Shen Albani, ashtu edhe sic e prisja, ti nuk po me jep pergjigje por po me "ben gjyqin" mua apo atyre qe kane shkruajtur ne kete teme. Se kush jam une, ti je i fundit nga i cili pres te me vleresosh pasi nuk eshte as vendi ketu per te bere kete vleresim.
Ne kete teme po vleresojme akademik Rrexhel Qosja !
Ti ne pergjigjen tuaj aludoni se "nuk eshte detyra e shkrimtarit te japi kontribut per ceshtjen kombetare". Ky eshte nje konstatim edhe i vertete edhe i genjeshtert. Vertetesia e ketij konstatimi eshte se jo te gjithe shkrimtaret e shquar kane nje interes per ceshtjen kombetare. E genjeshterta e ketij konstatimi eshte se si mund ta quash nje shkrimtar "Figure Kombetare" kur ai nuk ka patur impenjimin ose ka bere investimin e duhur ne ceshtjen kombetare?!
Nje shkrimtar i suksesshem si Qosja mund ta nderosh me ndonje titull letrar ose ne rang republike por nuk mund ta quash "Nder i Kombit". Qosja ende duhet ti japi Kombit pasi deri me sot ai nuk ka qene ne qender te asnje inisiative kombetare, edhe pse nuk i kane munguar mundesite apo reputacioni ne rang mbareshqiptar. Dhe pyetja lind natyrshem:
Pse akademiku i suksesshem Rrexhep Qosja nuk e ka bere nje gje te tille?
Sepse ai ka qene shume i zene duke i ngritur nje kult vetvetes si ne Shqiperi fale rregjimit komunist te Ramiz Alise, edhe ne Kosove fale prapavijes marksiste-leniniste ne Kosoves qe edhe Kadare e ze ne goje ne kujtimet e tij te vitit historik 1999. Rrexhep Qosja gjithashtu ka qene shume i zene per ti fryrre urejtjes kombetare si ndaj pushtetit legjitim te instaluar ne Shqiperi ne 1992 pas renies se komunizmit, edhe ne Kosove si para edhe pas clirimit.
Nese te gjitha keto akuza te miat do te ishin "te shpikura" e te pabaza deri para zgjedhjeve parlamentare ne Kosove, pas zgjedhjeve doli ne shesh fare qarte se cili eshte vleresimi i popullit te Kosoves per Qosen dhe cfare mendon Qosja per "popullin". Ju e quani Kosovarin provokator kur ky i fundit vetem sa po ju citon nje pjese nga vepra e fundit e Qoses. Nese nuk ju pelqen ajo qe lexoni, mos u kapni kot me Kosovarin por nisini nje leter akademikut Qose qe te japi me shume shpjegime.
Gjithashtu ju i nderuar Shen Alban, beni edhe nje aludim te dyte indirekt se gjoja nuk paska shkrimtare qe kane dhene kontribut per ceshtjen kombetare. Per ironi te fatit, ajo qe ti quan "ceshtje kombetare" zanafillen e ka pikerisht tek rilindasit shqiptare qe arme me te forte kishin penen dhe fjalet e arta shqipe. Nese rilindasit i kendonin trimerise, bashkimit e pajtimit, pena e Qoses gjithmone i ka kenduar percarjes. Percarjen midis shqiptareve ne Shqiperi por edhe ne Kosove.
Rrexhep Qosja ka qene prezent ne takimin e bujshem te Rambujese, dhe ai edhe sot e kesaj dite nuk ka publikuar gje lidhur me ato diskutime. Ne njohim vetem faktin se Demaci dhe Qosja kane qene kategorikisht kunder Rambujese pavaresisht se te dy jane njerez pa mbeshtetje ne popull, pa elektorat. Kadare nga ana e vet i perjetoi zhvillimet jashte keshtjelles franceze dhe i ka dokumentuar ato kujtime ne broshuren e tij "Rra ky mort e u pame". Jane me dhjetra artikuj te Kadarese mbi ceshtjen kombetare si ne shtypin e huaj edhe ne ate europian, kurse akademik Qosja qe i ka te gjitha mundesite nuk e ka bere nje gje te tille.
Per ta mbyllur me Qosen me po ato fjale qe shkruajta edhe ne mesazhin tim te pare mbi te. Akademik Rrexhep Qosja mund te jete nje shkrimtar dhe publicist letrar i suksesshem, por ai per mua eshte nje shqiptar qe edhe pse ka patur pozita shume te mira per te bere dicka per ceshtjen kombetare, ai jo vetem qe nuk e ka bere kete por i ka fryre inateve dhe percarjes ne rradhet e elites politike shqiptare.
Ne lidhje me "akuzat"
Secili nga anetaret e forumit ka mendimni e tij dhe kete mendim te gjithe e kane shprehur lirshem. Ti ne shkrimet e tua flet per "demokraci" dhe "lirine e fjales" dhe me poshte kerkon "mos lejoni ata qe shkruajne keq per Qosen". Liria e fjales do te thote qe secili nga 2000 anetaret ka nje mendim, i mire apo i keq, per aq kohe sa nuk permban ofendime dhe ka substance, mund te shprehet. Kete e gjen tek rregullat e forumit te cilat te keshilloj ti lexosh.
Ne lidhje me stafin e forumit, ata kane nje pergjegjesi per rolin qe kane por kane edhe nje te drejte ne te njejten kohe, qe te shprehin mendimin e tyre. Kur nje administrator, moderator shkruan ne forum mbi nje teme te caktuar, ai nuk flet "ne emer te stafit" por shpalos botekuptimin e tij. Te pelqen apo nuk te pelqen ty, pak rendesi ka. Eshte e drejta e tij ta beje nje gje te tille. Nuk kane qene te pakta rastet ne kete forum ku anetaret e stafit kane patur diferenca ne mendime me njeri-tjetrin qe ti i njeh shume mire. Nese do te triumfonin "akuzat" tuaja tani ata nuk do te ishin me pjese e stafit apo jo?
Ne forum DISKUTOHET dhe nuk shiten te verteta. Ne shkrimin tend disa here ke perdorur fjalen "e verteta", qe me ben mua te kuptoj se ti je ne biznesin e "shitjes se te vertetave". Njerezit qe shesin te verteta jane njerezit qe e kane mendjen utopike, qe do te thote qe nuk pelqejne te degjojne apo lexojne ndryshe. Ky eshte edhe problemi yt pasi ti mendon se ti e ke mire e te gjithe e kane gabim. Te kesh bindjet e tua eshte normale, ti mbrosh ato duke shprehur mendimin tend eshte gjithashtu normale. Ajo qe nuk eshte normale eshte mos pranimi i mendimit ndryshe duke arritur ne ate pike sa me rekomandon mua "tu mbyll gojen" atyre qe shajne Qosen.
Qosen, Kadarene, Berishen, Rugoven, Nanon, Mejdanin, ka njerez qe i respektojne ashtu sic ka njerez qe nuk i respektojne. Kjo per shume arsye qe mua nuk me intereson. Ky forum nuk eshte hapur per te diktuar bindje apo riedukuar njerez. Nese ti e ke te veshtire ta kuptosh kete, te rekomandoj te hapesh nje forum e te ftosh te gjithe ata qe mendojne si ty, pasi jam i sigurt qe nuk do te kesh probleme te tilla.
Diversiteti i mendimit eshte ballafaqimi me i mire me te verteten dhe fale ketij diversiteti mendimet evoluojne dhe une e ti mesojme nga njeri-tjetri.
Krijoni Kontakt