Albo, nuk te falen gabime te tillaPostuar më parë nga Albo
! "Koncerti i Europes" (jo Eurovizion) se Meternikut eshte term qe perfaqeson balancen e krijuar ne Europe pas Kongresit te Vienes (1814-1815.) Ky "Koncert," balance pushteti beri te mundur qe ne nje menyre apo ne tjetren, u evituan konflikte te medha ne Europe deri ne fillim te shek. 20, dmth LIB. Pra i bie, nja 100 vjet, relativisht paqeje dhe pa xhandar ne koke.
"Perandori", nuk ka asnje te keqe ta perdoresh kete term, nuk vuaj nga idealizmi i terperm, perkundrazi. Jam nxenese e rrymes se realizmit, por realizmit Bismarkian, ose me konkretisht sot e Mersheimer. (Te keshilloj t'i hedhesh nje sy librit te tij "The Tragedy of Great Power Politics.")
Por ama, kur flasim per perandori duhet te kemi parasysh historine, psh, pasojat e Pax Britanica qe akoma po i vuajme sot (lemshin qe bene me mandatet ne Lindjen e Mesme, Indi-Pakistan etj.) Sic e the dhe vete, duhet te shohim te dyja anet e medaljes.
Persa i perket pergjigjes tende per Amerikanet Native ........ miliona te vrare por miliona te pasur?????? Albo, me vjen keq kur lexoj dicka te tille nga nje njeri me intelekt te kalibrit tend. Popullesia "Indiane" ne US eshte rreth 4 milione (duke perfshire dhe ate te Alaskes) dhe perben nje nga shtresat me te varfera te popullesise amerikane. Dy-tre fise marin nje therrime nga te ardhurat e kazinove, te tjeret sidomos ne Jug, apo Jug-Lindje, vazhdojne te jetojne neper "rezervacione" ne kushte mjaft negative. Perse nuk beri buje vrasja e 9 nxenesve para disa muajsh ne nje rezervacion ne shkolle te mesme (nga nje nxenes tjeter) ashtu sic beri buje vrasja ne "Columbine"??? Pyetje retorike kjo. Nr. 2 i vdekjeve ndermjet Nativeve eshte vetevrasja .... besoj e kane nga "pasuria e madhe"?!!!!
Berlinasit shkaterruan murin ne 1989, jo te bashkohen me US, por me Gjermanine, me Europen. E njejta gje per vendet e tjera te Europes se Lindjes. Roli pozitiv i US, propaganda ndermjet "Zerit te Amerikes" etj, eshte i pakontestueshem, por ne fund te fundit, zinxhiret e komunizmit u hodhen poshte per te marre fryme te lire, te lire ne Europe.
Nje Europe e bashkuar, ka qene nje enderr, nje nocion, qe ne nje menyre ose ne tjetren, u aplikua qe nga Cezari, apo dhe aventuriere te tjere ne Europe, si psh. Napoleoni. Sot eshte domosdoshmeri gjeopolitike, dhe ekonomike.
Krijoni Kontakt