Deshtimi i Shrederit dhe Fisherit

E Diele, 12 Qershor 2005

Shtypi nderkombetar komenton refuzimin e deshires gjermane per nje vend te perhershem ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Mospercaktimi i qendrimit te SHBA ndaj deshires se Gjermanise per nje vend te perhershem ne Keshillin e Sigurimit komentohet ne mediat e huaja, si nje deshtim i politikes se jashtme gjermane, qe gjithashtu i ka kushtuar koalicionit qeverises nen drejtimin e Kancelarit Shreder. SHBA deri tani jane kunder antaresimit te perhershem te Gjermanise ne Keshillin e Sigurimit.

Gazeta e Milanos "Corriere della Sera" komenton: "Tani per tani ne Amerike i thuhet 'jo' antaresimit me vend te perhershem te Gjermanise ne Keshillin e Sigurimit. Per ministrin e jashtem Joshka Fisher dhe kancelarin Gerhard Shreder ky eshte nje deshtim qe peshon rende tani ne sfondin e diskutimit per zgjedhje te parakohshme". "Kritiket e qeverise amerikane dyshojne, se Presidenti i SHBA Bush nuk ia ka falur Shrederit rezistencen kunder luftes ne Irak, pavaresisht nga te gjitha shprehjet e miqesise. Por ne shtepine e bardhe theksohet, se presidenti ende nuk ka marre nje vendim perfundimtar dhe se konsultimet me aleatet po vazhdojne", shkruan "Corriere della Sera".

E perditshmja e Romes "La Republika", e quan kete si "fundi i nje endrre": "Nuk do te kete reforme te Keshillit te Sigurimit me pranimin e kater vendeve Gjermania, Japonia, Brazili dhe India, keshtu thuhet ne Pekin". "Kina ka hyre ne ring me gjithe forcen e vet te influences, si nje antare e Keshillit te Sigurimit me te drejte vetoje. Qellimi i saj eshte natyrisht qe te bllokoje ambicjet japoneze", shkruan "La Republika".

Ndersa gazeta ruse "Komersant" shtron pyetjen: "Nese numri i vendeve antare te Keshillit te Sigurimit, edhe i atyre me vend te perhershem, do te rritet atehere sa do te jete ne gjendje te drejtohet ky forum? Mos ndoshta OKB-ja do te rikthehet ne formen e meparshme te bashkimit te popujve, ku te gjithe ishin te barabarte dhe asnje problem nuk zgjidhej? A munden valle Nigeria dhe Brazili me perpjekje te perbashketa te parandalojne nje konlfikt ne Lindjen e Mesme apo te lagrte? Per strukturat burokratike kalimi nga 15 ne 25 cenon kufij qe kane te bejne me vendosje fatesh", veren komentatori i se perditshmes "Kormersant".