Close
Faqja 10 prej 119 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 1190
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    pelin

    Pa hidhėrim tė lutem!

    Ti mua nuk mė perkujton askė, veē njė personit qė jeton kot, sepse s'mban mend asgjė. Amnezik hesapi!

    Megjithatė ja teksti i "revolucionit tė vonuar demokratik":

    Viti i prapshtė: 1997

    Lėvizja: Ēmenduria neokominste pėr riardhje nė pushtet.

    Mjetet: Tė gjitha edhe me gjak po e kėrkoi nevoja.

    Pėrkrahja e jashtem: Greqia, Serbia,

    Pėrkrahja e brėndshme: Viktimat e diktaturės, nė krye me Kurt Kolėn

    Pėrkrahja vėllazėrore nga jasht: Akademyk Rexhep Qosja me "aprovimin e tre gishatve tė Beogradit dhe revolucionin e vonuar demikratik".

    Bilanci ose konseguencat: Rrėximi i njė qeverie demokratike, hapja e mė se 3000 varreve, kallja dhe shkatėrrimi i institucioneve tė shtetit, atyre kultrore etj.

    Kėnqėsia dhe pėrfitimi: ARDHJA NĖ PUSHTET E BIJĖVE DHE BIJAVE TĖ ENVER HOXHES.

    E shef sa skenar i shkrurtėr po shume i dėmshėm!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 05-09-2002 mė 18:43


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Bijat dhe bijte e Enver Hoxhes jane poashtu shqiptare. Nese shikojme keshtu, atehre duhet ta nisim luften qytetare. ME ato 3000 varre don te thuash se u vrane ne Shqiperi 3000 veta ?

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Revolucioni demokratik,-R.Qosja

    AUTOKRATET NUK SHKOJNE LEHTE
    R.Qosja

    ju lutem lexojeni me kujdes dhe nxirrni perfundimet tuaja, jo poltike, por thjesht shqiptare...



    Diplomati Amerikan Richard Shifter, si perfaqsues special i presidentit
    Klinton ne Nismen per Bashkpunimin e Rregjioneve te Evropes Juglindore
    deklaroi keto dite ne Gjeneve: "Ngjarjet ne Shqiperi do ti sjellin ndryshime
    demokratike ketij vendi." Kjo, pa dyshim, nuk do te jete e lehte. Ndryshimet
    demokratike si synim historik i revolucionit popullor (si po e quan shtypi
    perendimor, e me se shpeshti shtypi Amerikan revolucionin demokratik ne
    Shqiperi), do ti veshtiresojne shume rrethana, vecanerisht nxitja e mbajtja e
    konflikteve politike, qe ishte parim mbizoterues i rregjimit autokratik te
    Sali Berishes. Pse mund te thuhet keshtu?

    Shqiperia ka sot parlamentin e zgjedhur ne zgjedhjet e shperdorura te 26
    Majit,i cili mbasi u detyrua te pranoje zgjedhjet e parakohshme, u vetequajt,
    cka ne te vertete ishte: i paligjshem. Shqiperia ka sot kryetarin i cili
    eshte i paligjshem jo vetem sepse eshte zgjedhur prej parlamentit te dale nga
    zgjedhjet e shperdorura, dhe jo vetem pse eshte rizgjedhur ne gjendje
    shtetrrethimi kur pushojne ligjet e rregullta, por edhe pse iu ka shembur
    pushteti dhe shteti ne krye te te cilit ishte.


    Shqiperia sot ka nje institucion kombetar te ligjshem- Qeverine e Pajtimit
    Kombetar, te cilen ne planin kombetar te ligjshem e ka bere populli me
    revolucionin e tij te vonuar demokratik, kurse ne plan nderkombtar te
    ligjshem e ka bere SHBA, dhe OSBE-ja, qe e kane kerkuar formimin e saj.

    Shqiperia sot ka organe pushtetore qe lidhen me parlamentin, sepse jane
    krijuar sipas procedures sipas te ciles eshte krijuar parlamenti, dhe organe
    pushtetore qe lidhen me Qeverine sepse jane krijuar sipas procedures sipas te
    ciles eshte krijuar kjo qeveri. Edhe keto organe, per shkak se jane krijuar
    nga procedura te ndryshme, shume shpejt kane filluar te dalin ne rruge te
    njeri tjetrit. Se pushteti i pershtatshem ne Shqiperi perbehet prej organeve
    qe u dalin ne rruge njeri tjetrit shihet prej ketyre te dhenave: Qeveria
    kerkon me projektigj te hiqet censura prej mjeteve te informimit, kurse
    Parlamenti vendos qe censura te vazhdoje me tutje! Qeveria kerkon me
    projektligj qe Keshilli Drejtues i RTSH-se te miratohet nga Keshilli i
    Ministrave, kurse Parlamenti vendos qe ky keshill, si edhe deri tani te
    miratohet, prej parlamentit.E te tjera!

    Eshte e qarte:Frytet e revolucionit te vonuar demokratik kane filluar te
    rrezikohen. Gjithnje e me te dukshme jane perpjekjet e Qeverise, si fryti me
    i rendesishem i ketij revolucioni te vonuar demokratik, te nxirret ne rendin
    e dyte e te trete te institucioneve qe bejne politiken e qeverisin vendin.
    Jane, duken te rrezikuara qellimet kryesore te revolucionit te vonuar
    demokratik, dhe te Qeverise se Pajtimit Kombetar:zevendesimi i politikes se
    mospajtimit me politiken e bashkmarrveshjes kombetare; departizmi i SHIK-ut
    dhe menjanimi i policise se fshehte ne te cilen mbeshtetej pushteti
    autokratik; ckorrupcioni i aparatit shteror e i strukturave ekonomike;
    zhbllokimi e demokratizimi i mjeteve te informimit, sidomos i mjeteve
    elektronike te informimit.

    Ne sistemet jodemokratike, ne menyre te vecante ne sistemet autokratike, ne
    te cilat metodat per mbajtjene e pushtetit jane mesuar ne shkollen
    staliniste, disfatat politike nuk pranohen lehte. Kjo shume shpejt filloi te
    shihet ne Shqiperi. Cdokujt qe i percjell me kujdes zhvillimet e pertashme ne
    Shqiperi i eshte e qarte se:Pushtetmabjtesit e tronditur dhe moralisht te
    vdekur do te bejne shume perpjekje te rikthehen, dhe ta rikthejne gjendjen
    pushtetore ne te cilen ishte Shqiperia. Natyrisht ata do te kujdesen qe ta
    veshin me rroba te reja retorike e politike! Prej lajmeve qe jep RTSH-ja dhe
    prej disa shkrimeve qe botojne gazetat, qe aq perulshem i kane sherbyer
    autokracise, ne Tirane edhe Prishtine, shihet se kryeprotagonistet e
    tragjedise shqiptare Sali Berisha e Pjeter Arbnori do te jene te gatshem te
    paguajn cdo cmim, natyrisht prej xhepave e brezave qe mbahen ne postet ne te
    cilat jane

    Ne jeten tone politike perpjekjet per qellime te larta mund te lihen ne mes
    te rruges, por perpjekjet per pushtimin e posteve shteterore cohen deri ne
    fund me te gjitha mjetet e lejueshme e te palejueshme.

    BETEJA PER RIKTHIM E SHERBIMi DIPLOMATIK

    Perpos gazetareve te perdorur edhe perpare ne sherbim te mbajtjes se
    autokracise, ne perpjekjet e tyre per rikthimin e pozitave politike, Sali
    Berisha e Pjeter Arbnori po e rivene edhe sherbimin diplomatik. Si jo! Ne
    kohen e internacionalizimit te sovranitetit te shteteve, eshte shume e
    veshtire, ne mos e pamundur, te mbahet kush ne pushtetin shteteror pa njohjen
    e botes, ne menyre te vecante pa njohjen e faktoreve nderkombetare si SHBA,
    France, Gjermania, e Britania e Madhe. Nje qellimi te tille, eshe me se e
    kuptueshme, askush nuk mund t sherbeje me mire sesa perfaqsite diplomatike.
    Fati i keq qe tu sherbeje perpjekjeve te Sali Berishes e Pjeter Arbnorit ti
    riktheje poziten politike, e kjo do me thene autokracine ne jeten kombetare,
    kesaj rradhe i takoi Ambasadorit te Shqiperise ne France, shkrimtarit Besnik
    Mustafait. Sic njoftoi RTSH-ja me 20 Mars, ai u prit nga Ministri i Jashtem
    fracez, Erve de Sharet, dhe si fryt i ketij takimi, me 21 Mars Sali Berishes
    ju dhurua takimi me ambasadorin e Frances ne Shqiperi, i cili, sic njoftohet
    prej zyres se kryetarit, paska thene se:

    "Franca mbeshtet plotesisht platformen e pajtimit kombetar, veprimtarine e
    Presidentit, dhe te Qeverise per Pajtim Kombetar".

    Domethene: Franca liridashese mbeshtet nje kryetar te paligjshem kunder te
    cilit eshte ngritur populli! Fryti i perpjekjeve te diplomateve shqiptare do
    te jete sigurisht edhe takimi i Kryetarit me ambasadorin e Gjermanise ne
    Shqiperi, Hans Peter Disdon, i cili persa i perket perkrahjes per te qenka
    treguar me i kursyer se ambasadori Francez. Ai i ka thene Sali Berishes se

    "Gjermania mbeshtet zgjidhjen politike ne kuader te platformes se pajtimit
    kombetar, dhe te institucioneve legjitime ne Shqiperi, dhe ne kete drejtim
    ajo e vlereson shume te rendesishem fillimin e menjehershem te pergatitjes se
    zgjedhjeve nen mbikeqyjen e plote nderkombetare". E cilat jane keto
    insitucione te cilat Gjermania i konsideron te ligjshme ne Shqiperi i mbetet
    te mendojne vete shqiptaret.

    Po fryti me i cmuar i perpjekjeve te Berishes e Arbnorit per rikthim
    pozicionesh politike, eshte takimi i Kryetarit te Parlamentit e me pas, Sali
    Berishes, me ambasadoren e SHBA-ve ne Shqiperi, zonjen Marisa Lino, e cila,
    sic theksojne zedhenesit e Arbnorit, i paska shprehur "mbeshtetjn e saj te
    plote per gjithe cfare tha zoti Arbnori, dhe vleresoi se sidomos ne situaten
    aktuale eshte shume e rendesishme te respektohen institucionet, duke shprehur
    mbeshtetjen e saj per Parlamentin"

    Sikunder mund te shihet, ne kete turr perjekjesh per rikthim pozicionesh,
    Berisha e Arbnori arriten te sigurojne:Perkrahjen e Frances jo vetem per
    platformen e pajtimit kombetar, por edhe per "veprimtarine e presidentit";
    perkrahjen e Gjermanise per "zgjidhjen ne kuader te organeve legjitime; dhe
    perkrahjen e SHBA-ve per Qeverine e Pajtimit Kombetar dhe Parlamentin.

    BETEJA PER RIKTHIM DHE TURQIA

    Ne perpjekjet e tyre Berisha e Arbnori, vete apo me ndihmen e perfaqsuesve
    diplomatike te Shqiperise ne Ankara, e inkuadruan edhe Turqine. Sic njofton
    RTSH-ja , Berisha arriti te siguroje nje bisede telefonike me kryetarin e
    Turqise, Sylejman Demirel, me c'rast ky i tha atij (une i thashe ai me tha-do
    te thoshte nje poet shqiptar) se i jep perkrahje te plote qe mbese ne postin
    ne te cilin eshte, se paku deri ne zgjedhje. Perkrahja e Turqise u prit ne
    Kosove me shume gezim prej ithtareve gjithnje e me te rralle te Berishes, dhe
    autokracise se tij ne Shqiperi. U tha se kur te perkrah Turqia hyn ne bire te
    miut Greqia! Kush nuk e di me ne fund se Greqia me shume se Turqia ka bere
    edhe ben perpjekje per mbajtjen e Sali Berishes ne krye te Shqiperise? Kujt
    nuk i kujtohet kthimi ne Parlament i Partise per te Drejtat e Njeriut te
    pakices kombetare greke, vetem 3 dite pasi zgjedhjet i quajti te shperdorura,
    dhe refuzoi te hyje ne Parlament? Kujt nuk i kujtohet deklarata e
    zevendesministrit grek Krandiotis, ne ato dite kur Shqiperi vlonte nga
    revolta:"le te dihet se Sali Berisha eshte dhe duhet te jete kryetar i
    Shqiperise!" Kujt nuk i kujtohen gjithe ato leshime qe Berisha i beri Greqise
    ne Shqiperi vetem se ajo u be kryetare e Bashkimit Europian, dhe luajti rol
    te vecante pas reagimeve te para ne Strasbourg te heshetet falsifikimi i
    zgjedhjeve te 26 Majit

    BETEJA PER RIKTHIM E GENJESHTRA PROPAGANDISTIKE

    Ka vjet qe jeta kombetare shqiptare toksionohet prej genjeshtrave te
    ndryshme, shpesh here fantastike. Valet e ketyre genjeshtrave rriten
    vecanerisht shume kur behen zgjedhje e rizgjedhje, referendume e pleniume,
    emerime e c'emerime. Valet e ketyre genjeshtrave ishin vecanerisht te medha
    ne prag te zgjedhjeve ne Shqiperi e Kosove me 1992; ne prag te zgjedhjeve ne
    26 maj e 20 tetor ne 1996 ne Shqiperi; pas hyrjese se Adem Demacit ne Partine
    Parlamentare dhe pas formimit te Forumit Demokratik si bashkim i 11 parive ne
    Shqiperi. Vala e ketyre genjeshtrave eshte rritur vecanerisht shume,
    rishtazi, pas fillimit te betejes se Berishes e Arbnorit per rikthim
    pozicionesh politike.

    Jane te shumta dhe jane te ndryshme keto genjeshtra. Here jane shume banale,
    here shume serioze. Po i paraqes disa prej tyre- ato qe mund te kene edhe me
    tej pasoja te rrezikshme ne jeten kombetare:

    Njera prej ketyre genjeshrave djallezore qe mund te kene pasoja per
    ardhshmerine e Shqiperise, dhe te popullit shqiptar ne pergjithsi eshte ajo e
    sipas te ciles Shqiperia e Jugut eshte cuar ne kryengritje te armatosur
    kunder Shqiperise se Veriut. Jugoret,here peshperisin e here bertasin
    perhapesit e kesaj genjeshtre, duan ta copetojne Shqiperine! Ata-thuhet- jane
    grekomane!!!

    Megjithese ne cdo levizje politike, ne cdo revolucion te armatosur, zakonisht
    pervidhen edhe aventuriere politike e kriminele ekonomike, te cilet shkojne e
    sendertojne per qellime politike e ekonomike, historikisht eshte e padrejte,
    e palejushme dhe e demshme qe qellimi i ketyre levizjeve te a revolucioneve
    te rregjohet ne qellimin e aventuriereve politike e krimineleve ekonomike.
    Eshte genjeshter e palejueshme te thuhet qe Shqiperia e Jugut ka per qellim
    ndarjen e Shqiperise. Qellime te tilla ne Shqiperine e Jugut nuk ka pasur
    kurre. Rilindja Kombetare Shqiptare ka filluar ne Shqiperine Jugore. Edhe
    politiken e Rilindjes Kombetare per krijimin e shtetit kombetar e kane
    filluar rilindesit e Jugut. Naum Veqilharxhi si idelog nismetar i levizjes s
    e Rilindjes, dhe vellezerit Frasheri si ndertues te politkes per krijimin e
    shteti shqiptar, nuk kane lindur as ne Tirane, as ne Peje, as ne Shkoder, as
    ne Kelmend, po ne Frasher Shqiperise Jugore. Betejen kunder shovinizmit grek
    ne shek XX nuk e kane bere shqiptaret e veriut, dhe nuk e kane bere shqiptare
    myslimane, por e kane bere ne rradhe te pare shqiptaret ortodokse, qe jane
    vrare prej shovinisteve dhe andarteve greke.

    vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 05-09-2002 mė 19:19

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ne qofte se eshte keshtu (e te dhenat historike nuk na lejojne te mendojne
    ndryshe) shrohet pyetja: c'duan athere genjeshtrat se Shqiperia Jugore eshte
    ngritur kunder Shqiperise? C'duan ato njejtesime te 3 gishatave te ngritur ne
    Vlore, me 3 gishtat e ngritur ne Beograd kur dihet se 3 gishtat jane simbol i
    trinise se shenjte ne fene ortodokse,... qe nuk tregon me shume se
    perkatesine fetare? Nuk ka dyshim qe perpos marrise se zakonshme qe e ka
    emrin "krahinorizem", keto genjeshra i nxit edhe nje qellim djallezor:
    QELLIMI I ARSYETIMIT TE RREGJIMIT DESPOTIK TE BERISHES. Eshte kjo nje dhurate
    qe i dhurohet rishtazi krahinorizmit te mallkuar. Eshte kjo nje dhurate qe i
    dhurohet rishtazi politikes se mallkuar te mospajtimit dhe konfrontimit
    kombetar!.

    SHQIPERIA DHE GREQIA

    Nje perpjkje tjeter, posacerisht djallezore, e vene shume shpesh ne sherbim
    te perpjekjeve per rikthimin e pozicioneve politike te Berishes e Arbnorit,
    eshte genjeshtra per gjoja rrezikun qe kane teresia tokesore edhe pavaresia e
    Shqiperise prej Greqise. Ky rrezik i shpikur sot, e percaktoi permbajtjen e
    rrejshme, tonin e sajuar dhe brengosjen qesharake te kumtesave te udheheqesve
    te disa partive politike ne Prishtine, pre fatine rrezikuar te Shqiperise nga
    "armiqte e jashtem". Greqia e ka Kalin e Trojes ne Shqiperine e Jugut! Dhe
    keshtu sllogani komunist mbi armiqte e jashtem te lidhur ngushte me armiqte e
    brendshem, gjeti zbatim te fuqishem ne jeten tone politike. Kete genjeshter
    te neperdukshme e gelltiten shume lexues te gazetave tona, edhe shume degjues
    fjalimesh neper zyra, oda, intitucione "shteterore", dhe sidomos neper
    "kafiqa". Pse jo! Ajo s'duhej te paguhej me asgje, perpos me te verteten. E
    te verteten, eshte e veshtire te besohet se nuk e dine ate qe e leshuan
    rishtazi ne qarkullim kete genjeshter. E kjo e vertete eshte: TERESIA
    TOKESORE DHE PAVARESIA E SHQIPERISE SOT NUK JANE DHE NUK MUND TE JENE TE
    RREZIKUARA PREJ GREQISE. KOha kur Greqia kishte vertet synime tokesore mbi
    Shqiperine ka kaluar njehere e pergjithmone. ....

    Greqia dhe Shqiperia jane anetare te OKB-se, ne Karten e se ciles, ne
    paragrafin e saj te 7-te shkruhet se "sulmi i nje anetareje te kesaj
    organizate mbi anetaren tjeter konsiderohet si pushtim, te cilin Keshilli i
    Sigurimit, si qeveri boterore, eshte i detyruar ta pengoje. Lufta e Gjirit
    Persik, ne te cilen SHBA dhe disa shtete te tjera anetare te OKB-se, i sollen
    Irakut disfate te jashtezakonshme, dhe e detyruan te terhiqet prej Kuvajtit,
    e ben njehere e pergjithmone te pamundshem cenimin e pavaresise tokesore te
    nje shteti prej nje shteti tjeter. Greqia eshte anterea e NATO-s, e NATO-ja
    ne asnje menyre nuk do tia lejonte nje aventure ashtu rrezikshme:te cenoje
    kufijte e nje shteti tjeter. Me ne fund, a do ta lejonin Greqine te cenoje
    Shqiperine, SHBA-te te cilat jane zotuar te nderhyjne ne rast se Kosova do te
    sulmohej ushtarakisht prej Jugosllavise (Serbise e Malit te Zi)? Pa dyshim jo.

    Pse athere, disa gazeta te perditshme e javore, dhe propagandistet e
    rregjimit te kompromentuar autoritar te Berishes, e perhapin me kaq
    perkushtim genjeshtren per gjoja rrezikun qe ka Shqiperia prej Greqise?
    Sigurisht per te njejtat arsye per te cilat e perhapin genjeshtren per gjoja
    synimet e Shqiptareve te Jugut qe vendlindja e Naum Veqilharxhit, e Abdylit,
    e Naimit dhe Samiut, e Jani Vretos, dhe e Cajupit, e Petro Nini Luarasit, dhe
    e Ismail Qemalit, e Arben Putos dhe e Dritero Agollit, e Eqrem Cabejt dhe e
    Ismail Kadarese, te shkeputet prej Nenes Shqiperi! Genjeshter absurde, por
    genjeshter njekohesisht djallezore. E perhapin kete genjeshter me nje qellim
    djallezor: me qellim qe te arsyetohet autokracia e Sali Berishes, dhe
    krahinorizmi te cilin e ka frymezuar politika e tij.

    SHQIPERIA DHE SERBIA

    Ne perpjekjet per rikthim te pozicioneve politike te Berishes dhe oligarkise
    se tij eshte futur edhe nje genjeshter tjeter: genjeshtra per gjoja rrezikun
    qe ka sot Shqiperia prej Serbise! Edhe per mendjen me te thjeshte politike
    eshte e qarte se teresia tokesore e Shqiperise, perkatesisht e gjysme
    Shqiperise se 1912-es, nuk ka kurrfare rreziku prej Serbise sot. Koha kur ajo
    mund te ishte rrezikuar prej saj- koha e Luftes se Pare Boterore dhe e disa
    vjeteve pas saj, ka kaluar njehere e pergjithmone. Jugosllavia eshte ne hall
    se si te mbaje te pushtuar Kosoven dhe trojet e tjera shqiptare. Jugosllavia
    eshte ne hall se si ta pakesoje numrin e shqiptareve qe sundon...... e lere
    me pastaj te shtoje hallet me Shqiperine.

    Jugosllavia eshte e do te jete e interesuar, nderkaq, qe ne Shqiperi te kete
    rregjim cfare edhe ishte rregjimi i Sali Berishes: rregjim qe nuk do te
    pranoje idene e pajtimit kombetar, dhe sdo te beje politike te
    bashkemarreveshjes kombetare, qe do ta furnizoje me nafte ne kohe te
    bllokades te cilen e ve bashkesia nderkombetare; qe do te tergoje
    perfaqsuesin diplomatik te Bogolub Kariqi qe te kerkoje ndihmen e tij
    financiare kur populli ngrihet kunder rregjimit; qe do ta beje Shqiperine
    shtet-spektakel muzikor, pa industri e ekonomi; jo te drejtuar prej
    institucioneve politike, po prej kryetarit, qe popullit i drejtohet si
    fanatik partiak, e jo si "baba i kombit"; qe do ta beje Shqiperine nje shtet
    jo me nje gjuhe te njesuar letrare kombetare, po mundesisht me dy a me shume;
    qe do ta beje Shqiperine shtet krahinorisht e fetarisht sa me te ndare e sa
    me te percare; qe do ta beje me ne fund Shqiperine, aq fundbotshem te
    plagosur e te molisur, saqe per Kosoven nuk do te kerkoje me shume se
    autonomi. Te tjera synime Serbia me Malin e Zi nuk kane, dhe sipas gjasave
    nuk do te kene.

    Perfundimi: Shqiperia e sotme, domethene gjysme Shqiperia natyrore, NUK KA
    KURRFARE RREZIKU per teresine tokesore e pavaresine e saj prej fqinjeve.
    Shqiperia natyrore nuk ka kurrfare rreziku per teresine tokesore dhe
    pavaresine prej fqinjeve te saj. Shqiperia e sotme megjithate ka nje rrezik
    te madh: rrezikun qe i vjen prej klases se ndare politike, ne menyre te
    vecante prej njeresve te paskrupullt, me mendje te holle e me mentalitet te
    vogel qe mund te gjenden e ne krye te saj.

    PROPAGANDA KUNDER OPOZITES

    Nje perberes posacerisht ndikues ne perpjekjet per rikthim te Berishes e
    Arbnorit, eshte fushata plot shpifje kunder perfaqsuesve kryesore te
    opozites, ne rradhe te pare kunder Neritan Cekes, Skender Gjinushit, Rexhep
    Mejdanit, dhe pas lirimit nga burgu, Fatos Nanos. Te gjithe keta - thone
    shperralluesit e tyre- bartin barra te renda politike, dhe morale nga e
    kaluara komuniste. Te gjithe keta jane ekstremiste te majte! Te gjithe keta
    jane ithtare te konceptit per "zgjidhjen" e problemit te KOsoves brenda
    Serbise. Te gjithe keta jane kundershtare te hyrjes se Shqiperise ne NATO e
    Bashkim Evropian. Te gjithe keta jane udheheqja politike e "rebeleve", e
    "banditeve" e "krimineleve", qe e cuan ne demonstrata, ne kryengritje te
    armatosur, e filluan e po e vazhdojne rrenimin e Shqiperise.

    Te shkojne kot argumentet te cilat mund ti perdoresh qe ti mposhtesh keto
    marrezira. Kot thua apo shkruan se ndonjeri prej ketyre te shperralluarve nuk
    ka qene anetar i PPSH-se. Kot thua, se asnjeri prej tyre ska qene 20 vjete
    sekretar i organizates te PPSH-se, sic ka qene perhapesi i ketyre
    shperrallimeve. Kot thua, se as keta, as partite qe drejtojne keta nuk
    mendojne per rikthimin e sistemit komunist ne shqiperi. Kot thua, se kthimi i
    sistemit komunist ne Shqiperi e Evrope eshte krejt i pamundshem. Kot thua, se
    te gjithe keta prijes partiake ne Shqiperi jane per ndertimin e demokracise
    parlamentare, per ekonomine e tregut, per nismen e lire, per shtetin ligjor,
    per sigurimin e te drejtave te njeriut. Kot thua se te gjithe keta bejne
    perpjekje per pranimin e Shqiperise ne NATO dhe ne BE.

    Te gjithe argumentat jane te kota!
    Disa nga zbatuesit e kesaj fushate kunder prijesve te opozites, shkojne aq
    larg sa ndonjerin prej tyre ta quajn "agjent" te Greqise apo Serbise......

    Nuk eshte te nevojshme te theksohet sa shume e sa fundbotshem,e felliq kjo
    propagande mjedisin kulturor politik te SHqiperise sot. ... e thellon
    hendekun e ndasive e percarjeve ne jeten kombetare kjo propagande. Eshte e
    nevojshme nderkaq te shtrohet pyetja:Kush jane keta ndotes te jetes sone
    politike kombetare? Dhe eshte e nevojshme te shtrohet pyetja:Cilat jane
    motivet e tyre...? Ne vend te pergjigjes une i lus lexuesit te mendojne vete
    kush jane keta njerez, dhe le te mendojne vete se cilat jane motivet e tyre
    te verteta. Dhe le te mendojene vete mos shtabet e ketyre propagandisteve
    jabe futur ne lemshin aq te dendur te korrupsionit ne Shqiperi, qofte permes
    shitjes se naftes ne Jugsollavi, qofte permes Bankes Dardania, qofte ne
    menyra te tjera qe do te zbulohen ne rast se dokumentacioni shpeton pa u
    djegur. Fushata e genjeshtert ne Prishtine kunder opozites ne Shqiperi, ne te
    vertete eshte nje lufte per ruajtjen e interesave te krijuara dhe qe mund te
    krijohen permes ortakerise me rregjimin pambarimisht te korruptuar dhe te
    kriminalizuar te Berishes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 05-09-2002 mė 18:53

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    PERGJEGJESIA DHE DOREHEQJET

    Pas shtjellimit te mesiperm shtrohet pyetja:A ndihmohet Shqiperia duke i
    fajesuar te tjeret per ngritjen e popullit kunder rregjimit- duke u fajesuar
    Greqia e Serbia, dhe sic del prej disa gazetave tona, edhe SHBA!

    Pa dyshim jo! Duke ja ngarkuar te tjerve fajet, gabimet, deshtimet e veta
    politiko-ekonimike, rregjimi vertem sa tregon se mentaliteti i trasheguar
    stalinist eshte mentaliteti mbizotrues. NE jemi te persosur e te gjithe
    tjeret jane djaj-fajtore qe punojne kunder nesh! Cdo njeri mendjeshedoshe do
    te beje pyetjen:Po mire ne qofte se "armiqte e jashten" paskan punuar aq
    gjate dhe aq vendosmerisht per ngritjen e popullit kunder rregjimit te
    shenjte, dmth kunder qendrueshmerise se SHqiperise, qe qenka njesh me
    rregjimin, ku ishin pushtetmbajtesit shqiptare? Ke ruanin ata? Jane zgjedhur
    per te mbajtur fjalime ne panairet e bukuroshve, apo per te drejuar shtetin?
    Jo, zoterinj, kriza qe derrmoi Shqiperine, per 3 dite, e e la popullin
    shqiptar, pa shtet, pa pushtet,pa ushtri, pa polici, pa gjygje, pa siguri, qe
    e la popullin shqiptar shumekund pa buke, pa uje, pa ngrohje, nuk mund te
    ishte imponuar nga jashte. Ajo mund te ishte vetem e brendshme. Kete krize e
    pergatien mendjet e pavizone, per te tashmen e per te ardhmen e Shqiperise,
    qe 5 vjet i kaluan duke prodhuar urrejtje e percarje kombetare, qe tani, 5
    vjet me vone, te tjeret perpiqen ti sherojne me politiken e pajtimit.

    Ata harruan qe nuk ka gje qe rrenon me shume nje rregjim, se sa ai veten kur
    mendon vetem per veten. S'ka njeri qe mendon ndershem e ska njeri qe, vertet
    e do Shqiperine, qe mund ta gjeje fjalen me te heshtur te arsyetimit a te
    faljes per ta. Jo. Kurre! Ata, e them me pergjegjsine me te madhe para
    bashkekoheseve dhe para brezave qe do te vijne, u bene varrtaret e shteti
    shqiptar, te cilin tani duhet te vijne ta ringjallin te tjeret. Ata u bene
    shkaktaret tragjike qe pas 85 vjetesh te shetit shqiptar, Evropa te krijoje
    Misionin Keshilledhenes, i cili do ti mesoje shqiptaret se si te krijojne e
    te mbajne nje shet. Ata me mosdijen e tyre politike bene qe te ringjallet
    avazi i vjeter i fqinjeve: shqiptaret nuk mund te mbajne shtet. Ate qe i beri
    komunizmi per 50 vjet-thuhet sot ne Shqiperi- keta ja bene per 5 vjet! Per
    keto arsye e per arsye te tjera ata do te duhet te mendojne per tjeter cka.
    Ata nqs me te vertete mendojne per te ardhmen e Shqiperise, do te duhet te
    mendojne:

    -si ta ndohmojne Qeverine e Pajtimit Kombetar, qe ta shtrije pajtimin ne te
    gjitha shtresat e popullit, qr ta paqesoje e te qetesoje Shqiperine, qe te
    filloje ringjalljen e vendit.
    -si ta ndihmojne Shqiperine te gjeje rishtazi identitetin shteteror e politik
    aq tmerrshem te rrenuar
    -si ta ndhihmoje popullin shqiptar ne Shqiperi, por edhe kudoqofte ai, qe te
    ktheje besimin ne Shqiperine, ne ardhmerine e saj, ne perbashkesine shqiptare
    aq te tronditur gjate sundimit te tyre
    -si ta ndihmojne demokracine e ndertimin e politike te pergjegjshme ne jeten
    e popullit shqiptar
    -si ta ndihmojne me ne fund, Partine Demokratike te cilen aq shume e kane
    demtuar me "ciskat" edhe me politiken e konfrontimeve qe kane ndjekur edhe
    brenda saj

    Si mund ta ndihmojne verte Shqiperine dhe shqipteret, sot Berisha, Arbnori,
    Meksi(i cili ende shihet ne parlament)? Ka vetem nje pergjigje per kete
    pyetje, ne te cilen eshte e permbajtur e mira e Shqiperise dhe
    shqiptareve:duke dhene doreheqje e duke u larguar njehere e pergjithmone prej
    jetes politike.....Ata jane pergjegjesit kryesore per shume jetera te
    humbura, per shume familje te rrenuara, per shume shkaterrime te te mirave
    kombetare. Faji i tyre mund te matet vetem me gjygj. Por si mbrojtes se idese
    te pajtimit kombetar, qe e konsideroj kusht per mbarevajtjen e Shqiperise,
    une jam kunder gjykimit te tyre. Doreheqja nuk i shfajeson ata, por edhe
    doreheqja ka rendesi per ta. Sic dihet ne kohet me te veshtira njerzve te
    pushtetit u duhet me se shumti vetekritika. Te pranosh me ne fund te
    ballafoaqohesh me te verteten, ne kete rast me fajin tend, te domethene te
    vish ne vete, te vetedijesohesh.

    Doreheqjet politike jane jo vetem akte politike, por shume me teper akte
    morale. Atje ku behet politike e pergjgjshme atje doreheqja eshte prova e
    saj. Atje kurre nuk harrohet: sa me e larte pozitia aq me e larte
    pergjegjesia. Ne boten demokratike doreheqjet jepen per gabime te vogla
    politike. Ne boten demokratike qeverite japin doreheqje kur nje projektligj i
    paraqitur prej tyre nuk pranohet ne parlament. E te ne kryeministri Meksi nuk
    donte te jepte dorehqje as kur iu shemb sistemi financiar ekonomik! Shikuesit
    e EURONEWS-it e degjuan se kur ne pyetjene e gazetarit se a mund te
    shkaktohej ne Shqiperi lufte civile iu pergjigj: nqs opozita do lufte civile
    ne jemi te gatshem per lufte civile! Krim![........]

    KERKIMI I NDJESES

    Mendoni se cfare do te benin kryetaret normale te shteteve normale, dmth
    demokratike, sikur ne to te kishte ngjare cka ngjau ne Shqiperi kur kryetar
    ishte Berisha, Arbnori ishte kryetar parlamenti, Meksi kryeminister. Kryetari
    normal i nje shteti normal, do te kerkonte 2 minuta ne RTV kombetar, dhe do
    ti drejtohej kombit duke i kerkuar falje, i lumtur qe se ka persuar fatin e
    Causeshkut:

    "Si kryetar i Shqiperise ndihem fajtor per ngritjen e popullit kunder
    rregjimit. Ndjehem fajtor per tragjdimne qe ka perjetuar populli Shqiptar.
    Kam menduar per te miren e Shqiperise, por nuk me ka dale sic kam menduar.
    Kerkoj faljen e nenave e baballareve qe u jane vrare e plagosur djemte e
    bijat. Kerkoj falje grave qe u jane vrare burrat. Motrave qe u jane vrare e
    plagosur vllezerit. Kerkoj faljen e gjithe atyre nenave, meshkujve, pleqve,
    femijeve te cilet me lote ne sy, neper Adriatikun e rrahur prej shtrengates
    kane bragtisur Atdheun. Kerkoj faljen e Vlores te cilen racistet e Marines
    Italiane ia cuan ne fund te detit aq qytetare-djem e vajza dhe foshnje.
    Kerkoj faljen e te gjithe Shqiptareve, kudoqofshin ata, per dhembjet demtimet
    dhe fatkqesite qe u jane sjelle deria une isha kryetar i SHqiperise. Jam i
    gatshem te pranoj denimin politik, moral e gjgygjesor te Shqiperise. Krej
    c'mund te bej per Shqiperine dhe per shqiptaret ne keto caste eshte:te jap
    doreheqje. Zoti e rujate Shqiperine!" Ne vendin e e berishes e Arbnorit deri
    ne zgjedhjet e parakohshme- te shprespjme te lira dhe te ndershme- do te
    duhej te zgjidheshin 2 anetare te tjere te PD-se. E kesaj partie nuk i
    mungojen anetare e atdhetare te denje per postet me te larta ne shtetin
    shqiptar. Dorehqja e Berishes, Arbnorit.... do te sillte tejkalimin e
    politikes se mospajtimit e te konfrontimit brendakombetar, dhe qetesimin e
    Shqiperise. Me ta ne krye Shqiperia mund te kete vazhdim vetem ne nje
    drejtim- ne drejtimin qe e solli Shqiperine atje ku eshte.

    Doreheqja Berishe e Arbnorit do te sillte fillim e ndertimit te politikes se
    pergjegjshme kombetare, pa te cilen nuk mund te kete mirevajtje ne Shqiperi.
    ..... Dorheqja e Berishes e Arbnorit do tia mesonte nje mesim klases
    pushtetmbajtese shqiptare, sot edhe neser, pa pervetsimin e te cilit ajo
    kurre nuk do te behet e pergjegjshme, qe eshte:Ne kete bote te gjitha jane te
    perkohshme, kurse me te perkohshme se te gjitha te tjerat eshte pozita
    pushtetore......... ATA QE ME CDO KUSHT DUAN TE MBAJNE PUSHTETIN ATA DUHET ME
    CDO KUSHT TE LARGOHEN NGA PUSHTETI

    Shqiperi te qofsha fale
    me ke nene e me ke djale
    Rexhep Qosja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 05-09-2002 mė 19:14

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    kosovar,

    pa dredhira te lutem.

    Une te kerkova tekstin,jo interpretimin tend.

    Kujton ti se kam nevoje per asistencen tende ?

    Megjithate nuk do beje keq ti hidhje nje sy,mbase do te freskoje pak kujtesen tende osmotike.(e di cdo me thene?)
    E ka sjelle Shen Albani tek 'Autokratet nuk shkojne...'


    Sidoqofte lexoje "Leporelen",s'do kesh humbje.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Po pse mor djem keshtu do bashkohemi ne?

    Me gjakftohte me keto postimet me gjakftohte

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Pėr gjithė kėtė fjalim tė Rexhes (nuk di a "babės" sė kombit, apo djalit tė mėmes Shqiperi) flasin varret e hapura tė "revolucionit demokratik tė shpejtuar" tė tij.

    Sipas tij vlen edhe kjo ėshtė demokratike:

    Lavdi Qosjes!
    Vdekje popullit me qen dhe kudra tė tij!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar mė parė nga Shėn Albani
    [B]PERGJEGJESIA DHE DOREHEQJET

    Pas shtjellimit te mesiperm shtrohet pyetja:A ndihmohet Shqiperia duke i
    fajesuar te tjeret per ngritjen e popullit kunder rregjimit- duke u fajesuar
    Greqia e Serbia, dhe sic del prej disa gazetave tona, edhe SHBA!

    Rexha guxon ta sulmojė dhe t'i kėrkojė dorėheqje vetėm Berishes, por nuk guxon asnjė fjalė t'ia bėjė Serbiesė e Greqise.

    Kur pėrmend gazetarėt, e ka fjalėn pėr lakadredhėt e Zėrit tė Popullit, Zėrit tė Kosovės, pra te Koēo Danajt et Shaban Sinanat, te Gafurr Elshant, et El-Sahanat.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Une do te isha kurioz te lexoja se ne cfare grupi e fut Qosja veten. Te gjykosh te tjeret eshte njera ane, te gjykosh vetveten eshte dicka tjeter.

    Nuk ishte Rrexhep Qosja qe doli me slloganin kombetar "Nje Komb nje Qendrim!" por ishte nje "autokrat" ne Tirane qe ngrinte zerin per "Kosoven e Qoses" kur asaj i dilte flaka.

    Njerezit e medhenj, gjykohen nga veprat. Njerezit e vegjel madheshtine me te madhe e arrijne fale demogogjise. Demogogjia nuk i apelon ndergjegjes kombetare, por emocioneve.

    Kontributi i vetem ne rang kombetar i Qoses eshte vepra e tij letrare dhe asgje me shume.

Faqja 10 prej 119 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •