Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 79
  1. #11
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115
    i bofte mire

  2. #12
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115

    per te gjithe

    ata qe lexojne kete teme dhe gjejne ca fjala per ti hudhur ne te le te me ndihmojne sonte sepse ndodhem ne nje labirinth mendimesh-
    A ju ka ndodhur ndonjehere te ndodheni ne nje vend te erret te ndonje skuti te planetes ku trembeni nga vetja dhe nga hijet e jetes?!!!
    Kur frikesoheni se mos Zoti do te ju merr menjeher ateher dhe do te ju shpiej automatikisht ne dhomen "e zjarrte"?!!!
    Kur ndonese te lare perbrenda jeni flliqesire dhe nuk dini cka doni, cka urreni sepse keni trusni ndoshta nga I Madhi ne ate qe ndjeni?!!!
    Nese po ju ka ndodhur kjo ateher fatamorgana e kesaj nate te zymte nuk eshte trillim por fakt i gjalle se akoma nuk kam lojtur nga fiqiret.....
    SOS ne meditim

  3. #13
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    sidomos ne ato dite qe muzgu fillon qe ne mengjes, me eshte dukur vetja jo krijese njerezore, po thjesht nje hije muzgu, dicka qe nuk eksiston dot ne pastertine e drites se diellit, dicka qe nuk e shef dot zoti. Si dicka e mallkuar qe mbijeton ne erresire dhe qe lind ne shemtiren e shpirtit.
    Eshte ndjenja me makabre qe mund te eksistoje...te te duket vetja hije... , si mund te luftosh dot nje hije? Mund te vraposh me sa mundesh, por nuk e shkeput dot nga vetja. Mund ti ulerish sa te duash, por nuk e tremb dot...eshte e kote...e ndihen veten sikur je ne nje ender te keqe, sikur po te ndjek dikush nga prapa dhe ty nuk te ecin dot kembet, do te zgjohesh por nuk leviz dot, do te flasesh por zeri nuk ka eko, asnje tingull...

    Megjithate, ato dite muzgu nuk zgjasin shume, vetem po te kesh fatin e keq qe te jetosh afer meridianit polar ku dita eshte 6 muaj e gjate, po ashtu si edhe nata...

    P.S. me fal nqs. ky shkim ta ben me te komplikuar labirinthin e mendimeve...
    When in Doubt, Act Stupid!

  4. #14
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga nausika
    si mund te luftosh dot nje hije? Mund te vraposh me sa mundesh, por nuk e shkeput dot nga vetja. Mund ti ulerish sa te duash, por nuk e tremb dot...eshte e kote...e ndihen veten sikur je ne nje ender te keqe, sikur po te ndjek dikush nga prapa dhe ty nuk te ecin dot kembet, do te zgjohesh por nuk leviz dot, do te flasesh por zeri nuk ka eko, asnje tingull...

    Megjithate, ato dite muzgu nuk zgjasin shume, vetem po te kesh fatin e keq qe te jetosh afer meridianit polar ku dita eshte 6 muaj e gjate, po ashtu si edhe nata...
    asnjehere me pare nuk kam lexuar dicka me origjinale dhe me te pasur me "huazime mendore" kjo qe thua ti eshte ajo qe shoh une, qe me ngulfat ne keto caste kur shkruaj, me mbyt kur hec duart nga tasti, me therr kur avitem te shkruaj serisht... eshte hija qe me ndjek pas e nuk me shkeputet dot e me te eshte edhe i dashuri im plotesisht i fshehur nen fijen qe me mbikqyr e qe nuk mund t'i shkeputem dot....
    flm shume me ke lehtesuar sinqerisht se paku nuk ndjehem lolo si renom kur shkruaj mbi veten dhe ate qe ndjej a ne fakt kam frike nga hija ime se mos e zgenjej dhe veten me shkrime

  5. #15
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    eshte ironike por si ne cdo beteje, nuk do te thote qe fiton gjithmone me i forti, por ai qe ka me pak frike...pasi qe kam luftuar disa beteja te tilla, me lloj lloj hijesh. Disa i kam humbur dhe jam urzupuar dhunshem, te tjerat i kam fituar ne castin kur kam hapur syte, dhe e kam pare hijen ne sy.
    Duke vrapuar shpejt hija mer fuqi, te ndjek pas me kokefortesi, dhe pastaj lodhesh, terbohesh, situate absurde por kaq reale.
    Hija ka frike, nuk e vret dot me thike por vec me nje veshtrim. Nuk e ndal dot me asnje barrikade, thjesht ndalon se vrapuari. Del ne drite dhe kur kthen koken pas, nuk shef gje, eshte zdukur, vendin e saj e mer cdo gje tjeter, ndoshta nje luledele qe cuditerisht e ka njeren nga petalet me ngjyre te kuqe, nje varg milingonash te cilat po bejne zahirene e dimrit, ose nje shkelqim i rrezes se diellit qe vezullon ne nje pellg uji te pastert i cili eshte formuar nga fladi i mengjesit. Pastaj e kupton qe eshte shume lehte qe ti zesh vendin nje hije...

    P.S. nuk mund te thuash qe ke jetuar nqs. nuk i ke disa beteja te tilla "mbi shpatulla"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 07-06-2005 mė 00:22
    When in Doubt, Act Stupid!

  6. #16
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga nausika
    Hija ka frike, nuk e vret dot me thike por vec me nje veshtrim. Nuk e ndal dot me asnje barrikade, thjesht ndalon se vrapuari. Del ne drite dhe kur kthen koken pas, nuk shef gje, eshte zdukur, vendin e saj e mer cdo gje tjeter, ndoshta nje luledele qe cuditerisht e ka njeren nga petalet me ngjyre te kuqe, nje varg milingonash te cilat po bejne zahirene e dimrit, ose nje shkelqim i rrezes se diellit qe vezullon ne nje pellg uji te pastert i cili eshte formuar nga fladi i mengjesit. Pastaj e kupton qe eshte shume lehte qe ti zesh vendin nje hije...
    shkrova nje tekst te gjate por mu shkyq komjutori dhe e pat shkrimi... Gone with the wind.....nejse esenca e postimit ishte kjo- e lartepermendura te sjell ca "oksigjen " ne mushkeri, te dhuron nje foshnje simpatike te mbeshtjellur me nje kordele te kuqe, te hap nje porte te re; por serisht eshte dicka qe shkon ne pajtim me ligjet natyrore se gjithcka sillet rrotull dhe asnjehere nuk humbet nga faqja e bardhe.... Esenca e asaj qe kerkoj une eshte si te ikesh pergjithmone nga hija jote, nga ajo qe te ndjek pas dhe te frikeson, nga ajo qe ste le te jesh i mevetesishem, nga ajo qe ndjen ti......
    Nje lule, nje e mire, nje melodi e ngadalshme te khten ne vete por jo pergjithmone se bota nuk eshte drite ka dhe terrin dhe naten dhe hijen dhe dhimbjen dhe vuajtjen .... Ndoshta kjo e ben boten dhe jeten me te interesante se ndryshe cdo te na duhej te kerkonim gezimi, te miren kur kemi kufirin e ndjenjes ose po vete harene e se njohim hidherimin dhe te keqen?!!!
    Cka jam duke folur?!!!- nejse keshtu eshte kur mundohesh te shkurtosh dicka te gjate e interesante per ta bere te shkurte e atraktive e te del ... e sheh vet si...

    .................................................. ......................
    Te kisha aq prane, me prane se kurre, aq prane sa te ndjeja aromen, eren karakteristike te duhanit, ajrin qe e shtyje kah une, levizjen e gjakut neper trup ta ndjeja..... Duhej te shtiresha se jam e koncentruar ne dic me interesante e te behem se nuk ndjej gje se asgje nuk eshte interesante....
    Asgje nuk zgjat pergjithmone, as eshe ky maltretim e torture qe ja bej vetes per shak te imponimit dhe gabimit qe bem bashke, as eshe dhimbja qe ndjej kur shoh foton e tjeteres dhe foton time ne kuleten tende, as puthjet qe na mbajne te gjalle siper traut ne mes te ujvares, as kenaqesia e ndjenjes " e dij qe mendon per mua", as kjo qe jemi NE SOT........
    Gjithcka do te vdes, do te vdes dhe kujtimi me ne dhe toka dhe bota dhe e mira e e keqja... Githcka ...ESHTE NE PYETJE VETEM KOHA KUR......
    p.s. vertete kur?!!!

  7. #17
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115

    aq shume kerkoj?!!!

    Je aq i akullt sonte aq i ftohte perbrenda ngrice jasht-gjithcka ftohte
    nuk e dij pse ndehem si qeni i pezmatuar ne organet kopulare qe kerkon nje fije bari per te sheruar barin dhe se gjen dot se ndodhet ne asfalt...
    Pse duhet te te lus te me dhurosh nje fjale, nje shkronje, nje pike...jo pike jo-piken nuk e dua
    Ishe me heret aq ndryshe sot, me shihje ndryshe, me flisje ndryshe, me bisedoje ndryshe e tash.... je ne nervozen tenede po shtirem se te kuptoj-po tash engjull nuk din kush se ne bisedojme, tash nuk din kush se ne ndajme fjale se i ndaj une me veten e jo me ty....
    Do shtirem se te kuptoj edhepse deep down inside e ndjej qe te kuptoj...
    Une sot nuk fola gje, heshta, u shtira se jam e paprekshme e kete e ben ti tani por se ke pune me me rendesi ndoshta...
    Nejse ne jemi dy copa qe bejne nje cels....

  8. #18
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115

    kam nevoje per ty

    U zgjova vone si rendom dhe rash karshi pasqyres dhe pash veten tet-a-tet dhe u frikesova thash shyqyr Zotit qe sme sheh kush sa e enjur qe jam...
    Dhe vazhdova te zgjohesha ndonese nuk flija...
    Sot duhej te realizoja premtimin por nuk e bera dot, nuk erdha ne "Bitri" ndoshta se nuk desha apo dnoshta se nuk dua akoma. Cka nese vija.. palidhje... te qenurit atje paraqet maltertim per mua, te te kem afer njekohesisht shume larg
    Tash kur ri para komjutorit e pyes veten pse nuk erdha?!!!!
    Ndoshta do te defrehesha edhe me ato grimcat e bukes qe do tmi dhurote dita e sotme... sidoqofte u bera pishman si rendom....
    Ska gje na kane mbetur edhe pak dite te hudhemi ne histori e gezohem qe ka akoma edhe pak ore, pak minuta, shume sekonda

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Shume derte paske ti per nje 17 vjecare. Cupkat e sotme duan te rriten sa me shpejt e nxitojne t'u futen telasheve, dashurickave, ngaterresave me cuna me benz (lol). Gezoni moshen mi goca se vetem nga hallet s'ka per t'ju privuar jeta.

  10. #20
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115

    hahahhahaha

    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Shume derte paske ti per nje 17 vjecare. Cupkat e sotme duan te rriten sa me shpejt e nxitojne t'u futen telasheve, dashurickave, ngaterresave me cuna me benz (lol). Gezoni moshen mi goca se vetem nga hallet s'ka per t'ju privuar jeta.
    a thua a?!!!
    kam shuma halle mi moter se ashtu e spjegon psikologjia, te vegjelit tentojne te behen te medhej(mitaket ne kecimet e para veshin kepuce me take apo shtiren se pine kafe) gjersa pleqte e bejne te kunderten (llojlloj budallallecesh femijere)
    po verete shume e maltretoj veten

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •