Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Smile Nikolas Bërns deklaroi sot në Prishtinë se viti 2005 do të jetë vendimtar për Kosovën


    Nikolas Bërns deklaroi sot në Prishtinë se viti 2005 do të jetë vendimtar për Kosovën


    Prishtinë, 8 qershor - Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nikolas Bërns, deklaroi sot në Prishtinë se viti 2005 do të jetë vendimtar për Kosovën. Ndërkaq Bërns takimin e parë e pati me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen Petersen.
    Nënsekretari amerikan i Shtetit tha se ndodhet në Kosovë për të diskutuar të ardhmen e saj sepse ky vit është vit i vendimmarrjes. Ai shfaqi mendimin se ky vit duhet të jetë vit i ndryshimeve për Kosovën, duke shtuar se status kuoja është e paqëndrueshme. Bërns siguroi se SHBA-të do të mbështesin tërësisht njerëzit e këtij rajoni për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Nënsekretari amerikan i shprehu mbështetje të plotë shefit e UNMIK ut. Njëherit ai theksoi se Amerika ka besim të plotë në ambasadorin Kai Aide, i cili do ta udhëheqë procesin e vlerësimit të standardeve në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
    "Pikëpamja jonë është se nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur, do të kemi diskutimet për statusin. Shtete e Bashkuara i mbështesin tërësisht njerëzit e këtij rajoni që të përcaktojnë të ardhmen e tyre", tha Bërns.
    Në mesditë nënsekretari i shtetit Nikolas Bërns në një takim të përbashkët bisedoi me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bajram Kosumi dhe Kryeparlamentarin Nexhat Daci.
    Presidenti Rugova takimin e vlerësoi shumë të frytshëm. Ai tha se e kishte njoftuar zotin Bërns me progresin që është bërë në Kosovë dhe se po punohet në vlerësimin e progresit që sipas rrugës ndërkombëtare do të hapen bisedat për të ardhmen - për pavarësinë e Kosovës, u shpreh ai.
    "Ndërsa unë insistoj për njohjen direkte nga SHBA-të, nga BE-ja që do ta njihnin edhe fqinjët tanë", tha Presidenti Rugova pas takimit. Zoti Bërns krerëve më të lartë të institucioneve të Kosovës i kishte siguruar për përkrahjen që do ta kenë nga SHBA-të në këtë proces.
    Kryeministri Kosumi tha se në këtë takim me nënsekretarin Bërns është diskutuar për zvillimet e fundit në Kosovë. Kosumi vlerësoi se ka progres dhe rezultate shumë të mëdha në Kosovë dhe se dalëngadalë vendi po hyn në fazën e përgatitjes për statusin final. Ai beson se ky proces do të fillojë në shtator. "Nuk do të ketë ndonjë proces të pakufishëm, por ai do të zgjasë më pak se një vit dhe do të përcaktohet statusi final i Kosovës", u shpreh Kosumi.
    Nënsekretari Bërns takoi edhe liderët e opozitës Hashim Thaçin dhe Veton Surroin.
    Në fund të vizitës nënsekretari amerikan i Shtetit do të mbajë një konferencë shtypi, ku do të flasë për vizitën e tij në Prishtinë. Bërns në fund pritet të vizitojë disa familje serbe në komunën e Kastriotit.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #22
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb M.Gleni: Rusia nuk do ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës

    M.Gleni: Rusia nuk do ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës

    Uashingotn, 8 qershor - Në bashkësinë ndërkombëtare, e në radhë të parë në mesin e anëtarëve të Grupit të Kontaktit dominon bindja se pavarësia e kufizuar, është statusi më optimaal i ardhshëm i Kosovës. Këtë, jozyrtarisht, e sheh edhe elita politike e Beogradit, por nuk dëshiron ta thotë publikisht, sepse çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës në Serbi edhe më tutje është jashtëzakonisht e ndieshme. Kështu është shprehur në një ligjëratë në Qedrën Uodro Uilson në Uashington Misha Gleni, publicist dhe njohës i shumë i mirë i politikës ndërkombëtare ndaj Ballkanit.
    Publicisti Gleni thotë se pavarësia e kufizuar e Kosovës nuk do të hasë në kundërshtimin e Rusisë, sepse, sipas tij, Moska nuk do të bllokojë politikën e SHBA-ve dhe të BE-së në rajon.
    "Rusët në Grupin e Kontaktit sillen sipas parimit nxehtë-ftohtë dhe në këtë moment janë gjakftohtë. Për rusët Kosova nuk është çështje parimore. Vetëm nëse Rusia vlerëson se Perëndimi është i paarsyeshëm në lidhje me ndonjë çështje tjetër, mund të ndodhë që ta ngrisë zërin rreth Kosovës, por mendoj se kjo nuk do të ndodhë dhe se Rusia nuk do të rrezikojë procesin", tha Misha Gleni për "Zërin e Amerikës" (serbisht).
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #23
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga RRyma
    enciklopedia botrore shkruan per Kosoven
    2.sipas nderhyrjes nderkombetare pergjegjesa per kete teritore i takone UNMIK-ut i cili duhet te vendose per statutin e saj
    UNMIK -u te vendos per statusin e Kosoves?!

    Kush na cenkan keta bilbila?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Postime
    10

    US pushes for decision on Kosovo status

    The US is stepping up the pace for a decision on whether Kosovo should have independence, and believes full-scale negotiations should start this autumn, according to Nicholas Burns, the state department's third-ranking official.
    The UN, which runs the province as a protectorate, has just appointed a special envoy to decide whether the Albanian majority has done enough to protect Serbs and other minority groups in Kosovo. Although the envoy was asked to report this summer, Mr Burns jumped the gun on the eve of a visit to Kosovo today.

    "It's the view of my government that sufficient progress has been made to start final status talks. Kosovo was put on the backburner for years. We have to go back and complete the job," he said in London.
    His remarks will not go down well in the Serbian capital, which Mr Burns, the US undersecretary of state for political affairs, will also visit.

    The province is still formally part of Serbia but has been under UN rule since Nato intervened six years ago to drive out the Yugoslav army and Serb police and stop ethnic cleansing against Albanians. After Serb forces withdrew at least half the Serb population fled, and the rest now live in enclaves with little freedom of movement.

    To try to make Albanian leaders promote fair law enforcement, human rights, and devolved local government, before talks on independence began, the UN adopted a policy of "standards before status". Mr Burns said the US no longer saw any value in delay. "It's now standards and status," he said.

    His visit to the region, along with his firm comments, are widely seen as proof that the US has taken the lead again in forcing the pace in the Balkans. But the US official made clear he hoped the final status talks, which may last up to nine months, would be led by a European with an American deputy. Lord Ashdown, Bosnia's administrator, and the former Finnish president Martti Ahtisaari have been mentioned as candidates.

    The US has been careful not to come out publicly in favour of any particular outcome for Kosovo - not even "conditional independence", a formula favoured by international thinktanks whereby foreign troops and human rights monitors would stay on for years even though the territory would be sovereign.

    The Serb government has proposed a status described as "more than autonomy, less than independence", but has not given details. Western governments say there can be no return to Serb rule, as in 1998, nor can Belgrade have a veto.

    Meanwhile, the former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, who resigned in March after being indicted by the Hague tribunal for crimes against humanity, allegedly before the 1999 war, has won bail to return to Pristina.


    Jonathan Steele
    Wednesday June 8, 2005
    The Guardian

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow ..është më e sigurt pavarësia e kushtëzuar e Kosovës

    "Uashingtoni me siguri nuk ka vendosur për një zjidhje përfundimtare për statusin e Kosovës, por përfundimisht ka konkluduar se ndonjë riintegrim në Serbi dhe Mal të Zi thjesht nuk do të çonte askund"



    Fisher: Administrata amerikane po sforcon një zjidhje për Kosovën, ngase nuk është e interesuar për bisedime të gjata


    Londër, 9 qershor - Duke komentuar turneun ballkanik të nënsekretarit amerikan të Shtetit Nikolas Bërns, historiani amerikan Bernd Fisher thotë se kjo vizitë është "më afër monologut dhe diktatit sesa dialogut". Sipas tij, kjo vizitë pasqyron qëndrimin e administratës amerikane e cila në një masë sforcon një zjidhje për Kosovën, ngase nuk është e interesuar për bisedime të gjata, tha Fisher për BBC-në, i cili kohë më parë ka qenë në Kosovë.
    "Uashingtoni me siguri nuk ka vendosur për një zjidhje përfundimtare për statusin e Kosovës, por përfundimisht ka konkluduar se ndonjë riintegrim në Serbi dhe Mal të Zi thjesht nuk do të çonte askund", thotë Fisher, duke shtuar se megjithatë mund të hetohet rezultati.
    "Në fund qeveria serbe do të detyrohet për një shkallë të pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës", thotë Fisher dhe shpreh besimin se për disa politikanë të Serbisë ky do të ishte skenari më i pranueshëm sesa negociatat. "Do të mund të thonë sesi muk kanë pasur kurrfarë kontrolli për humbjen e Kosovës, por në të njëjtën kohë do t'u thonë bashkëkombasve se edhe Serbia diçka ka përfituar, si përshpejtimi i hyrjes në BE apo të ndonjë forme tjetër të lidhjeve me BE-në".
    "Shikuar në planin afatgjatë, është më e sigurt pavarësia e kushtëzuar e Kosovës me praninë e mëtejshme të Kombeve të Bashkuara, si garant të mbrojtjes së pakicave, që SHBA-të sipas gjasave nuk do ta kundërshtojnë", vlerëson profesori Bernd Fisher nga katedra e historisë të Universitetit amerikan në Indiana dhe ekspert për Ballkanin bashkëkohor.



    Pamvarsi e kushtezuar?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 09-06-2005 më 06:48
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #26
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Kai Aide: Unë do të punojë në mënyrë të pavarur nga UNMIK-u

    Kai Aide: Unë do të punojë në mënyrë të pavarur nga UNMIK-u


    Nju-Jork, 9 qershor - I deleguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kai Aide të hënën më 13 qershor do të fillojë misionin e tij në Kosovë. Aide është i ngarkuar me verifikimin e zbatimin të standardeve. Ai deklaroi se në punën e tij do të jetë plotësisht i pavarur nga UNMIK-u dhe raporti i tij do të jetë shumë më i gjerë se sa përmbushja e standardeve.
    "Detyra ime do të jetë që të përgatisë terrenin për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB0-së Kofi Anan dhe çfarë do të ndodhë mbase nuk e di", ka thënë Aide. Diplomati norvegjez theksoi se angazhimi i tij në Kosovë do të zgjasë aq sa do të nevojitet për përcaktimin e saktë të situatës në terren.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #27
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ambasadori Kai Aide do të arrijë sot në Kosovë për të filluar procesin e vlerësimit të standardeve

    Prishtinë, 13 qershor - I deleguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ambasadori Kai Aide do të arrijë sot në Kosovë për të filluar procesin e vlerësimit të përgjithshëm të standardeve. Zyrtarët e UNMIK-ut bëjnë të ditur se z. Aide do të ketë takime me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë dhe do të bëjë vizita në terren për të bërë një vlerësim sa më real të gjendjes. Aide është i ngarkuar për verifikimin e zbatimit të standardeve. Ai deklaroi se në punën e tij do të jetë plotësisht i pavarur nga UNMIK-u dhe raporti i tij do të jetë shumë më i gjërë se sa përmbushja e standardeve.
    Diplomati norvegjes theksoi se angazhimi i tij në Kosovë do të zgjasë aq sa do të nevojitet për përcaktimin e saktë të situatës në terrren.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow

    Ministrat e BE-së diskutojnë sot për Kosovën


    Luksemburg, 13 qershor - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në një takim që do të mbahet sot në Luksemburg do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor. Një vend të veçantë në këtë takim do ta ketë Kosova, ku do të flitet për strategjinë e veprimit të fuqishëm të BE-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës në dritën e vlerësimit të standardeve dhe fillimit eventual të besidimeve për statusin e Kosovës.
    Para ministrave do të gjendet një raport për Kosovën i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Havier Solana dhe i komisarit për zgjerim Oli Ren.
    Ministrat evropianë duhet të përgatisin edhe takimin e shefave të shteteve apo të qeverive të BE-së që do të mbahet më 16 e 17 qershor në Bruksel, të cilët pritet të miratojnë edhe vendime të rëndësishme për Kosovën.



    UROJ FILLIM TË MBARË
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #29
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb Bugajski: Perëndimi i interesuar për demokratizimin e Ballkanit

    Bugajski: Perëndimi i interesuar për demokratizimin e Ballkanit


    15.06.2005 / TN / Zëri i Amerikës 14.06.05 / Ivana Kuhar

    Analisti politik Janush Bugajski thotë se bota perëndimore është e interesuar për demokratizimin e Ballkanit. Por, në mënyrë që të integrohen në institucionet euro-atlantike, vendet ballkanike duhet të zbatojnë reforma rrënjësore politike dhe ekonomike.

    Janush Bugajski thotë se vendet ballkanike duhet të ndjekin shembullin e Bullgarisë dhe të Rumanisë: të zbatojnë reforma të nevojshme që do të hapnin rrugën drejt anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian dhe në Nato.

    Procesi i reformave në Kroaci po shkon shumë mirë, por Bashkimi Evropian ka pezulluar bisedimet për anëtarësim derisa Zagrebi të demonstrojë bashkëpunim të plotë me gjykatën ndërkombëtare për krime lufte. Kroacia ka dështuar të kapë dhe të ekstradojë gjeneralin në arrati Ante Gotovina, i cili është akuzuar për krime lufte. Zoti Bugajski thotë se popullsia kroate mund ta humbë dëshirën për vazhdimin e reformave nëse nuk sheh stimuj konkretë drejt një të ardhme në Bashkimin Evropian.

    Në mënyrë që të parandalohet një gjë e tillë, ai thekson se është me rëndësi jetike që Bashkimi Evropian t’i fillojë brenda këtij viti negociatat me Kroacinë për anëtarësim në bllok: “Mendoj se kjo do të përcillte një sinjal pozitiv për gjithë rajonin, vetë Serbisë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe vende të tjera.”

    Zoti Bugajski pranoi se vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, mund t’a intepretojnë vendimin e kohëve të fundit të votuesve francezë dhe holandezë për të hedhur poshtë kushtetutën e Bashkimit Evropian si shenjë që Evropa nuk do ta mirëpriste anëtarësimin e tyre: “Kjo nuk do ta paralizonte Bashkimin Evropian. Ky është një projekt që vazhdon gati për 50 vjet. Dihet se do të ketë momente të vështira kur vendime të caktuara nuk pranohen, por është nevoja që të gjenden kahje të reja". Përfundimisht, këto vende evropiane nuk mund të ekzistojnë si njësi të izoluara, ato duhet të bashkërendojnë dhe të veprojnë së bashku.”

    Kroacia nuk është i vetmi vend në rajon që pret fillimin e bisedimeve mbi statusin e saj të ardhshëm. I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Kai Ajde, do të përcaktojë brenda pak muajsh nëse Kosova ka bërë përparim të mjaftueshëm në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të qeverisjes në mënyrë që të fillojnë bisedime mbi statusin e saj të ardhshëm.

    Janush Bugajski parashikon se më në fund Kosova do të jetë e pavarur. Në mënyrë që të hyjë në rrugën drejt këtij objektivi, është nevoja që qeveria kryersisht shqiptare e Kosovës të provojë se të drejtata e pakicave po mbrohen. Një Kosovë e reformuar, theksoi zot Bugajski, ku të drejtat e njeriut janë të garantuara dhe ku ekonomia të jetë e lirë, është në intersin e gjithë rajonit të Ballkanit, si edhe në interessin e mbarë Evropës.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb

    Petersen mbështet e idenë që administratën civile në Kosovë ta marrë përsipër Bashkimi Evropian

    Vjenë, 14 qershor - Kryeadministratori Soren Jesen Petersen mbështet e idenë që administratën civile në Kosovë ta marrë përsipër Bashkimi Evropian. Meqenëse Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dueht të vendosë për statusin përfundimtar të Kosovës, pritet që në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të merret vendimi që të ridefinohet edhe roli i bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën që tani ndodhet nën protektoratin e KB, thuhet në një raport të agjencisë austriake të lajmeve APA, duke theksuar se gjasat janë që BE-ja të marrë përsipër administratën. "Konsideroj se do të ishte e drejtë nëse procesi shkon në atë drejtim", ka thënë Petersen për APA-n. Sipas Petersenit, deri në zjidhjen e çështjes së statusit duhet patjetër të jetë fare e qartë se e ardhmja e Kosovës është detyrë evropiane, e cila vetëm me rolin aktiv të Evropës mund të zjidhet, ka thënë ai.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 15-06-2005 më 03:03 Arsyeja: Petersen mbështet e idenë që administratën civile në Kosovë ta marrë përsipër Bashkimi Evropian
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •