Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 83

Tema: "Asgjėja"

  1. #11
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Veshtruese, une them se kjo tema eshte nje nga me te bukurat.
    Per momentin nuk kam kohe, por do ti kthehem me vone.

    "Why is there something rather than nothing?"

    teme konkrete? une do te thoja se c'do opinion that you feel strongly about eshte "konkret". Eshte pikerisht kjo qe e ben temen interesante, apo "konkrete" si thoni ju.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #12
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    "Perse nuk ka asgje?"

    ... sepse nen kushtezimin e pese shqisave si dhe mjeteve/aparaturave te shpikura per t'ua perforcuar (pse jo dhe tejkaluar) funksionin ketyre te fundit (shqisave), njeriu nuk mund te gjeje "vend" pa "gje".

    Ti thua qe molla aty brenda ne pjate ekziston pasi e sheh, e prek, e shijon etj ...

    Ti thua qe bakteriet ekzistojne pasi mund t'i shohesh me mikroskop.

    etj.

    (Mund t'i rikthehem kur te kem kohe ...)

  3. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Rebele, duhet shkuar pak me larg se kaq. Nuk po bejme fjale mbi arsyen qe kur une hedh syte shoh gjithmone diēka dhe jo asgje. Po flitet per qenien, per te qenurit, per veprimin e te qenurit, ose ngjarjen e te qenurit. Perse ka nje te qenur ? Perse te mos kishte asgje ? Por e shikoni, ne biem menjehere ne gracke. Sepse permendim fjalen "kishte". Dmth edhe nese do te kishte hiē, atehere prape ka diēka sepse une nuk mund te bej pa fjalen "ka". Gjithēka mbeshtillet aty. Nejse, kjo eshte vetem per te ushtruar mendjen sepse pyetja e formuluar nga hapesja e temes eshte ēeshtja kyēe e metafizikes qe nuk merr asnjehere pergjigje. Qenia, hiēi, vdekja, jane pak a shume ēeshtje mbi te cilat mund te flitet me ore e me ore por qe gjithmone u shkojme rreshqanthi, dhe do te ishim te lumtur nese atyre do tu kalonim tangent. Kjo mund te na ndihmonte shume per shembull per te ditur ē'eshte vdekja. Kushedi, kjo eshte hiēi... Por ndoshta jo... por ndoshta po... e kush e di kete...

  4. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    rebele, ma belle Ai perkthimi i veshtrueses nuk eshte dhe aq i qarte (ajo prandaj dhe ka kerkuar nje perkethim tjeter). Edhe une e pata te veshtire ta perkthej ne shqip, prandaj dhe e solla ne anglisht.

    Why is there something rather than nothing? which implies: "Why do things exist: why at all?"

    Dmth pyetja e Leibniz nuk eshte "perse ekzistion asgjeja?" por "perse ekziston gjeja." Eshte si te thuash nje antiteze.
    Eshte njesoj sikur te pyes une: pse shqisat e mia shikojne mollen dhe jo dicka tjeter, te nje natyre krejt te ndryshme sic eshte "asgjeja"? ose thjesht dicka tjeter ndryshe nga kjo qe shohin? Ne fund te fundit, perse e shohin?

    Tani me vjen nder mend nje nga pasazhet biblike, qe do te thoja eshte "unparalleled" ne gjithe historine e letrave. Kur zoti urdheron Moisiun te shkoje tek Israeli etc etc, ky i thote: "Po nese ata me pyesin se kush te dergoi, c'fare tu them une?" Dhe zoti i thote: " Une jam ai qe jam. Shko dhe thuaji popullit te Izraelit se UNE JAM te dergoi." Me nje fjale, zoti eshte vete ekzistenca (ekzistence ne vetvete.) Edhe thone pastaj qe Dekarti ishte i pari qe e zbuloi kete cogito-n a c'fare i thone.

    Per sa i perket temes, mendoj se pyetja ne fjale eshte pyetje pa pergjigje, dhe per kete arsye, ajo nuk mund te quhet pyetje.


    ps. c'eshte pyetja? Kur nje sentence quhet "pyetje"? Hec e gjeje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 06-06-2005 mė 21:28
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Eshte njesoj sikur te pyes une: pse shqisat e mia shikojne mollen dhe jo dicka tjeter, te nje natyre krejt te ndryshme sic eshte "asgjeja"? ose thjesht dicka tjeter ndryshe nga kjo qe shohin? Ne fund te fundit, perse e shohin?
    Nuk e di pse po i meshohet kesaj punes se syve apo mollave. Ē'rendesi ka nese syte do te shihnin hiēin ne vend te nje molle ? Mos valle ndonje do te dilte ne konkluzionin qe hiēi ekziston, dhe ne te njejten kohe dhe syte e tij ? Hiēi ekziston kur asgje nuk ekziston, as toka, as dielli, as njeriu, as syte e tij e as molla. Mirepo ē'do te ishte ky hiē ? Meqe hiēi ekzistoka, atehere hiēi eshte. Mirepo ne themi "eshte" per nje qenie. Por qenia nuk eshte hiē. Ketu eshte rrethi vicioz dhe nga ku dilet duke pohuar qe hiēi eshte i paperfytyrueshem.

    Tani te shohim mendimin e Heidegger. Ai thote : kur une shoh nje peme ne lule, a e shoh une qenien e kesaj peme ? Dmth te qenurit e saj ? Ku eshte ky te qenur i saj ? Ne trungun e saj ? Tek gjethet ? Tek lulet ? Ne fakt askund. Dhe ja ku dolem tek hiēi. U nisem nga qenia dhe vajtem tek hiēi ?! Eh, Heidegger...

  6. #16
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    eh highlander,

    i kam meshuar si shume me duket asaj qe thashe 'why at all' Gjithsesi,...


    "Por nese kthehemi tani tek Heidegger, prifti me i larte i shkolles moderne te ekzistencialisteve, kryepontifi i kohes sone, ne e gjejme veten ne nje vend ku arsyeja e c'do lloji eshte parandaluar. Kjo pasi ajo c'fare mesojme nga ai eshte se vetem ne driten e Asgjese Qenia Eshte (ose te qenurit eshte) dhe si rrjedhoje, eshte privilegj suprem i fillozofit te shqetesohet per Asgjene....Eshte e mjaftueshme qe ai ndjen ankth (anguish: ketu ankth ose agoni) duke pasur parasysh qe eshte nje ankth pa ndonje objekt specifik. Pasi vetem keshtu, mendon Heidegger, Asgjeja zbulon vetveten. Kjo hipoteze e cuditshme mbrohet nga nje pretence argumenti, por duke qene se argumenti mbeshtetet mbi gabimin elementar qe e trajton "asgjene" si emer, eshte veshtire te merret seriozisht. Madje as vete Heidegger nuk duket ti vere aq rendesi. Kjo pasi ai nuk kerkon te binde nepermjet arsyes...Si leksionet e Dr. Dodd-it, puna e tij u drejtohet pasioneve, dhe padyshim qe kjo eshte arsyeja qe pati sukses per tu bere e modes."

    eh, A.J. Ayer
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #17
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088


    "Perse nuk ka asgje?" eshte njesoj si te thuash "Perse ka dicka?" Dhe, "gjeja" ekziston sepse NE jemi nė gjendje ta veme nė pikepyetje ekzistencen e saj.

    Themi "ekziston" per dicka qe e prekim, shohim, nuhasim, degjojme, dhe shijojme me nje siguri absolute. Sepse jemi konceptuar nė menyre te tille.

    Per "gjerat" qe thjesht "i ndjejme" (te tipit "shpirti", "Zoti" etj), shprehim nje fare shkalle medyshjeje serish per arsyen se nuk i shohim/nuhasim etj. por gjithesesi ua "ndjejme" prezencen. Prap, tek "kushtezimi i shqisave" vjen puna.

    Dhe serish, nese ekzistencen e dickaje e varim teresisht tek "shqisat" (qofte tek te pesta, qofte dhe tek nje e gjashte), perse nuk pyesim "Pse ekzistojne shqisat?"




    Perfundimisht, dicka ekziston sepse NE themi qe ekziston.

  8. #18
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    dmth, nese cupka thote qe rebelja nuk ekziston, ti nuk ekzistoke eh? Interesante!
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #19
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Po nqs dikush tjeter thote, "Rebelja ekziston". Shihe, degjoje, preke, ESHTE aty (ze vend/space). Kjo do te thote qe ekzistoj une?

    Ekzistoj sepse ai tjetri e kufizon ekzistencen tek te prekurit, te parit, te degjuarit...

    Pse te ekzistoje nje peme aty perjashte e jo Shpirti ta zeme?
    Eshte zgjedhje e lire. Vecse, sic e thashe edhe me lart, jemi konceptuar ne menyre te tille qe per "gjerat" te cilat shquhen nga shqisat, te themi me siguri qe "JANE".

    Eh, I give up. Pune pa bereqet.

    Naten, Cupke.

  10. #20
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Njoh dike qe ka bere Doktorate ne Fillozofi me temen "Ekzistenca e vrimave dhe mos-egzistenca e asgjese" (e ka fjalen per vrimen si koncept qe keshtu i ruani komentet banale).
    Qe thoni ju, ne te 300-e-ca faqe te PhD-se, eshte argumentuar qe nuk eksiston asgjeja, por ka nje vrime aty ku nuk eksiston gje...(nqs. ju zuri kokedhimbja duke e lexuar fjaline e mesiperme do te thote qe po me ndiqni me vemendje)

    Me beri per te menduar kjo teme: Pse njerezit shtrydhin trute duke u mare duke argumentuar per "mos eksistencen apo jo te asgjese" ne vend qe te kthiellohen dhe te mendohen per ato gjera qe eksistojne dhe e pasurojne jeten shpirterore te njeriut?

    (shyqyr qe s'jam fillozofe)
    When in Doubt, Act Stupid!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •