Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Postime
    9

    Vlora: Fatos Nano ne det,mbi 30 mije vete ne sheshin e Flamurit

    Berisha: Projekti i ndryshimit te madh eshte dhe projekti i zhvillimit te Vlores. Nano tani do te quhet krim-minister

    Mbi 30 mije vete moren pjese dje ne mitingun madheshtor te opozites ne sheshin e Flamurit te qytetit te Vlores, duke vulosur perfundimisht keshtu fitoren e te djathtes ne garen elektorale te 3 korrikut. Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha i shoqeruar nga kryetari i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo, kreu demokristian, Nikolle Lesi si dhe nga kandidatet per deputet te Vlores kane pershendetur dje popullin vlonjat ne nje miting te madh dhe entuaziast te organizuar ne qender te qytetit.

    Ne pershendetjen e tij, kryetari i Partise Demokratike, Berisha falenderoi Vlores per mbeshtetjen entuziaste dhe premtoi se do te festonte me ta fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Ne fjalen e tij perpara popullit te mbledhur ne sheshin e Flamurit, kreu demokrat se pari ka pershendetur ngrohtesisht simpatizantet e te djathtes ne qytet dhe te te gjithe zonave perreth, te Mesaplikut, Llakatundit, Nartes e Novoseles. Ai shprehu krenarine per mbeshtetjen qe populli i Vlores ka dhene ne kete takim madheshtor. "Une dua te garantoj te gjithe shqiptaret dhe sot ne kete takim te gjithe vlonjatet, se fjala ndryshim do te thote ndryshim i kombit, i Shqiperise, i perpjekjes sone", deklaroi Berisha ne miting. Ai shtoi se sot, te gjithe shqiptaret jane bashkuar ne projektin e ndryshimit, i cili do te thote dhe punesim i popullit te Vlores, do te thote rritje e mireqenies e zhvillim i qytetit, por edhe i gjithe Shqiperise. "Vlora do te jete promotore ne kete ndryshim qe do te coje dhe ne zhvillimin e saj. Ne do te dyfishojme turistet ne Vlore, do t'i pergjysmojme taksat biznesit te vogel, do te sigurojme furnizimin me uje te pishem per 24 ore rresht, do te shtrojme rruget e Vlores dhe do t'u garantojme qytetareve rritjen e pages dhe dyfishimin e pensioneve", deklaroi kryetari demokrat. Berisha shtoi se projekti i ndryshimit i te djattes do te jete "projekti i femijeve tane te cileve do t'u shtrijme internetin ne shkolla, ne cdo klase, do t'i shkollojme ata dhe do t'i arsimojme me arsimin e larte".

    Midis te tjerave, kryetari i PD-se theksoi se projekti i ndryshimit ne aspektin moral percakton barazine e qytetareve perpara ligjit. "Ndaj dhe ju duhet te jepni voten tuaj per projektin e ri te ardhmen e re te Shqiperise. Fatos Nano ketej e tutje nuk do te quhet me kryeminister por krim-minister, por keto ketej e tutje do te jene probleme te tij dhe jo te qytetareve te Vlores. Une kam ardhur sot t'ju bej thirje te votoni per kandidatet e Partise Demokratike. Per Bujar Leskajn, profesorin e talentuar i cili kandidon perkarshi Mezan Malaj, njeriut qe i grabiti Vlores trojet, votoni per Genci Panozaqin mesuesin tuaj te shkelqyer ku per karshi tij konkurron Arben Isaraj qe vetem Vlora ia di te kaluaren e tij, ju duhet te votoni per Meiz Meminaj i cili kandidon perballe arkitektit te piramidave ne Shqiperi, Arben Malaj qe keto kohet e fundit ka trokitur ne 4 ambasada te huaja per te marre nje vize per t'u larguar nga vendi ne 4 korrik, por qe nuk mundi dot ta realizonte. Votoni per Ardi Kollozin i cili kandidon perballe te emeruarit te SHIK-ut, Bashkim Habili. Votoni per Xhevahir Rexhepin, pedagogun e talentuar i cili kandidon perballe trafikantit te femijeve, Besnik Dervishi. Votoni per ta sepse keni votuar per ndryshimin e Shqiperise, sepse vota juaj, vota e vlonjateve do t'i percjelle Shqiperise ndryshimin, do t'i percjelle asaj fitoren", deklaroi Berisha ne mitingun entuziast te opozites. Mitingun e te djathteve e pershendeti edhe kryetari i demokristianeve, Nikolle Lesi. "Fatos Nano duhet te jape llogari per ndeshkimin qe i ka bere njerezve te thjeshte e biznesmeneve, per varferine masive e korrupsionin masiv. Ju kujtoj se me 4 korrik do te festojme te gjithe se bashku fitoren e Partise Demokratike ne pushtet", deklaroi Lesi. Mitingun e madh te opozites e pershendeten dhe kandidatet e Partise Demokratike. Moisi Meminaj i ftoi te gjithe vlonjatet te japin voten e tyre per Partine Demokratike. "Ka ardhur koha qe Vlora te zgjedhe rrugen e saj, te zgjedhe ndryshimin e madh", tha Meminaj. Me tej, pershendeti gjithashtu kandidati per deputet, Bujar Leskaj i cili iu drejtua qytetareve te Vlores dhe vete kryeministrit te ardhshem, Sali Berishes se Vlora qe eshte dhe simbol i Shqiperise, ne daten 3 korrik do te jete dhe pjese e ndryshimit te vendit. "Ne jemi ketu per t'u premtuar solemnisht se fitorja ne Vlore do te jete pjese e fitores se madhe te 3 korrikut. Per tete vjet, Vlora eshte vjedhur, ata qe duan te mbrojne te shkuaren duke mbajtur peng Vloren i genjen mendja sepse vlonjatet nuk e harrojne historine e Vlores nga bemat e tyre, ata i genjen mendja se Vlora dhe vlonjatet do te votojne per pallatet e tyre dhe jo per te ardhmen e vendit", tha Leskaj.

    Veronika Miho Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jo NANO ne det.. Por Vlonjatet ne Kuti te Votimit !!!

    per te dhene..Voten Bujarit me shoke e per ta mbrojtur ate vote nga kallashet e Mezan petoshat arapo Caush gjinushave.. e per ti mos degjuar me pesh peshet e mafies 65 vjecare..



    KJ

    --
    E Hene, 06 Qershor 2005


    KREU I PD-SE I PERGJIGJET KERKESES SE NANOS PER LARGIM NGA POLITIKA

    Berisha: Fatos, viktima e Shkalluerit te tmerron

    FIER - Kryetari i PD-se, Sali Berisha, iu kunderpergjigj dje kundershtarit te tij Fatos Nano, pas fjalimit te ashper qe shefi i PS-se kishte mbajtur nje dite me pare, ku kishte kerkuar me ngulm qe Berisha te largohej perfundimisht nga politika, pasi tha se parashikonte humbjen e zgjedhjeve si lider i opozites. Mirepo, Berisha zgjodhi dje mitingun ne sheshin qendror te qytetit te Fierit, beri nj-_p para aleateve te tij ne podium, dhe i ktheu Nanos pergjigje te hapur, duke e akuzuar edhe nje here si vrases. Ai solli ne mendjen e qytetareve fierake incidentin e Shkallnuerit, kur kryeministri ne timonin e vetures "i ndjekur nga eskorta), akuzohet te kete goditur per vdekje me makine nje qytetar dhe ta kete hedhur kufomen ne nje kanal anes rruges, per t'u larguar me shpejtesi nga vendngjarja, me shpresen per te humbur gjurmet. Dje, nga podiumi i mitingut te Fierit, Berisha iu drejtua kryeministrit: "Fatos Nanos i eshte futur lepuri ne bark. E ka kapur nje panik i tmerrshem. Me ftonte, dje, ta shihja drejt e ne sy. Une e siguroj ate se gjithe jeten time, kedo qe kam pare, e kam pare vetem drejt ne sy. Por, shikimi im, tmerrin dhe panikun nuk ta nxjerr dot nga shpirti, o shoku Fatos, sepse ne fundin e bebes se syrit eshte ne miniature nje qenie njerezore, e fundit qe u pa nga ti kur i more jeten dhe e hodhe ne kanal. Cdo mengjes, te thote: "Miremengjes, vrasesi im!". Cdo darke te thote: "Naten e mire, vrasesi im!". Jo se ti e shtype me dashje, por se ti e hodhe ne kanal. Nuk e cove ne spital, nuk e cove te njerezit e tij ne familje, por e perplase ne kanal". Duke vazhduar shtjellimin e te njejtit argument, Berisha pyeti retorikisht qytetaret e Fierit: "Cfare thoni ju kur degjoni ne televizione, ne lajme, se X shofer shtypi nje njeri dhe nuk i dha ndihme? - Ky eshte Fatos Nano". Me tej, lideri i PD-se akuzoi Nanon per "helikopteret dhe autobuset e kontrabandes. Problemi yt i madh jane vakancat perrallore, kazinote. Cdo komb, cdo qytetar, i cdo origjine, ka te shenjte Kodin e Zise, kurse ti beje liftingje per te marre nje pamje akoma me kineze se c'je. Problemi yt eshte se ti, me helikopteret e tu dhe me autobuzat e tu, transporton droge dhe e ke shnderruar Shqiperine ne muzeumin e korrupsionit.

    Gentjan Ruko


    ---

    e mor shekspir..

    Cna bere me ate Makbethin..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 06-06-2005 mė 02:38

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Brari jam e bindur qe Vlora do ta tregoj veten me ne fund qe nuk eshte Vlora e 97-es se zeze .
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Gjeneza e "Himnit tė Flamurit"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 00:32
  3. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16
  4. Eqerem bej Vlora: E vėrteta e flamurit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 05:14
  5. Diskutime mbi individe me pushtet
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •