Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    SHPK merr kontrollin mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë

    Mitrovicë, 6 qershor

    Pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës sot morën pjesëtarët e KFOR it kontrollin mbi urën kryesore të lumit Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës. Kjo masë është ndërmarrë për lehtësimin e qarkullimit të banorëve nga të dyja pjesët e qytetit.

    Pritet që nga 13 qershori të lejohet edhe qarkullimi i veturave civile. Zëdhënës i policisë së UNMIK ut në Mitrovicë Lari Miler tha se kjo do të bëhet gradualisht dhe nëse çdo gjë ecën si duhet deri më 18 korrik, zhvillimi i trafikut për automjete civile mbi urë do të lejohet 24 orë.

    PS:
    Lajm i mire per te ardhmen e Kosoves sepse te gjithe jemi koshient se si eshte gjendja ne kete zone...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Spahija mirëpret kalimin e përgjegjësive për mbikëqyrjen e urës kryesore mbi lumin Ibër

    Mitrovicë, 6 qershor - Kryetari i Kuvendit të Komunës, Faruk Spahija mirëpret dhe mbështet vendimin e autoriteteve të BSHVL së për kalimin e përgjegjësive për mbikëqyrjen e urës kryesore të qytetit mbi lumin Ibër, nga KFOR it te SHPK ja.

    Spahija këtë vendim të BSHVL së e konsideron shumë të rëndësishëm për momentin aktual, por edhe vendimtar për zhvillimet e mëtutjeshme dhe për proceset demokratike në komunë dhe vend.

    Për kryetarin e Kuvendit të Komunës të Mitrovicës vendimi i autoriteteve të KFOR it, nuk është i rastësishëm, por ai është rezultat i një bashkëpunimi të koordinuar dhe të zhvilluar mirë midis tyre, autoriteteve të UNMIK ut dhe autoriteteve të pushtetit lokal dhe është marrë pas vlerësimit se ky bashkëpunim ka dhënë rezultate inkurajuese në stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në komunë.

    Poashtu, Spahija kërkon nga qytetarët e komunës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, që të mirëpresin dhe mbështesin këtë vendim të autoriteteve të KFOR it dhe që të bashkëpunojnë me pjesëtarët e SHPK së që tani e tutje do të jenë përgjegjës për kontrollimin e urës kryesore dhe që t'i respektojnë rregullat.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Paj mire me ruajt Uren eshte nje PLUS per Policin e Kosoves..

    Por ku jan ata qe spo i kapin ata qe po vrahen ner urat e tyre..)

    Sepse per me mbajt UREN ajo rrin vet dhe ska pse ta ruaj..


    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 04:00
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •