Te dua aq shume sa,
Te gjithe ata qe i dua
E me duan,
Te duan aq shume
Sa te dua une.
Ti shpirti im,
Duaj cte duash
E ke te duash!
Perfshi dhe mua
Qe sjam i denje
Perderisa me vargje rrena
Te dua!
Te dua!
Sa fjale e peshtire, fjala te dua,
Sa e perderur e nga koha e shkrifetuar,
Sa e bardhe e shpelare kjo doreze,
E hedhur ne nje qoshe te ndotur
Me pluhur e me merimanga,
Klishe e tera, me xixa maskuar,
E shperdorur, e shurdhuar,
E shkerdhyer pa u perdhunuar,
Pjelle e rimave dembele,
E shuar.
E une prej zemre lidhur,
Prej qejfi nxehur,
Ne vesh te peshperis,
Te dua!
Le ta lyejne murin
njeqind bojaxhinj me te mire se une pas meje,
ne mur do e shkruaj.
Ne reren e tamizit pastaj prape,
Uji le ta marre, vec fjale eshte,
(veset e njerezve i ngreme ne bronx,
virtytet, ne uje iua shkruajme).
E sikur te ngrihet nje ere
si nje furtune e tmerrshme
nga xhelozia e perendive,
e terbuar,
Qe tua bej te qarte edhe atyre,
Se perpara teje,
Ose te ulen e kembet te te puthin,
Ose me zjarr do shkruaj, te dua,
Qe furtuna zjarrin ne olimp, parnas edhe tomorr ta ngrej
E ta kuptojne se sluaj.
E sikur era behet shume e forte,
E zjarri im te vuaj e te fiket,
Atehere me shurre ne bore,
Mbi gjoksin tend me sperme,
Me gjemba trendafili ne krahet e mi
E me petalet e tij mbi gjoksin tend,
Krahe emrit tend,
Ne ADN do shohesh te shkruar,
Te dua!
Krijoni Kontakt