Close
Faqja 115 prej 119 FillimFillim ... 1565105113114115116117 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,141 deri 1,150 prej 1190
  1. #1141
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Shkruan kalorėsi i Fundit i
    Rilindjes sonė Kombėtare: Rexhep Qosja ( 12 qershor i vitit 1997)

    ...
    pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste, sidomos pas zgjedjeve parlamentare, nė vitin 1992, Shqiperia gjendje nė udhėkryq; nė nisej rrugės sė Pajtimit KOmbėtar dhe tė bashkėmarrėveshjes sė forcave politike ose rrugės sė mospajtimit, tė hakmarrjės dhe tė konfrontimeve.
    Mjerisht, njė mijė herė mjerisht, disa prijės partiak tė cilėt ishin nė ngritje e sipėr, do tė zgjedhin rrugėn e dytė; rrugen e mospajtimit, tė hakmarrjės, dhe tė konfrontimeve, qė kanė ndjekur ata, e ka sjellė Shqiperinė ku ėshtė; E dėrrmuar politikisht, ekonomikisht dhe moralisht e dėrmuar dhe e pėrrulur, nėn protektoratin e bashkimit Europian!
    Pse them kėstu? Cilat janė dėshmitė qė e pohojnė kėtė? Cilėt janė ata prijės partiak qė atėherė nė fillim tė vitit 1992, zgjodhėn rrugėn e mospajtimit Kombėtar, tė hakmarrjeve dhe tė konfrontimeve brenda kombėtare?

    Pajtimi Kombetar!

    Ishte nje nisme e neokomunisteve shqiptare, per te shpetuar lekuren nga frika e ndeshkimit, per shkak te krimeve te kryera gjate diktatures komuniste!

    Dhe Qosja ishte personi i zgjedhur, nder te tjere per te bere "Pajtim Kombetar"!

    A kishte nevoje per pajtim kombetar? A ishte kombi yne ne lufte civile qe te pajtohej?

    Aspak!

    Por ishte ne ikje klasa politike qe i kishte bere elozhe Qoses, qe kishte krijuar "shqiptarin e ri" ne Shqiperi dhe jashte saj, nje shqiptar koke e kembe te ideologjizuar dhe te trullosur.

    Ishte ne ikje agjentura e Sigurimit te PPSH-se, ne Shqiperi dhe jashte saj e vecanerisht sherbetoret e tyre ne Zvicer, Belgjike apo vendet nordike!

    Ishte ne ikje klasa politike qe rrenoi kombin per 50 vite dhe e shnderroi ate ne nje gjendje primitve te gjithanshme!

    Kombi shqiptar, ne fillim te viteve '90, ishte ne rilindje, ishte ne ringritje!

    Opozita e krijuar nga Levizja e Dhjetorit '90, gjeti nje Shqiperi te rrenuar, gjeti nje shqiptar te uritur dhe te drobitur, gjeti nje toke te djegur, gjeti nje vend pa buke e pa sapun, gjeti nje vend te rrethuar ne tela me gjemba, gjeti nje vend ku qindra e mijera te pushkatuar e te varur nuk ju dihej varri, gjeti nje vend ku mijera te internuar nuk kishin ku te kalonin naten etj.

    E megjithate qeveria demokratike, mbeshtetesit e saj, ish-te denuarit dhe te perndjekurit politk, ish-te debuarit dhe te internuarit, nuk bene asnje thirrje per hakmarrje, nuk lincuan askend, nuk vrane askend!

    Atehere kush duhej pajtuar?

    Me sakte duhet thene, se duhesh mbrojtur klasa e diktatures komuniste dhe per kete u gjet nje person si Qosja, qe te bente "pajtimin e madh", qe ne te vertete ishte mbrojtja e krimit dhe krimineleve nga sistemi ligjor e demokratik!

    Qosja pu ju afronte nje sherbim te padenje, atyre qe kishin rrenuar kombin shqiptar!

  2. #1142
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Doruntina , oj vajz , cka ki , mos je paqef?

    Cfarė kafesh , atje ku ti vallzon rreth njė shufre matalike a?

    Jo ,jo me ke pėrzi me dikėn tjetėr .

    Kili

    !
    burri mir kqyr me msu burri keq kqyr veq me ngacmu ...
    nuk jam smut por jam si Vera .edhe smut me kon si ti nuk flas pa nevoj !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #1143
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pajtimi Kombetar!

    Ishte nje nisme e neokomunisteve shqiptare, per te shpetuar lekuren nga frika e ndeshkimit, per shkak te krimeve te kryera gjate diktatures komuniste!

    Dhe Qosja ishte personi i zgjedhur, nder te tjere per te bere "Pajtim Kombetar"!

    A kishte nevoje per pajtim kombetar? A ishte kombi yne ne lufte civile qe te pajtohej?

    Aspak!

    Por ishte ne ikje klasa politike qe i kishte bere elozhe Qoses, qe kishte krijuar "shqiptarin e ri" ne Shqiperi dhe jashte saj, nje shqiptar koke e kembe te ideologjizuar dhe te trullosur.

    Ishte ne ikje agjentura e Sigurimit te PPSH-se, ne Shqiperi dhe jashte saj e vecanerisht sherbetoret e tyre ne Zvicer, Belgjike apo vendet nordike!

    Ishte ne ikje klasa politike qe rrenoi kombin per 50 vite dhe e shnderroi ate ne nje gjendje primitve te gjithanshme!

    Kombi shqiptar, ne fillim te viteve '90, ishte ne rilindje, ishte ne ringritje!

    Opozita e krijuar nga Levizja e Dhjetorit '90, gjeti nje Shqiperi te rrenuar, gjeti nje shqiptar te uritur dhe te drobitur, gjeti nje toke te djegur, gjeti nje vend pa buke e pa sapun, gjeti nje vend te rrethuar ne tela me gjemba, gjeti nje vend ku qindra e mijera te pushkatuar e te varur nuk ju dihej varri, gjeti nje vend ku mijera te internuar nuk kishin ku te kalonin naten etj.

    E megjithate qeveria demokratike, mbeshtetesit e saj, ish-te denuarit dhe te perndjekurit politk, ish-te debuarit dhe te internuarit, nuk bene asnje thirrje per hakmarrje, nuk lincuan askend, nuk vrane askend!

    Atehere kush duhej pajtuar?

    Me sakte duhet thene, se duhesh mbrojtur klasa e diktatures komuniste dhe per kete u gjet nje person si Qosja, qe te bente "pajtimin e madh", qe ne te vertete ishte mbrojtja e krimit dhe krimineleve nga sistemi ligjor e demokratik!

    Qosja pu ju afronte nje sherbim te padenje, atyre qe kishin rrenuar kombin shqiptar!
    Dydrinas, je kundėrthėnės nė argumentimin qė bėn. Nė qoftė se pati krime gjatė diktaturės komuniste, pati qindra e mijėra tė pushkatuar e tė varur qė nuk ju dihej varri, mijėra tė internuar qė nuk kishin ku tė kalonin natėn, si mund tė thuash qė nuk pati luftė civile. Lufta civile nuk ka brirė. Kur njė krah politik pėrpiqet ta shkatėrrojė njė krah tjetėr politik, kėsaj i thuhet luftė civile. Ajo filloi qė nga prishja e marrėveshjes sė Mukjes dhe nuk ka pushuar akoma formalisht, njėsoj si Greqia qė nuk e ka suspenduar ligjin e luftės me Shqipėrinė edhe pse luftė formale nuk ka. Dhe Qosja me idealizmin e tij shembullor, duke pasur parasysh momentin historik qė kalonte kombi shqiptar nė tėrėsi, veēanėrisht Kosova dhe viset tjera nė Jugosllavinė e atėhershme, dhe jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė politike, ndėrmorri kėtė nisėm, duke u orvatur qė ky ndėrrim historik i sistemit tė bėhej me sa mė pak humbje energjishė kombėtare, por hasi nė politikanė shpirtngushtė dhe pa vizion. Nuk ėshtė fajtor Qosja qė tranzicioni politik nė Shqipėrinė politike nuk ka pėrfunduar qe 20 vjet pas rrėzimit tė murit tė Berlinit. Kjo vetėm tregon se sa largpamės ishte ai nė momentin kur shpalli idenė pėr nevojėn e pajtimit kombėtar. Po tė bėhej ky pajtim, edhe tranzicioni do zgjaste mė shkurt, edhe 1997-ta nuk do tė ndodhte. Nga pajtimi dhe uniteti themelor kombėtar ka vetėm tė mira, kurse nga pėrqarja dhe pengimi i njėri tjetrit ka vetėm ngecje dhe varfėri.

  4. #1144
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga tomaras Lexo Postimin
    Dydrinas, je kundėrthėnės nė argumentimin qė bėn. . Dhe Qosja me idealizmin e tij shembullor, duke pasur parasysh momentin historik qė kalonte kombi shqiptar nė tėrėsi, veēanėrisht Kosova dhe viset tjera nė Jugosllavinė e atėhershme, dhe jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė politike, ndėrmorri kėtė nisėm, duke u orvatur qė ky ndėrrim historik i sistemit tė bėhej me sa mė pak humbje energjishė kombėtare, por hasi nė politikanė shpirtngushtė dhe pa vizion. Nuk ėshtė fajtor Qosja qė tranzicioni politik nė Shqipėrinė politike nuk ka pėrfunduar qe 20 vjet pas rrėzimit tė murit tė Berlinit. Kjo vetėm tregon se sa largpamės ishte ai nė momentin kur shpalli idenė pėr nevojėn e pajtimit kombėtar. Po tė bėhej ky pajtim, edhe tranzicioni do zgjaste mė shkurt, edhe 1997-ta nuk do tė ndodhte. Nga pajtimi dhe uniteti themelor kombėtar ka vetėm tė mira, kurse nga pėrqarja dhe pengimi i njėri tjetrit ka vetėm ngecje dhe varfėri.

    Pasi qė mė mungon koha s'po mundem ta shtyp dhe ta sjellė tėrė analizėn e ngjarjeve qe bė Prpf Qosja e qė u botua nė vitin 1997 pikrisht mė 12 qershor; ėshtė njė analizė prej katėr faqeve t'gazetės dhe mund ta merrni me mend se sa voluminoze ėshtė kur t'kihet parasysh qė shkronjat ishin tė mėdha me tetėshen!
    Qosja edhe Pėr nismen fletė, se kush e inicoj, kush e ftoj prof Qosjen nga Shqiperia qė tė jetė bashkėnismėtar dhe pėr shumė gjėra tjera!
    Tomarasi ka shumė- shumė tė drejtė kur pohon qė:
    "

    "Dhe Qosja me idealizmin e tij shembullor, duke pasur parasysh momentin historik qė kalonte kombi shqiptar nė tėrėsi, veēanėrisht Kosova dhe viset tjera nė Jugosllavinė e atėhershme, dhe jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė politike, ndėrmorri kėtė nisėm...........

    Nismėn kum e kishte marrė Qosja por ishte ftuar qė t'i bashkangjitet!
    Ai do tė flasė pėr atė se si nė kėtė nismė nga Kosova u gjetėn Qosja, Idriz Ajeti, Ramiz Kelmendi dhe Hajrullah Gorani?
    Kur t'kam kohė do t'vazhdoj- aty ku kam mbetur!
    Nė fund analizone pastaj me kokė tė ftohtė se " kishte apo nuk ishte tė drejtė".
    Pra, me oka tuaja dhe jo me koka tė dresuara dhe tė hipnotizuara nga vazhduesi i politikes sė Sinan hasanit nga ai tė cilit nuk duhet pėrmend emrin ( fluronvdekja).
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  5. #1145
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga tomaras Lexo Postimin
    Dydrinas, je kundėrthėnės nė argumentimin qė bėn. . Dhe Qosja me idealizmin e tij shembullor, duke pasur parasysh momentin historik qė kalonte kombi shqiptar nė tėrėsi, veēanėrisht Kosova dhe viset tjera nė Jugosllavinė e atėhershme, dhe jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė politike, ndėrmorri kėtė nisėm, duke u orvatur qė ky ndėrrim historik i sistemit tė bėhej me sa mė pak humbje energjishė kombėtare, por hasi nė politikanė shpirtngushtė dhe pa vizion. Nuk ėshtė fajtor Qosja qė tranzicioni politik nė Shqipėrinė politike nuk ka pėrfunduar qe 20 vjet pas rrėzimit tė murit tė Berlinit. Kjo vetėm tregon se sa largpamės ishte ai nė momentin kur shpalli idenė pėr nevojėn e pajtimit kombėtar. Po tė bėhej ky pajtim, edhe tranzicioni do zgjaste mė shkurt, edhe 1997-ta nuk do tė ndodhte. Nga pajtimi dhe uniteti themelor kombėtar ka vetėm tė mira, kurse nga pėrqarja dhe pengimi i njėri tjetrit ka vetėm ngecje dhe varfėri.

    Pasi qė mė mungon koha s'po mundem ta shtyp dhe ta sjellė tėrė analizėn e ngjarjeve qe bė Prpf Qosja e qė u botua nė vitin 1997 pikrisht mė 12 qershor; ėshtė njė analizė prej katėr faqeve t'gazetės dhe mund ta merrni me mend se sa voluminoze ėshtė kur t'kihet parasysh qė shkronjat ishin tė mėdha me tetėshen!
    Qosja edhe Pėr nismen fletė, se kush e inicoj, kush e ftoj prof Qosjen nga Shqiperia qė tė jetė bashkėnismėtar dhe pėr shumė gjėra tjera!
    Tomarasi ka shumė- shumė tė drejtė kur pohon qė:
    "

    "Dhe Qosja me idealizmin e tij shembullor, duke pasur parasysh momentin historik qė kalonte kombi shqiptar nė tėrėsi, veēanėrisht Kosova dhe viset tjera nė Jugosllavinė e atėhershme, dhe jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė politike, ndėrmorri kėtė nisėm...........

    Nismėn kum e kishte marrė Qosja por ishte ftuar qė t'i bashkangjitet!
    Ai do tė flasė pėr atė se si nė kėtė nismė nga Kosova u gjetėn Qosja, Idriz Ajeti, Ramiz Kelmendi dhe Hajrullah Gorani?
    Kur t'kam kohė do t'vazhdoj- aty ku kam mbetur!
    Nė fund analizone pastaj me kokė tė ftohtė se " kishte apo nuk ishte tė drejtė".
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  6. #1146
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Rexhep Qosja is the best, to hell with the rest.....

    Mesa kam lexuar shkrimet dhe analizimet e Qoses, kap thelbin e problemeve dhe emerton personat te cilet kane qene direkt shkaktues ne te gjitha koherat e politikes tone te huaj dhe te brendshme, te cilat kane shkaktuar gjithashtu nje injoranci lloogjikimi tek njerezit ne c'do kohe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _AuLoNa_ : 11-10-2009 mė 18:48
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #1147
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    has..


    kto shkrime nuk jan thas cimentoje qe po ti vnojn ty ne shpin me i bajt..
    le te jen aty se kan lidhje me temen..

    a te nguci ndopak mendjen psh reagimi ramizit per shishen e ilacit?
    eshte shum interesant ai episod qe tregon doktor Popa.

    ja dhe nji shkrim tjeter me vlera..


    --


    "Ju rrefej per Shqiperine time"

    Bisedoi: Tom Thercaj
    E Hene, 12 Tetor 2009


    Interviste ekskluzive me ish-ambasadorin italian ne Shqiperi (1993-1997), Paolo Foresti. Flet per fillesat diplomatike te paspluralizimit, operacionin "Pelikan" dhe si e sheh Shqiperine tani, 12 vjet me pas

    Z. Foresti, ju keni 12 vjet qe keni lene Shqiperine pas kryerjes se misionit tuaj diplomatik si ambasador i Italise ne Shqiperi, por konstatojme se nuk na keni braktisur, madje vini here pas here ne vendin tone.

    Te jesh ambasador ne nje vend do te thote te jesh qytetar i huaj ne nje vend tjeter. Te vish kur nuk je me ambasador do te thote te vish si mik, dhe ndoshta ne rastin tim, si bashkeqytetar.

    Natyrisht, pasi ju keni titullin qytetar nderi, ne Shkoder, ne Vlore dhe ne disa qytete te tjera, madje deri ne komunen e skajshme te Shqiperise, ne Kelmend?

    Po, eshte e vertete, Shqiperia eshte nje vend sa i vogel, aq edhe i madh, ne te cilin jam gjendur ne vite te veshtira, te veshtira mbi te gjitha per ju Shqiptaret, ne te cilin jam ndjere edhe une pjese e juaja.

    Duke u kthyer mbrapa ne kohe, pikerisht ne vitin 1993, kur ju sapo keni marre misionin e perfaqesuesit te larte diplomatik te gadishullit Apenin ne vendin tone si ambasador i Italise. Cilat jane mbresat tuaja nga ajo kohe?

    Sic thashe, une kam ardhur ne nje periudhe teper te veshtire, ne te cilen Shqiperia ringrihej nga veshtiresi te nje vendi qe kishte mbetur i mbyllur pas nje lufte boterore, rreth 50 vjet mbrapa nga pjesa tjeter te botes. Dhe une gjeta nje Shqiperi te jashtezakonshme ne disa aspekte, e jashtezakonshme sepse ishte si nje laborator. Gjeta nje popull dhe nje vend qe ishin ruajtur nga ndotja, ne te mire dhe ne te keqe, nese mund te thuhet keshtu. Me kujtohet se, pasi kisha ardhur ne Tirane si ambasador dhe shetisja neper Shqiperi, kisha pershtypjen sikur gjendesha ne nje vend qe nuk ishte pjese e kesaj bote, sikur gjendesha ne nje ishull. Shqiperia kishte jetuar sindromen e rrethimit, shikonte armiq nga te gjitha anet. Duhej te mbrohej e luftonte me ta, madje ruhej edhe nga qielli. Ishte i vetmi vend qe kishte mohuar edhe Zotin. Kam shetitur ne gjithe Shqiperine, ne Kelmend, Tropoje, Bize, ne jug dhe ne veri dhe kam pare gjithandej bunkere te panumert qe percillnin ndjesine e rrethimit dhe te luftes.

    Cfare kishit mesuar per Shqiperine, vendin e izoluar komunist per pothuajse 50 vjet, perpara se te vinit ne Tirane?

    Natyrisht, si diplomat dhe profesionist i marredhenieve nderkombetare, kisha njohje per boten afer Italise dhe kisha njefare njohjeje edhe per Shqiperine. Por nuk ishte keshtu per te gjithe, perkundrazi, pjesa me e madhe e njerezve, jo vetem ne Itali, por edhe ne bote, dinin shume pak per Shqiperine. Une faktikisht kisha patur fatin qe ne te shkuaren te kisha marredhenie te ndryshme me te, direkte apo indirekte, pasi eksperienca ime e pare profesionale, kur isha vetem 25-26 vjec, ka qene ne Beograd, dhe une duhet te merresha me te gjithe ish Jugosllavine e si rrjedhim me pothuajse te gjithe Ballkanin, keshtu qe s'mund te lija pas dore Shqiperine, aq me teper si Italian. Per me teper une kaloja neper Kosove dhe nepermjet saj kisha mundesine te krijoja nje ide se si mund te ishte pertej kufirit. Nese ne te ashtuquajturen "Jugosllavi e lire", ne vitet 1969-1970 , Kosova mund te konsiderohej nje krahine relativisht e lire, dhe faktikisht asokohe kishte njefare emigracioni, nga ana tjeter ishte Shqiperia e mbyllur. Me pas, gjate eksperiences time diplomatike, ka patur episode te tjere qe me kane afruar me Shqiperine. Me kujtohet qe isha drejtor i kabinetit te zv/ministrit te jashtem kur ndodhi episodi i vellezerve Popa, ndoshta me i njohur ne perendim sesa ne Shqiperi. Behet fjale per 5 vellezerit qe gjeten menyren per tu bashkuar perpara ambasades Italiane, ne kohen kur po hapeshin portat per te hyre ambasadori, dhe arriten te futen brenda me shpejtesi e te strehohen aty. Histori e ketyre 5 vellezerve ishte nje histori qe tregonte se cfare mund te ishte Shqiperia. Keta 5 vellezer kishin patur "fajin" te ishin femijet e dy shqiptareve, intelektuale, mjeke, profesore universiteti qe kishin studiuar ne Itali. Ata gjithashtu kishin dhene mesim ne universitetin Italian, dhe me sa kujtoj, ne ate periudhe, para luftes se dyte boterore, nuk kishte nje universitet ne Shqiperi. Dhe keshtu, menjehere pas luftes, ata kthehen ne Shqiperi, ku konsideroheshin si bashkepunetore te fashizmit, dhe internohen. Kryefamiljari, nese nuk gaboj u pushkatua, gruaja me femijet me te vegjel u derguan ne kampe perqendrimi, ndersa femijet me te medhenj ne kampe pune. Histori kjo si shume te tjera ne ate epoke, madje ne Shkoder di se ka patur shume te persekutuar politik. Ia vlen te thuhet rreth ketyre 5 vellezerve, te cilet nuk paten nje jete normale si "bashkemoshataret e tyre", se femija me i vogel ishte motra e tyre, e cila kishte lindur me 1943, dhe nuk dinte as se c'ishte lufta, as c'ishte antifashizmi e as c'ishte komunizmi. Gjithsesi, keta 5 vellezer ishin rritur ne kampe pune e nuk ishin dhe aq normal, e ne fakt kush mund te ishte normal ne ato kushte, por ama nuk ishin budallenj. Ata arriten te ribashkohen, edhe duke patur prejardhje te ndryshme, ne te njejten dite, ne te njejten ore, perpara portave te ambasades Italiane ne Tirane, qe asokohe gjendej ne rrugen e Elbasanit aty ku sot ndodhet ambasada e SHBA. Ne momentin kur u hapen portat per te hyre ambasadori, ata hyne qe te 5-te ne ambasade dhe nuk dolen me, deri kur moren lejen per te shkuar ne Itali.

    Nje problem i madh ky, z. ambasador, per regjimin e kohes, ndoshta dhe nje problem qe mori permasa nderkombetare...

    Sigurisht qe qe nje problem teper i madh, madje nje problem i madh edhe per Italine pasi na vuri ne nje pozite teper te veshtire, sepse pretendohej qe ne t'i jepnim lejen dhe t'i linim te dilnin nga ambasada keta refugjate politik. Ambasadorin e asaj kohe, te cilin, duke mos qene i mesuar me nje situate te tille e kapi paniku, e thirren ne Rome per te dhene shpjegime mbi ate qe kishte ndodhur. Edhe une u thirra nga ministri i jashtem i atehershem, Giulio Andreotti, dhe mu kerkua te vi ne Tirane per te kuptuar se c'po ndodhte. Edhe ky pra qe nje tjeter rast kur une pata kontakt me Shqiperine, por qe per mua edhe nje moment prej te cilit mesova shume. Ndonese ambasada Shqiptare ne Rome dhe Ministria e Jashtme ne Tirane i thane ambasades Italiane se viza ime ishte gati per tu leshuar, pas 3 muajsh une akoma nuk e kisha marre ate. E ne fund, qeveria vendosi te hiqte dore nga misioni im ne Tirane. Natyrisht qe nga e gjithe kjo nxora nje mesim, por mesova dicka edhe per Shqiperine. Nje tjeter histori, menjehere pas renies se regjimit, eshte edhe episodi i tmerrshem i anijes me 50 mije refugjate Shqiptare qe i drejtohej brigjeve te Italise, nje nga ato anijet qe kemi pare edhe ne filmin e Amelios mbi Shqiperine, "L'America", nje film te cilin ja keshilloj te gjithe atyre qe nuk e kane pare pasi eshte nje film me te vertete i mrekullueshem. Keshtu, keto persona u strehuan ne stadiumin e Barit, ne kushte higjiene dhe jete te papranueshme, kujtoj qe ishte mesi i veres, bente shume nxehte, kujtoj qe mes ketyre refugjateve, kishte edhe shume eksponente te armatosur te ish sigurimit, te cilet kishin arritur te krijojne shume c'rregullsi per arsye te ndryshme, ndoshta sepse donin te merrnin ndihma, dhe kujtoj qe president i republikes ne ate kohe ishte Cossiga. Une isha keshilltar diplomatik i ministrit te mbrojtjes Rognoni. Ishte nje nate vere, pas nje dite te gjate, Rognoni me kishte shoqeruar per ne shtepi rreth mesnates, dhe une po behesha gati per te fjetur, kur ra telefoni. Ishte Rognoni qe me tha: "Paolo, ende nuk ke rene per te fjetur, apo jo?" -"Jo, jo - i thashe une - po behesha gati, sapo bera nje dush..." - "Atehere shiko, vishu dhe po kaloj te te marr sepse duhet te shkojme tek Quirinale, sepse Cossiga - qe ishte me pushime ne alpe - kthehet ne Rome dhe do te na takoje se bashku me Sekretarin e Shtetit te Mbrojtjes, ministrin e Jashtem - nuk me kujtohet ke tjeter - sepse quan te papranueshme ate qe po ndodhte ne stadiumin e Barit, dhe do qe te gjendet ndonje zgjidhje dhe te ndihmohet Shqiperia". Me kujtohet qe Cossiga ate nate mberriti rreth ores 3 te nates tek Quirinale, dhe gjeja e pare qe tha ishte: "Kjo eshte nje situate qe nje shtet civil nuk mund ta toleroje, pastaj mos harroni se nje vend qe del nga diktatura pas 45 vjetesh dhe qe kerkon ndihme, duhet te ndihmohet, dhe duhet te ndihmohet ne shtepine e tij, duhet te ndihmohet qe te kuptoje se komuniteti nderkombetar ekziston, qe ata te cilet jane konsideruar si armiq, e qe ne nje lufte te shume viteve me pare nuk kane qene miq, sot jetojne ne nje stine tjeter, Evropa ka ndryshuar, bota ka ndryshuar". Dhe qe ate nate te Cossiga, dhe me duhet te them se qe fale inteligjences perceptive te tij, kur lindi operacioni "Pelikan". Kujtoj se Sekretari i Shtetit te Mbrojtjes ishte dakord qe t'i vihej ne ndihme Shqiperise dhe tha: "Si te shkojme ne Shqiperi, ne nje vend qe per here te pare pas 45 vjetesh hapet, zgjohet, zgjohet pas 8 shtatorit 1943 dhe shikon ushtaraket Italiane, cfare do te mendojne?"

    Z. Ambasador, perse u quajt operacioni "Pelikan", cfare simbolizon emri i ketij shpendi?

    Per nje arsye mjaft te thjeshte por edhe mjaft te rendesishme. Pelikani eshte, ndoshta i vetmi shpend, i cili mban ne sqepin e tij te madh ushqimin per te ushqyer te vegjlit e tij. Dhe ndryshe nga shpendet e tjere, ai ushqen jo vetem te vegjlit e vet, por edhe te te tjereve. Kjo ishte arsyeja perse operacioni u quajt keshtu. Kete na propozuan ushtaraket tane para se te niseshin ne misionin per te ndihmuar Shqiperine te rifitonte dinjitetin e saj.

    Ju jeni shprehur se Shqiperia ishte e pashembullt, si ne varferine e saj, ashtu edhe ne dinjitetin e saj njerezor.

    Shqiperia, pervec vuajtjeve dhe plageve, ne varferine e saj te imponuar, tregonte se ishte nje popull krenar, qe e dinte rendesine e te jetuarit ne kete bote, dhe aspironte per nje mireqenie ashtu si te gjithe popujt e tjere te Evropes, dhe donte te ndjehej edhe ajo pjese e saj. Dhe kjo Shqiperi qe nuk e kisha njohur drejtperdrejt me beri menjehere per vete. Ketu zbulova nje popull qe kishte vlerat mbi te cilat ndertohet gjithcka. Zbulova ato qe si kisha pare ne vende te tjera, nderin, mikpritjen, krenarine, marredhenien e nje morali te ndershem, te qenit njerez te fjales, te beses, dinjitetin per te qene te ndergjegjshem per varferine e vet. Kjo ishte dicka mallengjyese qe me beri te ndihem vella mes vellezerve.

    Z. Ambasador, ndonese vetem rreth 15 vjet nga ai realitet, a ju duket si nje kohe shume e larget tashme kur jane ndertuar pafundesisht rruge te reja, si ajo qe lidh Shqiperine me Kosoven, nje aeroport modern, nje numer i madh universitetesh, ka nje stabilitet ekonomik dhe bejme pjese te NATO?

    Dua t'i pergjigjem kesaj pyetje me nje shprehje qe e perdor shpesh. Kur mbarova misionin dhe me pyesnin sa vjet kisha qene ambasador ne Shqiperi, u pergjigjesha: "Kater vjet e disa muaj qe vlejne sa per 45". Arsyeja eshte brenda pyetjes tuaj. Dyzetepese vjet sepse 4 vjet e gjysme jane shume pak per te permbajtur ato eksperienca te jashtezakonshme qe kam jetuar ne ate periudhe.

    Ju jeni rektor i universitetit "Wisdom" ne Tirane. Pse zgjodhet vendin tone?

    Shkolla, dituria, njohuria, universiteti, jane themelore per edukimin e te rinjve, te atyre qe duhet te kontribuojne ne integrimin europian. Jane themelore per te qene te barabarte me vendet e tjera anetare, per te luftuar me te njejtat arme dhe per te ofruar te njejtin kontribut ne progresin e perbashket dhe ne ndertimin e nje bote paqesore. Shqiperia me ka dhene gjithcka, me ka mesuar shume, i ndihem borxh, ndaj edhe dua te jap dicka. Mendoj se ky kontribut vjen nepermjet universitetit.

    Z. ambasador, ju kujtoj se nje pjese te Shqiperise qe doni aq shume e keni me vete, e keni prane edhe pertej Adriatikut...

    Po, eshte e vertete. Kam mjaft vepra te artisteve Shqiptare. Shqiperia ka njerez te medhenj ne te gjitha fushat. Kam patura fatin e madh t'i njoh e t'i kem miq edhe disa prej atyre qe nuk jetojne me. Dua te kujtoj dy prej tyre, dy njerez te shquar, perkthyesin Jusuf Vrioni dhe piktorin Kel Kodheli. Shqiperia ka intelektuale me te cilet mund te krenohet.

    Z. ambasador, a do te vine kujtimet tuaja te shumta ne nje liber?

    Une kam shkruar dicka tashme dhe i kam te mbyllura ne kasaforten e nje noteri. Ato jane vleresime me shume sesa kujtime, por gjithsesi te fituara gjate jetes. Ndoshta nje dite ato do te shohin driten e botimit. Por do te mbeten te mbyllura deri kur une ta mendoj te arsyeshme dhe te konsideroj te pershtatshem nje moment per t'i publikuar.

    Kur do ta kemi ne duar kete "Best seller"?

    Nese do te isha nje shkrimtar i mire dhe te kisha kapacitetin e duhur per te pershkruar Shqiperine time, duke nxjerre me ne pah vlerat njerezore, sadisfaksionin qe kam perjetuar, ndoshta do te ishte neser, por meqenese kam shkruar edhe gjera qe kane te bejne me jeten politike Shqiptare, keto gjera do te publikohen vetem kur faza e demokracise se re Shqiptare te permbushet dhe do te kemi kaluar ne nje demokraci te pjekur e te afte per te pranuar ato kujtime, episode e vleresime te cilat jo gjithmone jane te pelqyeshme.

  8. #1148
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Tito, Qosja dhe Vinca

    Nga Sylejman Aliu

    Njėsoj si rexhep qosja "plak", kur nė librin renegat tė zisė pėr vdekjen e tė madhit tė tij, kolonialistit Tito, kishte shkruar: "Tito e ka udhėhequr dhe e ka sjellė nė triumf pėrfundimtar, luftėn nacionalēlirimtare tė popujve tė Jugosllavisė - ja njė meritė e mjaftė historike pėr tė gjitha kohėrat. Tito e ka udhėhequr, dhe e ka sjellė deri nė triumf pėrfundimtar luftėn qė ka pėrmbysur monarkinė - ja njė meritė tjetėr e mjaftė pėr historinė. Tito i ka thėnė "JO" Stalinit, nė njė kohė kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij - ja njė meritė e mjaftė historike pėr historinė. Tito na ka udhėhequr shtigjeve tė vetėqeverisjes socialiste, tė barazisė, vėllazėrimit e bashkimit, bashkėjetesės sė kombeve e kombėsive - ja njė meritė tjetėr e jashtėzakonshme historike. Tito i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdhaja - ja dhe njė meritė tjetėr, aq e madhe, aq
    vendimtare nė historinė e pėrbotshme" (R. Qosja, "Njė "JO" e madhe dhe shumė merita", "Rilindja", 11 maj 1980), edhe profesori dhe poeti "i ri" Agim Vinca, me dėlirėsinė e pazorshme dhe tė paimponueshme rinore tė emocionit i kushtoi vargje tė mėdha ndiesish Titos sė tij nė poezinė "Titos" ("Gėzimi", 11 qershor 1961)
    Nė kėtė qasje mbase mė pak do tė flas pėr vlerat intelektuale dhe morale tė tė parit, tė Rexhep Qosjes, qė manifestohen si bindje e thellė e tij pėr Titon qė "i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdhaja" nė njė kohė kur shqiptarėt nė Kosovė pėrjetonin pushtimin mė tė egėr titist, sepse s'ka se si tė thuhet mė mirė dhe mė bindshėm se ē'i ka thėnė ai vetė, jo vetėm nė librin e tij tė zisė pėr Titon, por edhe mė herėt nė "Morfologjia e njė fushate", qė nuk ishte tjetėr pos njė dosje famėkeqe nė shėrbim tė UDB-sė pėr gjithė garniturėn e vetėdijshme kombėtare tė intelektualėve edhe ashtu tė pakėt shqiptarė nė Kosovė. Nuk do tė flas as pėr vlerat e pafrenueshme emotivo-poetike tė poezisė "Titos" sė Agim Vincės, nė strofėn e fundit tė sė cilės shpėrthen emocioni i tij zotues: "Tito sot kangė tė kėndojmė,/Pėr trimnin tande pa kufi/Tito ēdo herė tė kujtojmė/Sepse nė jemi nė liri".
    Mė tepėr se pėr kėto, mbase do duhej tė thuheshin pak mė shumė disa dimensione tė tjera morale, jo vetėm pėr njėrin, por pėr tė dy kėta qė u zunė nė gojė.
    Derisa i pari, qė nga atėherė, kur secili intelektual i mirėfilltė dhe mbi tė gjitha i dėlirtė, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, ishte vėnė (dhe vazhdojnė tė vihen) nė shėnjestrėn mė rrėnuese tė Qosjes, i dyti, A. Vinca, nuk ka kursyer tė rrėnojė, jo vetėm opuset letrare tė krijuesve meritash tė veēanta letrare, por edhe tė vlerave tė tyre kombėtare e intelektuale, tė cilėt, m'u pse ishin tė tillė, ishin gjithnjė tė kėrcėnuar nga UDB-ja ish-jugosllave. Disa nga ta ishin tė shtrėnguar, ose tė shpėtonin jetėn, duke shkruar vargje tė pakėta pėr Titon, duke vėnė gjithė situatėn brenda metaforave reale tė jetės sė kombit, qė po i shkatėrrohej furishėm bėrthama, pavarėsisht nga tė gjitha rezistencat nė atė kohė tė tmerrshme pushtimi titist. A. Vinca, as si poet, as si profesor
    universiteti kurrė s'kishte dashur t'i mendonte kėto rrethana, nė tė cilat jetonin krijuesit dhe intelektualėt "gabimtarė", por kishte hedhur mbi ta gjithnjė zjarrin denoncues. Si ishte e mundur kjo, kur ai vetė, pa e detyruar askush, pa qenė asnjėherė i kėrcėnuar, kishte shkruar poezi pėr Titon e tij, kurse shante tė tjerėt pse, me lakun e UDB-sė, ishin detyruar tė bėnin ca vargje demagogjike pėr Titon, qė tė shpėtonin lėkurėn?
    Si i pari, si i dyti, nga kėta dy personazhe, duke ngrehur lart zhurmėn pėr vetveten e tyre, tė pėrmasave folklorike, tė patriotizmit zhurmues, sikur duan tė tregojnė se sa tė larė janė vetė dhe ē'vullkan tė papėrmbajtshėm intelektual, moral e patriotik kanė nė vete, jo karshi armikut, Titos dhe pushtuesve, por ndaj gjithė klasės tjetėr intelektuale, krijuese dhe kombėtare, qė kishte dhe ka Kosova (tė kujtojmė njė shembull veprimi tė Rexhep Qosjes: Nė Mars tė vitit 1999, ai iu drejtua shqiptarėve qė tė mos e braktisnin Kosovėn gjatė gjenocidit tė egėr serb "sepse s'kemi atdhe tjetėr". Ai, pak ditė mė pas, i debdilosur fare, mjekėrruar, e braktisi Kosovėn dhe iku nė Shqipėri. Pas pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-s, gazetarėt nė Shqipėri e pyetėn se ēfarė mendonte pėr ata qė gjatė kohės sė bombardimeve kishin qėndruar nė Kosovė? Ai qe pėrgjigjur se ata qė s'e kishin braktisur Kosovėn, ishin lojalė tė Serbisė)! Hiq dosjen "Morfologjia e njė fushate" tė Rexhep Qosjes, me tė cilėn u shėrbye UDB-ja kundėr intelektualėve mė tė dalluar shqiptarė e mė me shumė sakrifica, pėr tė parė nivelin e pamoralshėm moral tė kėtij akademiku, po pėrmend njė shembull tjetėr, ndėrmjet shumė e shumė shembujve tė tjerė, qė vėrtetojnė kėtė qė thuhet dhe dihet pėr kėtė akademik. Ai shkroi librin "I kthyeri i penduar", qė pėr temė kishte ardhjen e monumentit tė Skėnderbeut nė Prishtinė. Tė gjithė ata qė e sollėn dhe gjithė ata qė dolėn ta prisnin me festė kėtė monument, ishin quajtur nga autori Qosja si qen e kudra, kurse Kosovėn e kishte emėrtuar si fermė qensh!
    Nuk ėshtė vėshtirė, prandaj, tė shihet dhe tė dihet se me ē'pėrmbajtje vlerash morale njerėzore e intelektuale, patriotike e kombėtare i servohet ky njeri opinionit tonė, qė nuk ėshtė tjetėr pėrveē njė "fermė qensh"! Nė anėn tjetėr, profesori dhe poeti Vinca, pėr ta fshehur veten dhe tė bėmat e tij "poetike", qė i ka shkruar vetė poezi Titos pa e detyruar askush, shan tė tjerėt nė emėr tė patriotizmit tė tij tė shpifur, shkruan "Kolumne" urrejtėse pėr flamurin dardan, derisa nuk nxitet djegia e tij nė sheshin e Prishtinės, duke dashur qė kėshtu tė digjet patriotikisht historia shqiptare e Dardanisė antike. Ēfarė ishte e rėndėsishme kjo Histori, kur atė e kishte sjellė simbolikisht i urryeri i tij i pėrmotshėm, i pari i Kosovės, Rugova? Sėmundja e pashėrueshme e vetveteve tė kėtyre dy vetave, Qosjes dhe Vincės, deri vonė shėrbente edhe si dergjė e njė numri tė madh pėrkrahėsish tė tyre, tė cilėt mendonin se me mllefe e urrejtje mund tė shquheshin mė shumė, apo qė tė mos dukeshin tė harruar fare. Megjithatė, tash kėtyre dyve u ka dalė boja. Dihen e shihen fare nėpėrdukshėm me tė gjitha dimensionet e tyre imorale.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Eh medet, na shkoj jeta tue u marre me mbeturinat kuqaloshe envero-miladinca!
    Brari nerum, me bined 1 enverist se e ka kryte 380 grade te perdredhe,ashete si me u mundu me shyptarizu nji shka serrbie. Komonistat jan nji lloj sajese qe skan identitet ase kombetar ase fetar. Kete fare na e cepiken emisionaret serbo-malazes me bekimin e tites dhe putha dorin e coftelargut qe u servil ndaj klikes titisto cetnike, ne kohen kur lufetohehste per Shypni Ethnike, enver miladin mugosha titon dhe shkiet i quante vellezen. Eh Brari nerum a binden tru shpelamit? perrpos ofendimeve, shpifjeve, krimeve,hileve, cfare vetie muned te ken keto sajesa te cuditeshme te prodhimit socialisto-rus? Deri diku nuk kan edhe faj keto horra soj shejtani me yll ne ball, na te ashtu quajtunit te djathet na ka zene gjumi!
    Ku bindet kuqaloshi me fjale te ureta e argumete, fakete, ku per argument keto kan urrejtjen, zhdukjen e kundershtarit, shpifjet e tjera marrezi qe i kan huazua nga bashkepunetoret e tyne qe i sollen ne pushtet vetem per bela te Kombit Shqypetar. kjo fare e poshter kundershtarin politik te gjakut e quan anemik, trathetar, e lloj lloj epitetsh i ngjisin, e kan zanat tarthetin dhe urrejtjen ndaj shqyptareve kurese se kan raned per tu be pale me hasmin per pushtet! Sa per qosen ska cfare mendojem , nuk ia caketojem na dhe kerkush tjeter, vendin qe do zan ne historin Kombetare, ai e ka vulos myzevirellekun vete me doren e vete, shifja kushe e mberon,do lloj lum thatesh,preng sherrash, e do kili mila .. Brari ky lloj njerzish te urryer e te ideologjizua deri ne palece, mos prit debat te paster me kesi far sajesash. Jan me te kuq e me te zi e me te perly ne cdo aspeket se komonistat e oreve para, do fare halim gjelosh e do ali shukriash e do far fare poshter qe mos na lefet e bifet me ne ket token tone. Ne te pellasin perlakat enverist, ne te ofendojen, faji sashet i tyne, dinjiteti tyne dihet me, sa per na si gjan gja keto pishpirik soj laper zagaresh, fale kohes dhe Amerikes qe ua hoqi shtyllen keshtjelles kremelinit dhe u perdhos sa me qele e meshel syt .
    Perndryshe sa per na edhe per gjate kohe kishem mbi kry keto zagar sllavo kuqaloshe.
    Ashete mire ka njihere si rralle qe tju kujtohet se etrit e tyne kriminel, ideolet e tyne kriminel dhe putha dor te serbit, na e kan sakatu historin, tu sjellim deshmi dhe tua leshojem ashtu si pa hiri, dhe mos me hy hyq fare ne biseda me keto pisa , mbeturina te kalbesines moskovito-staliniste. populli i di mire kushe lufetoi e kush rrinete mas ferrave me doren grushet, tue ndersy shkaun drejte popullates civile te pa mbrojtun,tana i di populli, faji ashete te na, qe ase dim te mberohemi as e dim te denojem,mu si keto horra te pa ndenja. Nai veran edhe njhere me te miret, na akoma i pranojem ne biseda, na rren menja se per hire te Kombit ndoshta gjejem gjuhe te berbashket? fale Zotit qe sjan shume, dhe skan perkrahejen qe kishen ne kohen e pushteteve te pushtave, kote e kan qe qirren keto tashe, kan permbas vetem do stervina ish sigurimesa qe i perdorin si zagar per te perqa e perhap sherr ne mest shqyptareve, han petlla ne anderr, ndoshta e dine se nuk u negjallet me warsaw pact, ne kry me rusin stailiniste ase edhe tito famekeq me se kan per ti pagua e per ti armatos per te vera velleznit e vete.keto patriot te saju me marifet,sjan edhe qaqe trima sa tregohen andej e kendej, e vetemja metode e tyne ka qen dhe ashete , maska, mashtrimi, rrena, genjeshtra ,krejta qe muned ti kete nji gjalles e qorroditeme e kan komonistat e enver-tito-stalinit, e kote ashete te merret me kete lloj berdhoku sot ne kete kohe, ose ti perveshemi punes, ose te heshtim. Mbasi nuk kemkurajo ta hekim te keqen me rrej nga trungu kombetar, me mire te heshtim, mbase jemi mendje lehete, naiva, dhe te pa besit i thomi ju falim nese pranoni te pa besit qe ia bete Kombit, hahahahahaha, medet, deri kurre ne tu permbahemi porosive me te medhejeve te Kombit si q e ishte Lumo Skendo dikur dhe tahse ne funed Dr Ibrahim Rugova, se nuk vritet vellau per politike, anmik kemi sllavin e grekun e jo shqypetarin ,po edhe ne qofeshin kriminela kuqaloshe,po edhe ne na vrasin ato bashek me shkiet si na veran ne LDB, na duhet perhire te Kombit ti falim!medet mos te rafet gjaku prisht se ta prishe e shkaterron vatanin. JUVE qe e quani veten te djathet dhe ju permbaheni rregullave shyptaris qe nai lan te paret, a u ju mbushet mendja kem te bejem me nji gjak total te prishet? Cfare tjeter priteni te mesoni nga keto stervina te ppsh-es peshurriste titisto-staliniste te ashtuquajtun enverist?! Rexhep Qosja e ka fillua rriten si titoist i rinis cerna gores ne beligrad, e kan mevesh mire shkiet me dije e intriga shoviniste si te urrej e te gjelozoj em zot se aj, e kan dergua ne Kosoven Shqyptare, atye ka ndi veten perseri shqypetar fadilisto-titist, e me pastaj si filloj ti rritet mjekrrra e ndini veten shqyptar enverist-stalinist, Zoti na rujet nga ky lloj shqyptaresh, edhe sa kohe na duhet te patrohet gjaku shqypetar nga keto qeliza ruso-sllave? A thua naj here, ak me lined naj nane shqypetare naj Mithat Frasher,Xhaferr Deve, Ymer Berish, Mehmet Gradic, Xhem Gostivar Ibrahim Rugove,Adem Jashar ? e kem nji Rufi Osmani , me duket shume i pergjumun edhe aj, i vetemi ashete qe muned ti besoj per shqyptari, por me duket se hapa te ngadaleshem qet!
    Brari mos ta nin per lum thatet e sherrat e kili milat te sojit enver-nano-milo majkove, ase per ato monstrat te sojit tyne ali e thaqave mjekerosha ,cdo fyerje, ofendim te sojit kuqalosh jan yrreneku tyne gjak perziem me shkiet ruso-sllav, jan veti e tyne dhe ju takon tyne.
    Me fjale e debate nuk munden kuqaloshet, shpifjet dhe tinzit i kan mjeshteri.

  9. #1149
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    O Brar, ēka t'ka gjetė kėshtu? Ja ke nisė me sjellė nė forum shkrime qė lavdėrojnė Enver Hoxhėn!!!
    Profesor Konda ishte njė profesor qė merrej me albanologjinė dhe veēanėrisht ai punonte pėr origjinėn tonė pellazgjike dhe kishte mbledhur argumente nė kėtė drejtim dhe i kishte botuar nė njė libėr, qė kishte bėrė emėr. Pėr kėto arsye, Enverit i takonte tė interesohej pėr shėndetin e tij. Si i tillė, Enveri donte qė tė tregohesh karshi tij.
    Kėtu i bėre nder Enverit, se tė kujdesesh pėr njė patriot si Spiro Konda ėshtė virtyt kombėtar!!!
    A ishte e vėshtirė tė ishe mjek i Enver Hoxhės?
    “Shumė prej mjekėve tė Stalinit, apo tė diktatorėve tė tjerė, kanė pasur njė fat tragjik. Por, Enveri dinte t’i krijonte vetė marrėdhėniet e mira me mjekėt e tij, sepse nė dorė tė mjekėve ishte. Nuk kishte aty pėr tė treguar as superioritet, as kokėfortėsi, as mosbindje. Ai ishte i bindur nė porositė tona. Ai nuk donte qė tė ekzagjerohej nė kėtė drejtim”.
    Kėtu na tregove njerzillėkun e Enverit!!!
    Ai madje porosiste libra nga jashtė, qė herė pas herė i vinin pakot e librave edhe ai kėnaqesh vetė. E kishte si ditė feste hapjen e librave, sepse ishin libra luksozė, tė tipave tė ndryshme dhe kėnaqej me to. Ai lexonte shumė vetė edhe kishte njė kulturė, njė bagazh shumė tė mirė.
    Kjo bjen ndesh me imazhin e Dullės!!!
    Nė pėrgjithėsi ishin marrėdhėnie pune. Domethėnė, ne shkonim kur na thėrrisnin, kur kishte ndonjė shqetėsim, ose thjesht pėr t’i bėrė njė matje tensioni, njė kontroll tė zemrės e kėshtu me radhė. Unė e kuptoja qė ai nuk e ka mendjen te ne, nė kokė kishte problemet e tij tė mėdha, edhe ikte: Tungjatjeta, tungjatjeta. Por, kishte raste kur vetė Enveri tė ngacmonte qė tė flisje, nė sensin qė ai donte tė dinte, pėr shembull, sigurisht kur ai bėnte pyetje, nė lidhje me spitalin ose kur dėshironte tė bisedonte pėr libra.
    Edhe njė dimension njerėzor i diktatorit!!!
    Pėr ēfarė lloj librash bisedonit?
    “Mė nxiste vetė pėr libra dhe ai kishte njė memorie tė jashtėzakonshme, mbante mend shumė emra, autorė, ngjarje, ata tė luftės i dinte, shtėpitė ku kishin qenė tė strehuar nė kohėn e luftės, i dinte tė gjitha. Ēėshtjen e librave e kishte shumė qejf, ai kishte kuptuar qė edhe unė kisha lexuar, qė e kisha pasion dhe qė e kam edhe tani pėr librat dhe leximin”.

    Cila ishte pjesa qė i interesonte mė shumė nga letėrsia apo nga librat nė pėrgjithėsi?
    “Ai edhe romanet i dinte, edhe librat historikė, edhe librat filozofikė, i shikoja nga biblioteka”.

    A kishte ndonjė admirim pėr ndonjė personazh tė caktuar historik?
    “Jo, nuk e kishte shprehur. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, ai emocionohej shumė pėr Kosovėn. Unė kam dėgjuar shumė gjėra qė e shiti e bėri. Duhet ta kesh qė ta shesėsh, kur nuk e ke, nuk ke ēfarė mund tė shesėsh”.
    Kėtu mė ia vure kapakun!!! E shiti a s'e shiti Enveri Kosovėn, se nuk po e marrim vesh nga shkrimet qė t'i sjell nė forum.!!!??? Apo ke ndėrruar krah dhe je shndėrruar nė enverist???!!!

  10. #1150
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina Lexo Postimin
    burri mir kqyr me msu burri keq kqyr veq me ngacmu ...
    nuk jam smut por jam si Vera .edhe smut me kon si ti nuk flas pa nevoj !
    Ahahahahah,je e madhe Doruntin.
    Ē'ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson.

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •