Vithet mes biznesit dhe showt, kur format bejne diferencen
E Enjte, 16 Qershor 2005
I gjithe pushteti tek vithet. Me kete slogan pjesa e trupit femeror me e vleresuar dhe me e admiruar kthehet me prepotence ne krye te preferencave. Nga moda ne kinema, nga muzika tek gossip. Shpesh me nje emerues unik: parane. Nga njera ane ne tjetren te Kontinetit. Gjithnje e me me shume status dhe model estetik i perfeksionimit, e zhdoganuar edhe per kete vere si "objekt" i deshires mashkullore dhe femerore. Po sepse "vithe-mania", sic dhe eshte pagezuar nga shume, nuk godet vetem seksin e dobet. Teknikat per te patur vithe perfekte permes ushqimit dhe ushtrimeve
I gjithe pushteti tek vithet. Me kete slogan pjesa e trupit femeror me e vleresuar dhe me e admiruar kthehet me prepotence ne krye te preferencave. Nga moda ne kinema, nga muzika tek gossip. Shpesh me nje emerues unik: parane. Nga njera ane ne tjetren te Kontinetit. Mjeshtri i kinemase erotike Tinto Bras, prej kohesh mbron idene se vithet jane pjesa me ekspresive e qenies njerezore. "Vithet e mia jane te lumtura, thone dicka, nuk genjejne, jane pjesa me e sinqerte e nje njeriu, tregojne me shume se nje fytyre: per kete i shfaq dhe kujdesem per to. Jane pjesa me ekspresive e nje qenie njerezore".
Potencialin e te ndenjurave e ka kuptuar dhe bota e publicitetit. Nje nga gjetjet me te fundit ne kete drejtim quhet "ass-vertising" dhe vjen nga sigla Night Agency. Disa kohe me pare agjensia agleze mori nje dyzine me vajza te reja dhe iu kerkoi atyre te kalonin dite te kendshme dielli ne plazh ose ne pishine, duke veshur bikini joshes, ne pjesen e prapme te se cilave promovohej nje takim i rendesishem i wrestling.
Sic dhe eshte e lehte ta imagjinosh, "komunikimi" ishte aq bindes ndaj seksit te forte, sa qe e transformoi nje te tundur "vithesh", ne nje spektakel me te gjithe vendet e ezauruara. Night Agency e kuptoi menjehere rendesine e mjetit publicitar. Dhe iu fut punes, pasi gjetja e tyre komunikuese te trasformohej ne nje propozim te mirefillte marketingu, me pakete te mirefillte e me tarifa. Pra te ndenjura baraz me para.
Te ndenjura baraz me business edhe ne mode. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, firma te rendesishme si Guess, Express dhe marka e veshjeve streetstyle EckoRed
kane futur ne linjat respektive modele kult xhinsesh, te dizenjuara posacerisht per te "ekzaltuar" profilin e vitheve te kercyera. Ndermarrjeve qe prodhojne manikine iu desh te rekuperojne shpejt: Goldsmith ka ideuar nje trup me forma te kercyera e seksi, te menduara per te perfaqesuar me mire keto modele dhe i njejti po ngre nje tjeter kompani me vija e yje, Lane Bryant. Prane qendrave te medha tregetare Macy's ne Nju Jork, manikinet e formave bujare jane te rrethuar nga postera te Xhenifer Lopez, e cila vithet e saj shume te admiruara e te cmueshme i ka siguruar per nje shifer marramendese. Kamerat e klubit te madh miliarder te argetimit nga ana e tyre, nuk bejne vecse e spostojne nga poshte. Jane vithet e beshme, alla "braziliane" qe bejne diferencen.
Forma dhe parate
Mjafton te dish ti perdoresh mire. Vajzat e paisura me te ndenjura seksi quhen
bootylicious dhe kane si guide shpirterore Xhenifer Lopez dhe Bionse Noulis. Te cilat nuk kane lene pas dore anen e biznesit te formave te tyre dhe kane hedhur ne treg dhe linja veshjesh sportive dhe streetstyle, te firmosura J.Lo (inicialet e Lopez, me te cilat eshte e njohur nga fansat) apo Bionse. Te dedikuara natyrisht fatlumeve ne posedimin e vitheve po aq seksi. Bionse per me teper tek suksesi mberriti se bashku me treshen femerore te Destiny's Child, me nje kenge, ne te cilin tundnin pikerisht te ndenjurat. Video e kenges kontribuonte ti qartesonte pa pike dyshimi, personit te cilit i drejtohej neologjizmi, i formuar nga termi verbal booty (vithe) dhe deliciuos (e embel). Prej kohesh miti i gjoksit perfekt eshte kapercyer nga ai i te ndenjuarave te forta si mermer. Dhe per kete jane rritur shume dhe nderhyrjet per te patur vithe si "mandoline". Gjithnje fale silikonit. Dhe eshte pikerishte me preardhje braziliane teknika qe po korr nje sukses te madh. Nderhyrja kirurgjikale zgjat ne maksimum dy ore, behet me anestezi lokale dhe konsiston ne venmdosjen e nje proteze poshte muskulit , per te rritur volumin dhe per ti dhene me shume forme vitheve. Cmimi per tu paguar ne nivel estetik eshte vetem nje shenje ne vijen qe krijon perkulja. Rezultati eshte nje vithe tonike dhe e larte. Gati per ne pasarele.
Marre nga Korrieri.
Krijoni Kontakt