Dashuria ndalohet
" Zoti ua thafte lucat ketyre anadollakeve !"
Gjylteni nentor 1978
Bora kishte mbuluar pullazet dhe kangjellat e akullit vareshin nen dritare. Tymi dilte pa pra prej oxhaqeve, nderkaq, femijet gjuheshin me topa bore. Aty ketu xhamat me avulle ishin te vizatura: vizatime qe benin femijet cdo here kur dritaret mbuloheshin me avull.
Sot ne lagjen tone do te mbahej nje tubim. Ne kete tubim ku do te mirrnin pjese vetem te rriturrit do te flitej e perflitej per Feriden e cila kishte pasur guximin te ngriste krye ndaj deshires se familjes dhe marteses se saj. Do te flitej duke e veshtruar dashurine nga shume aspekte, por do te mbisundoni dy: ai kanunor dhe ai fetar. Feridja ishte heroina e pare qe vendosi te mos martohej me ate qe i kishin zgjedhur prinderit, por ishte bere e pafytyre , thonin pleqet- dhe kishte ikur per djalin qe e kishte zgjedhur vet.
-O Zot, oZot, thonin plakat, si eshte e mundur vajza te martohet sipas deshires se vet, e jo sipas deshires se babait! Do te na mallokj Zoti!"
Ra mortaja ne lagje, perseritnin pleqte.
Nuk ishte aq tragjike se kishte ikur ajo, por tani spekulohej per tragjedite tjera. Te rritura ishin edhe Miradija, edhe Gjylteni e edhe Merita. Madje nena e Ferides kishte parapare se shpejti do t“ia mbathte edhe Merita, sepse kjo ishte shoqe e Ferides. Neve femijeve na kishte kapluar friga dhe nje dridhje na percillte ne cdo hap. Feridja i kishte gjashte vllezer, babai ishte i shtyre ne moshe dhe ecta i kerrusur me nje baston. Vellau i saj me i madh perkujdesej per familjen dhe punonte ne Austri. Me te degjuar lajmin, nuk kaluan dy dite dhe ai erdhi ne shtepi.
Meqenese Feridja kishte ikur dhe kishte marre nje burre sipas deshires se vet, e jo sipas deshires se familjes, tani gati zyrtarisht e quanin kurve dhe bije kurve. Nenes se saj akoma i shihen shenjat blu dhe fashat ne koke nga goditjet e xhaxhit Xhemail. Ai e kishte ofenduar ate rende dhe e kishte akuzuar per edukate te dobet, madje jo vetem kete, pro edhe per edukate kurvash.
Ajo nuk qortohej vetem per ikje, por thonin se ishte cemdnur per luc dhe nuk kishte mundur te prese veren kur edhe duhej te martohej. Kishte ikur pese muaj me heret vetem per ta kenaqur veten, por pa pasur respekt ndaj prinderve, qe i kishin zgjedhur nje djale nga nje familje e mire. Djali nuk ishte edhe aq i mire, ai ēalonte pak, mirepo familja e tij ishte krejt ne rregull.
" E fejuara ka ikur ", thonin ne lagje tjeter, " do te na mbyse bresheri te gjitheve, per fajine e saj, Zoti do te na denoje edhe neve!"
Erresira filloi t“i mbuloje shtepite tona dhe me kete mbuslese dukej se po fshihej pak edhe ajo neveri , ai tension qe kishte kapluar lagjen. Gjesti dhe guximi i saj pati edhe pasoja. Dy vjaza u ndalen nga shkolla, sepse shkolla, sipas tyre po i prishte vajzat. Meqenese flitej se femra e kishte futur djallin ne shishe dhe i kishin flokete gjata dhe mendjen e shkurter, shume burra ne lagje erdhen ne perfundim se vajzat duhet te ruhen si dreqi dhe per nderin e tyre duhej kujdesur jo vetem me fjale, por edhe me shkopinj, thupra, grushta, lopata e cka do tjeter qe grantonte edukimin e drejte te tyre. Dhe, vajzat nuk do te kujdesishin per moralin e tyre, por tash e tutje, per dinjitet do te perkujdesej mashkulli dhe kjo behej me mbikqyrje dhe percellje konstante. Burri do te kujdesej per gruan, vellau per motren dhe keshtu shtypja cnjerzore do te perligjej, gjoja per te rujatur moralin, e ne fakt ne lagje u shpallen indirekt te gjitha femrat kurva potenciale!!!
Mozomakeq!
Zonja Pashe, zonje qe fitonte duke i martuar te rinjet pa deshiren e tyre, shkoi edhe me larg: " Duhet t“i mbyllim ne bodrum deri sa t“i vije koha e marteses "! Kishte thene ajo sapo kishte degjuar lajmin e madh!
Ne shtepine e xha Xhemailit u terhoq perdja dhe njezit po hynin njeri pas tjetrit. Flitej se ajo do te mirrej me dhune ne shtepi, do t“i hiqeshin floket ose do t“i pritej hunda si nje vajze qe kishte pasur guxim ta zgjedh burrin vet. Vajzat ecnin kokulur sepse faji nuk ishte vetem i Ferides, por faj kishin edhe ato pse kishin lindur femra. Katra u mbuluan me porces te shkurter, dy u ndalen nga shkolla dhe ecje vetem me fustana nuk kishte me. Vajzat ne lagjet tone ecnin te veshura si qepė. Dy a tri kemisha, breke te gjata, pantallona dhe mbi to nje fustan.
Mozomakeq cfare moti i keq kishte ardhe per neve te rinjet. Nuk do te shihnim me kembe qe levizen, por kembe vetem ne fotografi gazetash. Flitej se Gjylteni i kishte mallkuar burrat, pleqt dhe kishte thene: " Zoti ua thafte lucat ketyre anadollakeve !"
Dhe vertete Sadrija ishte lidhur, ishte lidhur quhej burri kur behej impotent, dmth, kur luci i sherbente vetem per te bere shurren dhe kur ne boten e tij brekore nuk levizej gje!!!
Sadrijen per sherim e keshilluan keshtu burrat: " Shko ne Poloni, shkerdhe ndonje grua, dhe keshtu zgjidhesh!"
Sadriu u kthye kakureg dhe thonin se tani po i funskiononte si kastravec i Pollogut. Ai e tradhetoi gruan e vet, keshtu boterisht, keshtu zyrtarisht, por burrit i lejohej, sepse ai ishte Cezar ne shtepi dhe mund te beje cka te doje, sepse grate ekzistojne per t“i kenaqur burrat!!! Madje, pas tradhetise publike, thonin se Sadrija nuk po ndalej tere naten, po qiposte tere naten pa pushim sa u motivuan burrat tjere t“i drejtoheshin Polonise, jo per sherim se mallikimi i Gjyltenes nuk i kishte demtuar te tjeret, por kete e benin si prevencion.
Ne Poloni gjoja per te blere kepuce te lira shkoi Besniku i pari; vazhduan Xhemi gjoja per te blere fustana per gra, Raifi qe kishte gruan gati dy kuintal, gjoja per te blere veshje sportive per femije, Jetishi, gjoja per te blere shtof, qe e kishte gruan me kembe si dy fije spageta dhe Faiku qe e kishte gruan me cica shume te medha, si dy tullumubace. Ky i fundit kishte shkuar te bleje jelek cicash sepse ne tregun tone nuk kishte se ku te futeshin ata dy shalqina.
Lagjja jone kishte zbuluar masa preventive kunder impotences dhe asnjera shtepi nuk i kishte me pak se gjashte femije. Burrat po i leviznin zuzat pa pushim dhe grate kishin humbur gati te gjitha te drejtat, qe nga Feridaj e tutje. Ishte viti 1978, fundi i nentorit.
" Para Ferides ishte me mire", thoni vajzat.
" Pas Ferides, jetojme me rehat", thonin meshkujt. Feridaj ishte bere person qe shenonte nje epoke, ku kishte pasur ndryshime te medha dhe rendi kishte ndryshuar teresisht.
Ne te gjitha shtepite ne lagje ishin dritat e ndezura. Te gjithe pritnin se cfare vendimi do te mirrej kunder Ferides. Tymi gati po pushonte nga oxhaqet, por dritat nuk fikeshin. Nesra nuk do te jete asgje si ishte deri dje, kur lagjja jone mirrej me pune tjera, dmth. akoma pa i shpallur lufte femres! Tani u kishin shpallur lufte dhe po shpresonin si gjithmone se kete lufte do ta fitojne!
Aty para mesnate u degjuan kollitjet ne oborrin e shtepise se Ferides dhe burrat po braktisnin shtepine e saj. Vendimi ishte marre, nesra do ta dinim te gjithe. U ktheva ne anen tjeter dhe mbylla ditarin. Babai po kthehej ne shtepi dhe duhej te shtiresha se po flija!
vazhdon
Krijoni Kontakt