Emrin Richard dhe numrin e telefonit ma ka dhene personi i cili ka kontaktuar me djalin e Islamit. Eshte i vetmi qe deri tani (me sa kam zbuluar une) ka kontaktuar me te. E thene ndryshe asnje person tjeter deri tani nuk eshte pyetur ne lidhje me Islamin.
Sa i perket ndryshimit te emrit, ajo eshte nje procedure mjaft e thjeshte e cila behet shume shpejt. Duhet te kemi parasysh qe shumica e shokeve te Islamit kane vdekur dhe nuk kane qene shume ata qe kane mundur te vine ne Zelanden e Re gjate atyre viteve.
Ajo qe une do bej tani pasi jami sigurte qe djali i Islamit quhet Richard ose njeri nga djemte e tij quhet Richard, eshte kerkimi ne zyren e gjendjes civile zyre e cila leshon certifikatat e lindjes dhe ato te vdekjes. Kjo ndoshta do me marri pak kohe, por do zbardhe shume gjera. Pasi te kem arritur te gjej se sa femij ka pasur Islami ekzaktesisht dhe se si quhen ata, do te interesohem te gjej se sa prej tyre akoma jetojne ne territorin e Zelandes se Re. Per te gjetur kete do me duhet te kontaktoj me Ministrine e Puneve te Brendeshme.
Me pas me emrat e sakte te atyre qe akoma jane ketu nepermjet Zyres se leshimit te Patentave do perpiqem te gjej adresat. Dhe te kontaktoj me ta.
Nese asnje prej tyre nukjeton ketu, do te interesohem se sa prej tyre jan te martuar me Neo Zelandez dhe do kerkoj fmiljet e ketyre te fundit te cilet mesiguri do kene informacion se ku gjinden.
Nuk duhet te merziteni dhe as t'i humbisni shpresat. Do t'i gjejme patjeter. Lutuni qe t'ja arrijme qellimit sa me shpejt.
![]()
Krijoni Kontakt