Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 91
  1. #41
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Si nuk i degjova njehere te thone "Shkojme per fitore, te dale ku te dale, duam te japim shpirtin ne fushe dhe do vdesim atje, po do provojme te marrim 3 pike, prandaj do bejme loje sulmuese. Po humbem te pakten do themi qe provuam". Hic, shkojne per barazim e do hajne 4 petlla e s'do japin me deklarata po do shperndahen neper Evrope te marrin rrogat e fundit te vitit.
    Sheqyr që lexova diçka të jahrit nga një tifoz i Tironës. lool j/k

    Problemi është shumë i thellë dhe i gjatë për tu diskutuar.Mua më vjen çudi si kujtohemi 2-3 para ndonjë ndeshje të rëndësishme të fillojmë të diskutojmë rreth problemeve të Kombëtares.Hajde hapim një temë të hajrit edhe diskutojmë pa emocione e pa gënjyer veten.

    Problemi i futbollit tonë,nga këndvështrimi im nuk qëndron vetem tek inexistenca e infrastrukturës moderne sportive,e cila nuk ndikon vetëm në formimin e talenteve të reja por edhe në nxitjen e rinisë për të praktikuar sport performant.Mosorganizimi serioz,angazhimi i dobët i Federatës,dhe mentaliteti humbës janë vetëm disa pika që më vijnë ndër mend.Duhet,që të shpresojmë në kualifikim të fillojë punë konkrete nga ata që kanë në dorë sportin shqiptar siç tha dhe Kolombi që nga çiliminjtë që luajnë me top nëpër shkolla e deri tek lojtarët "profesionistë".Pra nuk është kaq i thjeshtë problemi sa të gjykojmë vetëm nga një rezultat pozitiv a negativ Kombëtaren.Rezultatet e lëkundura të Kombëtares vijnë si rezultat i realitetit të futbollit shqiptar.

    Na thuani një ndeshje ku të mos kemi ngel me zemrën në dorë mer minutat e fundit.Nuk luhet kështu futboll.Luaj një pjesë si ekip fantastik dhe pjesën tjetër gjuaje topin nga të jetë vetëm të largohet....
    Nuk e di nqs ka për tu realizuar ndonjë herë ajo ëndrra jonë për të shkuar në ndonjë Kampionat Botëror a Europian,ishim çiliminj e besonim se çdo gjë mund të bëhej...vitet kalojnë e shikojmë që nuk ndryshon asgjë në Kombëtaren.Kemi ngelur në vend numëro.Fitojmë një ndeshje edhe e mbajmë si "trofe"...
    Duhet të mësojmë që ekipi i madh e suksekshëm është ai që ka vazhdimësi rezultatesh...

    Ne bazohemi akoma në fitoret e 1963 (në rastin e Danimarkës),ku vemi kështu mor aman...

    Le të shpresojmë për një rezultat pozitiv sot....

    Gjithë të mirat
    .........................

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------

    Si perfundim ku do e shohim ndeshjen? Sport Italia jep grekun sot.

    Ekipin e kemi ne forme. Le te shpresojme per nje rezultat pozitiv!

    -------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Atmosfera ne Kopenhagen, pritet te jete si kjo qe ishte kohe me pare...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 08-06-2005 më 06:24
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------

    Pashe faqen www.tv2.dk dhe me sa mora vesh (me intuite se nuk kuptoja asnje llaf!) aty mund te shikohet ndeshja duke paguar nje kuote rreth 8 euro me karte krediti ...

    -----------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shqiptarët skuqin Kopenhagenin

    Të mërkurën, stadiumi "Parken" dhe rrugët kryesore në Kopenhagen do të jenë të stolisura krejt në të kuqe. Interesimi është dukshëm, gati i paraparë për këtë ndeshje nga komuniteti shqiptar që jeton në Danimarkë. Në mënyrë të organizuar, jo vetëm ata që jetojnë në këtë vend, por edhe të tjerët të ardhur nga disa vende të Europës, kanë premtuar se do të jenë përkrahja më e zëshme për kuqezinjtë, në stadiumin "Parken", ku Shqipëria përballet me Danimarkën vendëse.

    Ish-kryetari i Shkëndijës së Tetovës, Samet Rasimi, i cili jeton e vepron prej shumë vitesh në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, është edhe organizatori kryesor i tifozëve shqiptarë, si dhe kryesuesi i bisedimeve mes Federatës Daneze të Futbollit dhe tifozëve shqiptarë, për masat e sigurisë që do të merren para, gjatë dhe pas ndeshjes. "Ishte kënaqësi e veçantë, kur qindra tifozë shqiptarë po tubonin para aeroportit, me flamuj dhe rekuizita kombëtare, për t'i pritur të besuarit e Hans Peter Briegelit, - ka thënë Rasimi. - Kjo atmosferë do të ndizet në kulm ditën e ndeshjes në rrugët kryesore të Kopenhagenit. Pale më në shkallët e stadiumit "Parken", se çdo të bëjnë tifozët kuqezinj."

    Ai pohon se 2100 biletat e ndara nga organizatori janë pak për shqiptarët. "Jam më se i sigurt se ky numër do të jetë së paku dy ose tri herë më i madh, për arsye se në zyrën tonë vazhdimisht janë bërë rezervime gati nga të gjitha shtetet e Bashkësisë Evropiane, si dhe nga atdheu, e të mos flasim për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Danimarkë," - shton Rasimi.
    Sipas tij, tribuna "Coca Cola" e stadiumit "Parken" do të jetë e mbushur me shqiptarë për 90 minutat e ndeshjes.

    "Planifikohet që kjo tribunë, që gjendet në anën e prapme pas portës, të rezervohet për tifozët shqiptarë. Në kontaktet dhe takimet që patëm me drejtues të Federatës Daneze të Futbollit u bisedua për masat e sigurimit që do të merren para, gjatë dhe pas ndeshjes, që ndeshja të ndiqet në një atmosferë të qetë, korrekte dhe sportive," - përfundoi Rasimi.

    Burmi: Sporti Shqiptar
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Brigeli: Danimarka është e fortë, por...

    Edhe trajneri i kombëtares më në fund e ka thyer heshtjen në Danimarkë dhe ka vendosur të flasë në lidhje me takimin e së mërkurës me Danimarkën. Kështu, njëshi i stolit kuqezi që së bashku me ekipin vjen nga suksesi me Gjeorgjinë, është dukur optimist para ndeshjes së sotme me Danimarkën. Edhe pse kjo skuadër është shumë e fortë dhe kombëtaren tonë e ka mundur në Tiranë, Brigeli mendon se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen sotme.

    "Që të jemi realistë, skuadra jonë nuk niset si favorite në takimin e sotëm. Kjo sepse Danimarka është një skuadër shumë e fortë dhe larg nivelit të Shqipërisë, por ne do të mundohemi të bëjmë diçka. Eshtë ekipi më i fortë në grupin 2 dhe nuk e di përse ka këtë renditje. Këtu e bazoj faktin se ne nuk jemi favoritë në këtë takim. Për të tepër që ekipi i Olsenit duhet të fitojë medoemos,"? është shprehur dje trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel.
    Por ky i fundit duket se ka parapëlqyer gjendjen e tensionuar të danezëve, të cilët do të hyjnë në fushën e lojës me qëllimin për të fituar me çdo kusht.

    "Pikërisht ajo që kërkojnë danezët mund të na e lehtësojë shumë punën. Ata kërkojnë të fitojmë, ne për të marrë një rezultat pozitiv, kushdo qoftë. Do të bëjmë lojën tonë dhe do të kërkojmë që të shënojmë që në fillim. Nëse ndodh kështu, për danezët do të jetë shumë e vështirë, pasi puna e tyre dyfishohet," ? ka vijuar më tej gjermani.

    Brigeli ka folur edhe për gjendjen e grupit për takimin e nesërm. Gjermani është shprehur se do të luajë me dy sulmues dhe me një mbrojtje me 4 futbollistë. "Për sa i përket informacionit, them se kam vetëm disa enigma në krahun e majtë për të zbuluar. Për sa u përket të tjerave, mund të them me plot gojën se më në fund kam një skuadër të plotë në dispozicion. Edhe Lika është 100 për qind i gatshëm për të luajtur. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pres takimin e së mërkurës me Danimarkën," ? ka përfunduar 24 orë para ndeshjes me Danimarkën trajneri i kombëtares sonë, Hans Peter Brigel

    Burmi: Sporti Shqiptar
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    E ka thene dhe Zeus me lart....
    Sport Italia na e futi sot...do jape direkt Greqi - Ukraine ...
    Te vetmet shpresa ngelen me Medialb, e cila na nderoi heren e kaluar , kur dha ndeshjen me Gjeorgjine...
    Po nuk e dhane as ata , u pa puna do shofim greket me ukrainen...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #48
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    nje pyetje te shpejte kisha une:

    e kam te gjetur kanalin danez qe do japi ndeshjen, se i pashe programin, vetem se spo gjej dot ne cfare koordinatash ta kap ne satelit, dhe cfare sateliti do.

    kanali quhet TV2, dhe jam mese i sigurt qe ka transmetim ne satelit.

    nese, ndonjeri e ka bere gati Satelitin drejt ketij stacioni ose ndonje tjeter mund ti gjeje keto te dhena, le ti postoje ketu, qe te mundohemi ta "rrotullojme" edhe ne.

    hajt me i rezultat sa me pozitiv sonte, dhe me loje sa me te bukur.

    O sa mirë me qenë shqiptar!™

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  9. #49
    Mad,

    TV2/Danmark eshte ne satelitin Thor 2
    me frekuence 11247 tp3
    SR-FEC 24500-7/8
    SID-VPID-Audio 4-513-644
    Mirepo transmetimi eshte i kriptuar keshtu qe zor te shihet.
    Sateliti Thor 2 eshte prane atij Sirius 2/3 ku del TV3/Danmark e TV Ukraina.
    Ndoshta e jep dhe Ukraina se eshte me interes per te.
    kazakistan-Turqi me duket se u mbyll 0-6;
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-06-2005 më 13:14

  10. #50
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Me ne fund, te dhenat e kanalit TV2 Danmark i gjeta, por bashke me to kuptova qe eshte me mire te blesh nje SAT+ sesa te lodhesh posht e lart duke kerkuar per te pare ndeshjen.

    Drejtimi 0.8° W, (Thor 2), me frekuence 11247 V, TP 3. Ka sinjal dixhital dhe eshte i koduar.

    ishalla po ben ndonjeri koment live ne irc, te pakten.

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •