Independent: të hiqet dorë nga ‘etiketa’ e pavarësisë
Wolfgang Ishinger
Është vetëm një nga të përditshmet britanike e cila sjellë një artikull lidhur me bisedimet e Londrës që do të zhvillohen sot dhe nesër rreth statusit të ardhshëm të Kosovës.
Independent në një editorial sjellë një shkrim me titull : ‘Pavarësia për Kosovën është jashtë agjendës’, duke cituar kështu një nga ndërmjetësuesit kryesor të bashkësisë ndërkombëtare, Volfgang Ishinger.
Ishinger është ambasador gjerman në Britani të Madhe i cili do të merr pjesë në bisedimet e ndara rreth statusit të ardhshëm të Kosovës në Londër.
Bashkësia ndërkombëtare hjek dorë nga përkrahja e hapur për pavarësi të Kosovës, shkruan më tutje Independent duke cituar deklaratën e Volfgang Ishingerit se duhet të hjeket dorë nga ‘etiketa’ e pavarësisë dhe të fokusohen në një mbikëqyrje të mëtutjshme ndërkombëtare.
Zotëri Ishinger këtë deklaratë të tij e arsyeton me faktin duke thënë se Kosova edhe po të jetë e pavarur do të duhet të ndihmohet financiarisht nga bashkësia ndërkombëtare pasi nuk do të ketë mundëis të mbijetimit ekonomik vetanak.
I pyetur gjithnjë sipas Independent nëse ultimatumet e fundit të të dyja palëve në bisedime, serbët se nuk do pranojnë me asnjë kusht pavarësinë e Kosovës dhe shqiptarët se nëse deri në dhjetor nuk do arrihet rezultat do të shpallin pavarësi të një-anshme, do të qojnë këtë herë deri në një rezulatat të pavarësisë së mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, Ishinger është përgjigjur: ‘ Unë do të them se ne do të mundohemi të arrijmë një zgjidhje për statusin e cila do të sillte një status të mbikëyqrur ndërkombëtarisht për Kosovën. Unë do lija hapur cështjen e pavarësisë. Më me dëshirë do të flisja për një status me mbikëqyrje të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare’.
Më tutje në këtë artikull të përditshmes britanike Independent, shkruan se zotëri Ishinger gjithashtu ka bërë të ditur se plani i Marti Ahtisarit nuk është opcion i cili nuk do mirret parasysh apo edhe jashtë tavolinës së bisedimeve por në të njëjtën kohë nuk do të jetë platformë bazë e bisedimeve në Londër.
Rusia kohë më parë ka shtypur tentimet e SHBA-ve dhe Europës për të gjetur një zgjidhje të përhershme të statusit të Kosovës duke hedhur poshtë propozimin e Marti Ahtisarit I cili de-fakto Kosovës i sillte pavarësi me mbikëqyrje ndërkombëtare.
Si pasojë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë afat ‘trojkës’ ndërkombëtare pas refuzimit të planit të Ahtisarit nga ana e palës serbe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët deri më 10 Dhjetor të këtij viti. Ky plan do të duhet ti paraqitet sekretarit të përgjithshme të KS të KB-ve, Ban Ki Moon.
Gjetja e një marrëveshjeje mes dy palëve në bisedime do të sjellë anëtarësi në Bashkimin Europian në të ardhmen përfundon shkrimin kushtuar bisedimeve në Londër për statusin e Kosovës, e përditshmja britanike, Independent.
Krijoni Kontakt