Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Liderët e Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetje nga Qeveria e Kosovës për avancimi

    Liderët e Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetje nga Qeveria e Kosovës për avancimin e proceve poltike në rajon

    Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit dhe deklaratës së Kuvendit Komunal të Preshevës e deri më sot, në Luginën e Preshevës proceset politike kanë shënuar një zhvillim shumë të ngadalshëm. Qeveria e Kosovës mbështet liderët e Luginës së Preshevës në avancimin e të drejtave të tyre individuale dhe kolektive. Ajo premtoi se do të ngris çështjet e pazgjidhura para Qeverisë së Beogradit, por edhe faktorit ndërkombëtar

    Shkruan: Fehmi Ramadani

    Proceset politike në Luginën e Preshevës kanë shënuar një ngecje të dukshme. Që nga përfundimi i luftës dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, Qeveria e Beogradit nuk ka bërë ndonjë hap më serioz në përmbushjen e obligimeve që ka ndaj faktorit shqiptare, por edhe atij ndërkombëtar. Për veç formimit të “Policisë multietnike” dhe disa veprimeve krejt të parëndësishme, ajo nuk i ka përmbushur kërkesat e shqiptarëve të këtij rajoni.

    Rasti më drastik i eskalimit të situatës ishte vrasja e fëmiut 16 vjeçar Dashnim Hajrullahut nga Rahovica e Preshevës, i cili u vra në Miratoc vetëm pse deshi të shkonte te e ëma e tij në Vaksincë të Kumanovës. Siguria në rajon është ende e brishtë për shkak të grumbullimit dhe stacionimit të forcave të shumta ushtarake e policore serbe.

    Sipas Marrëveshjes së Konçulit të të vitit 2001 dhe së fundi kërkesës së Kuvendit Komunal të Preshevës, Qeveria e Beogradit është e obliguar që t’i plotësojë të gjitha kërkesat e shqiptarëve në rajon. Ajo është e obliguar që së bashku me liderët e Luginës dhe bashkësinë ndërkombëtare të punojë në drejtim të demilitarizimit të rajonit, amnestisë për të gjithë pjesëtarët e UÇPMB-së e ktihimin e tyre në shtëpi, kthimin e të gjithë të shpërngulurve nga vendbanimet e tyre, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe kapitalit, përdorimin e simboleve kombëtare, përdorimin e gjuhës shqipe, shkollimin në gjuhën amtare, investimet në ekonomi, investimet në infrastrukturë, si dhe inkuadrimin e shqiptarëve në të gjitha segmentet e jetës administrative e politike.

    Edhe përkundër kërkesave të Kuvendit Komunal të Preshevës që të demilitarizohet rajoni dhe që për sigurinë e rajonit të përkujdeset policia vendore, kjo kërkesë sikur ka rënë në vesh të shurdhër te Qeveria e Beogradit. Mirëpo, habit fakti edhe për indiferencën e faktorit ndërkombëtar dhe mostrysnisë së tyre ndaj saj, në drejtim të ç’tensionimit të gjendjes dhe krijimit të sigurisë së plotë në rajon për të gjithë qytetarët e saj.

    Gjithashtu, duhet theksuar deri më tani shum pak është punuar në drejtim të kthimit të popullatës së shpërngulur, sidomos nga rajoni i Medvegjës, Malësisë së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës. Edhe pse kanë kaluar 4 vjet nga lufta shumë fshatra mbetën të boshatisura nga banorët e saj. Qeveria serbe nuk ka treguar interesim për kthimin e banorëve në vatrat e tyre. Vetëm falë ndihmës së disa shoqatave dhe donatorëve ndërkombëtare është mundësuar kthimi i disa familjeve shqiptare. Pjesa dërmuese e banorëve të këtyre vendbanimeve ose kanë kërkuar strehim nëpër shtetet e e evropës, ose gjinden në Kosovë e gjetiu.

    Kjo punë nuk do koment, derisa UNMIK-u në Kosovë vë kusht para Qeverisë së Kosëvës dhe miraton standardet për të ikurit serb, këtë gjë, sigurisht se faktori ndërkombëtar duhet bërë edhe ndaj Qeverisë së Beogradit për kthimin e shqiptarëve në këto vise, sepse standardet vlejnë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët.

    Po ashtu, me rëndësi është të theksohet çështja e amnestisë së ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, të cilat një pjesë e tyre për shkak të sigurisë nuk guxojnë të kthehen nëpër vendbanimet e tyre. Kjo çështje siç duket ende ka mbetur temë e mbyllur e për qeveritarët serb. Edhepse dekjlarojnë se të gjithë ish pjesëtarët e UÇPMB-së janë të amnestuar me ligj, realiteti tregon të kundërtën. Deri më tani në proceset e montuara disa prej tyre janë arrestuar, ndërsa një pjesë e tyre bredhin nëpër Kosovë duke mos guxuar të kthehen në vendet e tyre.

    Lëvizja e lirë e njerëzve dhe kapitalit është një problem tjetër që dëshmon se Qeveria serbe nuk ka ndërruar kursin e regjimit të Milosheviqit. Përmes këtij kufizimi të lëvizjes së lirë ajo tenton të kontrolloj çdo gjë në rajon. Sot e kësaj dite nuk lejohet të qarkullohet me dokumentat e UNMIK-ut, as popullata e këtij rajoni, por as kosovarët të cilët kanë familjet e tyre andej. Vlen të përmendet edhe lëvizja e kapitalit dhe investimet në rajon. Rasti më eklatant i shkeljes së të drejtës elementare për të punuar dhe vepruar është ai i Nexhat Behlulit, bisnismen nga Lluçani, i cili e fitoi tenderin për blerjen e fabrikës së tjegullave në Vlladiçin Han, por Qeveria serbe kishte anuluar tenderin, sepse paraqiste rrezik për rajonin blerja e një fabrike nga një bisnismen shqiptar. Ekonomia e këtij rajoni është duke u shkatërruar pamëshirhsëm. Qëllimi është që të mos krijohet klimë investuese për banorët e rajonit. Në bazë të informatave deri më tani nuk është privatizuar asnjë firmë shtetërore, që bisnismenët shqiptar të mos u mundësohen të mirren me aktivitete ekonomike. Kështu që, biznismenët shqiptar janë të detyruar ta lëshojnë rajonin dhe të kërkojnë tregje të favorshme diku tjetër për zhvillimin e biznesit të tyre.

    Ndërkaq, sa i përket përdorimit të simboleve kombëtare dhe shkollimit në gjuhën amtare, si dhe ndryshimin e teksteve mësimore, pothuajse edhe në këtë çështje gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi. Për veç se kanë filluar punën disa mediume lokale të ndihmuara nga bashkësia ndërkombëtare, asgjë tjetër nuk është punuar në këtë drejtim. Ende nuk lejohet përdorimi i lirë i simboleve kombëtare nëpër institucionet e shtetit. Duhet theksuar se në këto treva përdorimi i simboleve kombëtare gjithmonë ka qenë i lejuar dhe rregulluar me ligj. Mirëpo, me ardhjen e Milosheviqit në pushtet shumë të drejta të shqiptarëve ishin cunguar. Andaj Qeveria serbe duhet të ndërrojë kursin e kësaj politike dhe t’i mbështesë proceset e filluara demokratike në rajon e më gjerë. Sepse kjo është në të mirë të vetë Serbisë, që më në fund të bëhet shtet demokratik dhe i pranuar në Evropën e Bashkuar.

    Liderët e Luginës së Preshevës, kohë më parë kishin vizituar ndaras institucionet e Kosovës dhe ato kishin njoftuar lidhur mbi ngecjen e proceseve politike dhe gjendjen e e përgjithshme në rajon.

    Ata pasi që kishin ngarendur problemet me të cilat ballafaqohet rajoni i Luginës së Preshevës, nga krerët e këtyre institucioneve kishin kërkuan mbështetje dhe sensibilizim më të madh të problemeve të tyre para bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë serbe.

    Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, liderëve të Luginës u kishte premtuar se Qeveria e tij do të bëjë çështë e mundur që të ndikojë te pala serbe, por edhe te bashkësia ndërkombëtare që shqiptarëve të këtij rajoni t’i respektohen të drejtat individuale dhe kolektive. Gjithashtu, ai u dha mbështetje dhe premtoi se do të ushtroj autoritetin e tij se do të ngrit zërin për sensibilizimin e këtyre çështjeve para opinionit ndërkombëtar, në mënyrë që të ushtrohet trysni ndaj Qeverisë së Beogradit për zgjidhjen e problemeve të Luginës së Preshevës. Edhe kryeparlamentari Nexhat Daci u kishte premtuar liderëve të Luginës se do të punojë ngjeshur për t’i ndihmuar këtij rajoni në zgjidhjen e problemeve të tyre. Në fund u tha edhe përkundër ngecjes së proceseve demokratike në rajonin e Luginës së Preshevës do të punohet në lëvizjen e këtyre proceseve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Atashetë ushtarake të Unionit Europian kërkojnë zgjidhje të shpejtë të situatës në Lu

    Atashetë ushtarake të Unionit Europian kërkojnë zgjidhje të shpejtë të situatës në Luginën e Preshevës

    Bujanoc, 11 maj
    Prefektët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Nagip Arifi, Riza Halimi sot në Bujanoc u takuan me atashetë ushtarake të ambasadave të Unionit Evropian në Beograd, të kryesuar nga Atasheu Holandez. Në këtë takim është biseduar rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon, kurse atashetë ushtarak u njoftuan me incidentet e fundit që kanë ndodhur në Luginë të Preshevës, duke u nisur nga vrasja e të miturit Dashnim Hajrullahu.

    Pas takimit kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në një deklaratë dhënë, «Botës sot», theksoi se, «përfaqësuesit e ambasadave janë të njoftuar me rastet e ndodhura dhe e përcjedhin situatën e këtushme përsëafërmi kështu që pritet të bëjnë trysni në organet republikane që situata sa më shpejt të stabilizohet në rajonin e Luginës së Preshevës». Nga ana tjetër prefekti i komunës së Preshevës, Riza Halimi, tha se, «ambasadat e Unionit Evropian në vazhdimësi e përcjellin situatën politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, dhe kësaj radhe rajonin e vizituan atashetë ushtarake të këtyre vendeve. Sipas Halimit, ishte kjo një bisedë frytdhënëse dhe bashkëbiseduesit ishin ndarë të kënaqur me bisedat e zhvilluar në këtë takim, dhe paralajmëroi vizitën e zyrtarëve nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rajonin e Luginës së Preshevës. Se sa do të ndikojnë vizitat e këtyre delegacioneve në përmirësimin e situatës politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës, kryetari i Preshevës tha se, «unë mendoj se në këto momente qëllimi kryesor i gjith përfaqësuesve diplomatik të shteteve më të rëndësishme, shteteve që kanë mundësi të ndikojnë pozitivisht në përshpejtimin e proçesit politik dhe funskionalizimi u grupeve punuese në kuadër të Trupit Koordinues që sa më shpejt të arrihen rezultate konkrete», Në këtë drejtim, shtoi më tej Halimi, «të arsyetohet vet rekonstruimi, renovimi, riaktivizimi i Trupit Koordinues dhe që sa më shpejt të plotësohen obligimet që dy qeveritë i kanë marë me planin dhe programin që e kanë aprovuar qysh në shkurtin e vitit 2001, program ky i cili me masat e fundit, në fillim të këtij viti është në një fazë të dytë tri vjeçare, 2005-2007, dhe këtu shihet se është një interesim shum i madh që periudha e dytë tri vjeçare të jetë sa më e suksesshme».
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •