Dita-ditës po zbulohen hajna te rinj. Del qe hajna jane edhe grupi i shume famshëm “Marigona”! Duken origjinalë, por disa kënge te tyre zbulohet te jene te kopjuara fund e krye! Sa gjynah qe as kënga e bukur e Zanfina Ismajlit. “Dashnoret e Ferrarit” nuk është një vepër autoktone! Del se është mare nga Kylie Minogue.
Po flitet edhe se kënga superhit e Jehona Sopit, “Thuaje” është e vjedhur! Dreqi e marrte, origjinali i këngës me te mire kosovare merret nga “Volim te”! Sigurisht qe secilit i bie ne mend kënga e Shqipe Abazit, “S’ishte hera e pare...” edhe kjo është e vjedhur nga serbishtja, madje, nga një këngëtare qe e ka kënduar 30-40 vjet me pare.
Sa keq qe edhe Miranda Hashani ke rrene ne kurth. Kënga e saj qe doli ne treg disa dite me pare “Mos me lini vetëm” del se është kopjuar nga Dino Merlin, por nuk ka se çka te mërzitet Miranda, se edhe Valentina Rama këngën “Je katil qe vret” e ka vjedhur fund e krye nga kënga “Supermen”, po ashtu nga një superhit i Dino Merlinit.
Edhe Leonora Bahiti këngën e saj “Perse” e ka vjedhur nga një kënge qe ka qene vëren e kaluar super hit ne Greqi, dmth e ka vjedh nga një kënge greke, e lere me te flasim për Gentiana Ismajlin, Odeten, Lorin, Rovena Stefen, qe mbi 70% te kengeve qe i kane te edituar neper albumet e tyre janë nga serbishtja, bullgarishtja, greqishtja dhe turkja...
Si është e mundur qe këngët me te mira dhe te bukura dhe me te dëgjuara te jene plagjiaturë, te jene te vjedhura pa piken e turpit!? Si është e mundur qe kompozitoret shqiptare nuk po arrijne te bejne dicka origjinale!? Pse hajnia u është bere sëmundje e pashërueshme? Ani, prej ku po i vjedhin se...? Madje i thonë vetes njerëz te artit, offf offf. Art nuk është ky, ky është turp.
PS:
Kam shkruar dhe kam publikuar materiale te ndryshme shume here për ketë dukuri te shëmtuar qe na ka kap, por do te shkruaj edhe me tej, gjersa dikush kompetent do te merë diçka ne lidhje me ketë. Dhe t’i themi NDAL! Një herë e përgjithmonë shkatrimit te tingullit te ëmbël shqip.
Nga: Davius, producent i një Shtëpie Muzikore Filmike.
Krijoni Kontakt