Close
Faqja 30 prej 119 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 1190
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    "Kroatet bene rezistence shteterore institucionale, sepse atyre iu mungonte nje „Baba (plangprishes) i Kombit“ sikurse Qosja. "

    Sikur te mos ishte Qosja , ky "plangprishes", atehere Rugova yt do te gjendej akoma ne barake per te dhene konferenca per shtyp.

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Postuar mė parė nga unreal
    Une nuk ndegjova dhe as qe me ra rasti te ndegjoje nje gje te tille nga Qosja ku ai i thote vetit "baba i kombit"!
    Kete "titull" ja keni dhene ju "proleteret e botes sot" me Baleta,Berisha dhe Rugova.

    "Dobesimi i UĒK-sė vetem cka perforcon poziten time" I.Rugova.

    Ja mbas kujte eshte radhitur shumica e Kosovareve,mbas nje kodoshi,te cilit as babai nuk i njihet me emer,por vetem me origjine Rankoviqiane.

    Shumica e Kosovareve jan te pa nje dite shkolle,aty ende veprohet si te thote hoxha apo plaku i katundit,per kete edhe punet ju qendrojne keshtu.

    Votat qe ju dhane SPS-it (LDK-es) i jane nenshkruar me gisht,sepse aty ne Kosove sundon analfabetizmi,populli shqiptar i Kosoves do te mbetet edhe nje kohe te gjate nen sqetullat e "demokrateve" te prodhuar ne Serbi,kjo eshte e verteta e hidhur,por eshte e vertete!

    Qosja nuk filloi dje te flase per ceshtjen shqiptare,ky ka punuar per kete shume vite,veprat e tija e mbrojne punen e tij.

    Po sikur se ka ndodhe edhe me pare,populli shqiptar c'dohere me vonese eshte zgjuar,ashtu edhe kesaj radhe ai do te zgjohet,por nje dite do te jete i afte te mendoje me koken e tije dhe te njohe luften dhe vlerat e bijeve dhe bijave te vete!

    pershendetje...

    unreal, ti jo vetem qe del joreal, por edhe injorant e intrigant njekohesisht.

    Babai i Rugoves eshte vrara shume kohe perpara se Rankoviqi te njihej ne Kosove. Ai eshte vrare nga partizanet e Fadil Hoxhes e te Dushan Mugoshes, nga ata qe ideilogjine sllave e mbollen ne trojet shqiptare, ate ideologji qe edhe sot perkrahet nga Qosja dhe ithtaret e tij.

    Ne cilin planet jetonke ti zotrote qe paske kaq njohuri te mangeta per Kosoven. Kosova nuk eshte me aq injorante siq mendon ti apo siq do ta deshironin sllavet.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Postuar mė parė nga Shėn Albani
    "Kroatet bene rezistence shteterore institucionale, sepse atyre iu mungonte nje „Baba (plangprishes) i Kombit“ sikurse Qosja. "

    Sikur te mos ishte Qosja , ky "plangprishes", atehere Rugova yt do te gjendej akoma ne barake per te dhene konferenca per shtyp.

    Mos u be kaq cinik Shen Alban

    Pse Qosja nuk eshte i ”imi”, kjo nuk do te thot se Rugova eshte i ”imi”, apo une jam i ”tij”. Por Rugova eshte presidenti im, edhe pse nuk jam ne partine e tij, sepse ne ate post ai ka ardhur me voten e mbi 60% te shqiptareve te Kosoves.

    Une edhe Qosjen do ta pranoj per ”timin”, ne qofte se ne ate post ai do te vie ne menyre legale permes votes se popullit, gje qe nuk do te ndodhe kurre, sepse populli shqiptar i Kosoves nuk eshte aq injorant per t’u ndikuar nga flajet e medha.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Per Qosjen as qe ja vlen te shkruhet. Fatkeqesisht kemi te bejme me nje "akademik te neveritshem."

    Eshte turp te kemi kete te vetshpallur, "Baba te Kombit," ne mesin tone.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #295
    Modertator paportofol
    Anėtarėsuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Shefqet Jashari-Strofci / PSE JEMI KĖSHTU SIC JEMI?

    REXHEP QOSJA - IDEOLOGU I RREBELĖVE SHQIPTARĖ


    Dueli qė po zhvillohet sot ne trojet shqiptare, si ne gjysmėn e Shqipėrisė se lire, si ne atė te robėruar, ėshtė vendimtar pėr kombin tonė. Forēat antikombėtare, armiqtė shekullor te kombit tonė se bashku me kolonėn e peste, qė e krijuan me aq kujdes ne trojet tona, i kanė bashkuar radhėt e tyre dhe po na sulmojnė ne shumė drejtime, ne bazė te njė strategjie dhe taktikave te pėrpunuara mire, pėr ta shkatėn-Liar shtetin shqiptar dhe pėr ta ē'bėrė Shqipėrinė, pėr ta kallė luftėn vėllavrasėse ne mes shqiptarėve, qė shqiptari tėjetė rob i tyre pėrgjithmonė. Nuk mund te jetė rastėsi qė ēdo hčre kur ēetnikėt e Beogradit dhe shovinistėt e Shkupit i japin goditje te rende rezistencės tonė kombėtare, atyre u del ne ndihmė kolona e peste, e krijuar po prej tyre ne Shqipėri si dhe aleatėt e tyre ne Athinė. Ne kėtė kohė krizc morale, intelektuale, politike dhe organizative ne te cilėn ka rėnė kombi ynė, shumė intelektuale dhe veprimtarė tanė kanė ra dhe po bien ne provimin e jetės. Si ėshtė e mundur qė ata te mos e kenė te qartė, apo nuk donė ta kenė te qartė sg kombi ynė tani ėshtė duke u sulmuar pėr njė herė dhe ne te njėjtėn kohė nga armiqtė tanė shekullorė, sllavo-bizantin, ne mėnyrė djallėzore dhe me mjete perfide?

    Kėto dite, u befasuam edhe me njė te papritur, me njė anomali tragjiko-komike, qė krisi si reja ne opinionin shqiptar dhe atė ndėrkombėtar. Askush s'ka pritur qė akademik Rexhep Qosja, i cili predikonte te bėhej»babė» i kombit shqiptar, do te sharronte ne shamakun e tradhėtisė kombėtare. Ai ne vend qė ta ngrinte zėrin pėr mbrojtjen e Shqipėrisė, pėr mbrojtjen e Shtetit shqiptar, te institucioneve shtetėrore, arsimore, kulturore, te njerėzve te pafajshėm, te ngrinte zėrin kundėr armiqve qė po pėrpiqen t'i realizojnė ėndėrrat e tyre te zeza, pėr t'i grabitur trojet tona, pėr ta shkatėrruar atė gjysmė Shqipėrie, pėr ta zhdukur shtetin shqiptar, pėr ta futur luftėn shkatėrruese vėllavrasėse ndėrmjet shqiptarėve, dhe pėr ta bindur botėn me teoritė e tyre shoviniste se gjoja «shqiptarėt janė popull jo shtetėformues, shkatėrrues te vierave materiale dhe kulturore, te pa aftė te drejtojnė shtetin, te rrezikshėm pėr paqė dhe pėr fqinjėt e tyre», Rexhep Qosja ngrihel pėr te mbrojtur te kundėrtėn e asaj qė ėshtė dashur te bėjė!
    Sot, pas ngjarjeve tragjike qė po zhvillohen ne Shqipėri, vetėm njė tru i krisur, njė mendje e marre, njė zemėr e prishur, njė njeri i shitur me shpirt e me zemėr pėr djallin e malikuar, apo i shitur tek qendrat antishqiptare sllavo-bizantine (me vetėdije apo pa vetėdije, pak rėndėsi ka) mund ta quaj «Revolucion demokratik» sic e quajti zotriu Rexhep Qosja kėto dite ne intervistėn qė i dha BBC-sė, veprėn me te shėmtuar, qė ia bėnė kolona e peste, sigurimet dhe mafiat e huaja, hajnat dhe rrugaēėt shqiptare, Shqipėrisė, shtetit dhe kombit shqiptar. Me intervistėn qė zotėri Qosja i dha BBC-sė, i mori ne mbrojtje ato mbeturina te kombit shqiptar, ato mafie kondrabandiste, ata hajna dhe rrugaēė, qė ia vunė flakėn Shqipėrisė, duke kallur e shkatėrruar ēdo gjė te shenjtė shqiptare, duke vrarė e djegur njerėz te pafajshėm, duke ia pėrgatitur varrin Shqipėrisė dhe kombit shqiptar. Pėrkrahja e tij, do t'i trimėrojė edhe me tepėr rebelėt shqiptare pėr t'i rifilluar djegiet, pėr ta ndezur luftėn civile Jug-Veri. Zotėri Qosja duhet ta dijė se plumbat qė ia shkrepi Shqipėrisė dhe shtetit shqiptar, janė plumba me te rrezikshėm dhe me helmues se gjithė plumbat qė i shkrepėn tradhėtarėt dhe kriminelėt.
    Sot, kur Atdheu ėshtė ne rrezik, kur popullit tonė po i pėrgatitet tragjedia me e madhe gjatė gjithė historisė se tij te gjatė, ėshtė detyrė mbi te gjitha detyrat qė forēat e shėndosha kombėtare, veprimtarėt dhe atdhetarėt e dalluar, intelektualėt, i tėrė populli ynė, t'i bashkojė radhėt ne mbrojtjen e Shqipėrisė, ne mbrojtjen e ēėshtjeve te rėndėsishme kombėtare, ne mbrojtjen e Kosovės dhe viseve tjera shqiptare, qė te parėt tanė na I mbrojtėn me sakrifica te mėdha. Ēdo shqiptar, qė ka arsye te shėndoshė dhe zemėr te pastėr, duhet te nxjerrė mėsime nga kjo tragjedi qė e gjeti Shqipėrinė dhe kombin tonė. Kurrėn e kurrės nuk kishin mundur armiqtė tanė t'i realizojnė planet e tyre djallėzore, sikur forēat e shėndosha dhe njerėzit e Shqipėrisė te mos kishin rėne nėn ndikimin e partiakėve te shtirė dhe karrieristėve te sėmurė pėr pushtet, pėr te cilėt partia dhe kolituku janė mbi ēdo gjė, ata qė janė ne gjendje te bėjnė aleanca edhe me armiqtė tanė shekullorė, edhe me mafiet kriminale, edhe me hajna dhe rrugaēė, vetėm e vetėm qė t'i realizojnė mteresat e tyre partiake dhe personale. Prandaj, duhet ta kuptojmė me gjithė mend se ngatėrresat dhe mosmarrėveshjet qė partiakėt e shtirė mbollėn rėnies nesh duhet t'i tejkalojmė sa me pare, pėr hir te ēėshtjeve parėsore, pėr hir te nėnės Shqipėri, pėr hir te shtetit tonė, pėr hir te Kosovės dhe viseve tjera shqiptare, pėr hir tė shumė gjeneratave tė mėparshme qė na I ruajtėn kėto troje me sakrific tė mėdha, pėr hir tė pasardhėsve tanė, pėr hir tė ardhmėrisė sė Shqipėrisė dhe kombit tone, t’I bashkojmė radhėt dhe veprimet pėr tė mirėn tone.
    Tė kėndjellemi mendėsisht, tė pastrohemi shpirtėrisht, tė vijmė nė veti, dhe t’ia fillojme punės sė mbarė. Ēdo njeri ta kryej atė punė qė mund ta kryejė mė sė miri pėr Shqipėrinė dhe ardhmėrinė e pasardhėsve tanė.
    Prandaj t’ia fillojmė punės pėr sė mbari, me organizim tė mirėfilltė kombėtar dhe pa ngjyrime ideologjike.
    Botuar: “Rilindja” mė 07 prill 1997 me titull: Banditėt e kriminelėt “revolucionarė demokratik”, ndėrsa nė “Drita” (Suedi) nr. 13/1997 me titull: “Zotėri Rexhep Qosja u bė ideology i rrebelėve shqiptarė”


    * marre nga nje forum tjeter*
    "Duhet tė mėsosh tė dalėsh mė i pastėr nga situatat e papastra, dhe nėse ėshtė e nevojshme, tė lahesh edhe me ujė tė ndotur".

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Strofci eshte nje rrugac ordiner....dhe me preardhej te dyshimte...ai komandiohet nga BEOGRADI...

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anėtarėsuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    167
    Postuar mė parė nga Shėn Albani
    Strofci eshte nje rrugac ordiner....dhe me preardhej te dyshimte...ai komandiohet nga BEOGRADI...
    Sh. alban mos e gjuj gurin kaq flliqt.

    Ti demantoe ate qka ka shkru Strofci e mos u mer me etiketime.

    Strofcin e njohim na publikisht se ai shkrun me emen e me mbiemen.

    Tashti ti ose duhet me na tregu se kush me te vertet na koka Strofci ose ti po na del nji intrigant komunist ner nivelin e Llap Llapushit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RRyma : 25-05-2003 mė 11:29
    Ma mir neser se dje

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    "Ti demantoe ate qka ka shkru Strofci e mos u mer me etiketime. ",
    nuk me interesojne mendimet e rrugaceve, rrugacin nuk e kemi ketu, dhe nuk mund te polemizohet me te...PEr ate shkrim ka marre ai honorarin dy here: nje here ne Beograde dhe nje here nga grekja!

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po ky Shefqet Cakiqi sa brigada i ka formuar?

  10. #300
    Modertator paportofol
    Anėtarėsuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Postuar mė parė nga Brari
    Po ky Shefqet Cakiqi sa brigada i ka formuar?
    - Po brari, ky Cakiqi ka formuar brigaden e rrencave dhe shpifarakeve me origjine ideologjike nga "fara ruse".

    ****

    Hajt edhe une po ia lishoj pak ne shpine KAKIQIT, Shefqet JASHARIN

    PSE JEMI KESHTU SIĒ JEMI

    BISEDĖ PA DORĖZA ME «TROJKĖN»: «KABASHI - CAKIQI - GJOSHI»

    Shefqet Jashari-Strofci

    Me ty o bajraktari i «Trojkės» : «Kabashi-Cakiqi-Gjoshi», gazetari-sahanlėpirės, Salih Kabashi nuk do te men-em shumė. Pėr shpifjet, gėnjeshtrat, dhe sharjet qė bėre herėn e pare ndaj meje nuk t'i dhash «gugjumat» kresė ashtu si e meritoje, por t'i dhash ēa «friska duarėve», duke shpresuar se do tėjapin mend dhe me nuk do te ushqehesh me «sallata ruse», te dala nga afati i pėrdorimit dhe as te tjerėve nuk do t'ua servosh. Por tash ēdo kush e ka te qartė se «Vocrraku i Kabashėve» nuk ka tjetėr zanat, dhe po de! ashtu sic te kain thėnė me pare se «te merresh me shkrime qė mbėshteten ne te dhėna faktike nuk ke aftėsi mendore, por pėr te sharė, dhe pėr te shpifur nuk te gjendet shoku ne rruzullin toksorė!»
    Kėshilla e fundit pėr gazetarin-sahanlėpirės Salih Kabashi ėshtė: Bėje «tybe» kalemin, mos e prek kurrė me dore, se nuk e ke «zanat», po merre profesionin tend qė te takon. Shit gazeta, rėvista dhe duhan nėpėr rrugėt e Prishtinės, apo zine njė vend dikund ne hyrje te «Grand Hotel Prishtina» pėr t'ua pastruar kėpucėt mysafirėve qė vijnė pėr ta vizituar Kosovėn, dhe mos u turpėro prej njeriu te gjallė, se buka e fituar me djersėn e ballit ėshtė njerėzore, ėshtė nderė dhe burrėri, dhe ėshtė shumė me e shijshme se sa copat e bukės dhe eshtrat qė po t'i hudhin te «mėdhenjėt» faqezi, pėr shėrbimet e bėra ndaj tyre. Po ti o mendjeshkurtėri i Llapashticės, gėnjėshtari i lagjės se Cakiqve, dhe shpifėsi i diasporės shqiptare, Shefqet Cakiqi, a mendove se me shpifje dhe gėnjeshtra do te njollosėsh biografinė time te bardhė? Nuk kam ndėrmend te min'em me te gjitha shpifjet, me sharjet dhe gėnjeshtrat qė bėre kundėr meje, dhe as te bėjė polemikė me ty pėr ēėshtje qė janė te ditura nga opinioni i gjėrė, aq me pak te humbi kohė duke u marre me kopallat tua, kur ti deri para disa muajsh ishe njė rob i pa gojė i njė klani te Uegės se LDK-sė ne Zvicėr. Ti vźt na tregove pėr biografinė tende katran, kur thé «Une kam qenė deri para disa muajsh ne LDK-nė , dhe kur shkoi Rugova ne Vushtrri dhe kėrkoi kthimin ne polici te atyre njerėzve qė mua dhe rnijėra te rinj te tjerė na kanė shkokordhuar me dru kokės dhe na kanė dergjur burgjeve...... me plasi barku dhe dola nga kjo parti...». Dhe ēka t'i thuash kėsaj?! Si te shpjegohet ky veprim i «pa pritur» i zotėri Cakiqit? A thua kuj do t'ia mbushte menden Cakiqi se ishte ky shkaku i vėrtetė qė i shtyri te largohet nga LDK-ja?! Kush do t'i besonte kopallave te tilla pėrpos mendjeshkurtėrėve dhe te marrrėve, se te burgosurit politik, janė «shkokordhuar me dru kokės dhe janė dergjur burgjeve» nga policėt shqiptarė, kur ėshtė e ditur se ata janė keqtrajtuar nga sigurimi sekret jugosilav, qė komandonte gjithēka. Prandaj shkaku i largimit te Cakiqit nga kryesia e degės se LDK-sė ne Zvicėr duhet gjetur tjetėr kund, dhe me siguri inund tėjenė dy gjėra apo shkaqe qė e kanė shtyrė Cakiqin pėr ta marre atė vendim. I pari: Cakiqi ka hyre ne LDK, si shumė te tjerė, me detyra spéciale, me urdhėrin e «Pishpirikut» te diasporės shqiptarė, dhe kiir ka qenė i bindur se «burgosja» e tij e mėtutJ'eshme ne LDK, nuk ėshtė produktive, i ka dhėnė urdhėr Cakiqit: «shpife njė shkak dhe largohu nga LDK-ja dhe kalo ne taborin tjetėr, ne PDK», qė edhe atje te luajė rolin pėrēarės qė e ka luajtur ne LDK. Ėshtė e qartė se «Pishpiriku» i diasporės shqiptarė e ka urdhėruar argatin e tij Sh. Cakiqin te bėjė kėtė potez te papjekur dhe te pa arsyeshėm, jo pėr t'i bėrė sherbime Xhavitit & kompani, por pėr t'i kryer sherbime patronit shpirtėror te tij «Pishpirikut», sic i kreu sherbime edhe me pare, sa ishte anėtarė i kryesisė se Degės se LDK-sė ne Zvicėr. Mundėsia e dytė: Cakiqi mund te jetė person psiqikisht i papjekur, pasi qė njerėzit e tille bėjnė veprime te paparashikueshme, qė nuk pėrkojnė me arsyen, qė u sjellin dėm jo vetėm vźtit dhe familjeve te tyre, por shpeshherė u sjellin dėme te mėdha edhe qytetarėve te pafajshėm. Pėr hirė te disa bisedave miqėsore qė i kemi pasurpara dy vitesh me Cakiqin do ta kėshilloja: Pō qe se nuk e ka lėshuar LDK-nė me urdhėrin e «Pishpirikut» te diasoprės shqiptarė, atėherė do ta lusja qė sa me pare, te kontrollohet tek neuropsikiatri pėr te gjetur diagnozėn e sėmundjes, dhe terapinė e mundshme te saj. Por, prap se prap, kur te mirren parasysh rrethanat ne te cilat veproi Cakiqi ne kohėn e fundit, por edhe me herėt, bindem plotėsisht se «Pishpiriku» atė e ka ne dore, prandaj edhe shpifjet e tija ndaj meje nuk i ka pjellur koka e tij, por janė pjellė e kokės se sėmuar, te karreristit, te atij «Pishpiriku», qė me Cakiqin po luan, duke e shndėrruar nga njė krijesė me figure njerėzore, ne njė mashė te thjeshtė. Me siguri, po te ishe Cakiqi autor i shkrimeve qė gjuanin helin dhe vėner kundėr meje, nuk do te ndodhte qė tri-katėr dite zotėrinjėve te «Epoka e re» t'ua vononte vazhdimin e katėrt te «reagimit» ne lidhje me fejtonin tim: «Psejemi kėshtu sic jemi» te botuar ne gazetėn kombėtare «Bota sot» (21 maj-19 qershor 2001), duke ia hedhur fajin intemetit, qė vetėm pėr te paska qenė ne defekt!!!
    Fakti tjetėr qė dėshmon se «Pishpiriku» i ka qendisur shkrimet e «tij» mund te merret ky pohim: «Ne te gjithė shkrimet e mia fyerja e personaliteteve me shprehje banale nuk ka qenė veti e imja, edhe vźte Shefqet Jashari-Strotci duhet ta ketė pare se une nuk jam marre me personalitetin dhe familjen e tij, por me shkrimet e tij te cituara nga pika ne pikė». Po qe se ėshtė ashtu sic thoni zotėrote, atėherė duhet te kėrkosh «sqarime» nga zotėrinjėt e «Epoka e re» pse gjinden kėto fjali ne shkrimin e nėnshkruar »nga Cakiqi dhe te botuara me 4 qershor 2001, nėn titullin: «Ndalne turrin anti-UĒK-istė! LDK—ja s'mund te fitojė me me vrasjen e anėtarėve te vet!». Ja «xhevahiri» i pare: «Bėnu burrė qoftė ne pleqėri e foie te vėrtetėn o Shefqet Jashari-Strofci, qė s'ta pau hajrin as Strofci as shpija jote...», dhe ky tjetri: «Faqeziu dhe falsifikuesi Shefqet Jashari-Strofci ka maire barre te rend mbi shpinė, aq te rende sa nuk mund ta ēojė me larg se sa deri te trutė e tredhura te tifozėve budallenj te «kombėtarizmit» te gazetės greke ne Prishtinė».
    Ja edhe njė «xhevahir» tjetėr i Cakiqit: «Jo, zotėri nėnshkrues i fakteve te trilluara dhe ti o Shefqet Jashari—Strofci: sharjet, vėrtetė, nuk janė fakte! Dhe s'do te thotė se jeni evropian nėse jetoni dikund tjetėr, qoftė ndokush edhe ne Perendim, ndėrsa kokėn e mbani ne Beograd!».
    Kėto sharje dhe shpifje qė citova nga «shkrimi i Cakiqit» dėshmojnė se ai nuk ėshtė autor i shkrimit te lartėshėnuar, por ėshtė thjesht njė nėnshkrues i shkrimeve te «Pishpirikut» te diasporės shqiptare. Qysh moti ėshtė e ditur se komunistėt e pėrvehtėsuan parimin e Makiavelit se «qėllimi i arsyeton mjetet». Prandaj «trojka» : «Kabashi-Cakiqi-Gjoshi» pėr t'ua mbaruar qejfin Xh. Halitit & kompani dhe «Pishpirikut» te diasporės shqiptare, e pėrdorin atė parim ne shkrimet e tyre kundėr meje, duke pėrdorė shpifje, gėnjeshtra, dhe sharje, qė dijnė t'i pėrdorin vetėm individėt qė janė rritur ne lagjet e lumpenproletariatit, pa kurrfarė edukate famiijare, por te ushqyer mire me egjren komuniste. Kėto shpifje dhe sharje i bėjnė me qėllim qė, se paku, te disa qinda lexues naiv qė e lexojnė «Epokėn e re», te fusin bacilin e dyshimit, mbi te vėrtetat e pamohueshme qė i kam bėrė publike nėpėrmjet fejtonit tim te lartėpėrmendur. Te shikojmė disa nga gėnjeshtrat dhe shpifjet e Cakiqit. Ai ne shkrimin e tij: «Ndale turrin Shefqet Strofci!», te botuar ne gazetėn e mėsipėrme te dates 2 qershor 2001 gėnjen kur thotė: «Strofci deri pas luttes nuk ka qenė anėtarė i LDK-sė dhe nuk e ka paguar 3%-in e Bukoshit. Kėtė e them me pėrgjegjėsi sepse ne atė periudhė vźt isha antarė i Kryesisė se Degės se LDK-sė ne Zvicėr dhe anėtarė i komisionit te 3%-shin ne Zvicėr, fakte kėto te njohura botėrisht». E vėrteta ėshtė krejt tjetėr Antarė i LDK-sė kam qenė qė nga viti 1990, kur u formua nėndega e LDK- sė ne kantonin e Neushatelit (Zvicėr), ndėrsa kryetar i asaj nėndege isha dy vjet (1990-1992). Qė kur kam dhėnė dorėheqje nga antarėsia e kėsaj partie me 1995, me nuk jam bėrė antarė i asnjė partie tjetėr dhe as nukjam kthyei ne LDK pas lufte sic thotė tėrthorazi Cakiqi. Ndėrsa me Aktvendimin Nr 02/44-44/1-150, te lėshuar me 22. 08. 1992 nga Kryetan i Kėshillit te 3% pėr Zvicėr Nazmi Pecit u caktova anėtarė i Kėshillit rajonal te 3% pėr kantonin e Neushatelit ne periudhėn dyvjeēare. Dhe sa e pa logjikshme dhe shpifja e Cakiqi kur thotė se «ne atė periudhė» kur ai paska qenė ne «pozita te larta partiake dhe shtetėrore», «Strofci nuk e ka paguar 3%-shin e Bukoshit». Faktet tregojnė (dėftesat e pagesave pėr te gjitha llojet e kontributeve qė kam dhėnė pėr Qeverinė, shkollėn shqipe dhe aksionet e panumėrta humanitare, te cilat une s'kam ndėrmend t'i bėj publike veē sa pėr ta bindur Cakiqin, pasi fillimisht kjo do te tregonte se une e marr shumė seriozisht Cakiqin dhe bandėn e tij shpifėse, e se dyti do te me detyronte qė si pėr ekuilibrim, t'i kėrkoja Cakiqit te botonte (ECG) elektroencefalogramėn e trurit te tij, gjė qė nuk kam ndėrmend ta bėj) pra, faktet tregojnė te kundėrtėn. Shpifaraku i diasporės shqiptare, Sh, Cakiqit, gėnjen kur ne «shkrimin e tij» te lartėpėrmendur thotė: «Shiqo ti Strofc njė detaj te imtė. Ju ne «Bota sot» po shkruani se ne shtėpinė e Zemajt ne Strellc ka qenė shtabi i FARK-ut!». Po pse more i «uruar» nuk i ke cituar t'jalėt e mija, nuk e ke shėnuar datėn, dhe titullin e shkrimit tim qė do te shifej se shtėpinė e Zemajt e paskna shpallur «shtab te FARK-ut»? Cakiqi apo jarani i tij, «Pishpiriku», e bėjnė njė shpifje edhe me debile kundėr meje, kur thonė: «Tash kjo puna e Shefqet Jasharit-Strofci, qė me ēdo kusht ta bėjė ndryshimin e historisė se luftės se UĒK-sė dhe qė fillet e saj nga Drenica t'i zhvendosė ne disa fshatra te Deēanit, ose me mire te thuhet ne mahallė te Tahir Zemės...».
    Kjo shpifje nuk mund te jetė pjellė e njė truri normal, por mund te jetė vetėm pjellė e njė truri skizotren, kur dihet se nuk mund te dokumentohet me as njė fakt se une kam bėrė pėrpjekjen pėr te falsifikuar ngjarjet historike. E vėrteta ėshtė krejt ndryshe: une me aftėsitė e miajam munduar t'i demaskoj ralsifikatorėt e ngjarjeve historike. Sic dihet, kam qenė i pamėshirshėm ndaj vjedhėsve te historisė. Pėr hirė te opinionit te gjėrė, qė do te dijė te vėrtetėn, dhe pėr hirė te respektit qė kam pasur e kam pėr te ndjerin Xhemajl Mustafa dhe familjen e tij, jam i detyruar te merrem me njė shpifarak, i cili nėpėrmjet falsifikimit te shkrimeve te mia, u mundua te me «kompromentojė» para opinionit te gjėrė, duke me shpifur se gjoja e kam pėrgojuar dhe shpifur te ndjerin Xhemajl Mustafa. Ky shpifarak ne «reagimin e tij» te botuar ne «Epoka e re» pėrkitazi me fejtonin tim «Pse Jemi kėshtu sic jemi», pėr te me shpifur bėri falsifikimin e shkrimeve qė kam botuar ne revistėn «Drita», qė botohej ne Suedi nga Shefki Oseku. Ne humoreskat e mia te botuara jo vetėm ne «Drita», por edhe ne «Rimėkėmbja», «Globi» dhe «Eurozėri» kam kritikuar veprimtarinė e klasės sonė politike me anė te personazheve te imagjinuara, por ne asnjė humoreskė dhe satire nuk e kam pėrmendur asnjė personalitet apo subjekt politik te Kosovės me emrin e vėrtetė. Pō e citoj pjesėn (fragmentin) e satires qė ėshtė botuar ne «Drita» Nr. 13. 1997, qė ishte objekt i falsifikimit te Cakiqit. Shkrimi titullohet: Humor dhe satire. Veprimtaria e partive tona politike. «Arma e fuqishme» e udhėheqjes se Kosovės u zbulua pa dashje. Ne fillim po e shėnoj si ėshtė botuar fragmenti ne «Drita» dhe pastaj po e shėnoi se si e ka falsifikuar atė fragment Cakiqi: «...Pasi folėn te gjithė partiashėt e shtirė, e mon fjalėn Kėshilltari pėr informata, Kaiemxhiu me besnik i Gjygjit te Qarkut te Prishtinės, qė nga viti 1981-1988, Nhallėligu. Ai ne fillim ceku se Dekiarata e Rakigjisė se forte, i pushtoi te gjitha agjensitė e lajmeve ne katėr anėt e botes...».

    PS :Shpifaraku i Diaspores eshte Xhefer Sharti (nipi i Sali Shatri-sigurimsit tė Enver Hoxhes qe jau ka pi gjakun shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi. Ki Xhaferi pas dy refuzimeve qe i ka pase Shefqet Cakiqi-LLAPASHTICA nga Qenra e Azilit nė Zvicer, i ka ndihmuar Cakiqit ta fitoj megjithate azylin. Edhe ki Xhaferi ka kene sigurims i Enverit.

    Marre bga nje forum….
    "Duhet tė mėsosh tė dalėsh mė i pastėr nga situatat e papastra, dhe nėse ėshtė e nevojshme, tė lahesh edhe me ujė tė ndotur".

Faqja 30 prej 119 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •