Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 91
  1. #1

    Danimarkë vs Shqipëri




    NJOFTIM


    Tifozet nga Frankfurti, Hamburgu dhe München do te udhetojne per ne Danimarke qe ta perkahin kombtaren tone ne ndeshjen e Kombetares me 8 Qershore 2005. Cilido qe ka deshire te ju bashkangjitet mund te lajmrohen tek keta persona:

    Franfkurt: e-maili: info@tifozat.com
    Hamburg: e-mail: gezim@tifozat.com
    München: e-mail: a_shabanius@yahoo.com

    Per cdo informacion mund te kontaktoni, ne keto adresa. Nese ka te interesuar edhe nga qytete te tjera, mund te na lajmrojne tek info@tifozat.com ku ne do te postojme ketu informatat e duhura.


    Të gjithë të interesuarit nga Danimarka dhe nga shtetet e tjera,të cilët dëshirojnë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje,rezervimin e biletave mund të bëjnë tek Samet Rasimi në këtë adrese e-mail: srasimi@hotmail.com


    Foto nga tribuna e stadiumit si dhe baza grafike e stadiumit: tribuna, Plani

    Për rezervim do të dërgoni të dhënat individuale (personale) emrin mbiemrin si dhe moshën.


    Takimi i tifozeve qe kane deshire te bejne pak atmosfere, sic i ka hije tifozave do jete tek sheshi ne Kopenhagenit: RÅDHUSPLADSEN . Aty do te mblidhen tifozat „Dardanet“ me 8 qershore 2005 ne oren 15:00.

    Ja foto nga sheshi: foto-1, foto-2, foto-3

    Gjithashtu do kete vendtakim tjeter ne nje palester sportiv:

    RYPARKEHALLEN
    RYPARKENS IDRAETSANLAEG
    LYNGBYVEJ 110
    2100 KØBENHAVN N
    DANMARK

    Bashkangjituni pra tifozave „Ultras - Dradanet“ per te kaluar nje dite festive, dhe per te mbeshtetur kombetaren kuq e zi.



    DARDANET KRUSHQIT E KOMBETARES
    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  2. #2
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Danimarke vs Shqiperi

    Diten e merkure date 8/06/2005 ne oren 20:00 ne Danimarke luhet ndeshja Danimarke vs Shqiperi mund te leni komenetet tuaja dhe te flisni per kete ndeshjen e ardheshme.

    FITORE KUQ E ZIVE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Hajt ishalla ka sukses komtarja jone sikur me gjeorgjine
    M&M

  4. #4
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Nje barazim ne Danimarke do ishte rezultat historik per ekipin tone ,duke pasur parasysh qe me ekipe te nivelit te larte jashte fushe gjithmone jena shkep !!!

    Mos harrojme se bosnja hercegovina vitin qe kaloi i dha nje leksjon danezve 2--0 mrena ne kopenhagen ,kshu qe cdo gje eshte e mundur edhe per neve ,shpresojme qe edhe fati te jete me neve ,gjithmone nevojitet ne ndeshje te m'dhoja !!!

    forca cuna ,nderoni kombin dhe miliona shqiptare qe syte i kan vetem tek ju !!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 05-06-2005 më 09:12

  5. #5
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Lidhur me temen , te mundesh nje ekip si Danimarka me 5 milion banore nuk eshte fitore historike.
    Eshte e vertete qe danezet jane ekip i forte dhe vazhdimisht marrin pjese ne Europiane dhe Boterore por gjithsesi ata nuk jane Anglia , Italia apo Gjermania.
    Ky eshte problemi me ne shqiptaret , ne kemi ket lloj mentaliteti humbesi prandaj na rrafin gjithmone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bledari : 05-06-2005 më 13:32

  6. #6
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Ne mezi mledhim 11 veta me lujt me komtaren ky m'thote mu te rrafesh danimarken s'osht fitore historike ,kur ke fitu noi her jashte fushe qe s'te dukeshka ty fitore historike nqf se arrijme 1..... apo harrova une kena rraf kazakistanin ene moldavin ,,,,,,,,,,,,amon mer plak ne t'morim i barazim kush o si neve ,se fitore me ate mrojtje bloz qe kena ,ska shons !!!

    hajt shnet

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Danimarka e` un piccolo, grande paese -thone italianet (Danimarka eshte nje vend i vogel, i madh).

    Me perpara nuk kemi pasur asnje sanc te mundim Danimarken, por tani un besoj se kemi. Danimarka e tanishme po kalon nje krize, kjo u duk edhe kur u mund ne Greqi, barazoi me Gjeorgjine, me Turqine atje, u mund nga Ukraina.

    Plus qe Danimarka ka sance thjesht teorike per tu kualifikuar dhe loja ndaj nesh do jete nervoze. N.q.s hyjme pa frike ne loje, dhe na ecen fati eshte e mundur cdo gje. Mos harroni se dikur barazonim ne Norvegji, me nje ekip shume me te dobet se sa i tanishmi.

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Danimarka e ta tradit suksesin ne futboll dhe njifet si vend i vogel por ne futboll njifet i madh. Neshja te merkuren do te jet shum e veshtir per neve. Danimarkes i duet fitorja sesben edhe sepse ka 1 ndeshje me pak. Per neve barazimim do ishte mrekulli.

  9. #9
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Do jetë ndeshje shumë e vështirë kjo me Danimarkën.Si tha dhe Titi më sipër,shance për fitore janë shumë të pakta,që të mos them skemi fare.Të mos harrojmë se Danimarka ishte ekipi që na theu redordin e moshumbjeve në Qemal Stafa.
    Sido që të jetë do të desha ti uroj çunave shumë suksese të mërkurën,por me thënë të drejtën dhe më një barazim do jem super i kënaqur.Le të mos harrojmë që Danimarka është ekip skandinavez dhe dihet si luajnë ekipet skandinave kështu që çdo rezultat pozitiv është i mirpritur.Shancet tona për kualifikim nuk ekzistojnë më,prandaj dua të besoj që çunat do luajnë pa stres,dhe ishallah na bëjnë ndonjë suprizë të këndshme.

    Sa për mentalitetin humbës që kena e kemi diskutuar,dhe pak a shumë jam dakort më Jost.

    Urime pra të mërkurën...

    Gjithë të mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 06-06-2005 më 06:22
    .........................

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Beosojme se do te nxjerim nje pike!
    Besoj ne kete sepse Danimarka eshte shume e sigurte se do na rreh dhe ai siguritet i tyre do ju nxjer problem, mandej tanet pasi rrehen ato ruset e Gjeogjise jane pak me ne vullnet dhe do japin maksimumin ne terenin danez ku dihet se do kete me mijera shqiptare ne stadium...

    Perpara Shqiperia...
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Davius

    Ky "gëzimi" ynë mbas çdo ndeshje na shkatërron.Kujtojmë mbas çdo fitoreje se jemi "Kampionat e botës" dhe se nuk ekziston ekip të na mundi.Nuk fitohen ndeshjet me deklarata o shoku."Rusët" e Gjeorgjisë për 10 minuta na futën dy gola plako,kjo tregon shumë.Të mos fluturojmë më pras në s.më,siç thotë populli.Të shikojmë realitetin....

    Është ndeshje shumë e vështirë,që të marrësh rezultat pozitiv nga kjo ndeshje mund të konsiderohet si një rezultat historik për Kombëtaren.
    .........................

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    Nuk ndeshjet me deklarata o shoku.
    Edhe ne e dime se nuk fitohet nje ndeshje duke bere blla blla neper TV, Gazzetta apo neper forume, por dicka eshte e sigurte se pas humbjeve nga Ukraina dhe Danimarka ne Qemal Stafa, Shqiperia rra ne nje presion psiqiik dhe kjo fitore ishte si nje motiv per te menduar se do kudo jane diku ne nje forme...

    Sikur te delnim edhe nga kjo ndeshje me disfate ose baraz, atehere do te ishte mire te mosh shkonim hic ne Danimarke sepse dihej se do rreheshim shume...

    Por nejse mos te devijojme nga tema, i urrojme fat kombtares diten e ndeshjes...

    Mbetesh nga une i pershendetur personalisht miki_ro
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Pse eshte rezultat historik te mundesh Danimarken qe ne e kena rraf nje here per eliminatoret e Europianit ne 1963?
    Ti shef kroatin shkon ne Bullgari e ja can mitren Bullgarit ne Sofie 3-1 pa asnje lloj frike.
    Leje ca ka bo kombtarja me perpara por te perqendrohemi se cfare mund te bejme tani se kohet kane ndryshu e kemi lojtare qe luajne ne ligat te medha ne Evrope.
    Si do fitojme ndonjehere jashte ne kur shpresojme maksimumi barazimin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga FЯODO : 06-06-2005 më 08:39

  14. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nga saiti www.uefa.com mora vesh se ndeshja do te gjykohet nga nje treshe suedeze.

    Nuk me duket e drejte !!

  15. #15
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Aq me mire per ne QERIMO swedest me danezt jan si mocja me miun ,kshu qe s'besoj se do kemi noi problem me albitrin !!!

    forca cuna

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur behet kjo ndeshja albania -danimarka.. cfar ore dhe dite dhe a jep televizori?

  17. #17
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Brari
    kur behet kjo ndeshja albania -danimarka.. cfar ore dhe dite dhe a jep televizori?
    Te merkuren ne oren 22 me oren e Danimarkes.

    Po e jep televizori. BBC 2, premiere, eurosport (keshtu me duket por nuk jam i sigurte).

  18. #18
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Po te fitojme ne Danimarke, do te kualifikohemi ne kampionatin boteror.

  19. #19
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Qerimo...Avash me ate boterorin ...
    Nje barazim do ishte mrekulli per ne ...

    Negative per ne eshte se Danimarka nuk lozi te shtunen dhe eshte e frsket...

    Pozitive per ne eshte se danezet do jene nervoz , se duhet te fitojne patjeter...gjithashtu ne nuk kemi cfare te humbim dhe do lozim lirshem[shpresoj]...
    Ama po hengrem gol shpejt mbaroi loja...

    Shpresoj mos e jep MediaAlb ndeshjen...aty e pashe me Gjergjine...
    Kam nje shprese edhe tek SportItalia...sepse nuk ka ndeshje te tjera te rendesishme kete jave...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  20. #20
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kopenhagen, aty ku mblidhen shqiptarët

    Tifozë nga Kosova dhe diaspora do të ndjekin ndeshjen e përfaqësueses "live" në "Parken"

    Kopenhagen, aty ku mblidhen shqiptarët

    Kuqezinjtë, 2000 bileta nga Federata Daneze e Futbollit


    Nga Muhamed Veliu
    Korrespondent i Londrës
    Gaeta Shqiptare

    Kuqezinjtë nesër në ndeshjen kundër Danimarkës nuk do të jenë vetëm. Ata do të mbështeten fuqishëm nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë disa kohë që po përgatiten për këtë ndeshje. Pararojë e tyre do të jetë grupimi tashmë i mirënjohur për të gjithë "Tifozat Kuq e Zi", të udhëhequr nga motoja "O sa mirë me qenë shqiptarë". Nëse zbrazësia e shkallëve të stadiumit "Qemal Stafa" i motivoi djemtë e Brigelit për të fituar ndaj Gjeorgjisë, prezenca e pritshme e gati 2 mijë shqiptarëve në stadiumin "Parken" të Kopenhagenit pse jo mund të shërbejë si një arsye më shumë për ta mbyllur ndeshjen me një rezultat pozitiv të shumëdëshiruar nga të gjithë.

    Mbështetja

    Pavarësisht se shpresat e kombëtares sonë për të shkuar në Gjermania 2006 janë shuar, entuziazmi dhe mbështetja e tifozëve të zjarrtë Kuq e Zi nuk e ka pësuar këtë fakt. Këtë e konfirmojnë vëllezërit Rugia. Njëri prej tyre, Andi, shprehet qartë se mbështetja ndaj kombëtares kurrë nuk do t'i mungojë. Ai tha: "Fakti qe ne po marrim rrugët nga të katër anët e Europës për të përkrahur ekipin kombëtar në Danimarkë, si dhe prezenca e tifozëve Kuq e Zi në Tiranë me ndeshjen kundër Gjeorgjisë (fatkeqësisht jashtë stadiumit në Qytetin Studenti) treguan që ne do të vazhdojmë ta mbështesim kombëtaren, pavarësisht që tani nuk jemi pretendentë për të hyrë në finale. Ne ia kemi vënë qëllim vetes që kombëtaren nuk do ta lëmë asnjëherë vetëm. Dua të theksoj se nuk i gjëmojmë kombëtares për të parë ata lojtarë që e meritojnë dhe nuk e meritojnë të jenë në ekip, por ne shkojmë për ekipin kombëtar, për Shqipërinë. Do ta quaja obligim jo vetëm të grupimit tonë, por edhe të tifozëve të tjerë mbështetjen dhe inkurajimin e kombëtares". Meqenëse ndeshjet e mbetura për t'u luajtur janë në Tiranë, Tifozët Kuq e Zi premtojnë se si gjithmonë shkallët e "Qemal Stafës" do të "vishen" kuqezi dhe suporti do të jetë maksimal për djemtë e Brigelit, për të cilin thonë se ka filluar të hedhë themelet e një ekipi kombëtar, të cilit i mbetet edhe shumë për të bërë.

    "Tifozat Kuq e Zi"

    "Tifozat Kuq e Zi" janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërinë për disa vite me radhë, në ndeshjet e saj në vend dhe në mbarë Europën. Pas Shkodrës dhe Tiranës, Kombëtaren kuq e zi ata e kanë shoqëruar edhe në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Genève dhe në shumë stadiume tjera anë e mbanë Europës. "Është kënaqësi e veçantë kur shikon me mijëra shqiptarë nga trojet etnike të bashkuar, duke përkrahur Kombëtaren shqiptare, dhe duke shijuar së bashku rezultatin e fitores, siç ishte ajo me Greqinë në Tiranë" thotë Gentiani, tiranasi që banon në Londër, i cili e ka ndjekur kombëtaren hap pas hapi në të gjithë Europën.

    .................................................. .........
    Muhamed Veliu
    London based Correspondent.
    "GAZETA SHQIPTARE" Daily Newspaper
    "NEWS 24" TV Station
    "SHQIP" magazine
    Tirana, Albania
    "EXPRESS" Daily Newspaper
    Prishtina, Kosovo
    EMAILveliu@hotmail.com,vpressuk@yahoo.co.uk
    www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
    www.gazetaexpress.com
    www.revistashqip.com
    .................................................. .........

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •