Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18

    Shėn Harallambi - 10 shkurt

    Shėn Harallambi

    Martiri i shenjtė Harallamb ishte nga Magnisia e Azisė sė Vogėl. Ishte prift atje pėr shumė vjet deri nė mbretėrinė e Sevirit (222-238) dhe tė udhėheqjes sė Magnisian Llukait.
    Llukai torturonte shumė tė krishterė pėr tė mohuar besimin e tyre dhe pėr t'iu falur idhujve. Nė kėtė periudhė pra, dhe Harallambi u kap nga Llukai, se ishte i informuar qė Harallambi ishte prift i tė krishterėve dhe madje me fuqi tė madhe.
    Sapo e sollėn Shenjtin para udhėheqėsit dhe e pyetėn pse pėrbuzte fenė e tė parėve dhe urdhėresat e mbretėrve, ai me guxim tha: "Unė dėgjoj dhe zbatoj urdhėresat e drejta dhe shpėtimtare tė Krishtit. Seviri shkruan urdhra tė kota, sepse urdhėron t'u falemi si perėndi idhujve tė pashpirt dhe udhėheq shpirtrat tanė nė vdekje. Vetėm Krishti fal jetė tė pėrjetshme dhe lumturi tek shėrbėtorėt e Tij dhe u shėron ēdo sėmundje shpirti e trupi". Atėherė sundimtari i tha: "Lėri fjalėt e tepėrta dhe i matur shih interesin tėnd. Falju perėndive qė tė mos provosh tortura tė mėdha".
    "Nėse nuk do tė torturohemi kėtu pėrkohėsisht, nuk mund tė trashėgojmė tė mirat e pėrjetshme qiellore", iu pėrgjigj Shenjti.


    Torturat

    E sollėn pastaj para mjeteve torturaese tė tmerrshme dhe i thanė:
    - Flijo tek Perėnditė.
    -Do Zoti, tė mos bėhem kurrė kaq i pamend sa t'u falem demonėve, tė cilėt ju respektoni. Ata janė kaq tė pafuqishėm, saqė zhduken para fuqisė sė Kryqit.
    Atėherė e zhveshėn dhe me mjete tė mprehta i ēanė mishin nga koka te kėmbėt. Ai kėmbėngulte me guxim duke thėnė: "Ju faleminderit vėllezėr, sepse duke torturuar trupin tim, pėrgatitni pėr shpirtin tim lumturinė e ardhshme dhe tė pėrjetshme, pranė Zotit tim." Shėrbėtorėt qė dėgjonin fjalėt e tij dhe e shihnin tė patundur nė vendin e torturave, i thoshin udhėheqėsit:
    "Ky njeri e konsideron ēnderimin, nderim dhe vendin e torturave, kėnaqėsi. Mos ėshtė Ai, Krishti, dhe erdbi tė na provojė, prandaj nuk ēahen mė mishrat e tij?"


    Dėnimi i udhėheqėsve-pėrndjekės

    Kur dėgjoi kėto njė dukė, qė ishte aty, u zemėrua, shau shėrbėtorėt dhe rrėmbeu vetė njė mjet torture pėr ta ēarė trupin e Shenjtit. Ia prenė tė dyja duart qė nga bėrryli dhe u varėn nga trupi i Shenjtit. Ra pėrtokė dhe filloi tė thėrrasė: "Ndihmomė, o sundimtar, sepse ky njeri ėshtė magjistar".
    Sundimtari u afrua dhe pėshtyu ne fytyrė martirin. Por, menjėherė e ktheu fytyrėn e vet nga zverku dhe shfaqi njė pamje tė frikshme. Populli u tremb nga kėto ndodhi tė tmerrshme dhe tha: "Dėbo prej nesh orgjinė e Zotit, oshėnar. Kėshtu tė urdhėron Krishti, mos ta shpėrblesh tė keqen me tė keqe, por tė falėsh sa tė urrejnė."
    Dhe oshėnari u thotė atėherė: "Jeton Zoti, Perėndia im. Zoti im i dėnoi ata si tė kėqinj qė t'ju japė juve jetėn e pėrjetshme". Atėherė, populli i drejtuar pėr nga Zoti, tha: "Mos na shkatėrro, o Zot, por na fal pėr sa kemi bėrė."
    Shumė besimtarė dhe duka i luteshin martirit duke i thėnė: "Njeri qiellor, mė ndihmo mua tė vuajturin. Ke duart e mia mbi ty dhe unė po vuaj nga dhimbjet. Mė shėro dhe nėse bėhem mirė, do tė besoj tek Perėndia yt. Shenjti iu lut Zotit duke i thėnė: "Tė falėnderojmė, o Zot, sepse na mbėshtet gjithmonė. Ndihmo dhe tani shėrbėtorėt e Tu dhe ēliroi nga tė lidhurit pėr lavdinė e emrit Tėnd tė Shenjtė."
    Atėherė u dėgjua njė zė nga qielli: "Gėzohu, o atlet Harallamb, dėgjova thirrjen tėnde dhe dėrgoj shėrim tek kėta tė parespekt". Dhe menjėherė u shėruan qė tė dy dhe duka u pagėzua nė emrin e Atit e Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė. Sundimtari nuk e ndali pėrndjekjen ndaj tė krishterėve, deri sa informoi mbretin pėr ngjarjet.


    Mrekullira - vazhdim i torturave

    Ndėrkohė mblidheshin tek Shenjti banorė tė Magnisės dhe, si rrėfenin mėkatet e tyre, pagėzoheshin. Shenjti bėnte shumė mrekulli pėrditė. Tė verbėrit gjenin dritėn e tyre, tė paralizuarit ecnin, tė vdekurit ngjalleshin. Duke parė tė gjitha kėto, sundimtari shkoi tek mbreti dhe i tregoi me hollėsi ngjarjet. Seviri, sa e dėgjoi, u zemėrua dhe bėrtiti: "Pse neglizhoni, perėndi tė pėrjetshėm dhe nuk zhdukni nga toka harbutėt qė ju pėrbuzin dhe ju shajnė?"
    Dhe dėrgoi 300 ushtarė, tė cilėt i urdhėroi tė ngulnin gozhdė nė shpatullėn e martirit dhe pastaj ta ēonin nga Magnisia nė Antiohi.
    Arritėn dhe, sipas urdhrit tė mbretit, ngulėn gozhdėt nė trupin e martirit dhe si e lidhėn nga mjekra, e tėrhoqėn. Pastaj e ēuan mbi njė kalė duke luajtur me tė. Atėherė u dėgjua njė zė qė tha: "Ushtarė pa mend, nuk shikoni se bashkė me kėtė njeri ėshtė Zoti dhe Shpirti i Shenjtė. Zgjidheni shpejt atė, qė tė zgjidheni dhe ju nga lidhje tė padukshme".
    Ushtarėt u frikėsuan dhe e drejtuan me ngadalė Shenjtin nė Antiohi qė tė mos shkelnin urdhrin e mbretit.
    Satanai mori pamjen e njė plaku dhe iu shfaq Sevirit duke i thėnė "Mjere unė, o mbret, jam mbreti i Skithisė, por erdhi nė vendin tim njė magjistar me emrin Harallamb dhe mė mori tė gjithė ushtarėt e mi. Prandaj erdha tė tė them se mos pėson dhe ti tė njėjtėn gjė."
    Seviri atėherė dha urdhėr tė sillnin Shenjtin para tij. Pastaj urdhėroi tė ndiznin zjarr dhe mbi tė njė hell, ku do tė mbėrthehej Shenjti. Por martiri nuk pėsoi asgjė. Atėherė Seviri dha urdhėr ta zgjidhnin dhe ta sillnin para tij dhe i tha:
    Mbreti i Skithisė mė bėri qė tė tė torturoja. Por, mos mė keqkupto dhe m'u pėrgjigj pėr ēfarė do tė tė pyes. Para se gjithash, sa vjeē je?
    - 113.
    - Meqenėse jetoke kaq vjet, si ndodh mos tė kesh dijen e domosdoshme pėr tė njohur perėnditė e pavdekshme, por i falesh Krishtit?
    - Pikėrisht, sepse jetova kaq vjet, njoha tė vėrtetėn dhe i falem Perėndisė sė vėrtetė.
    - Dėgjova se mund tė ngjallėsh edhe tė vdekur.
    Kėtė, vetėm i plotfuqishmi, Zoti Krisht, mund ta bėjė dhe jo njeriu.


    Shėrimi i tė pushtuarit nga demoni

    Atėherė Seviri urdhėroi pėr tė ardhur njė i pushtuar nga demoni, i cili torturohej prej 36 vitesh. Kur arriti afėr Shenjtit demoni bėrtiti:
    - Tė lutem, o shėrbėtor i Krishtit, mos mė torturo, thuaj njė fjalė dhe unė dal! Dhe po deshe do tė tė them edhe unė pėr ēfarė arsye hyra te ky njeri.
    Atėherė shenjti i tha:
    - Mė thuaj o shpirt i papastėr.
    - Ky vodhi gjėrat e fqinjit tė vet dhe vrau trashėgimtarin e tij. Kėshtu gjeta shkak e hyra dhe e mbaj dhe nė tortura prej 36 vjetėsh.
    Shenjti urdhėroi demonin dhe ai doli. Seviri u ēudit dhe tha:
    - Vėrtet, i madh ėshtė Perėndi i tė krishterėve.


    Ngjallja e njė njeriu tė vdekur
    Tortura tė tjera


    Pas tri ditėsh vdiq njė i ri. Atėherė mbreti i tha Shenjtit: "Ngjalle kėtė nė mundesh!" Shenjti u lut pėr shumė kohė dhe i vdekuri u ngjall.
    Shumė nga njerėzit besuan duke parė mrekullitė dhe atėherė kėshilltari i Krispit i tha mbretit: "Vrite kėtė njeri, sepse me magji bėn ēudira tė tilla".
    Seviri menjėherė ndryshoi mendje dhe i tha Shenjtit:
    - Flijo tek perėnditė, Harallamb, qė tė shpėtosh nga torturat.
    - Sa mė shumė mė torturon, aq mė shumė kėnaqet shpirti im. Mbreti u tėrbua dhe urdhėroi t'i digjnin fytyrėn me qirinj. Por zjarri, sikur tė kishte logjikė, dogji shėrbėtorėt. Seviri u habit dhe e pyeti parinė se kush ishte Krishti. Krispi atėherė i tha:
    - Dikush qė u lind nga njė Maria.
    Mbreti i tėrbuar, u sul tė luftonte qiellin duke hedhur shtiza nė ajėr dhe duke thėrritur:
    - Zbrit, o Krisht nė tokė tė luftojmė, pėrndryshe do tė ngjitem unė tė tė gjej. Do tė shkatėrroj tokėn dhe do tė shuaj diellin.
    Atėherė u bė njė tėrmet i madh dhe qielli u lėkund si pemė. Nė kėtė ēast Seviri dhe Krispi u varėn nė ajėr. Mbreti i thoshte Shenjtit:
    - Harallamb, me tė drejtė i pėsova tė gjitha kėto. Lutju Perėndisė tėnd tė mė ēlirojė dhe do tė shkruaj nė tė gjitha qytetet tė lavdėrojnė emrin e Tij.


    Vajza e sundimtarit beson te Krishti

    Atėherė atje erdhi vajza e mbretit, Galinia, dhe i tha babait tė saj:
    - Beso tek Zoti qė tė tė ēlirojė nga zinxhirėt se i Dėliri ėshtė Krishti, Perėndia i vetėm i vėrtetė.
    Pastaj u kthye nga Shenjti dhe i tha:
    - Lutu tek Zoti tė ēlirojė babain tim. Dhe nėse mė beson, e mira do tė jetė e madhe, nėse jo do tė kesh tė paktėn shpėrblimin tėnd nė qiell.
    Dhe u lut Shenjti dhe atėherė zemėrimi i Zotit ndaloi. Zbritėn nė tokė, mbreti me kėshilltarin dhe u mbyllėn nė pallat pėr tri ditė. Galinia, pa njė vegim dhe u kthye nga Shenjti duke i thėnė: - Kujtova se isha nė njė kopsht tė bukur me pemė dhe burim tė pastėr. Atje, afėr ishte babai im dhe kėshilltari. Por roja i parajsės i dėboi me bombė tė zjarrtė, ndėrsa mua mė mori, mė vuri brenda dhe mė tha: "Ty t'u dha kjo banesė dhe atyre qė janė tė njėjtė me ty, qė tė lumturoni". Kėto pashė dhe tė lutem, o mėsues, tė m'i sqarosh. - Kopshti, qė pe, ėshtė Parajsa dhe atje tė vuri Krishti, sepse besove nė Tė. Babain tėnd dhe kėsbilltarin i dėboi, sepse ata do t'i kundėrviheshin pėrsėri dhe do t'i keqtrajtonin.


    Poshtėrimet dhe talljet

    Pas tridhjetė ditėsh mbreti ftoi Shenjtin dhe i tha: Flijo tek Perėnditė, dėgjoje dhe zbatoje urdhrin tim.
    - Fjalėt e tua janė tė hidhura dhe nuk duhet tė mposhtem prej tyre, si shėrbėtor i Zotit.
    Mbreti u tėrbua nga pėrgjigja dhe urdhėroi t'i vėnė nė gojė kapistall, si tė ishte kafshė, dhe ta tallnin nė tė gjithė qytetin. Shenjti lutej dhe thoshte:
    - Zoti ynė Jisu Krisht, Ti qė krijove njeriun sipas shembėlltyrės dhe pamjes Tėnde tė Shenjtė, shiko maninė dhe presionet e tiranit. Tė gjitha kėto i vuaj pėr emrin Tėnd tė Shenjtė.


    Shkatėrrimi i idhujve nga vajza e hegjemonit

    Galinia e kėshillonte babain e saj tė besonte tek Zoti qė pohoi pėr tė mos u dėnuar pėrjetėsisht, por ai nuk e dėgjonte fare, dhe e urdhėroi edhe atė tė flijonte tek idhujt. Galinia duke e mashtruar i premtoi se do t'u falej idhujve. Si shkoi pra nė tempullin e Zeusit dhe Apolonit, u tha priftėrinjve:
    - Lutjuni Perėndive tė pranojnė lutjen time, sepse i pėrbuza.
    Ata i thanė:
    - O Zot i madh, Zeus ,dhe i fuqishmi Apolon, krijues i qiellit dhe i dheut, faleni Galininė pėr dashurinė e atit tė saj.
    Galinia ftoi atėherė Dean duke i thėnė:
    - Nėse je Perėndi, si ka mundėsi tė mos njohėsh dėshirėn time? Menjėherė e hodhi poshtė dhe e asgjėsoi. Menjėherė rrėmbeu edhe Apolonin dhe i tha:
    - Eja dhe ti poshtė, qė je shkatėrrues i njerėzve.
    Nė vazhdim rrėzoi dhe tridhjetė e katėr idhujt e tjerė dhe u largua. Priftėrinjtė shkuan te mbreti dhe i thanė: "Tani do tė zhduket njerėzimi dhe do tė shuhet dielli, sepse perėnditė u gremisėn nga vajza juaj. Dhe Seviri u tha:
    - Gjeni pesėdhjetė mjeshtėr pėr t'i rindėrtuar. Nėse marrin vesh galileasit se perėnditė tona u shkatėrruan, do tė na tallin.
    Kėshtu bėnė dhe ditėn tjetėr nė mėngjes i thotė Galinisė:
    - Eja tė shikosh se si u ringjallėn Perėnditė!
    Ajo e kuptoi se ēfarė kishte ndodhur dhe iu drejtua statujave: - Ju, qė ndersa ishit tė vdekur u ringjallėt, tė ribėheni pėrsėri tė vdekur.
    Duke thėnė kėto fjalė, ato ranė tė gjitha. Seviri atėherė e ftoi atė duke i thėnė:
    -"Ēfarė bėre, o i parespektueshėm!" Sepse ju jeni pa mend dhe i kujtoni ato perėndi; unė jam e parespektueshme! I asgjėsova, dhe nėse ke tė tjera, jam gati tė bėj tė njėjtėn gjė.


    Mrekullia e trungut tė thatė qė lulėzoi

    Tirani u zemėrua shumė dhe iu shfry Shenjtit. Qė ta diskreditonte ia dorėzoi njė gruaje tė ve qė ta mbante nė shtėpinė e saj. Sapo vajti atje Shenjti u mbėshtet tek njė trung i thatė dhe menjėherė trungu lulėzoi dhe nxori aq shumė degė sa u mbulua shtėpia. Gruaja duke parė ēudinė tha:
    - "Largohu, o Zoti im, nga shtėpia ime, se nuk jam e denjė tė jesh pranė meje."
    - Mos u tremb o grua, por beso te Zoti, qė ėshtė Perėndi i vėrtetė.
    Ditėn tjetėr kur fqinjėt panė pemėn e lulėzuar, u habitėn dhe duke vajtur pėr te shtėpia, gjetėn Shenjtin duke predikuar. E pyetėn pra a ishte Krishti dhe ai u tha:
    - Unė jam shėrbėtor i Krishtit, i Perėndisė se vėrtetė dhe me hirin e tij bėj mrekullira.
    Atėherė gruaja u foli pėr mrekullinė e pemės, duke thėnė fjalė plot respekt pėr Shenjtin. Tė gjithė, pasi besuan, u pagėzuan.


    Fundi i martirit tė shenjtė

    Ditėn tjetėr disa njerėz transmetuan ngjarjet tek mbreti dhe ndėrsa tė gjithė mrekulloheshin, kėshilltari tha:
    - Urdhėro, o mbret, t'i presin kokėn kėtij mashtruesi, se mos bėn tė tjera ēudira dhe e besojnė shumė.
    Mbreti dha urdhėr t'i presin kokėn. Shenjti duke shkuar te vendi i ekzekutimit psalte. Kur arriti iu lut Zotit duke thėnė:
    - Perėndia im i plotfuqishėm, Ti qė fitove mbi satanain dhe Fenisin, mė kujto mua nė Mbretėrinė Tėnde.
    Tek thoshte kėto fjalė, u hap qielli dhe zbriti Zoti me plot engjėj duke thėnė:
    - I dashur Harallamb, eja mė kėrko ēdo gjė qė dėshiron dhe do tė tė dėgjoj.
    Atėherė martiri i Krishtit iu pėrgjigj:
    - Zot, qė u bėra i denjė tė shikoj shfaqjen tėnde, ėshtė hir shumė i madh. I lutem dashurisė Tėnde t'u falėsh besimtarėve ēdo dhuratė dhe bekim.
    Shenjti dorėzoi shpirtin e tij para se xhelati tė arrinte atje e t'i priste kokėn. Galinia, vuri trupin e martirit nė arkivol tė florinjtė. Trupi i nderuar i martirit tė shenjtė Harallamb u nda gjithandej tek orthodhoksėt pėr shpresėtari. Shėn Harallambi qė gjendet nė manastirin kushtuar martirit tė parė, Stefanit, e qė ndodhet nė Meteora, bėn shumė mrekullira.
    Kjo ėshtė jeta dhe martirizimi i Shėn Harallambit, qė Kisha jonė e feston mė 10 shkurt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (20-02-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18
    Himnet e Kishės pėr Shenjtorin

    Pėrleshorja (Toni 4)

    O i urti Harallamb, e tregove veten qė je njė shtylllė e patundur e Kishės sė Krishtit;
    njė dritė me shkėlqim tė pėrjetshėm pėr universin.
    E ndriēove botėn me martirizimin tėnd.
    Na shpėtove nga nata pa hėnė e idhujtarisė o i bekuari i Perėndisė.
    Prandaj, ndėrmjetėso parreshtur pėr shpėtimin tonė tek Krishti.


    Shkurtorja (Toni 4)


    O martiri prift, mbrojtėsi i besimit, kampioni Harallamb,
    lipsani yt ėshtė njė pasuri e paēmuar e Kishės.
    Prandaj Kisha lumėron duke falėnderuar Krijuesin.

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shėn Harallambi - 10 shkurt

    Shėn Harallambi, hieromartir

    Shėn Harallambi ishte prift (ose kryeprift) nė qytetin Magnezi tė Azisė sė Vogėl, afėr Izmirit. Vepronte me guxim, prandaj dhe u arrestua nė kohėn e Septim Severit (193-211). E duroi me qėndrueshmėri rrjepjen. Duka, si i prishur mendsh, u sul vetė kundėr tij, por duart e tij u prenė qė nė bėrryla dhe mbetėn tė ngjitura nė trupin martir! Tė pranishmit mbetėn si tė goditur nga rrufeja dhe kėrkuan ndjesė nga Harallambi 113 - vjeēar. Atėherė shėroi dukėn, i cili dhe u pagėzua. Besuan dhe xhelatėt, Porfiri dhe Vapti (apo Dhavkti) dhe tri gratė. Mbasi u pagėzuan qė tė pestė, iu prenė kokat (festohen sė bashku me hierodėshmorin). Atėherė turmat pagėzoheshin dhe shumė u shėruan nė mėnyrė tė mbinatyrshme nga plaku. Mė pas, sipas urdhrit tė perandorit, i mbėrthyen nė shpinė gozhda dhe e sollėn ne Antioki (ka mundėsi pėr Antiokinė nė Meandri dhe jo Antiokinė e Madhe) tė Azisė sė Vogėl tė hipur nė kalė duke e tallur, derisa kafsha reagoi dhe i shau me zė njeriu! Mė pas i shkuan njė hell nė gjoksin e tij dhe e hodhėn nė zjarr, por nuk u cėnua. Pėrpara Sevirit shėroi njė tė demonizuar dhe ngjalli njė tė vdekur, kėshtu qė ai (mbreti) u ēudit. Megjithatė, duke qenė zemėrgur urdhėroi qė t’i thyenin me gurė nofullat dhe t’i digjnin mjekrėn, por mė kot. Sapo blasfemoi, u dėnua derisa u pendua. Po mbas njė muaji u egėrsua pėrsėri, dhe pavarėsisht nga kėshillat e bijės sė tij, Galinisė, e cila ishte e krishterė, urdhėroi dhe i vunė atletit mė shumė se njėqindvjeēar kapistėr nė gojė si kafshė dhe e shėtisnin nėpėr qytet. Mė nė fund vendosėn t’i prisnin kokėn. Ndėrkohė, shtylla e thatė nė tė cilėn u mbėshtet lėshoi degė! Ndėrkaq erdhi Zoti dhe mori frymėn e tij, para se t’i prisnin kokėn (mundet nė vitin 202). Shenjti nderohet gjerėsisht si mbrojtės nga epidemitė madje dhe nga murtaja, kurse koka e tij ruhet nė Manastirin e Shėn Stefanit nė Meteora. Harallamb greqisht = ai qė shkėlqen nga hareja (gėzimi).

    KOASH

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Shembulli i Shen Harallambit



    Shen Harallambi pavaresisht moshes se tij nje shekullore i qendroi besnik dashurise per Krishtin edhe para martirizimit. Le t'i qendrojme besnik dhe ne Perendise ne veprat tona.
    (Ne Shqiperi pjese lipsani te Shen Harallambit ruhet me shume shprestari ne kishen me te njejtin emer ne Dhermi fshatin me te bukur ne bote sic e permend vendlindjen e tij shkrimtari nga Dhermiu, Petro Marko).



    Lipsani i Shen Harallambit

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shėn Harallambi - 10 shkurt


  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shembulli i Shen Harallambit


Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Mė 17 shkurt, parlamentarėt serbė nė Mitrovicė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 07:55
  4. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. Spektakli TE DUA me date 17 Shkurt
    Nga Piloti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •