimet e politikaneve ne krye te shteteve. A ka mundesi qe te kete shkembime ekonomike midis shteteve te ish-Jugosllavise etj etj.
    Pas gjithe ketij debati dhe gjithe muhabeteve e polemikave, ne fund u leshua nje spot (xhirim) i masakres se Srebrenices, dhe te gjithe pergjigjet apo pyetjet rane ne uje. Ishte e tmershme, dhe paramendoni behej fjale per vetem nje xhirim te vetem. Zoti e di se sa ka qe nuk jane te xhiruara.
    Komenti im: Me kafshe nuk bashkejetohet.

    Ballkani, me ndarjen e Jugosllavise, asnjehere nuk do jete ajo qe BE pretendon te jete, nje oaze e multikultures e ku ta di une se cka.
    Cdohere do kete "geshtenja te nxehura" te cilat popujt e Ballkanit do ia hudhin njera tjetres perderisa ato edhe te ekzistojne.
    Pra, nuk do me habit edhe fakti qe nje dite edhe te kris nje lufte e re ne keto troje, sidomos pas paraqitjes se problemit me te ri- Sanxhakut.
    Pra zgjidhja me e mire ne kete rast do ishte nje zgjidhje realiste, dhe jo liberaliste sic na propozon BE. Dmth. me mire do ishte Serbia te mbetet e vogel, Maqedonia te ndahet, Shqiperia te behet e madhe. Keshtu do kemi ne Ballkanin e poshtem kater shtete me popullsi te perafert Serbi-Bullgari-Greqi-Shqiperi e Madhe (Rumania ka qene cdo here jashte problemeve etnike te Ballkanit ose nuk eshte prekur aq shume, kurse Koracia dhe Bosnja do mbeten problem, por jo problem shqiptar). Por kete gje nuk e deshiron asnjeri dhe e vetmja menyre qe te ndodhi do ishte midis dhunes! Por Shqiperia, i vetmi shtet shqiptar, nuk ka as deshiren dhe as fuqine qe ta ushtroje kete lloj dhune. Pra do s'do nga BE do perplasesh! E vetmja gje qe mund te bejme eshte te shpresojme..... nga andej e tutje mbase globalizmi dhe europianizmi do bejne mire punen e vet (pra do e dobesojne fanatizmin kombetar)!

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    nga andej e tutje mbase globalizmi dhe europianizmi do bejne mire punen e vet (pra do e dobesojne fanatizmin kombetar)!
    Globalizmi dhe europianizmi jane ne krizen me te madhe deri tash (lexo votimet kunder kushtetutes se BE-se), fut ketu dhe kerkesen e Italise per kthyerjen e lires si monete shteterore, plus problemet qe dita dites po shtohen.
    Problemi i vetem i Shqiptareve dhe Shqiperise, eshte dhe do mbetet nje.
    Neve gjithmone kemi kerkuar dikush tjeter te na kryej punet tona, e jo ne vete.


    P.S: Nuk mund te shkruaj me emrin StormAngel, dikush me ben harakiri fjalekalimet e e-mailit dhe forumit.
    Nejse...
    Pershendetje
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    Ate dite qe mbolla drithe Maska e T68
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    AnyTown USA, 00000
    Postime
    84
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku

    1) 2005 eshte quajtur nga shume analiste te Ballkanit si 'viti i Kosoves' sepse pritet me ne fund te jepet shenja jeshile per negociatat te cilat do shpiejne deri ne statusin perfundimtar te kesaj province.
    ehe... kane 6 vjet qe merren me kete gje e nderkohe qe gjygji i ICTY duhet akoma te filloje tamam...

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    2) Ne Tetor te 2005 pritet te fillojne negociatat per anetaresimin e Turqise ne BE
    Vend myslyman ne BE... pritni edhe ca 3-4 vjet te tjera.

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    3) Ne 2006 do kryet referendum ne Serbi dhe Mal te Zi qe te vendoset nese te dy vendet do pranojne bashkejetesen ne nje federate (Serbia&Montenegro) apo do pranojne ndarrjen.
    No Comment

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    4) Shqiperia per nje muaj ka votime
    Plerat e zakonshme... 14 vjet te njejtat fytyra te njejtat premtime boshe.

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    5) Pritet ne 2006 hyrja e Kroacise ne NATO, dhe sic duket do pasoje Shqiperia.
    NATO tashme eshte si bordello... futen e dalin njerzit simbas qejfit... rendesia strategjike e dikurshme eshte humbur e tani NATO eshte kthyer ne relike te luftes se ftohte.

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    6) BE po i ben presion Kroacise te dorezoje 'kriminelet e luftes' nese do te vazhdojne negociatat per hyrje ne BE
    BE... lidhje ekonomike e krijuar me nje qellim... ti beje rivalitet Amerikes. Pas ca vitesh pritni Bashkimin Aziatik.

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    7) Pritet kete vit te zgjidhet problemi midis Greqise dhe IRJM reth emrit "Maqedoni". Shkupi duket se e ka mbyllur kete ceshtje por Athina ngul kembe, duke bere te qarte se Shkupi nuk mund te kantidoje ne BE me kete emer. Duket se Athina ia ka blere mendjen edhe BE.
    Grekerve nuk u rri ajo ne nje vend...

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    8) Ne 2007 pritet te hyje Rumania me Bullgarine ne BE.
    Shiko komentin e mesiperm.
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    9) BE keto kohe po kerkon identitetin e vet.
    Shiko dhe nje here komentin e mesiperm.
    .

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    lajmi i fundit:

    Per kete gjashtemujor Greqia u be presidente, e perkoheshme, e Keshillit te Sigurimit te OKB.
    Keshilli i Sigurimit perben berthamen strategjike/te forte te OKB dhe vendos per temat e paqes dhe te luftes. Ky Keshill perbehet nga 5 shtetet e perjeteshme (SHBA, Rusi, Kine, France, Angli) dhe nga 10 te perkoheshme (qe ndrohen cdo dy vjet). Keshtu kete 2vjecar anetare e perkoheshme e KS ishte edhe Athina, e cila u zgjodh presidente (roli i presidences duket se ka me shume rendesi keshilluese dhe jo esenciale, megjithate eshte i rendesishem per faktin se shteti presidencial eshte ai qe zgjedh shume here temat per shqyrtim).

    Sipas perfeqesuesit te Athines ne OKB, z. Adam Vasilakis, prioritet i presidences greke eshte republika domikane e Afrikes, perleshjet fisnore te Afrikes etj.etj.etj.
    Me beri me te vertet pershtypje sesi nga nje liste e gjate prioritetesh te presidences greke (sipas nje gazete lokale) asnje pike nuk referohej jashte kontinentit afrikan. Jam ndakort qe kontineti afrikan duhet te gezoje vemendje por do ishte me mire qe Athina te mendoje fillimisht per shtepine e vet, Ballkanin, e mos te na hiqet si "anetarja modeste e BE" qe kaq shume interesohet ("si cdo anetare e BE") per Boten e Trete ne nje kohe kur ne Ballkan klima po e behet me e nxehte se kurre. Gjithashtu mire do ishte qe Athina, presidente e KS tani, ti largohet politikes frigoriferike/konservuese mbi ceshtjet qe shqetesojne Ballkanin. Sepse duke i groposur problemet nuk i zgjidh, por i lejon qe te kalben me teper dhe pastaj te kundermojne me shume!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nekrologji- Studjuesja e njohur Dr. Safete Musa Juka
    Nga Baptist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-09-2013, 04:39
  2. Balkan Express
    Nga alexisrizos nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 17:26
  3. Dosja e antishqiptarėve
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 13:50
  4. Interviste me Dr. Kaplan Resuli-Burovich
    Nga Faik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2003, 08:39
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •