wow e habitshme
wow e habitshme
I madh je o Zot kur thua se e krijova njeriun krijese me te persosur ne rruzillin toksor.
I madh dhe je per mua dhe per mbare njerezimin ACID edhe pse nuk arita te kuptoj emrin tuaj te vertet.
te lajmeroi se ta kam borxh:
Para ca diteve, me 25 Gusht 2006 shembulli yt, ne emer dhe per nder tendin pas 12 viteve u pajtuan Babe Sakipi me te bijen e vet Zarifen e cila ishte martuar me dashuri pa pelqimin e prinderve. pas refimit te ngjarjes tende e kam ftuar Sakipin te shiqoj fotografine e gjyshes me te nipin.
me vjen turp te pranoj, por eshte e vertet se na ke bere me lot ne sy o trim.
dhe ne shtepine time e pyeta sakipin: A baca Sakip, per riza te Zotit, a po ja fal Acidit edhe pse nuk e njohim dhe beni fjal mikut te vjen.
Mbrem me 28.gusht,2006 kane zgjat doren e pajtimit me fjalet:
per hatrin e djalit te tirones dhe mallit te gjyshes, per mundin e ketyre burrave ja paqa fal.
Edhe pse nuk ju njohim, jeni te mireseardhur ne gjirin e familjeve tona ne shkup.
ps.
Sheqerka,
Per gjersa gjete kusheririn fitove edhe nje vella tjeter, ACIDIN.
Acid, ... cka do qe te uroj me duket pak.
urtësia
Sheqerka,
ndonese me vonese, me lejo qe ne emer timin dhe te shume anetareve te forumit qe gjyshes sate tia percjellish ngushellimet per te Vellane, Lalen Islam dhe njeherit e peruron per perqafimin e Arbenit.
Perderisa per boten rastet e ketilla jane scenar filmash, tek neve akoma jane realitet.
urtësia
Postuar më parë nga urtesia
Paqja dhe bekimi i te madhit Zot qofte mbi ju i nderuar 'urtesia'
Me lejo edhe mua pra te tregoj se c'me ndodhi kur lexova se c'kishit shkruar. Isha mes kolegesh e profesoresh te Universitetit ku po magjistroj. Hapa laptopin e hyra ne forum e kur lexova se c'kishit shkruajtur syte mu mbushen me lot. Ata qe kisha afer e pane e me pyeten se mos kisha pesuar ndonje fatkeqsi. I thash qe eshte thjesht nje moment lumturie shpirterore. Insistuan te dine se c'kishte ngjare e une ja tregova historine prej fillimit. I tregova edhe per gjestin tuaj madheshtor dhe per zemergjersine e baces Sakip. Mbeten te fasinuar. E une ndihesha si kurre me pare ne jete.
I nderuar 'urtesia'
Emri im eshte Enis. Jam njeri nga nxenesit e te madhit Jakup Hasipi. Ndihem jashtzakonisht i lumtur qe kjo histori dhe kontributi im modest (eshte Zoti Ai qe finalizon perpjekjet) ne zgjidhjen e nje brenge, u bene shkak per zgjidhjen e nje brenge tjeter. Ndihem mjaft i privilegjuar qe mu dha rasti t'i ndodhem prane nje nene te vuajtur, nje zemre te plagosur, e nje motre fisnike. Ty te uroj nga zemra shendet dhe mbaresi kudo. Te uroj qe te rrosh e te trashegosh e cdo te mire ne familje. Baces Sakip Zoti ja shperblefte me te mira e po ashtu vajzes dhe dhendrrit e familjes se tyre.
Me lejoni te shtoj edhe dy fjale per ate qe e hapi kete teme, per ate qe se pari deshi te fshij lotet e brenges, per Sheqerken. E saj eshte iniciativa dhe sikurse edhe ju e dini i nderuar urtesia i Derguari i Zotit thote 'punet vlersohen sipas qellimit'. Nese Sheqerka nuk do kishte kerkuar ndihme asnjera prej cfare ndodhi nuk do kishte ndodhur.
Nga ana tjeter mos harrojme edhe vlerat e ketij mexhlisi ku ne mblidhemi e kuvendojme, ku qajme hallet e ku bejme shaka, FORUMIN SHQIPTAR. Edhe ky ka meritat e veta te pa zevendesueshme sepse ashtu sikurse nuk ka kuvend pa mexhlis ashtu nuk mund te kishte ky problem zgjidhje pa te qenit e ketij forumi.
U zgjata shume me duket. E perseris qe jam prekur thelle ne shpirt dhe sinqerisht ndihem mire kur lexoj vlersimet tuaja...
Ju falemnderit
RIPPR
Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun.
All-llahu magfiret hoxhen tone te nderuar,
Tani e kam te qarte ate qe te tjeret nuk e kishin te qarte.
Me vjen mire qe u njoftuam dhe me vjen keq qe te kam prezentuar sikur te ishe prej tirone, ej vella harova me te percjell te falat e dhenderit te ri te cilit me te vertet i buzeqeshte fetyra at nate.
qete mos e zgjas, te fala nga shkupi dhe kumanova.
gjithe te mirat dhe suksese ne mesime.
urtësia
Urtesia une jam Tironc 24 karat ... nuk ke gabu fareme fal po ktu nuk leshoj pe ... Tironc te fala edhe ti Shkupit e Kumanoves
RIPPR
me vjen mire qe nuk paskam gabuar dhe qe nuk i paskam genjyer njerezit.
kam respekt te vecant ndaj tironcave, se sikur mos te kisha do ta shkruaja tirana e jo tirona, hehehe.
te fala i ben arbenit edhe pse nuk e njoh.
urtësia
Te dashur miqte e mi,
Kam lexuar cdo postim tuajin dhe nuk di nga t’ja filloj per t’ju thene serishmi pafundesisht nje “Faleminderit” te madhe nga zemra ime e cila eshte po aq e gezuar sa edhe diten e pare kur mora vesh se djali i Islamit u gjend. Ju falenderoj te gjitheve, e eshte njesoj sikur ju kam permendur pa perjashtim emer per emer.
“Urtesia”, zemra e ka tradhetuar me ne fund Bacen Sakip I cili ka vepruar sic I ka hije nje burri fisnik e te mencur shqiptar. Dashuria nuk shkelet me kembe. Ajo lulezon ne thatesiren e shkretetires dhe nuk venitet kurre. Dashuria nuk mohon askend. Ndihem krenare per mikun tim Enis, qe ka qene nje shtyse dhe ka prekur zemren e Bace Sakipit. Ju uroj cdo te mire te gjitheve!
Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!
Falenderoj Zotin qe pata mundesine te njoh Enisin i cili hyri ne jeten time si nje mik i perjetshem dhe i mrekullueshem. I solli familjes sone edhe nje tjeter pjestar qe deri dje nuk “ekzistonte”…
Islami…ky njeri i pafat qe u largua nga Shqiperia me guximin e nje 16 vjecari do te linte pas motren dhe nenen per te mos i pare me kurre ato. Nese zemrat e shume nenave e motrave shqiptare gjeten bashkim me te dashurit e tyre menjehere pas ardhjes se demokracise, gjyshja ime nuk e pati kete privilegj…me syte nga dera, se Islami do te trokiste e do te shfaqej aty, e mbyllte cdo dite te saj me zemer te plagosur e shprese te vrare. Ne vitet 1990 Islami kishte 25 vjet qe kishte vdekur e ish tretur qe ne gusht te 1975…dicka qe ajo nuk donte ta besonte kurre. Por dinte se gjaku i te vellait ridhte ne venat e djalit te tij. Pyeti kudo e cdokend, por askush nuk i dha pergjigje. Do te shfaqej Enisi, i cili do te sheronte plaget e do te zbulonte disa mistere.
Pergjigja ishte Richardi, I cili mberriti ne Tirane me 26 korrik 2006. U munduam ti jipnim gjithe dashurine tone e cila ishte akumuluar per vite me rradhe. Vizitoi Korcen, vendlindjen e te atit dhe u informua per historine e familjes se tij. Fotografoi Kullen prej se ciles i vinte mbiemri, Kulla qe ne guret e saj mbante ende veshur historine e familjes se tij, fshihte luftime te tera kundra komunizmit, fshihte trimerine e Xhemali Kulla i cili ishte denuar nga regjimi ne mungese ne “Gazeten Zyrtare” dhe qendronte atje i 21 ne liste nga 94 te denuar te tjere. E kjo vizite, i kishte rrembyer Richardit shume lot gezimi e deshperimi…
E njohem me shume zakone e tradita shqiptare, nder to ngritjen ne kembe apo puthjet & perqafimet pa mase qe kembenim me te afermit. Mesoi te kercente muziken e bukur popullore shqiptare, napolonin ne nje dasem tipike shqiptare…Edhe pse ishte rritur ne nje ambjent me tradita e mentalitet krejtesisht tjeter, kjo nuk e pengoi te tregonte se ne te vertete ai ishte Shqiptar. Bente shume shaka dhe donte qe dashurine qe merrte te na e kthente me po te njejten force. Me 7 gusht 2006 u kthye serisht per ne Zelande te Re, por kesaj rradhe jeta e tij kishte marre tjeter drejtim. Ishte kthyer me koken pas e duke bere plane per tu takuar serisht me ne e per te festuar bashkarisht Vitin e Ri ne Tirane…
Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!
E dashur Sheqerka !
Me gezove pa mase me e-mailin e derguar edhe me kto postet ketu. Ka shume mistere rreth Islam Kulles dhe ne do t'i zbardhim nje nge nje. Se shpejti do filloj nje hetim te mirfillte pasi tani kam ne krah edhe Richardin i cili i kapercen pengesat ligjore ne lidhje me privatine dhe konfidencialitetin. Do te degjoni habere shume interesante shume shpejt... habere te cilat perziejne Sigurimin e Shtetit dhe agjentet e tij si puna HAlit Bajramit e ndoshta edhe perzierjen e shtetit Neo Zelandez ne pazare te pista.... gjithsesi nuk dua t'jua shuaj kureshtjen e po ju le keshtu ne gjys hije...
te tjerat do t'i shkruaj ne e-mail
Enisi
RIPPR
Krijoni Kontakt