Zgjodha kete titull per kete teme se me te vertet nuk mund te gjej titull tjeter per te pershkruar tematiken e postimit. Ftoj te gjithe anetaret te bisedojme per te ardhmen e Ballkanit duke pasur parasysh se periudha kohore te cilen po jetojme eshte mbase periudha me e rendesishme per te ardhmen e kesaj zone problematike te planetit Toke.
Ja kush jane zhvillimet kryesore te ketij dyvjecarit qe vjen, ne Ballkan:
1) 2005 eshte quajtur nga shume analiste te Ballkanit si 'viti i Kosoves' sepse pritet me ne fund te jepet shenja jeshile per negociatat te cilat do shpiejne deri ne statusin perfundimtar te kesaj province.
2) Ne Tetor te 2005 pritet te fillojne negociatat per anetaresimin e Turqise ne BE
3) Ne 2006 do kryet referendum ne Serbi dhe Mal te Zi qe te vendoset nese te dy vendet do pranojne bashkejetesen ne nje federate (Serbia&Montenegro) apo do pranojne ndarrjen.
4) Shqiperia per nje muaj ka votime
5) Pritet ne 2006 hyrja e Kroacise ne NATO, dhe sic duket do pasoje Shqiperia.
6) BE po i ben presion Kroacise te dorezoje 'kriminelet e luftes' nese do te vazhdojne negociatat per hyrje ne BE
7) Pritet kete vit te zgjidhet problemi midis Greqise dhe IRJM reth emrit "Maqedoni". Shkupi duket se e ka mbyllur kete ceshtje por Athina ngul kembe, duke bere te qarte se Shkupi nuk mund te kantidoje ne BE me kete emer. Duket se Athina ia ka blere mendjen edhe BE.
8) Ne 2007 pritet te hyje Rumania me Bullgarine ne BE.
9) BE keto kohe po kerkon identitetin e vet.
Ekzistojne edhe shume probleme te tjera qe duan zgjidhje, si psh. statusi i Bosnje-Hercegovines, minoritetet e Serbise, lufta kundrejt krimit te organizuar, respekti i te drejtave njerezore dhe demokratike etj.etj.etj.
I lutem cdo anetari te sjelli njohurite, shqetesimet ose parashikimet e veta reth gjendjes ne Ballkan tek kjo teme!
flm
Krijoni Kontakt