Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 145
  1. #81
    Kjo teme qenka mbyllur me kohe me sa shoh por doja te te pershendesja dhe une sheqerken dhe Acid Burn.

    Kjo qe ke bere ti Acid nuk shperblehet me asgje, sepse asgje nuk e shperblen dot xhestin tend.

    Ju perqafoj fort te dyve e ju puth fort fort kudo qe te jeni edhe pse ndoshta sdo ta lexoni me kete mesazh

    Lamtumire o njerez te mire
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  2. #82
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anëtarësuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    Acid, te uroj te gjitha te mirat ne jete
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  3. #83
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66
    I dashur Enis,

    jam e shokuar gjithashtu. Une nuk e di se cfare mund te te them tjeter nga gjithcka qe te kam thene deri me sot. Provova per te te marre ne telefon, por me del linja e zene. Doja te te falenderoja dhe te flisja direkt me ty.

    Fola ne telefon edhe me Richardin. Pata disa veshtiresi te vogla ne komunikim sepse fliste anglisht shume shpejt dhe nje anglishte tipike Neo-Zelandeze. Gjyshja ka shperthyer ne lot. Eshte shume e gezuar, ajo dhe familja ime.
    Me duket gjithcka e pabesueshme! Kur te gjithe i kishin humbur shpresat, une jo...dhe gjeta mbeshtetjen tende. Te kam thene me pare se te kam vella, te kam mik, te kam shok perjete dhe te kam vertete Enis!

    Per fat te keq tani me duhet te iki ne Universitet. Perpara se te fillojne pushimet e pashkeve, me duhet te jem patjeter ne nje leksion te rendesishem. Perndryshe do te isha vetem perpara kompjuterit. Do t'ju shkruaj perseri dhe do mundohem t'ju percjell ne maksimum lumturine qe Enisi na beri te perjetojme dhe atmosferen qe mbreteron ne shtepine time sot.

    Shkruhemi nga mbasditja!
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  4. #84
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66
    Ju lutem,

    kini durim dhe lexoni kete postim paksa te gjate per kete teme qe filloi me lot trishtimi dhe mbaroj me lot gezimi…


    Te dashur motra dhe vellezer shqiptar kudo qe ndodheni!!!

    Tani qe kjo histori pati nje perfundim pozitiv qe nuk gjenden fjale per ta pershkruar, une vendosa t’ju shkruaj keto fjale sepse e ndjej per detyre ti pergjigjem mbeshtetjes dhe ngrohtesise suaj. Dhimbjen me te madhe e ndava me ju dhe ju ishit aty perhere per te me degjuar dhe ngushelluar mua dhe familjen time. E mora kete inisiative vetem. Ne fillim as familja ime nuk dinte asgje rreth ideve qe vinin ne koken time. E nisa vetem, por e perfundova me shume miq dhe shoke. Te gjithe ne jemi te ndergjegjshem per ndihmen maksimale qe dha Enisi, ky mik I madh dhe I pazevndesueshem per mua, por e ndjej se ai ka hyre thelle edhe ne zemrat tuaja.

    Pas vitesh te tera kerkimi, lotesh, deshperimi, ankthi, vuajtjesh, malli dhe cdo ndjenje tjeter negative kur humb perjetesisht nje te dashur, motra vellane, Zoti hapi rruget e miresise dhe ktheu shpirtin e Islamit serisht tek gjyshja ime e dashur. Ky eshte djali I Islamit, nipi I gjyshes sime, kusheriri im, Richardi.

    Kam kontaktuar me te nepermjet emailit dhe telefonit. Ishte shume emociounuese si per ne dhe per ate. Ishte shokuese, e pabesueshme por me besoni ishin momente te cilat nuk besoj se do te mund ti perjetoj me aq force me ne jeten time.
    Teksa Richardi kishte filluar te jetonte ndryshe nje dite te re ne Zelande dhe kishte njohur njerezit e babait te tij, ne mbyllem nga ana tjeter e botes nje dite te gezueshme. Mbas telefonates se papritshme nga ana e tij qe zgjati rreth 45 minuta, une ndihesha ne qiellin e shtate. Edhe ai falenderonte dhe vleresonte kontributin e cmuar te Enisit.

    Sot ne mengjes me kishte derguar plot 12 emaile me foto te tijat ne kohe te ndryshme, te babait dhe te afermve te tij. Pikerisht sot, zemra mu copetua perseri. Gjyshes, sapo i tregova fotot e te vellait filloi te qante dhe vajtonte me te madhe. Na kerkonte falje per lotet qe derdhte…dhe thoshte “Ky eshte vellai im, ky eshte vellai im”. I luteshim te tregohej dhe mbahej e forte, ashtu sikurse kishte bere plot 60 vjet qe nga momenti kur ai ishte larguar. Por zemra e saj ishte dobesuar…eshte nje gjyshe plake per mua dhe nje moter e dhembshur per vellane e saj. Per nje moment i thashe: “ Qaj nene, nxirre trishtim qe ke dhe qe e mbajte te ndrydhur per kaq kohe. Qaj, sepse Zoti te ndau nga Islami por shpirtin e tij ta lejoi ta prekesh, ta degjosh dhe ta shikosh”.

    Se fundi, shpresoj shume qe ata persona te cilet do te kene rastin ta lexojne kete teme le te sherbeje pikerisht kjo teme me kete fund te lumtur si nje nxitje, nje shtyse per te gjithe ata qe mund te ndihmojne zemra te thyera ne menyre qe ti bashkojne ato serisht. Le te krenohemi me vlerat njerezore qe kemi, ti mbajme ato dhe ti veme ne sherbim te njeri-tjetrit aq me teper kur jemi te shperndare ane e mbane botes dhe kemi nevoje qofte edhe per nje fjale te mire.

    Enisi (Acid_Burn) eshte heroi i kesaj historie. Une e di qe do ti mbetem borxhlie perjete por urimet e mia per te e ndjej se Zoti do t’ja bej realitet!

    Urimet me te perzemerta jane edhe per te gjithe ju qe me shoqeruat ne cdo çast. Edhe ju qe vetem mund ta keni lexuar kete teme Ju Faleminderit te gjitheve!

    Zoti ju bekofte! Perqafimet me te ngrohta dhe te sinqerta,

    E juaja,

    Sheqerka
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  5. #85
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    uh.fantastike.vertete nje gjest i rralle nga acid burni( enisi).skam cte shtoj me teper.thjesht fantastike
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  6. #86
    Sheqerke kam qare gjate gjithe kohes qe kam lexuar mesazhet e juaja ne ket pjese te forumit.
    E ndoshta per kete dhe kam menduar se tema ka pas qene mbyllur se nga lotet me eshte dukur sikur postimi i fundit ka qene 4 muaj me pare
    Cdo gje eshte shume prekese, nga postimi 1 deri tek ky i fundit qe ke shkruar. Per Enisin nuk kam fjale sepse i kam thene dhe me siper, veshtire te gjesh fjale per njerez te tille, kaq te vecante. Por doja te te thoja qe gezohem shume per c'ka gjeti familja jote e prekem shume kur shoh sa sensibel je treguar ndaj gjithckaje. Gjyshet shqiptare jane te dhimshura e dhuratat me te bukra qe mund ti behen jane keto xhestet e mira si ky i yti dhe i Enisit.

    Paci vetem gezime ne familje qe te dy JU e gjithe te mirat.
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  7. #87
    Mbreti_ILI Maska e Mbreti_ILI
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Në Francë !
    Postime
    558

    Fat ne fatkeqesi, natyrisht me ndihmen e miqve

    E nderuara Sheqerke , dhe i respektuari Acid_burn
    te ju them te drejten hyra edhe une krejt rastesisht ne kete teme dhe mbeta me ore te tera duke i lexuar postimet e juaja nje nga nje .Ju uroj per suksesin dhe fatin qe te korrni sukses ne kete ngjarje (ndoshta me emocionalja ) qe kam hasur ne forum .
    Zemergjeresia e Enisit ne kete rast , arriti te gezoje zemrat e te gjithe atyre qe e kerkonin vellaun e gjyshes se Sheqerkes por jo vetem kjo .Edhe te gjithe forumistat qe kane patur rast ta percjellin ngjarjen moren nje shprese se kurre gjaku nuk humbet . Ne kete rast me duhet te them se ne shqiptaret gjithnje kemi perjetuar tragjedi te tilla here pas here .
    Me vjen keq qe po e zgjas por e kam shume afer zemres tere kete ngjarje ...
    Edhe une kam kerkuar vite te tera xhaxhain i cili kishte perfunduar i vdekur ne luften e bosnjes . Rezultati ishte shume deshprues me kete te dhene derisa kuptova se vajzat e tij jane shendosh e mire . Edhe kesaj i thone fat ne fatkeqesi .
    Megjithese koha ka bere te vehten dhe i mori ata (fatkeqesi ) , fati nuk na e ktheu shpinden dhe na i dhuroi femijet e tyre qe permbushin sadopak vendin e tyre .
    Me lot ne sy , u pikellova gjersa lexova ngjarjet nje nga nje . Mu kujtua vetja para 5 vitesh . E perjetova pothuaj te njejten ngjarje veqse nuk kam fjale ta pershkruaj tere kete gjendje shpirterore .
    Te falenderoj ty Enis nga zemra per gjithcka qe bere per sheqerken .
    Për t'i njohur të tjerët
    më parë ,duhet ta njohësh vehten.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    edhe une s'mund te rri pa shkruar dy rjeshta qe mund te jene ne mbyllje te kesaj teme

    shume e trishtueshma ngjarja
    shume i gezueshem fundi
    shume e admirueshem puna e Acid Burns

    pacin fat dhe vetem gezime ne jeten e tyre, te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen

    te ndihmojme, te duam, respektojme, te mbeshtesim nj-tj me aq sa mundemi
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #89
    Kosovë e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362

    wawwwww

    Shum pershendetje per te gjith juve, e posaqerisht per te madhin Acid burn,
    kisha pas deshir te pakten te di se a jeni taku me Richard-in personalisht sheqerka,

    dhe na i tregoni ca foto, e per Acid_Burn dhe per sheqerken do ju shkruaj nga nje mesazh ne MP

    edhe pse shum von kam hy me lexu ket tem

  10. #90
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    I lexova te gjitha mesazhet sot per here te pare dhe me thene te verteten mu mbushen syte me lot.................

    ENIS ty lal te uroj gjithe te mirat e ksaj bote se qenke vertet per te puth doren si PAPES!

    ENIS per ty lal RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE!
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  2. Familja Topuzi varroset, policia shoqëron disa bashkëfshatarë
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 09:05
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Familja Prelocaj
    Nga Arbushi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 18:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •