Pavarësia është një vendim nga një grup (popull, qeveri, bashkësie teritoriale, etj.) njerëzish me të cilin ata shprehin vullnetin e tyre për një qeverisje autonome (vetjake) të vetë grupit (popullit, qeverisë, bashkësisë teritoriale).
Pavarësia është një vendim nga një grup (popull, qeveri, bashkësie teritoriale, etj.) njerëzish me të cilin ata shprehin vullnetin e tyre për një qeverisje autonome (vetjake) të vetë grupit (popullit, qeverisë, bashkësisë teritoriale).
Ma mir neser se dje
Deklarimi i pavarsisë
Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990)
Shpallja e republikës
Shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990)...
Referendumi
Referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991
Zgjedhjet e lira
Zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.
Ma mir neser se dje
Llap me fal se ta harrova revulucionin demokratik te qosjes, 1997
Ma mir neser se dje
enciklopedia botrore shkruan per Kosoven
Vendndodhja -Kosova
Gjuha zyrtare shqipja, serbishtja, turqishtja
Kryeqyteti
. Prishtina
-
Qyteti më i madh Prishtina
Sistemi
President Republik1
Ibrahim Rugova
Kryeminister Bajram Kosumi
Sipërfaqja
-Totali
-ujore Radhitur e - -ta
10,887 km²
- %
Popullsia
- Totali
- Dendësia Radhitur e - -ta
1 900 000 (2004)
175 banorë/km²
BPV (nominal)
- Totali
- BPV/banorë
xx $ -(x -ta)
xx $ -(x -ta)
Monedha Euro
Zona kohore UTC + 1:00, veres + 2:00
Pavarsia
nga Jugosllavia
- më
- në OKB
10 Qershor 19992
28 Nëntori 3
10 Qershor 1999
Himni Kombëtar s´ka
Kodi i internetit TLD .-
Prefiksi telefonik +0381
1 si rezulltat i Rezulutes 1244 shkohet ne ndertimin e sistemit Republik Parlamentar
2pas nderhyrjes nderkombetare pergjegjesa per kete teritore i takone UNMIK-ut i cili duhet te vendose per statutin e saj
Ma mir neser se dje
Artikulli kryesor : Standarti Demokratik në Kosovë
Kosova si një vend multietnik dhe multikonfesional, demokratik dhe i barabart për të gjith dhe stabil është në prosperitet të një zhvillimi të qëndrushëm dhe me perspektivë në inegrimet evro -atlantike. E drejta në kthim, në pronë, në lëvizje të lirë dhe në krijimin e një mjedisi të shëndoshë dhe tolerant për të gjith qytetarët e Kosovës, janë disa prej parakushteve që duhet të plotësohen, si nga institucionet ashtu edhe nga popullsia shumicë e Kosovës, në menyrë që, sa më parë,me Standarte të arrihet edhe Pavarsia si status i vetëm për Kosovën. Viti 2005 paraqet fillimin e mbarimit të çështjes në zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës. Kosova e pavarur është zgjidhja e vetme që garanton stabilitet të qëndrueshëm në tërë regjionin e Ballkanit, sepse, vetëm të barabart mund të hyjmë në Evropën e bashkuar.(E-04-OA)
Ma mir neser se dje
Kryeqytet kan vetem shtetet, ja edhe perkufizimi
Prishtina:
Kryeqyteti zakonisht është qyteti i caktuar nga themeluest e shtetit si vendi ku ato vendosin selinë e tyre.
Ma mir neser se dje
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se e vetmja zgjidhje afatgjatë për Kosovën është pavarësia
Uashington, 1 mars - Frank Karluçi ish-sekretar amerikan i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kryetar nderi i firmës investuese "Karlajl grup" (Carlyle Group) thotë se e vetmja zgjidhje afatgjatë për çështjen e Kosovës ëshatë vetëm pavarësia e saj, e cila do të sillte edhe stabilitetin në Ballkan. Ai e ka trajtuar ditët e fundit këtë çështje në një artikull të botuar për gazetën "Nju Jork tajms" me titull: "Lufta që nuk kemi përfunduar".
Ai thekson se shumica e ekspertëve janë dakord se ndarja e Kosovës do t'i acaronte tensionet etnike ekzistuese. Sipas tij përpjekjet për ndarjen e Kosovës do të ishin një proces zjarrëvënës, ka thënë Karluçi. Ai tha se ekziston rreziku i rënies në letargji duke u përqëndruar në standardet që janë të shumta pa krijuar një proces që do t'u ngjallte shpresat e dy palëve: shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, një proces që do t'u jepte zgjidhje disa prej çështjeve që ata kanë përballë. Ai i bëri këto komente në një intervistë për "Zërin e Amerikës".
Ma mir neser se dje
Statusi i Kosovës duhet të jetë pavarësia, thuhet në një dokument të parlamentit britanik
Londër, 28 shkurt - Në një dokument të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit britanik të miratuar ditë më parë thuhet se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë pavarësia. Ndërkaq kryetari i këtij komiteti Donald Anderson thekson se kjo është zgjidhja e vetme afatgjatë për Kosovën.
"Mendoj se kjo është absolutisht reale. Mendoj se nuk ekziston asnjë vëzhgues i cili është në gjendje që Kosovën ta shohë në afat të gjatë në çfarëdo varësie me Beogradin dhe Serbinë. Pra, ndarja do të bëhet. Duhet bërë sa më të pranueshme dhe bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar (Britaninë), në këtë drejtim duhet të ndihmojë, kurse dialogu duhet të ekzistojë për t'u përcaktuar afatet e kalimit të statusit të Kosovës në pavarësi, si dhe kushtet nën të cilat ky status do të miratohej", tha në një intervistë për BBC-në Donald Anderson.
Ndryshe Komiteti i Jashtëm parlamentar britanik ka vlerësuar se duhet rishqyrtuar politikën "standardet para statusit" në Kosovë. Anderson thekson se në këtë mënyrë është përkrahur raporti për gjendjen në Kosovë që përfaqësuesi i Norvegjisë në NATO Kei Aide e hartoi për sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Anderson thotë se politika aktuale nuk shpie askund, duke sqaruar:
"Janë vendosur një numër i madh kriteresh dhe konsiderojmë se duhet vendosur cilat prej tyre janë prioritare. E dyta, nëse presim që standardet të përjetojnë zbatim të gjerë para se të fillojnë bisedimet për statusin e ardhshëm, kjo do të shtyhet deri në afatin që populli i Kosovës nuk do ta tolerojë. Prandaj është i nevojshëm një fleksibilitet dhe të bashkohen standardet me statusin".
Komiteti i jashtëm britanik rolin e Rusisë e sheh si obstruktiv, thekson Anderson.
"Ka dëshmi se ata pothuajse e inkurajojnë Beogradin të mos lëshojë pe. Konsiderojmë të rëndësishme që Rusia të luajë një rol pozitiv në rajon, gjë që përndryshe është në gjendje", thotë ai.
Ma mir neser se dje
Kur arriti te thote edhe Athina, "ne mbajme nga Beogradi dhe Prishtina distanca te njejta" do te thote se ai muhabet ka vdek!
Problemi eshte si do i kryet ceremonia, te ndjeres 'Jugosllavi'!
Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeplaku : 03-06-2005 më 17:26
PLANI I FONDACIONIT GJERMAN BERTELSMANN PER PAVARESINE E KOSOVES
Bashkimi Evropian duhet ta udheheqe iniciativen per krijimin dhe njohjen e shtetit te Kosoves, me sovranitet te kufizuar, sidomos ne polici dhe gjyqesi. Poashtu rekomandohetqe, ne rast se Keshili i Sigurimit i OKB-se e bllokon kete plan evropian, BE-ja duhet te beje njohjen e shtetit te Kosoves ne menyre te njeanshme – unilaterale.
Ne rast se Serbia pajtohet me kete plan, do te kete ndihme per anteresim te shpejte ne BE
Bonn, 6 qershor – Evropa, para zgjerimit juglindor- document strategjik per Samitin e Evropes Juglindore, te organizuar ne Zagreb nga fondacioni gjerman Bertelsmann. Ky eshte document qe ishte ofruar per diskutim ne takimin e politikaneve te larte te vendeve te Ballkanit dhe te BE-se me 3 dhe 4 qershor, ne Zagreb.
Ne keto propozime per BE-ne thuhet: Zgjerimi jugor i BE-se eshte ne interes strategjik te saj. Parakusht per kete eshte qe vendet e Ballkanit t’i zgjidhin konfliktet e natyres ndershteterore dhe ta ndertojne demokracine stabile te shtetit juridik.
Ne njeren nga propozimet e para per pergatitjen e rajonit per antaresim ne BE, Fondacioni i mirenjohur gjerman Bartelsmann propozon iniciativen per marrjen nga BE-ja te drejtimit te bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves dhe krijimin e shtetit te pavarur te Kosoves me sovranitet te kufizuar nen mbikqyrjen e BE-se.
Qe nga Kongresi i Berlinit kane deshtuar konceptet per venien e nje rendi ne Ballkan per shkak te konfliktit te interesave ndermjet fuqive te medha.
Tani eshte koha e realizimit te nje rendi demokratik evropian edhe ne Ballkan, thuhet ne vleresimet e Fondacionit Bartelsmann.
Me pas vleresohet se eshte iluzion te mendohet per antaresimine Serbise dhe Malit te Zi ne BE, por edhe te Kosoves, per sa kohe nuk zgjidhet statusi perfundimtar i Kosoves.
Per shkak te politikes serbe te represionit, debimit dhe vrasjeve te shqiptareve deri ne vitin 1999 eshte delegjitimuar cdo kerkese per te vazhduar sundimin serb ne Kosove. Nese vazhdon gjendja ekzistuese ne Kosove ka rrezik te madh te orientimit te potencialit protestues kunder UNMIK-ut dhe KFOR-it.
Moszgjedhja e statusit menjanon mundesine e zhvillimit ekonomik, si te Kosoves, ashtu edhe te Serbise e Malit te Zi.
Nese shqiptaret e Kosoves dhe srbet nuk arrijne te pajtohen rreth nje zgjedhjeje te qendrueshme, atehere BE_ja duhet te marre iniciativen per te drejtuar procesin e zgjidhjes perfundimtare te statusit te Kosoves. Ne kuader te kesaj iniciative duhet te jete krijimi i shtetit te pavarur te Kosoves me sovranitet te kufizuar nen mbikqyrjen evropiane.
Kufizimet e sovranitetit te Kosoves mbeshteten ne nevojen e marrjes ne mbrojtje te pakices serbe ne Kosove.Dhe, kjo mbrojtje duhet te vezhgohet me ane te pranise se BE-se ne policine dhe gjyqesine e Kosoves.
Me pas, sipas sugjerimeve te Fondacionit gjerman Bartelsmann, ne Kosoven me sovranitet te kufizuar serbet e Kosoves duhet ta kene te drejten e vetadministrimit lokal teritorial, sepse te gjitha institucionet e Kosoves kontrollohen nga shqiptaret.
Ne kuader te ketij plani per Kosoven, BE-ja duhet te synoje marrjen e komandes mbi KFOR-in, qe nenkupton mbi politiken e sigurise ne Kosove.
Bashkimi Evropian duhet te arrije zgjedhjen e statusit te Kosoves me ane te nje marreveshjeje nderkombetare per Kosoven.
Realizimi i kesaj marreveshjeje nderkombetare do te bente qe BE-ja te shnderrohet ne nje aktor te rendesishem ne politiken e sigurise ne bote.
Ne kete marreveshje nderkombetare per Kosoven duhet te perfshihet qarte krijimi i shtetit te pavarur te Kosoves dhe kjo marreveshje duhet propozuar nga vet BE-ja. Per kete arsye, hapi tjeter i BE-se duhet te jete qe t’i propozoje Keshillit te Sigurimit miratimin e nje rezolute perkatese per Kosoven. Ne rast te bllokades se mundshme nga Keshilli i Sigurimit, BE-ja duhet te veproje ne menyre te njeanshme-unilaterale ne njohjen e shtetit te Kosoves. Nese Serbia tregohet e gatshme te kooperoje me BE-ne ne realizimin e ketij plani per pavaresine e Kosoves, ajo do te shperblehej me nje ndihme substanciale, duke i ofruar nje plan te shpejte per antaresim ne BE.
Realizimi i ketij plani per pavaresimin e Kosoves do ta bente BE-ne nnje faktor politik boteror edhe me te besueshem ne syte e partnereve tjere ne bote.
Marre nga gazeta „LAJM“
ZeM
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
Krijoni Kontakt