Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 152
  1. #1
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Midlesbrough - Chelsea 3-0 !

    Fillon kete jave merkatoja per miliarderin rus Abramovic .

    Pasi ka marre listen e dhene nga Mourigho , ka ardhur ne Milano per goditjet e para.

    Abramovic ka takuar personalisht Shevcenkon dhe i ka ofruar 15 milion euro ne vit ....nderkohe duhet te binde Berluskonin me nje oferte 70 milion euro dhe kartelen e Crespos....

    Nese del bosh tek Milani do hidhet tek Interi me oferten prej 97 milion euro per Adrianon ...ose mund te fuse edhe Veron ne kete blerje....

    Ne keto 2 perpjekje nuk diskutohet qe do kthehet duar bosh....

    Me pas do hidhet tek GILARDINO...nje oferte prej 40 milion euro eshte bere...me kete oferte per momentin eshte para Milanit , i cili ka ofruar 25 milion ...

    Mourigho i ka dhene porosi edhe per IBRAIMOVIC. Mund te shifet edhe nje oferte ndaj Juves.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Papapapapap....

    Ruaji Itali se te mbyti Rusia pfffff pffffff....

    Hajte te shohim tash a do te perzene edhe kete Abramon ky far Berlusconi se me kujtohet kur perzuri nga Italia ato ruset qe donin te blenin Romen...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Ore Ky Kok Verdhi Te Bleje Ke Te Doje Celsi Do Te Ngelet Skuadr Mesatare Kete Di Te Them ..........

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po more skuader mesatare do te mbetet gjithmone, c'fare mesatare ore pash dreqin cka po flet ajo do te behet super skuader, kur ka arritur nje CSKA te merr kupen UEFA, e ku mbet ne Chelsi....
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Abramovic ka menduar nje goditje rezerve nese nuk arrin dot tek Shevcenko dhe Adriano ...

    Kane hapur tratativa me Atletiko Madrid per te blere Fernando TORRES.
    Abramovic ka vene ne tavoline 40 milion euro ...por mund ta coje deri ne 60 milion .Me kete oferte mund ta bleje.
    TORRES ka nje kontrate deri me 2008 .

    p.s
    per vjosen ...Chelsi fitoi kampionatin , ca mesatar leshi ...me 150 milion euro te tjera investime do jete pretendenti kryesor per champions league...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ore keto nuk e kane dertin e Chelskyt, ketyre ju dhemb ajo se do te humbin njerin ose Shevan ose Kakan sepse ai russi paska dalur me ate floten e vete dhe me milionat ne cante nje per weekend shopping ne Italy dhe me siguri nuk do te kthehet duart bosh perseri ne Londer...

    Keto jane gjerat qe keto e quajne ekip mesatar...ahhh pse e quajne ekip mesatar ate nuk mund ta dime njehere sepse s'po na japen fakte por vetem llafe dhe muhabete...

    Napred Chelsky...
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Fati i mbarė i njė miliarderi tejet diskret


    Klubi i famshėm i futbollit londinez u bė i pathyeshėm nė Angli qėkur e bleu Abramoviēi. Duhet thėnė qė pronari i tij i ka mjetet pėr tė patur lojtarėt mė tė mirė botėrorė, qė nga Klod Makalele, Didje Drogba e deri tek trajneri i famshėm Hoze Mourinjo Ky biznesmen misterioz rus 38 vjeēar karakterizohet nga njė maturi e paparė dhe aktualisht ėshtė i parapėlqyeri i Vladimir Putinit. I pakapshėm, Roman Abramoviēi banon sė bashku me gruan dhe pesė fėmijėt e tij nė pallate madhėshtorė dhe ultramodernė, mes jahteve dhe avionėve privatė. Qarkullojnė shumė zėra nė lidhje me kėtė pasuri marramendėse tė ndėrtuar mbi naftėn. Reporterėt e Paris Match udhėtuan nėpėr tė fshehtat e tij

    Ne moshen 38 vjecare, Roman Abramovici, ky njeri me nje qendrim si Zoti i gjithe botes zoteron, sipas revistes “Forbs”, nje pasuri prej 8,6 miliarde eurosh. Shume i matur, i konsideruar si i afert me presidentin rus Vladimir Putin, ai nuk jep pothuajse asnje interviste dhe urren qe te mbaje fjalime ne publik. I mbetur jetim ne moshen 4 vjecare, ai nuk mundi te ndjeke studimet, nderkohe qe ne me pak se njezet vjet, ndertoi i vetem nje perandori industriale, ne pjesen me te madhe te shtrire ne fushen e naftes dhe te aluminit.I rrethuar ne me te shumten e kohes nga shume truproja (ka rreth 30 te tille), ai zoteron dy avione Boing, nje 737 dhe nje 767 (ky i fundit i blere perkundrejt shifres prej 81 milione euro), prona te pafundme, nder te cilat banesen e tij ne Fining Holl ne Angli (20 milione euro), ku ka punesuar rreth 28 vete, 3 superjahte nder te cilet “I kaltri i madh” (90 milione dollare) dhe “Pelorusin” (100 milione dollare), me nje gjatesi prej 115 metrash dhe te pajisur me nje sistem alarmi antirakete si dhe 2 helikoptere dhe nje nendetese.

    Roman Abramovic do te kishte vazhduar te jetonte per nje kohe te gjate menjane vemendjes se njerezve, ne rast se nuk do te kishte blere, para me pak se dy vjetesh, klubin e futbollit te Celsit. Miliarderi i ri ka investuar tashme 580 milion euro per ta shnderruar ekipin londinez ne te parin e Anglise dhe Evropes. Ai mori ne pune administratorin me te mire nga Mancester Junajtidi, Piter Kenionin, trajnerin me te mire, Hoze Mourinjon, kampion i Evropes vitin e shkuar me ekipin e Portos si dhe nje plejade yjesh si francezin Klod Makalele, lojtarin nga Bregu i Fildishte Didje Drogba dhe irlandezin Damien Duf. Ne vitin e njeqindvjetorit te tij, klubi kryeson ne kampionatin anglez dhe qe nga fitorja e jashtezakonshme me FC Barcelonen, ai ben pjese ne skuadrat kryesore qe pretendojne Ligen e Kampioneve. Te coroditur nga dalja e papritur ne skenen e futbollit anglez e ketij te panjohuri, tabloidet britanike iu vune gjurmimit te Abramovicit. Dy gazetare angleze, Dominik Midglei dhe Kris Hacins, u perpoqen qe te skicojne ne nje liber rrugetimin e tij dhe u perqendruan ne fillimet e pasurise si dhe tek disa miq dhe dashuri te rinise.

    Prapa cdo pasurie te madhe fshihet nej krim i madh, shkruante Balzaku. Po cfare ka bere Abramovici? Si mundet, duke u nisur nga asgjeja, qe te behesh dhjete here me i pasur dhe kjo brenda 15 vjetesh se Ernest Antuan Seiljer, trashegimtar i nje familje te pasur qe shtrihet ne shume breza? I dyshuar nga disa syresh se nuk eshte vecse nje emer prapa te cilit fshihet mafia ruse, i akuzuar nga disa te tjere se ne moshen 25 vjecare ka vjedhur nje dergese me fuci nafte, Abramovici i jep udhe perfytyrimeve nga me te ndryshmet. Te hetosh ne lidhje me te eshte shume e veshtire, sepse ky njeri, sipas menyres “Zoti Arkadin” te Orson Uelshit, eshte i pakapshem. Ai jeton mes Londres dhe Moskes dhe udheton vetem me helikopteret ose me avionet e tij private. Ate nuk e ka pare asnje banor i Rogejtit, fshati i Suseksit qe ndodhet afer zoterimit te tij te Fining Hollit. Nderkohe qe te gjithe te punesuarit kane nenshtruar nje marreveshje ruajtje sekreti, te cilen as qe kane nder mend te mos e respektojne, pasi rrezikojne te humbin nje gjendje mjaft te mire financiare. Ne Bregun e Kalter francez, ku ai shkon qe prej dhjete vjetesh, madje edhe ne dimer, shpeshhere dallohet qe nga larg jahti i tij “I kaltri Madh”, por asgje me shume se kaq. “Mes te pasurve ruse, Abramovici eshte me i maturi. Veshtire se mund t’i afrohesh. Hera heres, me pak fat, mund ta shohesh ne krah te gruas dhe te femijeve te tij ne plazhin Keler te Kepit te Antibeve” thote Aleksander Bizeli, i cili ofron sherbime per miliarderet ruse qe kalojne pushimet ne bregdetin francez. “Abramovici ka vetem nje shqetesim: te mos bjere shume ne sy”, pohon Zhilbert Blo Tajer, kryetari i bashkise se Kurshevelit, stacioni ne mode, ku Abramovici shkon rregullisht te beje ski. Atje, i shoqeruar nga nje sherbim i pakesuar ne minimum (gjithesesi tre truproja), ai strehohet ne hotelin Biblos, nderkohe qe te afermit e tij qendrojne ne Kilimanxharo.

    Por megjithese “Zoti Arkadin” eshte i larget, hijerende dhe gati gati frikesues, Abramovici ruan gjithnje nje pamje te perhumbur, paksa te trishtuar, te pambrojtur dhe gati gati femijenore. Ai nuk pi alkol dhe duhan dhe perkunder shume ruseve te pasur, ai nuk shkon neper klube nate. Shihet shume rralle ne ndonje pritje ose ne ndonje ceremoni. Disa fotografi zyrtare ku ai qendron perkrah gruas, Irines dhe pese femijeve, te krijojne pershtypjen e nje familjeje te mesme dhe jo te nje manjati te njohur te naftes. Jeta e tij dashurore duket po aq pakthesa sa edhe vete personazhi. Pas nje martese te paqarte ne moshen 21 vjecare - pas dy vjetesh ndahet -, ai takon ne nje avion gruan e tij te dyte, Irina Malandinen, nje stjuardese e kompanise Aeroflot, ku ai do te behet pas disa vitesh nje nder aksioneret kryesore. Martohen ne vitin 1991 dhe nje vit me pas pas ajo lind Anen, femijen e tyre te pare. Me pas do te vijne Sonja, Arkadi, Arina dhe Ilia.

    Edhe me e terhequr se i shoqi, Irina ia kushton pjesen me te madhe te kohes rritjes se femijeve. Jashte rrethit famijar, ajo ndjek kurse mbi historine e artit dhe kur udheton jashte shtetit viziton shpesh galerite me te njohura. Shkurt, ne pamje te pare, Romani dhe Irina kane gjithcka qe do te desheronte nje cift i perkryer: te matur, te rinj, te bukur dhe te pasur. Nje pamje lumturie e qete e cila pason vitet-stuhi te hapave te pare te ketij miliarderi te ri.

    Rinia e Roman Abramovicit i ngjason nje romani te Carls Dikensit. Ajo fillon ne vitet ’60 ne nje hotel te mjere te Siktivkarit, rreth 1000 kilometra ne verilindje te Moskes. Ne ate kohe, familja e tij ndante me dhjetra te tjera, nje kuzhine dhe nje banje. Ne moshen 4 vjecare, mbetet jetim. Nena e tij bie viktime e nje deshtimi dhe pak kohe me vone, te atin, nje inxhinier ndertimi, e shtyp nje vinc.I marre ne kujdestari nga dy ungjet e tij, Leibi ne Ukhta, ne veri te Rusise dhe Abrahami, ne Moske, Romani jeton i hallakatur mes shume shtepive. Nga Leibi, i cili drejton nje shoqeri shteterore druri, ai meson te fshehtat e zanatit te biznesmenit ne regjimin komunist, nje perzjerje e kendshme e tregut te zi dhe korrupsionit. Gjate sherbimit ushtarak, te cilin e filloi ne fund te vitit 1985 ne nje njesi artilerie, ai tregon nje aftesi te jashtezakonshme per te shmangur mosmarreveshjet, e thene ndryshe per t’i pelqyer te gjitheve.

    Nuk dihet shume ne lidhje me fillimet e tij ne boten e biznesit, pervec faktit se ai e nisi me tregtine e objekteve te luksit dhe me pas krijoi nje firme, Uyutin, e cila prodhonte kukulla plastike. “Ai merrej me gjithcka qe mund t’i sillte ndonje dollar’ shpjegojne gazetaret Midglej dhe Hatcins. Ne fillim te viteve ’90, krijoi dhe likujdoi rreth njezet shoqeri me objekte aktiviteti nga me te ndryshmet, qe nga gomat e deri tek marrja ne pune e truprojave”. Por me ardhjen ne pushtet te Boris Jelcinit ne vitin 1991, Abramovici merr krahe. Nafta e ben ate nje njeri te pasur. Ne saje te licensave te eksportit, ai rishet jashte shtetit arin e zi qe e blen ne Rusi per pese leke. Si rrjedhoje, fiton milionat e para te dollareve dhe hyn ne boten e oligarkeve, e thene ndryshe te miliardereve te rinj ruse. Mes tyre, pa dyshim qe Boris Berezovski eshte ortaku i tij me i ngushte. Aktualisht i merguar ne Londer, pasi u syrgjynos nga Putini, ai ishte ne te njejten kohe edhe eminenca gri e Boris Jelcinit, nje lloj Rasputini qe bente cfare i donte qejfi ne Kremlin, duke perfituar nga dobesimi fizik dhe moral i presidentit rus. Ishte ai qe e futi Abramovicin ne rrethin e te afermeve te “Familjes”, nje nofke kjo qe iu vesh klanit te Jelcinit. Ai e kujton fare mire heren e pare kur e takoi Abramovicin ne nje jaht te Karaibeve, para dhjete vjetesh. Qe te dy ishin te ftuarit e nje tjeter oligarku rus, Mihail Fridmenit. Ne ate kohe Abramovici ishte 28 vjec. “Ai donte te ngrinte nje shoqeri nafte. Dhe me propozoi te behesha ortaku i tij. Ishte i pasur tashme, me dhjetra miliona dollare dhe e njihte shume mire sektorin e naftes. Si perfundim, une thashe po” tregon Berezovski nga zyra e tij londineze ne Daun Strit. Ishte koha kur “Familja” po pergatitej per te filluar nje fushate te madhe privatizimesh per te mbushur arkat e shtetit, te cilit ishin krejtesisht te boshatisura.

    Privatizimet do te sillnin “ndryshimet me te medha te shekullit”. Sektoret me me te ardhura ne vend (nafta, gazi, alumini, kompanite ajrore) u blene me cmim te ulet nga te afermit e Jelcinit. Ne kete qark te mbyllur, gjendet, midis te tjereve, edhe Vladimir Potanini, Mihail Fridmeni, Boris Berezovski dhe Mihail Khodorkovski. Ky i fundit, i cili aktualisht gjendet ne burgun e Putinit, blen shoqerine e naftes Jukos per 309 milione dollare, me me pak se 1% te vleres se saj reale te perllogatitur ne 35 miliarde! Berezovski dhe Abramovici ndajne Sibneftin, nje tjeter gjigand te naftes, kundrejt nje cmimi prej 100 milione dollaresh. Nen hijen e te stuhishmit Berezovski, Abramovici flet pak, veren shume dhe tregohet shume i gjindshem, deri ne ate pike sa shpesh e ngaterrojne me nje sherbyes! Ne ate kohe, Berezovski e paraqiste Abramovicin si “djaloshin me te shkelqyer qe kishte takuar ndonjehere”. Disa vjet me vone, ai i meshon serish fjaleve qe ka thene dikur. Vetem se i zbut paksa: “Ai ka nje talent te pabesueshem per te krijuar marredhenie. Dhe ben gjithcka per t’i sherbyer njerezve, te cilet ai i konsideron te rendesishem”. I gjendur mes zoterve te rinj te Rusise, Abramovic lidh nje miqesi te vecante me Tatjanen, vajzen e Boris Jelcinit. Zerat thone se kane patur nje lidhje dashurore, gje te cilen ata te dy e hedhin poshte. “Tatjana kishte probleme me jeten e saj private dhe Romani iu gjend prane ne ate periudhe”, tregon Berezovski.

    Nderkohe qe Berezovski enderron nje karriere politike, Abramovici shton pasurine e tij – me ndihmen e dy kraheve te djathte besnike, Eugjen Tenenbaumit dhe Eugjen Shvidlerit, nderkohe qe krijon edhe lidhje te reja. Ne saje te Berezovskit, ai njihet me Vladimir Putinin, ne ate kohe shef i F.S.B-se, sherbimeve sekrete ruse trashegimtare te KGB-se. Por megjithese ben pjese mes njerezve me te pasur te Rusise, Abramovici ishte nje i panjohur. Nuk kishte asnje fotografi dhe kur shtypi filloi te merrej me te, aty nga viti 1998, atij iu desh te bente skica per ta nxjerre ne faqet e gazetave dhe revistave. Mos eshte kjo maturi ajo qe e magjeps Putinin? Dihet qe, perkunder Berezovskit, te cilit s’i ze bese per shkak te ambicjeve politike, cari i ardhshem i Rusise ka besim tek Abramovici. Ne gusht te vitit 1999, nderkohe qe Putini emerohet kryeminister nga Jelcini, ishte Abramovici qe i kaloi ne prove degjimi te gjithe kandidatet per postet ministrore. Dhe ishte vetem 32 vjec.

    Nen mbreterimin e Jelcinit, Abramovici nuk ishte vecse nje njeri i pasur. Ndersa me Putinin, ai u be i famshem dhe me ndikim, por gjithnje duke patur ne plan te pare interesat e tij. Si gjate privatizimit te shoqerise naftenxjerrese Slavneft, te cilen ne vitin 2002 e fitoi pas nje ankandi parodi me gjysmen e cmimit te saj. “Abramovici ka pa dyshim me shume ndikim ne politike se oligarket e tjere” shprehej para pak kohesh, ish zevendeskryeministri i Jelcinit, Anatoli Cubais. Ne dallim nga disa te tjere, ai diti ta ndihmoje Putinin qe te vinte rregull mes oligarkeve te cilesuar ca si shume te pavarur nga pushteti. Boris Berezovski e ka provuar ne kurriz. “Kur u syrgjynosa nga Rusia, Putini dergoi Abramovicin qe te me takonte ne zoterimin tim ne Kepin e Antibeve. Ai me detyroi t’i shisja kanalin tim televiziv dhe pjesen e aksioneve tek Sibnefti perkunder nje cmimi tre here me te ulet se vlera e tyre reale. Hajduteri!” indinjohet dikush qe pohon se i jane grabitur me shume se 2 miliarde dollare nga ish i parapelqyeri i tij, nderkohe qe thote se qe nga ai cast nuk i ka folur me me goje. Tani vone, Abramovici sherbeu si krahu i djathte financiar i Putinit ne ceshtjen Jukos per ta bere te parrezikshem Mihail Khodorkovskin, me te fuqishmin e oligarkeve para arrestimit te tij ne tetor te vitit 2003.

    I ndikueshem dhe i shkathet, per momentin Abramovici eshte nje lloj shenjterie ne oborrin e car Putinit. Megjithese ne vitin 2000 u zgjodh me 92% te votave si guvernator i provinces se Cukotkas, ne Siberi, mesa duket ai nuk ushqen asnje ambicje politike. Por megjithe mbrojtjen e Putinit, Abramovici – tashme nen dritat e prozhektoreve- po sulmohet gjithnje e me shume si ne Rusi ashtu edhe jashte saj. Berzh-i (Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim) i kerkon kthimin e nje huaje prej 12,8 milione eurosh, nje pjese te se ciles ai e ka perdorur per qellime vetjake. Gjithashtu, emri i tij eshte renditur mes perfituesve te shumte te pervetesimit te fondeve te FMN-se ne vitin 1998 (gjithsej 4 miliarde dollare). Se fundi, ka disa muaj qe Sergej Stepashim, ish kryeminister ne kohen e Jelcinit dhe kryetar i Gjykates se Llogarive, e akuzon se ka perfituar nga statusi i tij si guvernator i Cukotkas per t’i bere te mundur Sibneftit qe te kurseje 381 milione euro tatime. Por keto probleme nuk e kane shqetesuar shume Abramovicin, te pakten tani per tani. “Akuzat e Berzhit jane te pathemelta. Por gjithesesi, shumat qe i kerkojne jane qesharake ne krahasim me pasurine e tij”, shprehet zedhenesi Xhon Men. Te qenit kurtizan i nje njeriu te famshem si Putini ka te mirat, por edhe te keqijat e veta. Ja si shprehet Berezovski: “Une nuk e di nese Abramovici eshte njeriu i Putinit apo nese eshte Putini njeriu i Abramovicit. Shume vete ne Rusi e urrejne Abramovicin. Por persa kohe qe Putini eshte ne pushtet, ai eshte ne rregull. Nderkohe qe diten qe Putini do te bjere nga froni, Abramovici do te humbase gjithcka”.

    Perktheu: Luiza Prifti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Perfaqesusit e Abramovic u takuan sot me ata te Interit dhe Milanit .

    Takimi me Milanin u be per Crespon . Gjithcka u la per ditet ne vazhdim .Nderkohe qe prokuratori i Crespos deklaroi , qe Crespo do rrije edhe 1 vit hua tek Milani .
    Kesaj rradhe Chelsi nuk do paguaje nje pjese te rroges , por Crespo do ule rrogen qe do paguhet e gjitha nga Milani.

    Takimi me Interin per Veron. Pas takimit Morati deklaroi qe u arrit marreveshje midis 2 klubeve. Gjithcka tani eshte ne duart e Veron , nese do rrije tek Interi apo do ritkthehet ne vendlindje , ne Argjentine.

    Akoma flitet per nje super oferte te Chelsit per Gilardinon .Une personalisht e kam thene qe eshte e pamundur , sepse Gilardino eshte blere me kohe nga Milani.

    Nderkohe qe Chelsi vazhdon te mbaje nen kontroll merkaton e Spanjes.Kerkon te marre Fernando Torres dhe nese eshte e mundur Eto'o.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Keq o kur te len mendja, e me duket se ketij Abrami i kane ikur trute per dardha.
    Nuk jepen dhe aq para, jo. Po ai ia di me mire vetes hallin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    "Martesa'' e sukseshme Abramovic-Chelsea,me teper sesa simpatizante mbolli gjate rruges se tyre futbollistike njerez qe qe i "urrejne" ne kuptimin figurativ te fjales.
    Pse? ne ishullin e mbretereshes jane te shumta.
    Dite me pare Tottenham largoi nga puna drejtuesin teknik Frank Arnesen pasi u gjet te bisedonte me Chelsea pa marre aprovimin e ekipit.
    Nese kesaj meseleje do ti shtonim edhe bisedimet ne mes te sezonit me ton Ashley Cole.atehere kampionja e re e Anglise rrezikohet te filloje sezonin e ardhshem me -3 pike.
    Nese veretete mendojne se me thaset e Abramovicit mbushur me rubla munt te blejne gjithcka duke shkelur edhe mbi rregulla dhe ligje,atehere Chelsea shendrrohet nga me te shumtet ne nje ekip antipatik.
    Gjuha e nxehte e Mourinho ndaj gjyqtarit Andres Frisk,dhe trajnerit Rajkard,fyerjet dhe shprehjet raciste kunder Eto'o,takimet e ndaluara ne restorante te Londres me Rio Ferdinand,deklarat e Mourinho ne gjysemfinalen e League Cup kunder gjyqtarit qe sipas tij bisedonte perzemersisht me Fergusonin,historia e gishtit te heshtjes se portugezit ndaj tifozeve te Liverpoolit,nuk ndihmojne ne nje imadh qe do te respektohet.
    Koka drejtuese e Chelsea Peter Kenyon,deklaronte se historia nuk blihet,Chelsea duhet ta fitoje ne fushen e lojes me tituj.
    Atehere mire do benin blute e Mourinho dhe Abramovicit,te mesonin se me leke jo vetem historia por as respekti nuk blihet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 08-06-2005 mė 22:36
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Chelsea - Kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 10:46
  2. CHELSEA kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 15:10
  3. Chelsea Hotel
    Nga flurans ilia nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 06:13
  4. Grupi A - Kualifikohet CHELSEA (1) dhe BARCELLONA (2)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 14:58
  5. Bayern Munich vs Chelsea - (Ndeshja e kthimit)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •