Close
Faqja 15 prej 119 FillimFillim ... 513141516172565115 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 1190
  1. #141
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Shen Albani, ashtu edhe sic e prisja, ti nuk po me jep pergjigje por po me "ben gjyqin" mua apo atyre qe kane shkruajtur ne kete teme. Se kush jam une, ti je i fundit nga i cili pres te me vleresosh pasi nuk eshte as vendi ketu per te bere kete vleresim.

    Ne kete teme po vleresojme akademik Rrexhel Qosja !

    Ti ne pergjigjen tuaj aludoni se "nuk eshte detyra e shkrimtarit te japi kontribut per ceshtjen kombetare". Ky eshte nje konstatim edhe i vertete edhe i genjeshtert. Vertetesia e ketij konstatimi eshte se jo te gjithe shkrimtaret e shquar kane nje interes per ceshtjen kombetare. E genjeshterta e ketij konstatimi eshte se si mund ta quash nje shkrimtar "Figure Kombetare" kur ai nuk ka patur impenjimin ose ka bere investimin e duhur ne ceshtjen kombetare?!

    Nje shkrimtar i suksesshem si Qosja mund ta nderosh me ndonje titull letrar ose ne rang republike por nuk mund ta quash "Nder i Kombit". Qosja ende duhet ti japi Kombit pasi deri me sot ai nuk ka qene ne qender te asnje inisiative kombetare, edhe pse nuk i kane munguar mundesite apo reputacioni ne rang mbareshqiptar. Dhe pyetja lind natyrshem:

    Pse akademiku i suksesshem Rrexhep Qosja nuk e ka bere nje gje te tille?

    Sepse ai ka qene shume i zene duke i ngritur nje kult vetvetes si ne Shqiperi fale rregjimit komunist te Ramiz Alise, edhe ne Kosove fale prapavijes marksiste-leniniste ne Kosoves qe edhe Kadare e ze ne goje ne kujtimet e tij te vitit historik 1999. Rrexhep Qosja gjithashtu ka qene shume i zene per ti fryrre urejtjes kombetare si ndaj pushtetit legjitim te instaluar ne Shqiperi ne 1992 pas renies se komunizmit, edhe ne Kosove si para edhe pas clirimit.

    Nese te gjitha keto akuza te miat do te ishin "te shpikura" e te pabaza deri para zgjedhjeve parlamentare ne Kosove, pas zgjedhjeve doli ne shesh fare qarte se cili eshte vleresimi i popullit te Kosoves per Qosen dhe cfare mendon Qosja per "popullin". Ju e quani Kosovarin provokator kur ky i fundit vetem sa po ju citon nje pjese nga vepra e fundit e Qoses. Nese nuk ju pelqen ajo qe lexoni, mos u kapni kot me Kosovarin por nisini nje leter akademikut Qose qe te japi me shume shpjegime.

    Gjithashtu ju i nderuar Shen Alban, beni edhe nje aludim te dyte indirekt se gjoja nuk paska shkrimtare qe kane dhene kontribut per ceshtjen kombetare. Per ironi te fatit, ajo qe ti quan "ceshtje kombetare" zanafillen e ka pikerisht tek rilindasit shqiptare qe arme me te forte kishin penen dhe fjalet e arta shqipe. Nese rilindasit i kendonin trimerise, bashkimit e pajtimit, pena e Qoses gjithmone i ka kenduar percarjes. Percarjen midis shqiptareve ne Shqiperi por edhe ne Kosove.

    Rrexhep Qosja ka qene prezent ne takimin e bujshem te Rambujese, dhe ai edhe sot e kesaj dite nuk ka publikuar gje lidhur me ato diskutime. Ne njohim vetem faktin se Demaci dhe Qosja kane qene kategorikisht kunder Rambujese pavaresisht se te dy jane njerez pa mbeshtetje ne popull, pa elektorat. Kadare nga ana e vet i perjetoi zhvillimet jashte keshtjelles franceze dhe i ka dokumentuar ato kujtime ne broshuren e tij "Rra ky mort e u pame". Jane me dhjetra artikuj te Kadarese mbi ceshtjen kombetare si ne shtypin e huaj edhe ne ate europian, kurse akademik Qosja qe i ka te gjitha mundesite nuk e ka bere nje gje te tille.

    Per ta mbyllur me Qosen me po ato fjale qe shkruajta edhe ne mesazhin tim te pare mbi te. Akademik Rrexhep Qosja mund te jete nje shkrimtar dhe publicist letrar i suksesshem, por ai per mua eshte nje shqiptar qe edhe pse ka patur pozita shume te mira per te bere dicka per ceshtjen kombetare, ai jo vetem qe nuk e ka bere kete por i ka fryre inateve dhe percarjes ne rradhet e elites politike shqiptare.

    Ne lidhje me "akuzat"

    Secili nga anetaret e forumit ka mendimni e tij dhe kete mendim te gjithe e kane shprehur lirshem. Ti ne shkrimet e tua flet per "demokraci" dhe "lirine e fjales" dhe me poshte kerkon "mos lejoni ata qe shkruajne keq per Qosen". Liria e fjales do te thote qe secili nga 2000 anetaret ka nje mendim, i mire apo i keq, per aq kohe sa nuk permban ofendime dhe ka substance, mund te shprehet. Kete e gjen tek rregullat e forumit te cilat te keshilloj ti lexosh.

    Ne lidhje me stafin e forumit, ata kane nje pergjegjesi per rolin qe kane por kane edhe nje te drejte ne te njejten kohe, qe te shprehin mendimin e tyre. Kur nje administrator, moderator shkruan ne forum mbi nje teme te caktuar, ai nuk flet "ne emer te stafit" por shpalos botekuptimin e tij. Te pelqen apo nuk te pelqen ty, pak rendesi ka. Eshte e drejta e tij ta beje nje gje te tille. Nuk kane qene te pakta rastet ne kete forum ku anetaret e stafit kane patur diferenca ne mendime me njeri-tjetrin qe ti i njeh shume mire. Nese do te triumfonin "akuzat" tuaja tani ata nuk do te ishin me pjese e stafit apo jo?

    Ne forum DISKUTOHET dhe nuk shiten te verteta. Ne shkrimin tend disa here ke perdorur fjalen "e verteta", qe me ben mua te kuptoj se ti je ne biznesin e "shitjes se te vertetave". Njerezit qe shesin te verteta jane njerezit qe e kane mendjen utopike, qe do te thote qe nuk pelqejne te degjojne apo lexojne ndryshe. Ky eshte edhe problemi yt pasi ti mendon se ti e ke mire e te gjithe e kane gabim. Te kesh bindjet e tua eshte normale, ti mbrosh ato duke shprehur mendimin tend eshte gjithashtu normale. Ajo qe nuk eshte normale eshte mos pranimi i mendimit ndryshe duke arritur ne ate pike sa me rekomandon mua "tu mbyll gojen" atyre qe shajne Qosen.

    Qosen, Kadarene, Berishen, Rugoven, Nanon, Mejdanin, ka njerez qe i respektojne ashtu sic ka njerez qe nuk i respektojne. Kjo per shume arsye qe mua nuk me intereson. Ky forum nuk eshte hapur per te diktuar bindje apo riedukuar njerez. Nese ti e ke te veshtire ta kuptosh kete, te rekomandoj te hapesh nje forum e te ftosh te gjithe ata qe mendojne si ty, pasi jam i sigurt qe nuk do te kesh probleme te tilla.

    Diversiteti i mendimit eshte ballafaqimi me i mire me te verteten dhe fale ketij diversiteti mendimet evoluojne dhe une e ti mesojme nga njeri-tjetri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Njė sqarim!

    Titullin nė kėtė Forum kėsaj teme ia vura unė. Nė Forumin Shtypi dhe Politika e vura unė. Mendoj qė kjo temė aty e ka pasur vendin. Sa pėr titull as qė dua tė flas, sepse ishte shumė i qėlluar.

    Ndryshimet e mė vonshme nuk i bėra unė. As nuk ia kam ndyshuar temės titullin, as nuk kam bėrė levizjen e saj nė kėtė Forum.

    Ai qė ļ ka bėrė kėto ndryshime ėshtė munduar tė paraqitet mė miqėsor me autorin skandaloz tė librint "I ringjalluri i penduar" ku njė trajtim tė veēantė dhe makabėr ia bėnė popullit shqiptar tė Kosovės.

    Gjithashtu ai qė i ka bėrė kėto ndryshime ėshtė munduar ta paraqes pak mė human njeriun i cili e quan popullin e Kosovės "popull qen dhe qene".

    Sidpqoftė unė respektoj ndryshimet qė janė bėrė edhe pse jam i bindur qė temės duhet kthyer titulli i fillimit dhe duhet vendosur aty ku ishte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 09-09-2002 mė 06:06


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    PYetjeve te mia nuk i ke dhene pergjigje dhe une e kuptoj arsyen.
    Sidoqfte mbetemi ne qendrimet tona fillestare. Ti Kosovari dhe ndonje tjeter e vlersoni Qosen sipas dikatit partiak. Ti sipas PD dhe Hazreti Salos, Kosovari sipas vlersimeve partiake te LDK dhe Hazreti Rugoves.
    Kutpohet se keta dy, dmth Salo dhe Rugova kane humbur nga reagimet e Qoses dhe kuptohet se ushtaret partiak kete e ndjenjne rende.
    Populli shqiptar nuk perbehet vetem prej ketyre dy partive, respektivisht vlersimet e ketyre dy parive nuk kane vlere te pergjthshme, pikerisht sepse jane vkersime partiake.

    Gjithashtu une e kuptoj se ju nuk keni autoritete shqiptare qe ndajne me ju mendimet tuaja se Qosja na qenka tradhetar, urrejtes i kombi dhe perbuzes i tij, por duke pasur parasysh se ju keni idole te reja sic thoshte kosovari, atehere te vjetrat duhet rrenuar dhe si ? Duke pare qimen para syve te huaj, por jo trarin para syve tuaj.
    Ju kritikoni Qosen per antikombatarizem, por nuk revoltoheni se sot Shqiperia eshte anetare e Koferences Islamike dhe une te them me kete anetaresi Evrope nuk do te kete. Kjo anetaresi ishte gjenialitet i Salos.
    Ju mallkoni Qosen pse u mor ne Ballace, nje njeri i moshuar, ta harrojme se eshte shkrimtar, por njekohesisht nuk gjykoni aeropalnin SERB qe trafnsferoi Rugoven ne Itali. Pra ju shihni veturen e Qoses, por jo AEROPLANIN SERB te Rugoves! Ju shihni majtizmi si satanizem, por jo Konferencen Islamike si LUCIFERIZEM ! Te kundershtari beni mizen buall, te i dashuri juaj beni buallicen mikrob, jo mize, mikrob se nuk e permendni fare.

    Nese nesra femija jot nuk lexon Qosen do te jete i painformuar dhe i paformuar kombetarsiht. Qosja eshte lektyre shkollore qe natyrisht ju femijeve tuaj mund t“ia ndaloni, sepse ju e konsideroni sic e konsideron PARTIA juaj!

    JA une nuk do te shprehem me ne kete teme dhe ju vini kapakun sic keni planifikuar ne fillim. Ju kete e dinit, e kjo eshte: Qosja tradhetar, Qosja urrejtes i kombit dhe blasfemues i tij duke u bazuar ne pese vija. Dhe krenohuni se ti dhe kosovari jeni me te medhenje se Qosja dhe krenohuni se nje dite do te ngriteni ne nje piedestal nacional, te cilin e meritoni, por per fat te keq askush nuk e din! Dhe mire keni: duke rrenuar shkohet para! Une naivisht kam menduar se duke ndertuar shkohet para, scfare lajthitje.....

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Albani !

    Meqense ti krejt kohen e quan Sali Berishen "Salo" dhe une po e quaj Qosen "Qosiq".

    Ne Shqiperi nji pjese e konsiderushme e popullit nuk respekton levizjen politike qe solli ngjarjet e vitit 1997 dhe i konsiderojne ato dite e muaj si njolle e zeze e historise tone.
    Perderisa ato ngjarje i merr ne mbrojtje Qosiqi dhe ata nuk do kene respekt per Qosiqin.
    Edhe sot nuk harrohen ato pamje.
    Rrugace qe sulmojne e djegin makinat e policise ne Lushnje ne mbrojtje gjoja te Rrapush Xhaferit, rrugace qe djegin Bashkine dhe zyrat e policise ne Berat, rrugace qe djegin reparte e baza ushtarake ne Vlore e Sarande dhe vrasin ushtare dhe police. Kudo panik, zjarr, tym, eksploziv, grabitje, perdhunime, shkaterrime te patreguara.
    Me nji ane Shteti qe perpiqet te qetsoje gjendjen dhe me nji ane bandite dhe politikane te lidhur me ata qe nuk ngopen me tragjedine qe tmerroj Vendin dhe Boten.
    Qosiqi vete shkon dhe merr anen e Bandave shkaterruese me deklaratat lufte nxitese dhe behet idhull i Rebeleve.
    Pse nuk dinte Agani ose Kadare te bente deklarata pro Rebelizmit?
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #145
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Te faqja Albasoul. ne krye ne qoshen e majte jane disa thenie e proverba, dhe dje duke shfletuar me doli nje e goditur qe i aplikohet Qoses:

    "Nese nuk te do nje lagje, fajin kerkoje tek vetja!"

    Populli

    Njeriu qe nuk reflekton dhe nuk ka rimors per qendrimet dhe veprimet e tij ne te shkuaren e ka emrin Rrexhep Qose. As ish-presidenti i vendit Berisha, as LDK apo Rugova, asnjehere nuk kane dale e te flasin keq per Qosen. Qosja eshte injoruar prej tyre pasi eshte e pakonceptueshme per nje akademik si ai te jete kaq larg aspiratave kombetare shqiptare. Zgjedhjet ne Kosove dhe 1% i tij e treguan kete.

    Dhe me kete une i jap fund mendimeve te mia per Qosen.


    P.S Temen e kam kaluar une ne kete forum pasi i kam ndryshuar titullin qe ishte provokativ. Ne kete menyre te gjithe do te kishin nje shans te shprehnin mendimin e tyre mbi Qosen.

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Dhe keshtu ti Albo i dhe fund gjykimeve te tua per Qosen nderkohe kur jam i sigurt se s'ke lexuar asnje veper te tij.

    Dhe gjoja jeni te djathte kur e djathta eshte siguri,force per te thene te verteten edhe kur ajo s'eshte ne anen tende,radikalizem per te ndryshuar boten ne sensin e mire kurse
    ju te kujtoni gjithmone "kapitenin e dhjere Briegel" te Hashekut.

    P.S.

    Kjo vlen edhe koso.arin, brarin dhe trare te tjere.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Mjafton pėr Albon ta mėsojė historinė e re tė Kosovės dhe tė gjykojė pėr pėrsonalitetet kombėtare nga shkarravinat e Institutit Antishqiptar me seli nė Zvicėrr dhe argatėt antikosovar e antishqiptar tė sojit tė Shefqet Strofcit, Sefedin Krasniqit (Zhilivodės) e disa tė dėshtuarve tė tipit tė Naim Kelmendit e Bajrush Morinės.

    Era e fėlliqtė e propogandės sė tyre po i vjen edhe Forumit.

    Kosovarėt janė mėsuar tash mė kėtė propogandė tė mjerė.

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Eureka!!! lum lumi

    Ke folur sikur babė i pesė fėmijėve!

    Ti Actec (Kaprec, Nestec) ende po kėrhat a? Ndėrroje pak gėrrhamzen se po te njihet.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  9. #149
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Actec
    Dhe keshtu ti Albo i dhe fund gjykimeve te tua per Qosen nderkohe kur jam i sigurt se s'ke lexuar asnje veper te tij.

    Dhe gjoja jeni te djathte kur e djathta eshte siguri,force per te thene te verteten edhe kur ajo s'eshte ne anen tende,radikalizem per te ndryshuar boten ne sensin e mire kurse
    ju te kujtoni gjithmone "kapitenin e dhjere Briegel" te Hashekut.

    P.S.

    Kjo vlen edhe koso.arin, brarin dhe trare te tjere.

    Mua me duket me shume si nentoger Dupi!
    Kur isha nje here ne Bugjeovice.....

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Actec,

    nese i lexon shkrimet qe nga fillimi, do te veresh se ky topik nuk eshte hapur per te diskutuar mbi te verteten per nje njeri te madh sic eshte Qosja. Ketu nuk diskutohet per Qosen dhe profesionin e tij. Ketu diskutohet per gjoja tradhtine e tij dhe per gjoja urrejtjen e tij ndaj kombit shqiptar.
    Fillimi i diskutimit nuk ka qene i sinqerte, nuk ka qene objektiv dhe nuk eshte hapur per te kembyer mendime, por per te anatemuar, per te propaganduar dhe per te perbaltur nje shqiptar te madh.
    Marrja e tyre jo me letersine qe ka shkruar Qosja, jo me kritikat letrare, jo dramat, jo me librat e tij mbi ceshtjen kombetare, deshmon se keta njerez e njohin Qosen prej nje gazete: " ****Sot"!
    Nese perpiqesh te sjellish argumente te kunderta, ose perpiqesh sado pak t“i zbresish nga deget e Darvinit, atehere irritohen, merdhezen dhe te shajne edhe ty, sepse sic thash me larte ketu nuk eshte e disktutueshme a eshte Qosja tradhtar apo jo, keta jane te bindur se Qosja eshte i tille, por ja qe Akademite Shqiptare nuk e dijne, ja qe universitetet shqiptare nuke dijne , por kete e dijne Shkosovari dhe Albo, ky i fundit tashme e ka deshmuar se kete emer nuk e meriton.
    Eshte e kote nese ti thua se vetura e Qoses nga Bllaca ishte me e vogel se aeroplani Serb i Rugoves ( aeroplanin nuk e shohin ), i cili e ēoi ne Itali. (Eshte e kote nese sjell paralele ne mes vetures se Qoses qe e ngiste nje shqiptar, dhe aeropalnin serb qe e fluturonte nje Serb )
    Eshte e kote nese alarmohesh sepse keta si baze per bindje dhe diskutim kane stalinizmin, denoncimin dhe eleminimin. Keta gjoja luftojne per demokraci por si lajtmotiv kane stalinizmin dhe shpalljen e njerzve tradhtar edhe pse thelle ne veten e tyre e dijne se nuk eshte e vertete, por qellimi i tyre eshte propaganda dhe perhapja e paftyresive te tilla.
    NEse Stalini prodhonte tradhtare, ai i ndeshkonte ne Siberi, e kur keta prodhojen trahdtar, mirren me distribuimin e etiketimeve sa nese nje naiv i lexon do te mund edhe te bindet per ta vrare QOSEN, sepse ky na qenka tradhtar.
    Albo eshte i ri dhe eshte infektuar nga moderatori i vete me emrin Shkosovar. Shkosovari eshte ai qe perhap gjera te paverteta dhe eshte shume e mundur te jete Ashkali!
    Pse mund te jete Shkosoavri ASHKALI ?
    Sepse nese eshet shqiptar ky e din se ne na duhet bashkimi , e jo etiketimi. Ky e din se me Qosja dhe Rugova, Qosja dhe Berisha ndoshta nje dite edhe pajtohen, por ky do te mbetet gojendyte. Dhe ky e din se nese perpushen gjera te tilla mund edhe te revoltojne njerzit tjere qe e njohin vepren e njeriut te madhe dhe nga shkrime te tilla mund te irritohen.
    Mirepo ky eshte moderator dhe perpiqet te infektoje edhe shqiptar nga Shqiperia. Albo e don bashkimin e shqiptareve, por nuk e don njeriun qe perligj ribashkimin, i vetmi, si Rilindas i fundit, gjersa politikanet e ketyre dyve Qosen e konsiderojne " romantik ". Jo si keta tradhtar, por romantik; tradhtar nuk e quajne paria e tyre poltike sepse e dijne peshen e Qoses, mirepo keta mendojne se ndihmojne partite e veta duke u marr me prodhim tradhtaresh!
    Kjo eshte i nderuar Actec, ne kete forum i cili ne menyre pompoze quhet forum shqiptar, mund te deshprohesh keq dhe shpesh mund te shkoje mendja se je ne nje forum Serbie.
    Kjo do te ndodh keshtu derisa keta , ketu, nuk e kuptojme se piramida qe po ngrit ketu Shkosovari nuk eshte piramide shqiptare, por si ato te galicave qe u shemben ne Shqiperi. Per kete jam i bindur se nje dite do ta kuptojne se Shkosovari ishte ketu, jo per shkembim mendimesh, por per rritjen e tensioneve dhe perhapjen e propagandes antishqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 14-09-2002 mė 13:16

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •