Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Janush Bugajski parashikon që më në fund Kosova do të jetë e pavarur
    Uashington, 15 qershor - Janush Bugajski parashikon që më në fund Kosova do të jetë e pavarur. Në mënyrë që të hyjë në rrugën drejt këtij objektivi është nevoja që Qeveria kryesisht shqiptare e Kosovës të provojë se të drejtat e pakicave po mbrohen. Bugajski është i mendimit se një Kosovë e reformuar, ku të drejtat e njeriut janë të garantuara dhe ku ekonomia të jetë e lirë, është në interesin e gjithë rajonit të Ballkanit si dhe në interesin e mbarë Evropës.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #32
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Mekshejn: Kosova një shtet i vogël, si pjesë e zgjidhjes së rajonit

    Bruksel, 15 qershor - "Tani na duhet një zjidhje e re për rajonin (Ballkanit) dhe pjesë e kësaj zgjidhjeje do të jetë që Kosova të bëhet një shtet i vogël, i cili do të qëndrojë në këmbët e veta, njësoj sikur që u pavarësua Irlanda nga Britania. Sa më parë që kjo të ndodhë aq më parë do të kemi një Ballkan stabil dhe prosperues", tha poltikani britanik Denis Mekshejn, duek shtuar se Kosova kurrë nuk do të kthehet nën pushtetin serb.
    Mekshejn, i cili deri para do kohe ishte në postin e ministrit për Evropën, tha se është e qartë se në Kosovë sundojnë rezolutat e Kombeve të Bashkuara, por çështja më e madhe është se ç'është e ardhmja e Kosovës.
    "Është e qartë se Kosova kurrë nuk do të kthehet nën pushtetin serb. Është me rëndësi të gjejmë zgjidhje për Kosovën e cila do të mbrojë serbët që jetojnë atje, si dhe kulturën serbe dhe trashëgiminë historike. Njëkohësisht duhet t'i lejojmë Kosovës që të jetë Kosovë, përkatësisht - nuk mund të kthehemi në vitin 1999 apo madje edhe më 1989. Sa më parë që liderët e Beogradit të paraqasin propozime pozitive, që Evropës do t'i thonë se Serbia kurrë më nuk do të insistojë për Kosovën, por do ta lënë që në mënyrë të mëvetësishme të zgjidhë të ardhmen e saj, kjo do të jetë më mirë për rajonin, sepse atëherë mund të vendosim norma evropiane në Kosovë", tha Mekshejn për BBC-në.
    Mekshejn ka shtuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e lidhur me stabilizimin e tërë rajonit të Ballkanit.
    Përndryshe edhe në samitin e liderëve të Evropës të enjtën në Bruksel një nga temat që do të diskutohen do të jetë edhe Kosova. Pritet që krerët evropianë të ritheksojnë vendosmërinë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #33
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Statusi i pazgjidhur i Kosovës

    Statusi i pazgjidhur i Kosovës e bën të pasigurt stabilizimin e tërë rajonit, thuhet në Projektrezolutën e AP

    Strasburg, 21 qershor - Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për situatën në Kosovë, pritet të miratohet edhe një rezolutë për Kosovën.
    Në projektin e kësaj rezolute theksohet se statusi i pazgjidhur i Kosovës e bën të pasigurt stabilizimin e mëtejshëm të tërë rajonit, duke përfshirë edhe perspektivën e integrimeve evropiane. Po ashtu kërkohet që Kosova, pavarësht se çfarë statusi do të ketë, të bëhet zonë e sigurisë për të gjithë ata që jetojnë në të, rajon në të cilin do të respektohen standardet ndërkombëtare të demokracisë, sundimi i së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.

    Vendosja e klimës së mirëbesimit në mes të njerëzve me kombësi të ndryshme paraqet qëllim afatgjatë, realizimi i së cilës do të zgjasë me vite, madje edhe pas përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, tuhet më tutje në këtë projektrezolutë, shpreh shqetësimin e saj për shkak se pozicionet e Beogradit dhe të Prishtinës janë të polarizuara dhe me keqardhje konstaton se nuk ka shenja të kompromisit.
    Ndërkaq gatishmëria e të gjithë aktorëve që të angazhohen në dialogun politik ka rëndësi thelbësore në arritjen e zgjidhjes paqësore dhe të pranueshme për të dy palët e statusit përfundimtar të Kosovës, theksohet në projektrezolutë. Prandaj në të u bëhet thirrje përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës të fillojnë dialogun thelbësor për zgjidhjen paqësore dhe të pranueeshme për të dy palët që kërkon koncesione nga të dyja palët.

    Përshëndetet vendimi i shefit të UNMIK-ut për themelimin e Forumit Politik si trup konsultativ dhe u bën thirrje përfaqësuesve të serbëve të Kosovës të përfshihen në punën e institucioneve, theksohet mes tjerash në këtë projektrezolutë e cila prfitet të miratohet sot pasdite
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 21-06-2005 më 08:56
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #34
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Oli Rehn thotë se do të ishte e papërgjegjshme nëse BE ndal integrimin e Ballkanit kur duhet të zgjidhet statusi i Kosovës


    Bruksel, 21 qershor - Komesioneri i BE-së për zgjerim Oli Rehn tërhoqi vërejtjen se do të ishte e papërgjegjshme nëse Bashkimi Evropian ndal integrimin e Ballkanit në këtë kohë kritike kur duhet të zgjidhet statusi i Kosovës. Oli Rehn e përsëriti këtë qëndrim në një ligjeratë që mbajti në Qendrën për Politikën Evropiane në Buksel, ligjeratë e pagëzuar me titull: "A është vazhdimi i zgjerimit të BE-së në rrezik". Ai ka theksuar se pasojat më të mëdha nëse ndalet ky proces do të mund të ndihen në Ballkan. Rehn tha se për vazhdimin e procesit të zgjerimit duhet gjetur një baraspeshë panevropiane dhe në mes të detyrës historike për të stabilizuar tërë kontinentin e Evropës. Një pjesë të madhe të fjalimit të tij dhe të përgjigjeve në pyetjet e pjesëmarrësve në ligjerat, komesioneri Oli Rehn ia kushtoi Ballkanit. Ai shtoi se pas dështimit në vitet nëntëdhjeta nuk mund të lejohet edhe një dështim në Ballkan.

    Oli Rehn tha se edhe Kosova duhet të ketë një perspektivë evropiane, prandaj për të konkretizuar këtë perspektivë sipas tij Kosovës duhet dhënë edhe kompetencat për të nënshkruar marrëveshjen.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Kosova është vendi më stabil në rajon dhe është para Beogradit apo Shkupit

    Kryeparlamentari Daci vlerësoi në Bruksel se Kosova politiksht është vendi më stabil në rajon



    Bruksel, 21 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci ka deklaruar se vetëm në këtë mandat të ri parlamenti ka nisur funksionimin e mirëfilltë falë faktit se ekziston opozita, e cila luan rol konstruktiv. Daci këto komente i bëri në takimin e një delegacioni të Kosovës me delegacionin e Evropës Juglindore të Parlamentit Evropian në Bruksel.

    Duke folur për prgresin e shënuar në Kosovë, Daci ka vlerësuar se politikisht Kosova është vendi më stabil në rajon dhe është para Beogradit apo Shkupit.
    Mirëpo nga ana e tij drejtori politik për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Rejnhard Pribe, i cili mori pjesë në debat tha se në Kosovë është i domosdoshëm një parlament edhe më efikas, i cili do të ishte bashkëbisedues i institucioneve evropiane.
    "Ne duam të bisedojmë me ju e jo t'iu udhëheqim", tha Pribe dhe premtoi intensifikimin e angazhimeve evropiane në Kosovë.
    Ndërkaq, euodeputetja Doris Pak, organizatore e këtij debati ka kritikuar procesin e ngadalshëm të UNMIK-ut në miratimin e vendimeve që i merr Kuvendi i Kosovës. Ajo është pajtuar me kryeparlamentarin Daci se për më se një vit në Kosovë nuk kanë ndodhur incidente serioze ndëretnike.
    Mirëpo nga lista e të ftuarve munguan dy persona nga Kosova dhe arsye për këtë ishte fakti se ata nuk e kanë marrë vizën hyrëse nga Zyra belge në Prishtinë.

    Eurodeputetja Doris Pak protestoi për shkak të kësaj ngjarjeje dhe premtoi se do të shkruajë letër autoriteteve përkatëse, ndërkaq Rejhard Pribe theksoi se bëhet fjalë për një "rast fatkeq".
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #36
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    SHBA-ja po cakton fatin e Kosovës


    RAFAEL FLOQI

    Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nikolas Bërns, deklaroi më 8 qershor në Prishtinë se viti 2005 do të jetë vendimtar për Kosovën. Kjo u bë në prag të kremtimit më 11 qershor, të përvjetorit të 6-të të pranisë së KFOR-it në Kosovë. Turneu i nënsekretarit amerikan, Nikolas Bërns, njeriu i tretë në Departamentin e Shtetit, është dëshmi se “SHBA-ja po merr rolin kryesor në diktimin e tempos në Ballkan”, - shkruante para disa ditësh gazeta e Londrës "Gardian". Gazeta citonte zotin Bërns të ketë thënë para nisjes në rajon, se qeveria amerikane e konsideronte se progresi që është arritur në Kosovë është i mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Bërns shfaqi mendimin se ky vit duhet të jetë vit i ndryshimeve për Kosovën, duke shtuar se status quo-ja është e paqëndrueshme. "Ata (Kosova dhe Serbia) duhet të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre, por një gjë e dimë: status kuoja që aktualisht mbretëron në Kosovë, absolutisht nuk është e qëndrueshme", - tha Bërns.
    "Gjashtë vjet pas përfundimit të luftës, populli i Kosovës e meriton të dijë se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe ne mund t'i ndihmojmë. Kombet e Bashkuara, kur të vijë koha, do të thërrasin bisedimet, në të cilat duhet të kyçet edhe Evropa edhe SHBA-ja”, - deklaroi ai.
    Kjo deklaratë e zëvendëssekretarit të shtetit tregoi edhe një herë që SHBA-ja kërkon të bëjë pastrimin e skenës politike të Ballkanit. Siç duket, diplomacia amerikane, para ndërmarrjes së këtij hapi, është siguruar për suksesin e arritjes së tij. Duket sikur është krijuar një konsensus në heshtje për këtë problem mes SHBA-së, Evropës, madje edhe Rusisë.
    Sipas analistit Ted Carpenter, zëvendësdrejtor i Institutit “Cato” për Studimet mbi Politikat e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes në Uashington “Vendimet me peshë janë marrë tashmë në Uashington, Paris, Berlin dhe Londër dhe këta janë lojtarët e rëndësishëm në këtë proces. Ata kanë vendosur, me sa duket, që zgjidhja të jetë pavarësia e Kosovës. Ata nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike, por të gjitha shenjat tregojnë se po ecet në këtë drejtim dhe mendoj se ata do të përcaktojnë një afat kohor për një pavarësi të plotë.”
    Administrata e presidentit Bush synon t’i lejojë vendet e Bashkimit Evropian të marrin udhëheqjen në këtë proces. Bashkimi Evropian dëshiron të marrë udhëheqjen dhe Shtetet e Bashkuara, ka të ngjarë, të mbështesin çdo lloj zgjidhjeje që do të propozojnë evropianët. Sipas analistit Misha Gleni, pavarësia e kufizuar e Kosovës nuk do të hasë në kundërshtimin e Rusisë, sepse, sipas tij, Moska nuk do të bllokojë politikën e SHBA-së dhe të BE-së në rajon. "Rusët në Grupin e Kontaktit sillen sipas parimit “nxehtë-ftohtë” dhe në këtë moment janë gjakftohtë. Për rusët Kosova nuk është çështje parimore. Vetëm nëse Rusia vlerëson se Perëndimi është i paarsyeshëm në lidhje me ndonjë çështje tjetër, mund të ndodhë që ta ngrerë zërin rreth Kosovës, por mendoj se kjo nuk do të ndodhë dhe se Rusia nuk do të rrezikojë procesin", - tha Misha Gleni për "Zërin e Amerikës" (në serbisht).
    Duket se amerikanët kanë siguruar një aprovim në heshtje të fuqive të mëdha dhe tani kërkojnë aprovimin e palëve.
    “Pikëpamja jonë është se nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur, do të kemi diskutimet për statusin. Shtetet e Bashkuara i mbështesin tërësisht njerëzit e këtij rajoni që të përcaktojnë të ardhmen e tyre", - tha Bërns
    Në bashkësinë ndërkombëtare, e në radhë të parë, në mesin e anëtarëve të Grupit të Kontaktit dominon bindja se pavarësia e kufizuar është statusi më optimal i ardhshëm i Kosovës. Këtë, jozyrtarisht, e sheh edhe elita politike e Beogradit, por nuk dëshiron ta thotë publikisht, sepse çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës në Serbi edhe më tutje është jashtëzakonisht e ndjeshme. Por ka edhe pozicione më të avancuara si ai i Zoran Ostojiçiç, një nga liderët e Lidhjes Qytetare serbe që mendon se e ardhmja e Serbisë varet nga statusi i Kosovës dhe ai i Malit të Zi. "Kosova e pavarur është edhe në interes të Serbisë. E ardhmja e Serbisë është në Evropë dhe zgjidhja e kësaj çështjeje varet nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve, siç janë çështja e Kosovës dhe e Malit të Zi. Kosova 'de facto' është e pavarur dhe ne tani na duhet të gjemë modalitetet se si të fitojmë legjitimitetin ndërkombëtar.
    Por, sipas analistëve, një rol më i madh i takon Bashkimit Evropian, për të tërhequr Serbinë në tryezën e negociatave, duke i premtuar asaj një të ardhme në gjirin e bllokut. "Kjo mendoj unë është çështja më e rëndësishme, sepse nëse Serbia nuk e propozon, ose së paku e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk do të gjendet dot një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën. Serbia duhet të jetë pjesë e këtij procesi. Bashkimi Evropian nuk është treguar shumë efektiv në këtë drejtim. Ky institucion është i vetmi që mund të ofrojë stimuj të mirëfilltë, përmes një rruge të qartë për Serbinë që të përfshihet në Bashkimin Evropian." Ndërsa presidenti Rugova gjatë takimit me Bërns insistoi për njohjen direkte nga SHBA-ja nga BE-ja, një njohje “de facto” që, sipas Rrugovës, do të njihej edhe nga Serbia".
    Tani është momenti dhe kushtet diplomatike janë pjekur për pavarësinë e Kosovës. Por shqiptarët duhet të tregohen vigjilentë nga ndonjë provokim serb, pasi tani siç deklaroi Bërns, SHBA-ja kthehet në Ballkan që “t'i japë fund punës që aq mirë e filluam në mesin e viteve nëntëdhjetë".




    22/06/2005

  7. #37
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Montgomer: Politika "standardet para statusit" është vënë në shportën diplomatike të mbeturinave Aktuale

    Politika 'standardet para statusit', e cila kërkohet në Kosovë, është vënë në shportën diplomatike të mbeturinave, sepse akterët ndërkombëtarë kanë kuptuar se për plotësimin e standardeve do të nevoiteshin dekada, ka deklaruar ish ambasadori amerikan në Beograd William Montgomery.


    "Askush nuk është i gatshëm të presë aq gjatë", ka thënë Montgomery në editorialin e botuar në revistën Danas.
    Sipas tij, disa njerëz, si Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, duan që forcat amerikane të largohen nga Ballkani, kurse të tjerët druajnë se shqiptarët e Kosovës mund të dëshpëroheshin me bashkësinë ndërkombëtare nëse vazhdon status-quo-ja. Si zgjidhje të mundshme të statusit përfundimtar, Montgomery e ka theksuar pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës në kufijtë ekzistues, si dhe pavarësinë e kushtëzuar, në të cilën bashkësia ndërkombëtare do të kishte disa kompetenca.


    RTK 25/06/2005 16:46:24
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #38
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dobins: Çdo zgjidhje për Kosovën që nuk miratohet nga shumica e qytetarëve është e papranueshme për SHBA-të

    Pragë, 4 korrik - Çdo zgjidhje për Kosovën që nuk miratohet nga shumica e qytetarëve është e papranueshme për SHBA-të, ka thënë ish-emisari amerikan për Ballkanin Xhems Dobins, i cili ka theksuar se "kjo do të thotë pavarësi".
    "Konsideroj se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës. Çdo opsion që nuk miratohet nga shumica në Kosovë nuk është i pranueshëm as për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëkohësisht duhet siguruar që pakicat të jetojnë në paqjë dhe dinjitet. Rrjedhimisht çdo zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përfshijë edhe aranzhmanet speciale për mbrojtjen e pakicave, para së gjithash të serbëve", ka thënë Dobins për radion "Evropa e lirë".
    Dobins një deklaratë të ministrit të Jashtëm serbo malazez, Vuk Drashkoviq, për lidhjet ndërmjet zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe pozitës së Republikës serbe në Bosnje, e ka cilsuar si shumë të i papërgjegjshëm. "Beogradi duhet të mendoj shumë para se të tentoj të destabilizojë cilindo vend fqinjë", tha Dobins, duke shtuar se është e qartë që "Serbia nuk mund të drejtojë Kosovën dhe këtë gjë e ka kuptuar çdo zyrtar i arsyeshëm në Beograd".
    Duke folur për bisedimet që duhet të fillojnë për statusin final të Kosovës, Dobins thotë se është me rëndësi që kjo të bëhet, por sipas tij, nuk do të thotë se bisedimet do të përfundojnë me marrëveshje finale. "Mbi këtë bazë Këshilli i Sigurimit do të marrë vendimin. Në mbyllje të procesit Këshilli i Sigurimit do të përcaktoj statusin e Kosovës me miratimin e një rezolute që do ta zëvendësojë të tashmen", shprehet Dobins.
    Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët, tha Dobins, duhet të rrespektojnë të gjitha qëndrimet, por në fund duhet të marrin vendimin se cili do të jetë statusi i Kosovës dhe këtë t'ia propozojnë Këshillit të Sigurimit.
    Në pyetjen direkte se çfarë statusi final të Kosovës pret, Dobins thotë "kjo do të thotë pavarësi, krahas përmbushjes së kërkesave të apostrofuara".
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Intervista/ Flet ish-ministrja e Jashtme, e cila bën thirrje për strategji kombëtare në rast të hapjes së kufijve

    Edita Tahiri: Pavarësia e Kosovës, para prillit

    "Nëse për 6% të serbëve në Kosovë do ndryshoheshin kufijtë, kjo do të ndodhte dhe në Maqedoni"

    Ministrja e parë e Jashtme e Kosovës, deri tani e vetmja edhe pse qeveria e tyre kishte prapashtesën ekzil, i ka idetë e qarta. Nëse dikush tenton të hapë kufijtë e Kosovës, atëherë shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë e të kërkojnë bashkim kombëtar. Edita Tahiri, një nga politikanet me përvojë më të gjatë të Kosovës, që sapo është kthyer nga SHBA-ja ku po bën një felloëship me një temë që ka në qendër shtetformimin, iu bën thirrje elitave të shqiptarëve që ta harrojnë një strategji të qartë kombëtare. Planin e Ahtisarit e konsideron një fazë kalimtare që nuk i sjell Kosovës statusin përfundimtar, ndërsa për negociatorët e mbledhur në Ekipin e Unitetit thotë se reflektojnë një papjekuri shtetformuese. E larguar prej katër vitesh nga LDK-ja, partia e saj i është bashkangjitur Hashim Thaçit në garën elektorale.

    Jeni shkëputur nga skena politike prej më shumë se një viti dhe ktheheni nga Amerika. Gjatë kësaj kohe a janë zhvilluar mjaft negociata për statusin?

    Do të thosha që proceset në Kosovë për këto dy vite shkojnë në dy binarë. Njëri është procesi i definimit të statusit ndërsa binari tjetër qeverisja në vend. Nga këto dy procese, tek ai i statusit nuk kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Siç dihet ende çështja e statusit po zvarritet sado përparimit ka në kuptimin që tashmë një numër i rëndësishëm i shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare janë të bindur qartë se Kosovës i takon pavarësia. Mirëpo derisa është rritur kampi pro pavarësisë së Kosovës në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare, është shtuar edhe antagonizmi apo kundërshtimi që bën Serbia, dhe në anën e saj është rreshtuar Rusia. Statusi final është në gjendje të papërcaktuar dhe vështirë është të parashikohet përfundimi i tij. Sa i përket qeverisjes në vend mendoj se e kam gjetur gjendjen edhe më keq sesa e kam lënë. Kosova që nga paslufta nuk ka arritur të vendosë një qeverisje efikase. Përfundimi i luftës në Kosovë solli përmbysjen e sistemit të vlerave dhe mendoj që jemi ballafaquar me dukurinë që në dy mandatet qeverisja e vendit ka qenë e mbizotëruar nga antivlerat. Dukuria e korrupsionit është bërë një sëmundje e qeverisjes në Kosovë, e cila i ka dëmtuar për së tepërmi në planin ndërkombëtar.

    Ju jeni marrë drejtpërdrejt me negociata. Si e vlerësoni produktin e këtyre negociatave "Planin e Ahtisarit"?.

    Është fakt se delegacioni i Kosovës po e mbron pakon e Ahtisarit, sepse tashmë e ka dhënë fjalën për këtë dhe çdo ndryshim i qëndrimit tani është i pamundshëm. Madje edhe Kuvendi i Kosovës e ka miratuar, dhe kthim mbrapa nuk mund të ketë, sepse edhe në diplomaci dhe veçanërisht kur ke të bësh me SHBA-në dhe Evropën është e nevojshme që të ketë një konsekuencë në çështjen e ndërtimit të një strategjie negociatore. Mirëpo mua ma merr mendja që delegacioni i Kosovës e sheh planin e Ahtisarit vetëm si një status kalimtar, deri në momentin kur ajo do të marrë pavarësinë e plotë. Prandaj ndoshta delegacioni i Kosovës duhet të jetë më transparent me qytetarët e Kosovës dhe t‘ia bëjë me dije që kjo që është fituar tani në qoftë se konfirmohet pavarësia e mbikëqyrur Kosovës është një fazë e re e zgjidhjes kalimtare për Kosovën. Praktikisht plani i Ahtisarit nuk është zgjidhje përfundimtare, pasi nuk e cakton statusin e Kosovës para ligjit ndërkombëtar as në raport me OKB-në, por as në raport me institucionet tjera ndërkombëtare. Prandaj unë mendoj se delegacioni i Kosovës duhet të jetë i qartë në kuptimin se çfarë ofron ky plan, sa duhet të zgjasë dhe kur Kosova duhet të dalë në fazën finale.

    A shihni ju kontradikta në mes të deklaratave, mbështesim planin e Ahtisarit dhe pavarësia është punë e kryer?

    Kontradiktat janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kjo është arsyeja pse delegacioni i Kosovës apo Ekipi i Unitetit ka humbur besimin e qytetarëve të saj. Kontradiktat nganjëherë janë aq të mëdha sa nganjëherë po bëhen irrituese. P.sh. kjo luftë që bëhet në mes anëtarëve të Ekipit të Unitetit për datat se kur do të shpallet pavarësia e Kosovës, tregon një papjekuri shtet formuese, tregon se disa prej këtyre nuk kanë as tipare të burrështetasit, sepse kur je në negociata praktikisht ke marrë mandatin e popullit për vendosur për fatin e tij. Dhe nëse je aq konsekuent me idetë dhe vizionin, natyrisht kjo është një rënie e madhe edhe e dëshmimit të një lidershipi serioz, por edhe në raport me qytetarin, i cili duhet t‘i besojë një lideri. Kështu mendoj se këto kontradikta kanë mbërritur në shkallën irrituese, prandaj edhe është me rëndësi të mbahen zgjedhjet në Kosovë. Unë kam besim se zgjedhjet do ta ndërrojnë këtë klasë politike në pushtet dhe do të vijë një klasë politike që do të jetë shumë më e vendosur në këtë proces.

    Më 10 dhjetor pritet vendimi përfundimtar për negociatat e reja, çfarë duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës sipas jush?

    Në lidhje me idenë e shpalljes së pavarësisë, këtë po e dëgjoj zakonisht prej anëtarëve të Ekipit të Unitetit, të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në politikë kur Kosova ka shpallur pavarësinë. Është problem që kemi një qasje të çuditshme, pasi secili kur vjen në pushtet sikur pretendon të harrojë atë çfarë është arritur në fazat e kaluara. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 1990-ën dhe e ka konfirmuar me referendumin e vitit 1991, një referendum gjithëpopullor, ku shumica absolute me përjashtim të serbëve kanë qenë pro pavarësisë së saj. Idetë e tanishme për shpallje unë do t‘i quaja ide për rikonfirmim të pavarësisë, i cili ka një peshë, por shpallja nënkupton sikur gati dy dekadat e përpjekjeve tona po i rinisim tani, gjë që nuk është e vërtetë. Unë mendoj se duhet të flasim për rikonfirmimin e vullnetit të popullit.

    Ende ka dilema të mëdha se si duhet të veprohet, shpallje apo rikonfirmim qoftë, a mendoni se duhet të bëhet pas datës 10 dhjetor?

    Çdo Kuvend, çdo mandat i ri, duhet ta bëjë atë, sepse duke e bërë rikonfirmimin ne i japim mesazhe të qarta bashkësisë ndërkombëtare, se kjo është rruga dhe vizioni ynë dhe praktikisht pa realizimin e pavarësisë së Kosovës, nuk ka paqe në Ballkan. Pavarësia e saj është çelësi i stabilitetit të Ballkanit. Nëse nuk do të ndodhë kjo, nëse do të zvarritet më tutje, mendoj se kjo çështje do të ngrihet në qarqe nacionale për shqiptarët, sepse ne kemi një konsensus; sidomos shqiptarët e ish-Jugosllavisë kanë një konsensus mes tyre dhe që të gjithë duhet të luftojmë për pavarësinë e Kosovës dhe të tjerët, pra shqiptarët në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi do të pajtohen me të drejtat e tyre etnike, pa kërkuar ndërrim kufijsh, sepse Kosova si çështje madhore po gjen zgjidhjen e drejtë. Mirëpo në rast se Kosova nuk e merr pavarësinë, gjysma e kombit mbetet ende në një gjendje të papranueshme, mos të flasim se gjendja e Çamërisë ende është në harresë, sado që kanë nisur disa procese interesante. Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta ketë parasysh që nëse Kosova mbetet çështje e hapur, ajo do të marrë dimensione kombëtare.

    A është e vetëdijshme bashkësia ndërkombëtare për këtë?

    Do të thosha disa qendra të vendosjes botërore e kanë të qartë, pasi ky është një problem që po flitet prej më se 20 vjet, por ka mbi 100 vjet që bashkësia ndërkombëtare e ka parasysh që vendimet e Konferencës së Londrës kanë qenë të padrejta, siç kanë qenë edhe ato të Parisit. Është tjetër gjë fakti që ajo ka ngurruar ta hapë atë çështje dhe t‘i qaset me korrigjim vendimeve të Konferencës së Londrës. Vetë përfundimi i luftës tregon se ky projekt nuk ka qenë i mirë për disa aspekte dhe veçmas ka qenë projekt i padrejtë për disa kombe. Në mesin e atyre kombeve, humbësit më të mëdhenj kanë qenë shqiptarët në fillim të shekullit XX. Dhe nëse nuk ka qasje korrigjuese unë mendoj dhe e them gjithnjë nuk ka paqe pa drejtësi.

    Si e parashikoni ju procesin, kur mund të përfundojë?

    Mendoj se një përfundim të qartë nuk mund të ketë për një kohë të shkurtër, por një definim të qartë për Kosovën në kuptimin se deri ku do të mbërrihet, mendoj se do të ketë para Samitit të Bukureshtit, i cili do zhvillohet në prill të vitit 2008. NATO-ja ka nevojë të futet në samit me disa çështje të zgjidhura dhe me disa rezultate konkrete. Samiti i NATO-s do të tregojë se sa po rritet roli i saj në kuptimin e aftësive për të menaxhuar krizat. Kosova është një test për NATO-n në raport me ardhmërinë e saj si një institucion i sigurisë. Mirëpo viti i ardhshëm ka të bëjë edhe me fundin e zgjedhjeve. Rusia do të dalë prej zgjedhjeve dhe kjo është koha pra kur SHBA-ja ende nuk është e zënë me zgjedhjet e saj, pasi edhe atje pritet që pas verës së 2008-ës të intensifikohen punët e zgjedhjeve. Prandaj pranvera mendoj se është koha më premtuese për Kosovën.

    Ju keni bërë një deklaratë për rrezikun e ndarjes së Kosovës dhe ishit për konceptin se edhe kjo të shtrohet në tavolinë dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë…

    Unë kam thënë se fakti se Serbia mori maksimumin për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë përmes planit të Ahtisarit, por nuk e pranoi planin e Ahtisarit, tregon që Serbia ka në mendje territorin. Nuk ka shkuar në Vjenë të luftojë për të drejtat e minoriteteve, por të gjejë rrugën për të marrë pjesën më të pasur të Kosovës, pjesën veriore. Prandaj unë kam dalë me tezën se Serbia po synon të marrë territor nga Kosova, dhe nëse kjo ndodh nuk duhet të flitet për këmbime të vogla siç thonë se pjesa veriore e Kosovës mund të këmbehet me atë lindore (Lugina e Preshevës). Kam thënë se çfarëdo përpjekje për ndryshim të kufijve do të ketë përgjigje të qartë nga ana e popullit shqiptar. E përgjigja do të jetë nëse për 6 % serbë sa janë në Kosovë do të ndryshohen kufijtë, atëherë kufijtë do të lëviznin edhe për shqiptarët në Maqedoni që janë 35%, për shqiptarët në Mal të Zi, për shqiptarët e Preshevës etj. Ne në ato raste duhet të aktualizojmë marrëveshjen e partive politike shqiptare, e cila ka tri pika. Njëra prej marrëveshjeve thotë se nëse ndryshojnë kufijtë atëherë shqiptarët do të kërkojnë bashkimin kombëtar. Pra kam kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta ketë të qartë që mos t‘i prekin kufijtë e Kosovës. Nëse ndryshojnë, nuk do të ketë më përgjigje vetëm nga shqiptarët e Kosovës, por do të jetë "një komb një qëndrim", dhe përgjigja do të jetë me bashkim kombëtar.

    Por a jeni të bindur se vetë shqiptarët e kanë të qartë këtë situatë?

    Ne, për shkak se nuk i kemi pasur të qarta vizionet dhe mendimet tona politike, kemi mbetur kombi i ndarë mbi 100 vjet. Unë mendoj se është koha që elitat politike shqiptare, kudo që janë, të mendojnë me ide më strategjike dhe të jenë më vizionare, të jenë të gatshme në të gjitha sfidat që i bëhen kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Mal të Zi, të ndërtojnë strategji të tilla që të japin përgjigje adekuate

    Ju thoni se duhet të ndërtojmë, në fakt nuk ka a po ajo?

    Eh, nuk ka një strategji të përbashkët, duhet të ketë.

    A keni bërë përpjekje që në këto zgjedhje të hyni në koalicion me LDK-në, partinë ku keni kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës suaj politike ?

    Në paraqitjen e parë publike, pas kthimit nga SHBA, kam thënë se ADK-ja nuk do të jetë ofertuese për koalicion. Arsyeja pse ne nuk jemi si ofertues është sepse ne ishim një parti joparlamentare dhe nuk tingëllonte racionale që të bëhemi ofertues prandaj ne jemi parti që kemi oferta dhe kemi qenë të hapur për të gjitha ofertat. Nga LDK-ja nuk kemi pasur oferta, përveç kontakteve. Kam informata se në LDK kanë qenë të ndarë në dy grupe, pro dhe kundër koalicionit me ADK-në. Përpjekje të veçanta nuk kemi pasur, qasja jonë ka qenë strategjike, ne kemi kërkuar një partner strategjik. Në momentin që kanë ardhur ofertat i kemi bërë analizat dhe peshën më të madhe e kemi vënë drejt PDK-së. Pasi ata janë opozitë dhe parti e madhe, dhe si parti në opozitë janë në pozicione të njëjta si edhe ne, që mendojmë se partia në pushtet pra LDK-ja, ka marrë besimin e popullit tashmë tri herë dhe nuk e ka justifikuar.





    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  10. #40
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Marrëveshje të fshehta me Serbinë nga „Grupi i Hunjietit“ në New York!

    Marrëveshje të fshehta me Serbinë nga „Grupi i Hunjietit“ në New York!
    Shkruar nga Kristina Rasi
    Monday, 01 October 2007
    Diplomacia shqiptare prej kohësh e ka humbur ecjen e saj vertikale në raport me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm.
    Pas mbarimit të tri luftërave çlirimtare në trojet tona të Shqipërisë Natyrore, kjo diplomaci jo rrallëherë ka rënë pre e mashtrimeve nga qarqe të brendshme dhe të jashtme reaksionare.
    Politikanët shqiptarë kudo nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Presheva dhe Ulqini, duke u besuar më shumë premtimeve se realizimeve, më shumë fjalëve se veprave e sollën gjendjen në atë pikë kaosi sa që mund të konsiderohet tejet e disfavorshme për shqiptarët në përgjithësi.

    Si rrjedhim i këtyre gabimeve dhe dështimeve të pafalshme ata lejuan që të bëhet një prapakthim i madh në historinë tonë të re.
    Si pasojë e këtyre u nënshkruan marrëveshjet famëkëqija si ajo e Rambujës, e Konçulit dhe ajo e Ohrit.
    Dhe, tani shtroj pyetjen çfarë fituam ne shqiptarët nga këto tri Marrëveshje?! Mendoj, fituam vetëm humbjet!...
    Si rrjedhim i bisedimeve në Vjenë e gjetiu, në Amerikë, "polli mali, bëri mi": atje u pajtuan pushtuesit me skllavët, mjeranët e politikës shqiptare në Kosovë.
    Prandaj, edhe Deklarata famëkeqe e New York-ut, hyn në këtë rend të kompromiseve të turpshme.
    Në atë Deklaratë ogurzezë, vërtetohet edhe njëherë se "Grupi i Hunjietit", nuk po kthehet dot nga rruga pakrye, e cila çdo ditë po e shpie këtë klikë servilësh tek të huajt, hiq më pak se në rrugën e tradhtisë.
    “Grupi I Hunjieteti” u pajtua në New York se janë të gatshëm të bëjnë më tej kompromise me serbët, të cilat për ne janë shumë të njohura se çfarë kompromisesh të errëta do të jenë ato. Pikërisht, për këto kompromise kanë shkruar dhe gazetat e huaja.
    Gazeta gjermane, “ Welt Onlie” shkruan: “Me ndërmjetësimin dhe me shtyrjen e Grupit të Kontaktit, palët në konflikt ranë dakord se do të bëjnë kompromise në zgjedhjen e statusit, dhe që bisedimet me serbët do t’i vazhdojnë më 13 tetor 2007 në Bruksel”.
    Ndërsa, gazeta zvicerane, “Tages Zeitung” shkruan: “Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se ne e shohim si një ditë historike, për ne serbët kjo ka qenë një ditë kompromisi dhe kuruesi nuk ka qenë kompromis për pavarësinë e Kosovës” - shton më tutje, Jeremiç.

    Ndërsa, Havier Solana e vlerësoi këtë marrëveshje si konstruktive dhe është i bindur se kjo marrëveshje do të ketë sukses- deklaron, Solana.
    Mirëpo, “Grupi I Hunjitetit”, nuk pranon asgjë, nga këto prapaskena që po i bëjnë krejt paturpësisht. Ata, thonë: “ ne nuk kemi nënshkruar asnjë deklaratë dhe nuk kemi bërë asnjë marrëveshje”!!!.
    Shtrohet pyetja, pse ata e mbajnë te fshehtë këtë deklaratë të nënshkruar nëse kjo nuk qenka asgjë e dëmshme për shqiptarët?! Pse ata nuk tregojnë se çka kanë nënshkruar?
    Po dihet çartë se kjo është një Marrëveshje e fshehtë dhe se pasojat e kësaj Marrëveshje do t´i bartë populli i Kosovës në veçanti dhe populli shqiptar në përgjithësi, ashtu siç i ka bartur tragjikisht shekuj me radhë.

    Shpresoj qe kësaj radhe populli shqiptarë është aq i vetëdijshëm dhe të kuptojë qartë dhe drejtë se çfarë kompromisesh po bëhen në dëm të tyre.
    Në këtë deklaratë famëkeqe, ata kanë deklaruar se: “ jemi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas Rezolutës 1244!!!
    Pra, që edhe më tej të mbetet në fuqi kjo Rezolutë, që do të thotë se edhe me tej de fakto dhe de jure Serbisë t´i njihet sovraniteti mbi Kosovën.
    E tmerrshme vërtetë!!!
    Rezolutë, kjo e cila i solli aq shumë fatkeqësi popullit tonë qe tetë vjet me radhë, duke e bllokuar zgjidhjen e drejtë të Kosovës, pra statusin e saj.
    Ata, me makinacionet e tyre dinake nuk duan ta pranojnë hapur këtë shkelje të rëndë në dëm të çështjes kombëtare, sepse i frikësohen dorës së fuqishme të drejtësisë e cila buron nga gjiri i popullit.
    Por, janë të tjerët ata që po tregojnë për të bëmat e tyre të pakontrolluara dhe tejet të papërgjegjshme; madje siç lajmëroi mbrëmë RTK-ja me datë 29.09.2007, njëri nga ata të "treshes" së famshme ndërmjetësuese e pranoi se delegacioni kosovar e ka pranuar më tej këtë Rezolutë.
    Kjo, deklaratë i ngjanë asaj Marrëveshjes së “famshme” I.Rugova – S.Millosheviq, mbi arsimin, prej së cilës përfitoi vetëm kasapi i popujve të Ballkanit. Për më tepër kjo është shumë më kobsjellëse se ajo!

    Zvicër, 30.09.2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •