Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow SHBA-të dhe BE-ja si duket janë përcaktuar për pavarësinë e Kosovës

    Sipas analistit Karpenter :

    SHBA-të dhe BE-ja si duket janë përcaktuar për pavarësinë e Kosovës

    Uashington, 3 qershor - Eshtë e qartë se SHBA-të dhe Bashkimi Evropian si duket tashmë janë përcaktuar për pavarësinë e Kosovës, por tani mund të flitet për etapat kohore nga do të kalojë procesi, thotë analisti amerikan Ted Karpenter.
    "Mendoj se këto etapa mund të jenë temë negociatash, si dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore të pakicave. Por rezultati përfundimtar nuk është më në pikëpyetje", tha Karpenter për "Zërin e Amerikës".
    I pyetur nëse është i mundur një kompromis ndërmjet qëndrimit të Prishtinës, që insiston për pavarësi të plotë dhe atij të Begradit "më pak se pavarësi, më shumë se autonomi", Karpenter mendon se nuk është e mundur të gjendet një kompromis i tillë.
    "Një vend mund të jetë ose i pavarur ose jo i pavarur. Një pavarësi e pjesshme është njësoj si të thuash se dikush është pak shtatzënë. Nuk është një strategji e realizueshme. Beogradi duhet të pranojë një rezultat shumë të hidhur për të", shprehet Karpenter.
    Shqiptarët e Kosovës nuk do të pranojnë asgjë më pak se pavarësia, thotë ky analist amerikan, duke shtuar se nuk mund të merret me mend një Kosovë që do të jetë Taivani i Ballkanit, por sipas tij, as komuniteti ndërkombëtar nuk do ta mbështesë një status që shkakton probleme të tjera.
    Ted Karpenter është zëvendësdrejtor i Institutit Cato (Keito) për Studimet mbi Politikat e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes në Uashington.





    Lus te gjithe ti grumbullojme te gjitha te dhenat/analizat/reagimet/...artikujt qe flasin rreth pamvarsis se Kosoves ketu,ne kete rubrik!


    Respekt
    rtp-ja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cka pas pavarsise se Kosoves.

    Te ghithe jemi koshient se nje dite edhe formalisht Kosova do te jete ne duart e kosovareve dhe jo më ne duart e UNMIK-ut, EUMIK-ut apo KFOR-it.

    Dicka eshte me se e qarte, se nje Kosove e pavarur do te ndryshon shume nga nje Kosove e kolonizuar nga te huajt dmth nga nje Kosove sic eshte tani!

    Shume pyetje mund te shtrohen se cka do te ndodh ne te vertete pasi Kosova te shpallet shtet sovran dhe i pavarur.

    Po mundohemi te parashtrojem disa pyetje qe sot kane filluar te na brengosin...

    -A thua edhe pas pavaresise, Kosova do te kete kete emer aktual Kosovë.
    -Cka do te ndodh me UNMIK-un?, do te terhiqet menjehere apo edhe shume gjate do te jete nje partner i qeverisjes vendore paralelisht me insitucionet demokratike te Kosoves me te pavarur.

    -Cka do te ndodh me KFOR-in?, Aa thua KFOR-i do te leshon te gjitha kompetencat ne duart e TMK-se dhe do te perfundon misionin tije ne Kosove, a do te jene bazat e KFOR-it qe shfrytzohen sot pjese e Ushtrise se Ardhme te Kosoves TMK-se apo TMK-ja per t'u bere ushtri ne nje shtet te pavarur duhet te beje gjithcka prej fillimit.

    -Cka do te ndodh me pakicat serbe?, a do te shperngulen definitisht nga Kosova ne drejtime te ndryshme apo do te integrohen ne institucionet vendore.

    -Cka do te beje Beogradi, kur te shoh nje Kosove te pavarur. Cili do jete reagimi i tyre dhe a te do kete trazira te medha ne Serbi pas pavarsise se Kosoves.

    -Cka do te ndodh me nje Mitrovice te ndare?, a do te largohen serbet nga aty dhe gjithcka do te jete ne duart e shqiptareve apo kjo eshte edhe me delikatja qe po vonohet statusi final i Kosoves.

    -Kush do te ruan vijen kufitare me Serbine ne lindje, TMK-ja, Policia kosovare (SHPK-ja) apo nje pale e trete?, dhe si do te jene raportet me anen tjeter serbe?

    -A do te zhduken te gjithe gjurmet e nacionalizmit serb ne Kosove, si toponimet e sllavizuara, certifikat e lindjes ne gjuhen serbe te te gjithe kosovareve qe rruhen neper gjithe komunat serbe ne Serbi. Dhe a do te hjek nga arkivat e saja Serbia gjithcka cka e "lidh" me Kosoven sepse edhe ajo do jete e bindur se cka i vyn nje certifikate lindje e Lorik Krasniqit shembull ne mes te Nishit.Ku gjithcka ka mare fund!

    -A do te "grisin" nje here e pergjithmone kosovaret pasaportat e "Nënës Serbi" dhe do te marin nje pasaporte me shkrim shqip e cila do te pranohet ne gjithe Boten. Mandej cka do te ndodhe me kartat e identifikimit, a do te krijohet nje kaos apo nje anarki apo gjithcka do te shkon hap pas hapi.

    -A do te kete zgjedhje te parakoshme paralamentare pas pavarsise, a do te zhytet Kosova ne nje krize te thelle politike apo ne emer te kombit do te leshohet pe nga te gjitha anet vetem te ndertohet nje Kosove demokratike dhe me standarde te kenaqshme.

    -A thua mund te lind ndonje subjek i ri politik ne Kosove duke ditur se keto 3 qe kemi, 2 jane pa kryetar si AAK dhe LDK. Kjo te ngjall nje dyshim.

    -A do te vazhdojne proceset e montuara te Hages edhe me tej dhe si do te zgjidhet ceshtje e "Sigurimit Serb" qe po vepron aq lirshem sot ne Kosove.

    Te mundohemi te japim pergjigje ne keto pyetjet qe me rane ne koke gjersa lexoja artikullin me larte...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E ti ore RTP
    qe sa tema i hap ose sa tema jan te hapura te ngjashme me ket?
    dhe qe 16 vite na e keni rrejt jo sot jo neser do tna e servoin ne pjata pamvarsin
    por kjo ishte nji propagand sllavo-komuniste e ldk-rugoviste
    u desht sha bacen qe te derdhet gjaku e tani siq duket diq do te leviz por deri te pamvarsija ka pun ende
    me keta pushtetar te instaluar nga nderkombetaret e qe ja imponuen popullit qe te votoin per ta veshtir se do te shofim pamvarsein edhe nji koh.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    pamvaresia?

    po pash zotin qe kemi me e marre kemi me e marre
    me hir a me pahir pamvaresia eshte e jona
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Senatori Robert Doll sot mbërrin për një vizitë në Kosovë

    Prishtinë, 3 qersor - Me ftesë të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, sot (e premte) vjen për vizitë në Kosovë, Senatori Robert Doll, Ambasador Nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Senatori Doll do të ketë takime me Presidentin Rugova, me zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës dhe me zyrtarë ndërkombëtarë në vendin tonë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentit të Kosovës.

    .........
    (nuk eshte e rastesishme kjo thirrje qe i beri presidenti z.Dolit!Shpresoj se do kemi levizje te mbara)

    Dhashte Zoti e kete vjeshte e festofshim PAMVARSIN!





    ASSAS|NS
    te lumte goja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Pavarsia si intereson Llapit bre, ati i intereson se si me ba nej
    propagand kunder pavarsis, mos e trullavni njerin se pak i
    trrullavt po ju duket a ?
    Ma mir neser se dje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    "Buldozeri" i Pavarësisë së Kosovës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Pavarësia e Kosovës, ishte tema kryesore, e cila, dominojë në të gjitha këndëvështrimet për më se pesë orë, në një debatë të "zjarrëtë" në Kongresin Amerikan, nga përfaqësuesit e shtetit amerikan, përfaqësues të Qeverisë serbe, përfaqësuesve të Kosovës dhe të një institucioni prestigjoz jo qeveritar amerikan: Institutit Amerikan për Paqe. Senaca e dëgjimit u zhvillua dj, në Capitol Hill - Komitetin për Marrëdhënie Nderkombëtare - të Kongresit, të Mërkurën më 18 Maj 2005. Në senacën dëgjimore morën pjesë rreth 20 kongresmen amerikan, antarë me poste në Ligjastaturën 109 të Komitetit për Marrëdhënie Nderkombëtare të Kongresit . Ky dëgjim ndër më të mëdhat e mbajtur ndonjëher kohët e fundit, ishte i ndarë në tre panele. Ai filloi më orën 10:30 të mengjesit me kohën e këtueshme, në 2172 Rayburn House Office Building në Washington, dhe përfundoj më orën 13:30 të pasdites.

    Seanca dëgjimore kushtuar Pavarësisë së Kosovës ose e quajtur ndryshe me gjuhën diplomatike, Statusi final i Kosovës, ishte i përqëndruar në moton: "Status para Standarteve" apo "Standarte para Statusit". Në panelin e parë debatuan ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns dhe ish sekretarja e kandidatit për president zonja Ricardel. Në panelin e dytë dëshmuan Ipeshkvi Mark Sopi, At Lush Gjergji, Ph.D., Ardian Gjini dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Në panelin e tretë dëshmojnë në këtë seancë, zoti Daniel Serwer zvedespresident dhe Drejtor për Paqe dhe Stabilitet në Institutin Amerikan për Paqe, ish Ambasadori grek në Washington D.C. Rondos, zëdhënësi i presidentit serbo-malazes në SHBA Juriçeviç, prifti katolik nga Beogradi Djordeviç dhe biznesmeni shqiptaro - amerikan Hajdar (Harry) Bajraktari.

    Paneli i Parë

    Në panelin e parë në këtë seancë dy përfaqësuesit e Qeverisë amerikane Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike Nicholas Burns dhe ish sekretarja e kandidatit për president zonja Ricardel paraqitën disa nga pikëpamjet e Qeverisë amerikane lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Burns dhe Ricardel gjatë dëshmisë shfaqen hapur dhe dhanë sinjalet e para për një ripërtëritje të fokusimit të administratës së Bushit mbi statusin e ardhshëm për Kosovën. ShBA tha Burns që në fillim se do të bashkëpunojnë ngushtë me BE dhe OKB në proçesin e statusit.

    Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns, i kushtoji rëndësi të veçantë asaj se SHBA do të bashkëpunojë me BE dhe OKB në procesin e statusit, duke e përshkruar ato sikur "janë njëra dorë dhe SHBA dora tjetër" në zgjidhjen përfundimtare të statusit final. Ai tha se tash duket se koha ka ardhur për negociata mbi statusin final të Kosovës, pa marrë parasysh një vlerësim që pritet të bëhet nga Kombet e Bashkuara, rreth progresit të shënuar drejt normave demokratike. Ai tha se statusi aktualisht i papërcaktuar i Kosovës nuk është më i pranueshëm.

    "Kosova, është ndoshta çështja më e vështirë që mbetet për t'u zgjidhur në rajon. Ne besojmë se status quo-ja e statusit të papërcaktuar të Kosovës, është e paqëndrueshme, e padëshirueshme dhe e papranueshme. Nuk kënaq asnjë nga palët dhe asnjë nga rajoni," tha Burns. Por edhe nëse standardet e përmendura më sipër kanë përparuar sa duhet apo jo, ne mendojmë se Kosova është pjekur për negociata. Sipas tij, Kombet e Bashkuara pritet të bëjnë më vonë këtë vit vlerësimin e përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe. Por edhe nëse standardet e përmendura më sipër kanë përparuar sa duhet apo jo, ne mendojmë se Kosova është pjekur për negociata. Nëse ky vlerësim është pozitiv, dhe ne kemi besimin se do të jetë pozitiv, atëherë ne do t'i kërkojmë Kofi Ananit të caktojë një zyrtar të lartë evropian në vjeshtë i ndihmuar ky edhe nga një diplomat i lartë amerikan që do të caktohet nga presidenti Bush për të kryer bisedime për statusin përfundimtar," tha Burns.

    "Ne duhet të përfundojmë punën për sheshimin e konflikteve që nuk i ka lejuar vendet e Ballkanit të shënojnë përparim politik dhe ekonomik ashtu si fqinjët e tyre. Ne dhe aleatët po hyjmë në një fazë të re në politikën tonë ndaj Ballkanit, një fazë që synon të përshpejtojë integrimin e këtij rajoni në familjen evropiane dhe institucionet euro-atlantike. Sekretarja Rajs, tha zoti Burns, më ka kërkuar të shkoj në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë si dhe në Bosnjë në fillim të muajit të ardhshëm për të ritheksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të rajonit si dhe për të nxitur udhëheqësit vendorë të bëjnë përparim më të madh në në çështjet e pazgjidhura," tha nënsekretari amerikan i shtetit.

    Burns tha se nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës. Beogradi ka paraqitur pozitën e tij ku kërkon që Kosovës t'i njihet më shumë se autonomia, por më pak se pavarësia. Popullsia shqiptare e Kosovës këmbëngul për pavarësi të menjëhershme dhe pa kushte. Gjetja e një kompromisi ndërmjet këtyre qëndrimeve do të jetë një sfidë e vështirë. Burns tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se procesi duhet të udhëhiqet nga një figurë e lartë politike evropiane, e emëruar nga OKB në konsultim me Grupin e Kontaktit. Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të ofrojnë një diplomat të lartë amerikan si zëvendës të tij dhe sekretarja e shtetit Rice po shqyrton kandidaturat e mundëshme për këtë post.

    Roli i Beogradit në këtë proces, theksoi nënskretari amerikan i shtetit, duhet të jetë angazhimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv. Çdo vonesë e panevojshme ose pengesë do të na bënte të rishikonim rolin e Beogradit. "Ne, tha zoti Burns, i bëjmë thirje Beogradit të mbështesë serbët e Kosovës për t'u kthyer në Parlament dhe për të rifilluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet dhe jetën politike në Kosovë, duhe i dhënë fund izolimit të imponuar nga Beogradi". Cilido qoftë statusi përfundimtar i Kosovës, Beogradit do t'i duhet të pranojë ndryshimet krahasuar me situatën para vitit 1999 . Proçesi për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës u jep mundësi Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë Serbinë të kthehet në gjirin e Evropës ku i takon të jetë, tha nënsekretari amerikan i shtetit Nik Burns ish ambasadori i SHBA në Athinë, aktulishtë përfaqësuesi zyrtar i Qeverisë amerikane, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike.

    Paneli i Dytë

    Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopi, gjatë dëshmisë në Kongresin Amerikan tha se Shikoni lufta në Kosovë është e paparnueshme të quhet luftë fetare. Ajo tha ai nuk ka qenë as luftë ndëretnike dhe as fetare, por ka qenë diçka më tepër, që do të thotë, politike. Politike, sepse edhe populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, dëshiron të ketë liri, si popujt e tjerë, të jetojë dhe të veprojë në liri. Ngaqë e ka dëshiruar këtë, ka arritur deri në konflikt. Për një luftë fetare kurrsesi nuk mund të flitet, pasi nuk ka patur diçka të tillë, për të cilën do të kishim aluduar se ka qenë luftë fetare. Kështu që u shpreh Imzot Mark Sopi , Pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropë e botën.

    Dr. don Lush Gjergji nga Kosova, prifti katolik shqiptar, zv/Ipeshkvise Shkup-Prizren, e fillojë dëshmin e tij në këtë seancë dëgjimore, duke treguar origjinën e Nënë Terezes, dhe mbi shkrimet e tija rreth biografisë së saj. Ndër të tjera ai tha se: "Nga historia dhe eksperienca jo rastësisht tek shqiptarët lindi dhe doli e Lumja Nëna Terezë Bojaxhiu, e cila, nga përvoja familjare, famillitare, fetare dhe kombëtare e kuptoi univesalizimin, plularizmin, bashkimin në dallime, dhe fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë tejkalonte çdo kufi dhe ndasi në mbarë botën. Kosova, si model bashkëpunimi, bashkëjetese, dialogu, faljeje, pajtimi, është sfidë e jona por edhe e miqëve tanë, pra e gjithë atyre që janë në Kosovë për të mirën e përbashkët. Me zemër falëmderojë kryetarin Hyde, kongresmenin Lantos, e Rohabarcher, dhe të gjithë antarët e tjerë për vëmendjen. Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën! dhe Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e Kosovës dhe botës, përfundoj fjalën e tij Don Lush Gjergji, Parson and Vicar General - Catholic Church.

    Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ardian Gjini, tha se është një përvilegj i madh dhe krenari të dëshmojë para Kongresit Amerikan. Vendi im Kosova, i gjithë populli i saj paguan mirënjohjen e lartë dhe respektin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për demokracinë amerikane dhe popullin e saj. Nësaj të rolit dhe kontributit tuaj ne kemi zhvilluar zgjedhje demokratike të cilat kanë qënë model në rajon si të lira, të drejta, e të ndershme. Të njohura këto nga të gjitha partitë dhe nga të gjithë vëzhguesit ndëkombëtar.

    Shirli Cloyes – DioGuardi, këshilltare e çështjeve Ballkanike pranë Lidhjes Qytetare Shqiptaro- Amerikane, e fokusoi dëshmin e saj tek vitaliteti i intereseva të SHBA në Europen Juglindore. Eshtë në interes vital të SHBA të tregojnë se me të vërtet mbështesin demokratizmin e të gjithë shoqërisë, në ato vende që dolën nga rregjimi komunist dhe ultranacionalist. Interesat vitale të SHBA janë tek progresiviteti i popullit shqiptar në zemër të Evropës. Gjithashtu është në interes të SHBA të mbështes lirinë dhe zhvillimiet demokratike në Shqipëri, e cila ka një popull nga më pro-perendimoret, pro-amerikanet nga të gjithë popujt e JugLindjes së Evropës. Kjo tha ajo u dëshmua edhe pas ngjarjve të 11 shtatorit 2001 edhe në koalicion ndërkombëtar kundra terrorizmit; kur shumë serbë, sllavë, grekër dhe rusë vallëzonin rrugëve të kryeqyteteve të tyre, shqiptarët derdhinin lotë e luteshin me qirinjë duke thënë "We are with you".

    Paneli i Tretë

    Në panelin e tretë i pari e mori fjalën zoti Daniel Serwer, zevendespresident dhe Drejtor për Paqe dhe Qendrueshmeri në Institutin Amerikan për Paqe. Ambasadori grek Rondos i akuzoi rëndë shqiptarët si të vetmit nacionalista ekstremistë në Ballkan. Ai hodhi pyetjen se nëse do të dish se ku ka nacionalizëm ekstrem? - "atë e gjenë vetëm tek kombi shqiptar" thotë greku Rondos. Zëdhënësi i presidentit serbo-malazes në SHBA Juriçeviç, tha se Sërbia nuk është më ajo e Millosheviçit. Serbia sipas tij është një vend demokratik që ka shumë mundësi Kosovës t'i japë autonomin edhe më shumë të drejta. Prifti katolik nga Beogradi Gjorgjeviç u ankua se shqiptarët e Kosovës kanë djegur kishat sërbe gjatë trazirave të vitit të kaluar.

    Kongresmeni Robert Wexler tha se në Beograd ai ka parë dy qëndrime krejt të ndryshme për Kosovën. Ai tha se sapo ishte kthyer nga një vizitë që i kishte bërë Beogradit dhe se kishte vrejtur atje gjatë takimeve që ndryshe të ishin mendimet e Tadiçit dhe krejt ndryshe ato të Koshtunicës. Në këtë menyrë tha ai pyetja është: se kujt i duhet besuar në zgjidhjen e kësaj çështeje? Lantosh e përshkroi në detaje rrugën e sigurtë që po ndjek Kosova tani për të merituar ashtu si shumë vende të tjera të botës, shumë më të vogla se sa Kosova, pavarësinë. Dana Rohrabacher i hodhi poshtë me argumenta dhe fakte te pakundershtueshme dëshminë e ambasadorit grek Rondos, zëdhënësit të presidentit serbo-malazes në SHBA-s Juriçeviç dhe të priftit nga Beogradi Gjorgjeviç.

    Kongresmeni Rohrabacher pyeti ata se: "Kush e ka sulmuar deri më tani Serbinë me tanke, ushtri dhe djegëje e shkatërrime, siç i ka sulmuar Serbia Kroacinë, Bosnje Hercegovinen dhe së fundi Kosovën? Rohrabacher është i mendimit se SHBA, kampioni i lirisë e demokracisë, nuk duhet kurrësesi të marrin mësime se si jepet liria e demokracia popujve të tjerë , por duhet t'u servirin atyre modelet amerikane të demokracisë e lirisë. Eliot Engel u kërkoi me këmbëngulje serbëve që ata t'a njohën të parët pavarsinë e Kosovës , sepse kjo çështje tregon se me të vërtet Serbia dëshiron të futet në familjen Evropiane, të bëhet antare e NATO, e Bashkimit Evropian dhe mike e SHBA; dhe se pavarsia e Kosovës është në të mirën e vetë Serbisë.

    Biznesmeni i shqiptaro - amerikan Hajdar (Harry) Bajraktari, antar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, tha se Kosova është një vend pa ekonomi te qendrueshme. Në termin e GDP për njeri, Kosova ka ekonomine më të varfër në Ballkan. Mbi 37% e popullsisë klasifikohet e varfër. Me një pagese ditore me më pak se sa 1.42 euro në ditë dhe 15 % e tyre janë nën nivelin e varfërisë me 0.93 euro në ditë. Problemi i privatizmit, tha ai është më tepër një çështje politike se sa ekonomike. Gjatë 8 muajve të kaluar unë dhe partneri im (Rustem Geci) kemi investuar në Kosovë në katër biznese dhe nga eksperienca kemi parë se atje ka shumë burokraci. Pavarasia, perfundimidht tha Bajraktari, është termi që do të risë fuqinë ekonomike, jep progres dhe e lidh Kosovën me të gjitha institucionet monetare e finacire ndërkombëtare në botë.
    Ma mir neser se dje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Liga Qyetetare Shqiptaro - Amerikane çeli nga kryeqyteti amerikan aktivitetet e këtij viti :

    Washingtoni rruga drejtë pavarsisë së Kosovës


    Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA

    Washington DC(Capitol Hill): Sllogani i hedhur këto ditë "Zeri i Kombit Shqiptarë në Washington dhe në Botë" nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane do të shoqëroj gjatë gjithë kësaj periudhe përgatitjet deri sa të shënohet 15 vjetorin, e krijimit të Lobit të parë shqiptarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kjo organizat lobiste dje, çeli siparin e aktiviteteve të saja për këtë vitë të ri, nga kryeqyteti amerikan Washington DC - Capitol Hill. Rreth 20 pjesmarrës, të cilët, morën pjes në darkën e Kongresit, ishin kryesisht anëtare të bordit drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, nga disa shtete federale si : New York, New Jersey, Kenektiket, Miçingani, Washingtoni e Karaolina e Veriut. Ata kishin ardhur nga mbarë Shtetet e Bashkuara ku edhe kjo organizatë ka thmeluar degët e saja, për të ngritur zërin e tyre për pavarsinë e Kosovës. U zgjodh kjo ditë dhe ky vend(kryeqyteti amerikan) pikërishtë, sepse edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtu, shënojnë këtë ditë historike me fjalimin e presidentit të Amerikës. Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane e drejtuar nga ish ligjvënësi republikan Jozeph J. Dioguardi dhe bashkëshortja e tij këshilltare e çështjve Ballkanike Shirley Cloys- DioGuardi, ështe organizata e parë lobiste shqiptaro amerikane, e cila siç dihet u pasua më vonë nga organizata të tjera lobiste në SHBA-s.

    Éshtë gjthiçka e krijuar sipas një tradite të re që LQSHA, po vendos në Amerikë, vetëm pak orë para se presidenti i SHBA-s, George W.Bush, të mbante fjalimin e tij drejtuar kombit amerikan"Union State Adress" . Ata u mblodhën edhe kësaj rradhe për të gjashtin vit me rradhë, për të diskutuar mbi punën e kësaj organizate gjatë vitit të kaluara dhe detyrat e objektivat për të ardhmen, kryesishtë mbi gjetjen e rrugëve që do të çojnë shqiptarët për të arrirë deri tek statusi e menjëhereshëm i Kosovës.

    Hyde dhe Lantosh shtyjn kongresin drejt miratimit të Rezolutës HR-28

    Në këtë kontekst, duke folur për gazetën kombëtare Bota sot, në SHBA-s, presidenti i Ligës Qytetare ish-kongresisti republikan e New York(ut) Joseph J. DioGuardi, tha se : “Ne, jemi duke punuar intezivishtë dhe me të gjitha format, me dy prej njereëzve me të afërtët tanë në Kongresin amerikan, një republikan Henry Hyde nga Illinosi dhe një prej kampit të demokrateve Tom Lantosh nga Kalifornia që të dy në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë, duke shfrytëzuar pozicionin mirë e tyre në Kongres, ata vetë kanë marr përsipër të shtyjnë Kongresin këtë vitë, drejt miratimit të Rezolutës HR-28. Dhe sa më parë të hapet çështja e Kosovës, duke vënë në planë të parë si më të rëndësishme pavarësin e Kosovës.”

    DioGuardi, që duket shumë optimist për atë se pavarsia e Kosovës do të arrihet shumë shpejt, vijoj duke thënë se "Me këtë rast, këta dy kongresistë me ndikim të madh tek Kongresi amerikan, në një letërën drejtuar kolegëve të tyre u bejne thirrje atyreve, që edhe ata të bashkohen me në përkrahjen e projekt rezolutës HR-28, paraqitur vitin e kaluar, për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. Letra drejtuar anëtarëve të Kongresit, nga kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, Henry Hyde dhe anëtari i ketij komisioni, Tom Lantosh, shkruan midis të tjerave se arritja e qëndrueshmerisë politike dhe ekonomike në Kosovë e Ballkan kërkon më shume sesa ndihmë rindërtimi dhe kërkesave për standarte. Ajo kërkon mbi t?7 gjitha zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Në letër shkruhet se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të parat të shpallin pa ekuivoke përkrahjen e tyre për pavarësine e Kosovës, duke iu përmbajtur parimeve që ato vetë i kanë njohur, si e drejta e vetvendosjes siç është ajo të drejtës themelore të gjithë popujve të botës. Prandaj shkruhet aty kujtojmë se në vitin 1974, Kosova, ishte njësi konstutucionale me të drejta të barabarta me Sllovenin, Kroacin, Bosnjen, dhe Maqedonin, të cilat sot kanë fituar pavarsinë në një kohë që ish" Jugosllavia " nuk egziston më e Kosovës i mohohet një gjë e till".
    Së bashku me miqët amerikan Kosova shkon drejt pavarsisë

    Ndërsa drejtori politik i personelit të Komisionit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob King duke përcjellur mesazhin e shefit të tij solli tek shqiptaro amerikanët, mesazhin e ligjvënësve Hyde e Lantosh. “Ne, tha zoti King, “ jemi të kënaqur që miqtë tanë shqiptaro amerikanë që ndodhen sot këtu në këtë ngjarje të vëçante. Është veçanërisht me vend që ata janë këtu pasi gjendja në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin ku jetojne shqiptarë është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si dhe qëndrueshmeria dhe e ardhmja e asaj pjese të botës”

    Joseph J DioGuardi, përmendi me këtë rast një artikull të botuar në gazetën Washington Post, me 7 janar, nga Morton Abramowitz, me titull "Snatching Defeat in the Ballkans". Artikull i cili ka në thelb shumë argumente, argumente, të cilat japin shpres se si duhet të zgjidhet çështja e Kosovës, për të evitura një humbje të madhe në Ballkan. Ndërsa për letrën ai tha se " Letra duket se është një rikonfirmim i projekt rezolutës HR 28 e dalë nga dëshmitë dhe debatet e zhvilluara vitin e kaluar në Komisionin e Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, theksoi Joseph J. DioGuardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.
    Ma mir neser se dje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK) në Beograd, Xhejms Llajon, ka thënë në një intervistë për “Dojçe Velle” se asnjëri në bashkësinë ndërkombëtare, madje as Rusia, nuk konsiderojnë se Kosova do të kthehet nën ingjerenca të Beogradit. “Ajo që ne e dëgjojmë në Beograd, se Kosova nuk mund të bëhet e pavarur është përrallë për opinionin serb,” ka pohuar ai.
    Ma mir neser se dje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    ICG-ja kërkon pavarësinë e shpejtë të Kosovës për mënjanimin e një vale të re dhune


    Data e Publikimit: 18/02/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Kosova duhet të jetë e pavarur sa më shpejt të jetë e mundur për të mënjanuar kështu një valë të re dhune, deklaroi sot Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
    Prej më shumë se pesë vjetësh, Kosova ndodhet nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që kur NATO-ja i dha fund represionit serb në vend.
    "Serbisë duhet t'i bëhet e qartë se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën regjimin e Beogradit. Duhet t'i bëhet gjithashtu e qartë se copëzimi i Kosovës nuk përbën një mundësi si pjesë e këtij procesi", deklaroi Gareth Evans, presidenti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që punon për zgjidhjen e konfliktit në fjalë.
    Serbia dhe aleatja e saj tradicionale, Rusia kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, por Evans theksoi se procesi i shtruar për zgjidhje duhet të shkojë përpara edhe pa mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.
    "Ky tren po largohet nga stacioni me apo pa serbët, me apo pa rusët", shtoi Evans.
    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan vlerësoi dje se Kosova nuk kishte arritur progrese të mjaftueshme në promovimin e institucioneve demokratike, me qëllim që OKB-ja të vendoste mbi statusin përfundimtar të saj.
    OKB-ja ka kërkuar zbatimin e reformave politike dhe sociale përpara se Këshilli i Sigurimit të shprehet mbi statusin përfundimtar të vendit. Evans, ish-ministër i Jashtëm i Australisë, i deklaroi sot medias në Londër se çdo shtyrje e zgjidhjes së çështjes së statusit të Kosovës do të çojë në dhunë të mëtejshme.
    Trazirat e marsit të vitit 2004 në Kosovë çuan në vrasjen e 19 personave dhe shpërnguljen e qindra të tjerëve.
    "E vërteta është se një shpërthim dhune, që do të linte në hije ngjarjet e marsit të kaluar, duhet të merret në konsideratë", theksoi


    marrë nga http://www.24-ore.com/index.php?page...794ed31fa9404f

    Është shumë e rëndësishme që pavarësia e Dardanisë të njihet sa më parë tani nga SHBA-të dhe BE-ja. Megjithëse edhe kjo do jetë kalimtare e përkohshme deri në ribashkimin me Shqipërinë.
    Ma mir neser se dje

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •