Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Died to LIVE!
    Anėtarėsuar
    23-08-2005
    Vendndodhja
    Dark Side of the Moon
    Postime
    19

    Dhe nje nate me Xhindet e mi

    Eshte ora 5:30 e mengjesit. Kam gjith naten pagjume--asgje jasht normes per mua. Perkundrazi, pagjumesia m'eshte bere natyra e dyte. E kalova dhe nje nate dhe them 'kalova' sepse pune e veshtire eshte te jesh vetem tere naten kur te afermit i sheh ne gjume, duke enderruar, duke u pergatitur per te nesermen dhe te panjohurat e saj. Sa zili i kam! Sa inat i kam qe nuk me shoqerojne por ikin secili ne dhomen e tyre dhe me lene ne vetmi. Ndonjeher dua ti zgjoh, ti kap nga fyti dhe ti them: O njerez nuk e shikoni qe po zhdukem dita dites? eeee, u mesuan dhe ata me kte avaz. Nuk ben me pershtypje asgje.

    Kte nate e kalova me dicka te ndryshme: Me filma Shqiptar! Ne dy filma vetem shikoja vuajtet e Shqiptarve ne vendin e vete gjate nje periudhe tranzicioni, dhe vuajtet dhe poshterimet e tyre jasht vendit. Me e keqja, dhuna dhe vrasjet qe i kane si buka e gojes.

    Ah! C'te bej un tani me kto mendime ne koke? "Vajze" i them vetes, "je ne mes vendit te endrrave, ne vendin ku endrrat lulezojne, ku secili ka te njejtin shans.....por ti c'ben ? Dhe Xhindet e mi fillojne te bertasin: C'FAR BEN? Dhe une ua kthej me lot qe derdhin fajesi por gjith lotet e mij nuk mund te me zbrazin dhe te me lene te pafajshme.

    U thyeva ne kulm te rinise. Luftova, u mundova ..nuk doli gje. Ashpersi shoh tek prinderit. U lodhen me mua. U plaken. I Lodha, i lendova, i terhoqa poshte me mua tek pellgu i erret ku vete lundroj. JO! Nuk dua ato te vuajn prej meje. Cfar te bej? Te ik? Ti largohem? Kur me shohin shpirtin ja thy. Dhe Xhindet e mi fillojne e bertasin: NUK KE KU SHKON.....JE E SEMURE! Catch-22

    Si te mundohem kur nuk mundem? Kur nga ana fizike jam dobesuar? Si do ia dal vete ? Dhe Xhindet bertasin: "S'ke ku vete.......ky ishte fati yt. Pranoje! Ndoshta ke lindur per te shkaterruar." Ndonjeher me therrasin Kasandra per faktin qe jam largpamese e se keqes. C'u be me Kasandren? E leroi njeri nga burgu nen keshtiellen e Trojes apo vdiq ashtu bashk me xhindet e saj?

  2. #2
    O njerez nuk e shikoni qe po zhdukem dita dites?
    U thyeva ne kulm te rinise
    Si te mundohem kur nuk mundem?
    ky ishte fati yt. Pranoje!
    ....................

    Sdi cte them!!

  3. #3
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Ky eshte krijim letrar apo perjetim real se nuk po di ne duhet te te jap komplimenta apo ngushellime !
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    A flitet per xhinde ne kuptimin e xhindeve si qenie te padukshme apo ne kuptimin e nervave?
    Megjithate ti me kujton dike qe njoh, mos u ndje ne faj per asgje, dil Zot e njenjave te tua dhe mos degjo zerat e ndergjegjes, jeta eshte bere per te mos u dorezuar kurre, dhe ndjenjat e fajit jane armiku me i keq.

    Mbase ajo qe thashe duket pa kuptim, po me aq sa arrita te "kuptoj" nga shkrimi ....

  5. #5
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Edhe ky perjetim eshte nje pjese e bukur e jetes, mere ashtu sic te eshte servuar. Nuk do te njohim bukurine po nuk njohem dhe dhimbjen!
    • The rest is silence.


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Per mua eshte stres i vertete.
    Ka vetem nje zgjidhje.Vendose veten ne qender te gjithesise,pra mendo fuqimisht se je me e mira ne bote,se ti ke force te realizosh cdo gje...pra te zgjidhesh pikepyetjet e tua,se bota eshte krijuar per ty etj...Dhe po arrite t'i vesh xhindet perfund kembeve te tua,pra te duash veten tende,ke fituar.
    Te gjithe kemi caste te tilla,ore, dite ndonjehere dhe jave....por jo me teper sepse eshte e veshtire pastaj per te gjetur rrugen e kthimit.Behu e forte!

  7. #7
    sa e verjeta me shume eshte nje shperthim real pak a shum i ngirtur edh ne nivel artistik...
    Por, tani nk po e di a eshte fjala per insomnia apo per ndonje crregulim tjeter emocional, te mos them psikik...Por pavaresisht prej te gjtihave une ekam bindjen qe ju catwoman, do te mundeni ta kaloni ket periudhe te veshtire, ( ne ket rast po me intereson se sa vjeqare je..?!)
    nuk dua te te ngushelloj me ate s, se edhe une kam pasur periuda te tila por, dua te te them, qe provo nje kohe te meditosh dhe sa me shume te besh autosugjestion mbi veten, nese nuk mundesh, te kisha kshilluar te shkosh ne ndonje, alternative ku behet meditim, Raiki, ben te porovosh edhe me hipnoze 2-3 seanca...
    nuk te kisha preferuar te shoksh tek mjeket, qe te jepin barna, besedin, apo ndonje xanax...?!
    por sido qe te veporosh, te kesh te qart se, ne nenvetedijen tende eshte nje vulkan shume i fuqishem, qe mund te mposht cdo gjete keqe.
    kur thua per gjindet, une mendoj, se ashtu te duket, apo ke ar halucinacioni oval ose optik!?

    te lutem ta definosh edhe me nje shkrim, me ne detaje, ket problem.
    gjitha te mirat
    Absolute!!
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

Tema tė Ngjashme

  1. A ju kanė bėrė magji?
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 10-03-2016, 06:45
  2. Hijet, xhindet dhe njerezit
    Nga ABIGAIL nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 05-11-2013, 11:39
  3. Shėrim nga magjitė!
    Nga Sabriu nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 25-11-2009, 09:39
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Epilepsia & Xhinėt
    Nga bleripz nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-08-2006, 09:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •