Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Emri i fshatit Shijon ka pikerisht emrin e She Gjonit ose Shen Gjinit.Ndoshta ka qene sllav por pse jo mund te kete qene shqiptar.Nejse,ai sidoqofte i perket te gjithe atyre qe e besojne dhe me duket pozitive ardhja e te huajve ne kete vend pelegrinazhi.Qeveria por edhe individet duhet te investojne ne kete zone ne menyre qe ky pelegrinazh te kthehet ne tradite dhe ne kete menyre te terheqi sa me shume vizitore, gje qe e cila do te rriste te ardhurat ekonomike te zones.
    Po eshte sllav madje bullgar me me saktesi pavaresisht se pretendohet nga malazezet e serbet, por familja e tij princerore ishte bullgare. Por pak rendesi ka origjina nder shenjtoret ortodokse pasi shenjtori e ka vertetuar kete me cudine qe u ndodhi serbeve kur pushtuan gjate luftes se pare ballkanike Elbasanin ne te cilin ata vendosen te marrin dhe arken ku ndodhej shenjtori, por cudia ishte sepse ai rendonte aq shume pavaresisht se jane vetem eshtrat dhe kjo i detyroi ta kthejne ne manastir pa arritur te kalojne as perroin e Kushes ngjitur me muret e manastirit. Kjo dhe shume mrekulli te tjera ne shekuj e vitet e fundit e kane forcuar respektin e elbasanasve dhe jo vetem ndaj ketij shenjtori i cili vazhdon te na tregoje se e do popullin i cili kujdeset per manastirin e tij duke mos pranuar te largohet.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri

    Shën Joan Vladimiri, festa që bashkon popujt dhe politikanët

    Në shekuj ka bashkuar popujt, së fundmi edhe politikanët. U festua në Shijon të Elbasanit festa e Shën Joan Vladimirit, shenjtit që ka simbolizuar në histori tolerancën dhe bashkëpunimin mes njerëzve. Dhe sivjet sërish nuk ishte një rastësi. Mes qindra e qindra besimtarëve kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e fushatës së PD-së dhe PS-së ministri Arben Imami dhe Ben Blushi.

    Autoritetet lokale u pritën në një takim të veccantë nga episkopi hirësia Nikolla. Dy drejtuesit janë ndodhur përballë dhe i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit duke lënë mënjanë ndasitë partiake në një festë që në fakt bashkon gjithë shqiptarët dhe ballkanasit pa dallim.

    Pas fjalës së mirëseardhjes së episkopit Nikolla Imami dhe Blushi kanë uruar besimtarët për festën. Vetë episkopi ka uruar që zgjedhjet e 23 qershorit të shkojnë mbarë dhe deputetët e dalë t’i shërbejnë popullit. Mesazhe urimi janë përcjellë edhe nga kryetari i komunës Sabri Sallaku, kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, deputeti Luciano Boci etj.

    Imami e ka quajtur një festë të paqes dhe mirëkuptimit. “Kjo është një ditë ku nga zemra urojmë të gjithë besimtarët për këtë festë që është festa e Shën Joan Vladimiri. Është një ditë ku i kthehemi disa vlerave themelore dhe i kapërcejmë edhe dasitë e vogla që duhen kapërcyer. Është një ditë ku duhet të mendojmë për paqen e mirëkuptimin”. Ndërkohë Ben Blushi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë politike. “Sot nuk është ditë për politikë. Është festë dhe kjo është arsyeja që jam sot këtu. Dua t’i uroj të gjithëve një ditë të mbarë”. Ndërkohë Episkop Nikolla, që ka drejtuar edhe ceremoninë e përvitshme në manastir dhe pritjen për autoritetet është shprehur vështirësitë janë shtuar dhe shenjtorëtët duhet të jenë shembulli i bashkimit dhe i paqes. I pyetur pas pritjes së politikanëve në manastir, ai ka komentuar zgjedhjet si një moment i vetëdijes së çdo personi për votën e tij. “Mesazhi është ai i shenjtorëve dhe i thamë se çdo person i çdo feje është një qytetar i përgjegjshëm për veten e tij dhe ka të drejtën të votojë këtë të dojë. Urojmë të kemi një situatë të qetë e të paqshme dhe urojmë që personat që do të zgjedhë populli ta përfaqësojnë sa më denjësisht atë dhe të mendojnë për popullin”.

    Në këtë ceremoni ndryshe nga vitet e tjera janë takuar dhe ulur përballë Arben Imami dhe Ben Blushi. Pasi kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit ata nuk kanë pasur shkëmbim fjalësh midis tyre, por mesazhet e përcjella edhe gjatë këtij takimi ku ishin bashkë dy kundërshtarët e qarkut të Elbasanit kanë qenë mesazhe paqeje dhe një fushate që do të ndiqet nga toleranca dhe mirëkuptimi.

    Shën Joan Vladimiri është festa që i përket princit me origjinë malazeze me të njëjtin emër, të cilit iu pre koka nga mbreti bullgar. Sipas legjendës, kali me kokën e prerë qëndroi në manastirin e Shën Joanit dhe që në atë kohë njerëzit besuan në shenjtërinë e tij. Më vonë Karl Topia që e konsideronte veten mbret të shqiptarëve e rivarrosi princin dhe e zmadhoi tre herë manastirin. Manastiri i Shën Gjon Vladimirit ka qenë një nga qendrat më të mëdha fetare në vend aq sa shpesh episkopët e Durrësit e zhvendosnin qendrën në Shën Gjon.. Në shekuj është kthyer në vend panairesh dhe pelegrinazhi dhe vitet e fundit nën kujdesin e komunës Bradashesh i është kthyer shkëlqimi i dikurshëm.


  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Shen Joan Vladimiri - Jeta dhe Manastiri i tij


  5. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Shen Joan Vladimiri - Jeta dhe Manastiri i tij

    Mbreti dëshmor shën Joan Vladimiri

    Për gati 1000 vjet, çdo vit në 4 qershor shën Joan Vladimiri venerohet (nderohet) nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit, dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i shën Joan Vladimirit.

    Shenjtori ka lindur në shek. X dhe ishte bir i Nemanit dhe nip i mbretit bullgar Simeoni i Ohrit (890 – 927). Nemani, i ati ishte mbreti i Ilirisë dhe sundonte Malin e Zi, Dalmacinë, Bosnjën dhe disa krahina të Greqisë pranë Prevezës. Mbas vdekjes së të atit, mbretërinë e trashëgoi Vladimiri.
    Ai dallohej si një mbret shumë besimtar, me moral të lartë, bamirës dhe paqësor. U interesua për përhapjen e besimit orthodhoks te shtetasit e tij, mbrojti Kishën nga herezia (e bogomilëve), ndërtoi kisha, manastire dhe institucione bamirësie.

    Në një betejë me Samuelin, mbretin e Bullgarisë, u zu rob prej tij dhe u burgos në kryeqytetin e Ohrit. Atje njihet nga princesha Kozara, bija e carit Samuel, e cila admiron bukurinë dhe mirësinë e Vladimirit. Ajo i kërkon të atit martesën me Vladimirin. Samueli pranoi dhe e dërgoi Joanin përsëri në mbretërinë e tij të mëparshme.

    Vladimiri i kërkoj gruas së tij Kozares që tja kushtonin gjith
    çka dashurisë së Zotit edhe gëzimet e martesës duke jetuar në virgjëri, që të shijonin që në këtë jetë gjëndjen ëngjëllore, ky një virtut shumë i rallë tek çiftet e martuar.

    Me vdekjen e car Samuelit mbretërinë e tij e mori i biri, Radovan, por ai u vra nga kushëriri i tij, Vladisllavi një njeri i pashpirt dhe lakmitar. Mbasi mori mbretërinë e Bullgarisë, ai kërkonte t’i merrte mbretërinë dhe Joan Vladimirit dhe për ta gënjyer shenjtorin i dërgoi një kryq si shenjë besnikërie.

    Vladimiri në mirëbesim shkoi në oborrin e Vladisllavit në Ohër, ai kërkoi t’i presë kokën me shpatë Joanit, por nuk mundi. Atëherë mbreti Joan i tha: “Me kryqin që më tradhtove mund të ma presësh kokën”, duke u thënë shoqëruesve të tij: “Mos u hakmerrni, mos derdhni gjak për mua. Le te jetë flija ime për paqen midis popullit!”

    Vladisllavi ia preu kokën me kryqin e drunjtë. Joani e mori kokën e tij në duar dhe hipën mbi kalin e tij dhe drejtohet nga qyteti i Ohrit në qytetin e Elbasanit (Skampa), që ishte përgjatë Rrugës Egnatia, në qendër të Shqipërisë (Ilirisë).
    Kali qëndroi dhe u gjunjëzua në një kishë që shenjtori e kishte ndërtuar vetë në mes të një pylli, i nxitur nga një shfaqje e një ëngjëlli në formë shqiponje kohë më parë. Mbasi arriti aty, koka e Joanit foli duke thënë: “Në duart e tua o Zot, e dorëzoj shpirtin tim ”.U dëgjuan himne engjëllore në atë vend dhe vendi u mbush me aromë të mirë. U bënë shërime dhe mrekulli te të sëmurët, shenja këto që Zoti e kishte panuar shpirtin e mbretit Joan dhe e kishte nderuar ndër shenjtorët.

    Peshkopi i zonës bashkë me besimtarët varrosën me nderime trupin e shenjtorit, më 4 qershor 1015 (22 maj të vitit 1015 sipas kalendarit të ri).
    Tradita thotë se mbretëresha Kozara, gruaja e tij e kërkoi trupin e Joanit, dhe mbasi e gjeti, vendosi të qëndrojë në atë vend për të gjithë jetën, duke bërë jetë murgeshe përkrah Kishës (Shën Triadhës) ku ndodhej varri i Vladimirit.

    Lipsanet (eshtrat) e shenjtorit për gati 1000 vjet kanë lëvizur në vende të ndryshme për nderim dhe mbrojtje. Ato janë transportuar në fillim në Krajë të Malit të Zi. Aty kanë qëndruar deri në vitet 1215, pastaj u transportuan nga despoti i Epirit, Mihal Engjëlli dhe u vendosën në Durrës, dhe aty qëndruan deri në vitin 1381. Në vitin 1381, Karl Topia, zoti i Arbrit (1359) kontribuoi në ndërtimin e manastirit, i cili filloi në vitin 22 të zotërimit të tij dhe mbaroi në vitin 24. Në atë vend u transportuan lipsanet e shenjtorit dhe qëndruan aty deri në vitin 1967, me mbylljen e manastirit.

    Karl Topia, si ktitor (mbrojtës) i manastirit ka qenë varrosur aty. Kisha e manastirit që gjendet në fshatin Shijon të Elbasanit ka qenë e pikturuar nga Kostandin Shpataraku në shekullin e 18-të. Ikona e shenjtorit e pikturuar nga ikonografë të ndryshëm vendas është përhapur në një territor mjaft të gjerë të Shqipërisë. Ikonēm e gjejmë në Elbasan, Voskopojë, Vithkuq-Korçë, Berat, Fier, Përmet etj.

    Deri në vitin 1990, arka me lipsanet kanë qëndruar të izoluara në Kishën monument kulture të Shën Marisë, Kala Elbasan, dhe mbas viteve ’90 deri më sot lipsanet mbrohen dhe nderohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë si pronë e saj e ligjshme.

    Manastiri ka qenë një qendër e rëndësishme për shkrimet shqipe. Aty është përkthyer Ungjilli në shqip nga orthodhoksi Kostandin Kristoforidhi. Në këtë manastir kanë punuar dhe jetuar personalitete të fuqishme të kohës, që kanë kontribuar për gjuhën shqipe, si Papa Totasi dhe Dhaskal Todri.

    Po ashtu në këtë manastir ka jetuar dhe peshkop Visarion Xhuvani, i cili ka kontribuar për autoqefalinë e Kishës. Manastiri ka pasur një bibliotekë shumë të pasur, dhe fatkeqësisht shumë nga këto pasuri u dogjën më 14 mars të vitit 1944 nga pushtuesit gjermanë, dhe vetëm arka me lipsanet e shenjtorit shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme.
    Edhe ky manastir, si shumë kisha dhe manastire të tjera, objekte kulti, pati fatin tragjik të shkatërrimit dhe harresës nga histeria antikrishte dhe antivlerë e regjimit ateist-komunist, që filloi në vitin famëkeq 1967. Manastiri u kthye në repart ushtarak, duke degraduar gjatë viteve.

    Manastiri u restaurua në vitin 2004-2005 tërësisht me fondet e mbledhura nga Kryepiskopi Anastas, në një bashkëpunim mes Kishës Orthodhokse dhe Monumenteve të Kulturës, si një vlerë e ringjallur, jo vetëm për besimtarët orthodhoksë, por për gjithë kombin dhe rajonin, si edhe një kontribut për rishkrimin dhe vlerësimin e historisë midis popujve fqinjë.

    Shën Joan Vladimiri vazhdon edhe sot, të na flasë me shembullin e jetës, lipsanet dhe manastirin e tij, duke na thënë së pari, se paqja midis popujve rivalë për shkak të përballjeve historike është e mundur, por që ajo të fitohet dhe të qëndrojë, ndonjëherë duhet të paguhet një çmim shumë i lartë, ai i sakrificës sublime ndaj vetes dhe jo ndaj tjetrit sipas shëmbullit të Krishtit.
    E dyta, është se të lumtur dhe të nderuar në shekuj janë ata që kontribuojnë për paqen, ashtu siç tha edhe Krishti në ungjill: “Lum paqebërësit, se do të quhen bij Perëndie.”(Mt. 5:9).

    Pothuajse të gjitha lipsanet e shenjtorit janë në Shqipëri, dhe në Mal të Zi ndodhet vetëm një pjesë e gishtit.

    Nderimi i këtij shenjtori nga besimtarët shqiptarë, malazezë, serbë, grekë, maqedonas, por jo vetëm orthodhoksë, është si majaja (tharmi), që zë brumin e bukës së miqësisë midis popujve që janë sa afër, por edhe larg, sa miq, edhe armiq.

    Shenjtori edhe sot na jep një mesazh aktual, duke na thënë për ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, se njerëzit e vërtetë të Perëndisë nuk janë lokalistë, nacionalistë, as dhe ekstremistë, por janë të hapur me një dashuri të vërtetë, për të gjithë njerëzit dhe vendet.

    Në Kishën Orthodhokse nacionalizmi, filitizmi (racizmi) është i dënuar si herezi, dhe kushdo që dëshiron që Kishës Orthodhokse t’i japë ngjyra nacionaliste raciste, për interesat e çastit dhe antihumane, gabon rëndë. Kjo lloj përqasjeje fetare nuk është krishtërimi i vërtetë që e mësoi Zoti Jisu Krisht dhe e jetuan shenjtorët deri në ditët e sotme. At Sofroni thotë:" Ai që është nacionalistë në qiell nuk ka vënd për atë."

    Vlen të përmendet edhe thënia lapidare e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të KOASH + Anastas gjatë konfliktit serbo-kosovar 1999: “Askush të mos e përdorë vajin e kandilit të fesë për të ndezur zjarrin e urrejtjes fetare ose etnike”

    Nderimi prej shekujsh i shën Joan Vladimirit në Shqipëri, jo vetëm i atij, por edhe i shenjtorëve të tjerë, si shën Astit shek. II, Durrës festohet më 6 korrik, shën Vlashi i Sebastes Laç shek. IV festohet më 11 shkurt, shën Kozmi i Kolkondasit shek. XVIII festohet me 24 gusht, të cilët pavarësisht se nuk ishin shqiptar, por jetuan dhe u martirizuan për Krishtin në këtë tokë, duke derdhur gjakun dhe lënë trupat e tyre (lipsanet) si bekim mbi të cilat u ndërtuan kisha dhe manastire me vlera të rralla fetare, morale, kulturore,shoqërore dhe historike, tregojnë se Shqipëria, pavarësisht territorit dhe numrit të vogël të popullatës, nuk është një shprehje gjeografike në Ballkan apo Europë, por një vend i bekuar dhe i dashur nga Zoti dhe shenjtorët.

    Shejntorët në heshtje na japin mesazhin shpresëdhënës, që pavarësisht problemeve të shumta që kemi si shqiptarë, ky vend i bekuar ka shpresë se mund të bëhet një ditë, mbas gjithë atyre padrejtësive, vuajtjeve,shkatërimeve, vjedhjeve, që nuk na i kanë shkatuar vetëm të huajt, por fatkeqësisht vetë ne njëri kundrejt tjetrit me urejtje patologjike.

    Shqiptarët duhet ta duan atdheun dhe nuk duhet të largohen duke e braktisur vendin, por të gjithë të kontribuojnë sidomos shtetarët, me ligj dhe moral, me të vërtetën,me falje,toleranc, durim, guxim, duke sakrifikuar interesat e vogla meskine të pushtetit, për t’i kthyer këtij vendi lavdinë e kohërave të shkuara, ku Shqipëria dhe shqiptarët ishin mbrojtës të qytetërimit dhe vlerave morale dhe kulturore të Ballkanit dhe Europës, ashtu siç e shkruan dhe Pashko Vasa për Shqipërinë: “Ti ke pasë kenë një zojë e randë, burrat e dheut të thirrshin nanë” (O Moj Shqypni 1880).

    Për shumë vjet shën Joan Vladimirin, shenjtorin që bashkon edhe paqton popujt me shëmbullin e dashurisë flijuese për Zotin Jisu Krisht edhe për të afërmin.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri


Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mijera tone ndotje hidrokarbure pushtojne bregdetin e Semanit‏
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 09:58
  2. Krimet e Rënda: Zbuluam një megalaborator dhe mijëra dokumente
    Nga dardajan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 16:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •