...pse vallė ia jep xhelati njė dėshirė tė fundit tė dėnuarit? Ėshtė vallė per ti dhėnė tė dėnuarit shijen e fundit e tė qenit i lire [ēa ironie], tė mendojė, tė besojė, tė zgjedhi, tė ndihejė? Mendoj qė ėshtė jo-humane, nqs. je ne vendin e tė dėnuarit, sigurisht.
Kurse unė sot e ndihej veten nė vėndin e xhelatit. Nuk e kėrkova kėtė gjė, por dashur pa dashur ma dhe ti. Dhe ti je i dėnuari im. Nuk ėshtė bėrė gjyqi akoma, por tė gjitha gjurmėt tregojnė drejt teje, i kam tė gjitha kėtu: armėn goditėse, planet e krimit, edhe shenjat e gjishtrinjve, biles tani po ndihej edhe disa pikėza gjaku qė po rėkejnė nga zemra ime. Tė gjitha provat e vrasjes janė ketu, vetėm dy gjėra mungojnė: Motivi dhe pohimi nga ty.
Do tė lė tė kesh edhe avokat mbrojtės, dua tė tė jap ēdo lloj rasti nė botė qė tė mė provosh gabim. Dua tė jesh i pafajshėm dhe i pastėr ne zemėr, ashtu siē tė kam njohur dhe tė kam dashur...
Mezi pres tė mė thuash qė arma goditėse ėshtė e remė, qė planet e krimit janė thjesht shresa tė koduara tė dashurisė qė ma ke shprehur kaq herė, qė shenjat e gjishtrinjve janė nė qafėn time tani jo pėr tė mė mbytur, por ngaqe doje tė mė pėrkėdhelje...vetėm rėkenė e gjakut ne zemrėn time nuk mund ta justifikosh dot. Por do ta harroj edhe atė nqs. ti je i pafajshėm...
Ka kohė qė ka ardh nata kėtu, por veē tani po ndihem nė terr...ndihem e verbėr, e tradhėtuar, e dhunuar nga cdo puthje jote, ndihem e ngurosur dhe lakuriq sa here qė kujtoj vėshtrimin tėnd. A ėshtė e mundur qė bota tė jete aq e reme? A ėshtė e mundur qė ēdo ndjenjė e bukur tė pėrēudnohet aq lehte, edhe kur ajo quhet dashuri?
nuk e di si do ta shtyj kėtė natė, asnjėhere nuk e kam pritur me kaq ngulm mėngjesin...
Krijoni Kontakt