Close
Faqja 78 prej 119 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 771 deri 780 prej 1190
  1. #771
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lum..

    nuk te permend ketu per ceshtje te viles a jo por per filozofine tende te shprehur moti..
    nuk me intereson a ka a jo qosja vil ne beligrad.. prandaj dhe nuk lodhem te pyes njerzit se a ka te drejte agimi apo jo per vil ne beligrad te qoses..
    un qosen e shoh ne tjera kend veshtrime..
    po dal tek jemeki..

    po shihja nje film per napolonin ..
    e kapi flamurin e i pari yxhym mes luftareve te tij drejt bresherise se mitralozeve austriak aty tek lumi..
    shok qosi ish kunder shallit.. ose sic e quan te nderuarin president historik te kosoves dr Ibrahim Rugoven.. ky prenga i qoses.. me nickun.."ai qe hengri fiq e diq"..
    qosja frymezonte lufte.. e jo diplomaci.. e nji dit i erdh kjo lufta ne der kosoves.. dhe i pari mbas dautave e adem jasharave e selim sulltanave ne drenic do duhej te zbarkonte dhe akademiku.. pra vet shoki qose.. e aty mes luftareve te cilet pretendon se i ka dasht shume.. le ta akomodonte guzicen e tij teper te nderuar nga luftaret e sidomos nga pergjegjsat politik te uck-se..
    kjo do ishte me e natyrshmja per qosen anti-shallisto anti pacifist e teper luftetaroist..
    besoj se kte do ta bente dhe i ndjeri ukshin hot.. po te kish mundesine fizike..
    mirpo qosja nuk shkon te strehoet tek luftaret.. nuk shkon me provue se cka do me than luft.. e se si e perjeton fmija shqiptar i drenices decanit e rahovecit e i gjakoves kte lufte..
    kishte dhe te moshuar e bile ma te moshuar se qosja ne zonat ku qarkullonte uck-ja..
    mirpo krejt poplli e din se qosja qe e kerkonte luften vet nuk shkoj ne luft..por si mi gjirizi.. cefesht iku si hajn ne vilen e ngrohte 31 ne tiran te klos mejdan zabitave pa ere bombash e granatash.

    pse iku?

    nuk kishte besim akademiku se uck-ja ka per ta mbrojtur qosen?

    kjo eshte ne fakt..
    ai e dinte mire se uck-ja nuk ishte ushtri e bere per te shpartalluar ushtrine serbe.. sepse ai e njihte mire strukturen e kesaj uck-je e dinte mire se ai vet duke qene nje nga konstruktoret e kesaj uck-je nuk kishte formuar uck per ti bere ball serbise por qosja dhe drejtoret politik te uck-se e nxorren uck-ne si mjetin me efikas per te shpartalluar ldk-ne..

    cfar ishte ldk-ja athere?
    ishte vet populli i kosoves..
    kush mund ta shpartalloje ldk-ne pra..ka menduar i djallezuari qose me shtabin e tij enverist ne zyrih tirane e 15 katc..
    serbia.. kan gjetur ata zgidhjen.. Ajo duke shpartalluar popullin e Kosoves automatikisht shpartallon dhe LDK-ne..
    pra o burra shok ti gjejme sllobos nji sebeb qe ai ta fshije Kosoven.. e me kte rast dhe LDK-ne e armikut te qoses..rugoves..

    dhe ashtu ndodhi..
    qosja qe e dinte se cfar ushtrie mund te bejne dautet e selimat e limat e kupat.. nuk qe budall te linte guzicen e vet qe tja mbronte uck-ja prandaj ai iku atje ku ai e dinte se mund ta mbroje guzicen e tij prej "floriri"..
    kjo eshte arsyeja pse ai iku edhe se vazhdon dhe sot te hiqet si adhurues i uck-se..
    pra ai nuk e donte uck-ne si grupim luftaresh atdhetare.. ku mund te gjendet mbrotje por si nje instrument provizor per qellime te mbrapshta politike..
    pra qosja e dinte se ajo far uck-je ishte nje krijim i destinuar te shpartallohet.. e tek ajo nuk duhet lene guzica me u mbrojt..
    a ka me hipokrizi se kjo..

    kjo ishte pra ceshtja e jemekit..

    dhe enveri krijoj vet nje regjim te hurit e litarit e te varfersise.. mirpo ai vete nuk e provonte as hurin as litarin as varferine..
    perkundrazi ai ja provoj shqiperise vilat e bukura ne bllok ne vlore e poradec..

    pra ja ku i kan ca te perbashketa qosja me enverin..

    a kini degjuar qe x enverist nga zyrihu mynsheni stokolmi a gjeneva te leshonte kto vende e te vinte me jetue ne shqiperi te enverit.. e te anteresohej ne nje nga kooooperativat bujqesore e aty te banonte ne nji kafaz e bashk me fshataret shqiptare te realizonte normen e ti gezohej kongreseve te partise direkt nga kanalet ugaret apo aksionet vullnetare..
    jooo..
    asnjeri..


    hipokrizia enveriste kosovare eshte shum dimensionale..
    nuk e pam halitin ne frontin e luftes as kelmendin..
    pse?

    a nuk ishte ma bukur ta perjetosh luften tuj numrue devizat ne hamburger me fal hamburg e 15 katsh se sa me provue granatat mbi krye ne drenic a decan sikurse fmija e graria e pleqeria shqiptare atje..
    kur ta kerkosh luften.. dil e beje.. kjo eshte burreria..
    ta kerkosh luften.. ta sjellesh ate me cdo mjet e tja leshosh mbi krye e barqe grave e fmive te kosoves krejt celikin e kragujevcit e vet te relaksosh allatet ne rogner..kjo eshte djallezia me e felliqur qe ka ndodhur ne historin tone..
    prandaj kur brari jua thote kete ketyre bartesve te kesaj flliqsihaneje (sikunder kjo banda enveriste ne kte teme) kta terbohen..
    por poplli mendon si brari..
    kte ta dini mire..

    vazhdojm ma vone me fenomenin "qose".. sepse eshte shum poliedrik..

    lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-09-2009 mė 00:44

  2. #772
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Edhe njė gjė pėr atė krekosjen e Agim Doēit se paska bė vjersha ( ka marr pare pėr to) pėr Fehmi Lladrovcin.
    Sa pėr dijeni Fehmi Lladrovci nė vitin 1995 nė Zvicėr dhe Gjermani organizon grevėn tre ditėshe tė urisė Kundra Salih berishės ku kėrkohej largimi i tij i sa mė parė nga qeverisja e vendit ngaqė siē thoshtė Fehmiu " ai u puth me Bullatoviqin nė Tiranė dhe po u shet serbėve naftėn qė me atė naftė tanket e tyre tė terrorizojn popujt jo serbė!

    Ve ē njė gjė s'na tha Agimi akoma:
    " Pėr vilen e tij nė Beograd nė rrugen Dosidej Obradoviq numer ( broj) 117 - vilė ku agimi ka takuar miqtė e tij"!
    S'na the pėr kėtė vilen tande asgjė dhe po ashtu s'na the se me ēka e meritove???
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  3. #773
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per qosen..

    ne per disa varrime te ngratet shqiptare te kosoves kishin ba dhe ato lutjet sipas zakoneve te tyre e tuj ndjek hoxhen ne ato lutjet e tij sipas fes muslimane..
    keto pamje e kishin revoltuar aso kohe akademikun ateist enveristin qose e kap penden e i fshikullon keto pamje..
    deri ketu.. pun private e qoses ky reagim ateist lejfenist maoisto-enverist..

    mirpo skalon koh e gjate dhe qosja ndrron trake..

    I madhi Rugov.. punoj gjate qe kosova e tij e dashur edhe se ne shumice popullsie me fe islame.. te behej objekt i diplomacise europiane-atlantikase..
    Ishte nje rruge e veshtire e pa eksploruar me pare.

    Kishte dy pengesa kjo rruge..

    e para se Kosova ishte pjese e jugosllavise e se jugosllavia e titos kishte shkuar larg me lidhjet e saje me euro-atlantikasit..
    Dihet se jugosllavia e Titos ishte i vetmi vend socialist te cilit europa e bota atlantikase ja kishte hapur rrugen asaj si shtet dhe shtetasve te saje.
    e dyta penges ne udhen Rugoviste ishte shteti shqiptar i enverit i cili i kishte lidhjet me perendimin teper te dobeta e teper te diskredituara politikisht..
    Pra Rugova nuk kish ku te mbeshtetej ne perpjekjen e tij kolosale per ceshtjen qe tham..
    Vec asaj dhe diaspora kosovare e cila do duhej te ishte nje aleat i natyrshem per strategjine Rugoviane te lidhjes se Kosoves me euro-atlantikasit.. nuk ishte aty ku duhej..
    Gati ne cdo qelize te jetes politike kombetariste te kesaj diaspore.. kishte futur sigurimi prengisto marinaroisto-enverist kthetrat e veta e kjo e veshtirsonte levizjen Rugoviste e cila nga merimanga enveroiste prengiste sabotohej ne cdo hap e me cdo mjet..

    megjithate diaspora mundi te bej dicka per LDJK-ne e Rugoves..e pra dhe per Kosoven e saj te dashur..

    Patjeter qe Rugovizmi do duhej te perqafonte dhe nje filozofi moderne politike e shpirterore ne udhen drejt afrimit te Kosoves me shumic muslimane me vendet euro atlantike me besim fetar kristian..
    dhe rugova.. ( kjoft levdue per kete) ja mbrriti te krijoj lidhje miqesore me qarqet katoliko kristiane perendimore si nje nga menyrat per te krijuar nje pamje te nje kosove jo talibane jo fendamentalisto-islame..
    Kjo kishte shum rendesi per fatin e Kosoves..dhe ska nevoj brari te tjerre per keto ceshtje sepse vet epilogu i sakrifices Kosovare lidhet me ate qe e dim te gjithe.. qe Kosova u shpetua nga genocidi total pikerisht nga ato vendet euro atlantike qe perdoren instrumentin e tyre te forces.. Nato-n kunder makines barbare ushtarake serbe..

    pra rugova u afrua me boten kristiane e nuk u afrua per veten e tij por per te miren e Kosoves..

    E kte e di populli i Kosoves..

    E kte e di dhe enverizmi qosist.. dhe pikerisht ketu jan ato pikat apo ato arsyet apo burimet e asaj lufte kunder Rugoves e per te kuptuar lojrat enveriste qosiste edhe ne profilizimet fetare te tyre..

    Pra qosja ateisti enverist i deklaruar moti.. u kujtua se.. nuk ishte mire te tallej me fshataret kosovare qe ne varrimet e te dashurve te tyre zbatonin rite muslimane..

    Armiku i tij i betuar ..Rugova po cfaqej si mik i misionareve katolik i Papes e i diplomateve euro atlantikas qe dihet i perkasin besimit kristian..
    Ne keto ujra notonte dhe miku i madh i Kosoves.. gjirokastriti Kadare..

    Mirpo koha per te bombarduar kadarene nuk kishte ardhur per qosen sepse Kadareja me Rugoven kishin ca mosmarrveshje.. ose me mir me thane.. se Kadareja i rrethuar nga kelish enveriste ne diaspore kish hedhur disa fjale kunder Rugoves..

    mirpo cndodhi..

    Rugova i madh kishte disa parime..

    Ai edhe kur i degjonte fjalet e kqija per ate.. nuk reagonte.. e as qe udhezonte dike te reagoje ndaj sharjeve kunder tije..
    Kjo veti e Rugoves i habiste njerzit qe e ndiqnin veprimtarine e tije..

    E pikerisht kjo ane e karakterit burreror e fisnik te Rugoves nje dite e detyroj dhe Kadarene qe te pendohet per fjalet e pamatura ndaj Rugoves.. dhe nji dit prej ditesh.. Kadare u pa te futet si vizitor i nderuar tek Rugova.. dhe qe ate dite ata mbeten miq deri ne fund..
    Ketu fillon apo ze fill marrezia djallezia e xhelozia qoseiste enveriste..

    Qosja fillon luften dhe me kadarene..
    Po per cfare do ta sulmonte Qosja Kadarene..

    tash vini re lidhjen qe do bej me qosen ateisto anti katundarist.. me qosen talibanist..

    Qosja nuk mund te nxirtte artilerine kunder Rugoves e Kadarese se pse ata jan takuar..
    Kjo do ishte shum e pa kripe e e pa "taban"..

    Pra qosja gerrmon e gjen tezat se ku do kapet kunder Kadarese..
    dhe gjen ate se.. kombi yne eshte musliman e se kadareja kerkon te na e ckombetarizoje e ta tjetersoje.. e ta c'fetarizoje.. e ta kristianizoje..
    mileti medioker sigurisht qe i pelqeu keto teorizime te qoses mirpo ne qe e ndiqnin prej kohesh djallin qose e kuptuam..

    pra qose enveristi nga talles i katundareve musliman.. na shpallet nje musliman 24 karatsh e nje anti kristian i thekur..

    Por Kadreja nuk ja futi shum ne po-rdhe qoses per kto hipokrizira..

    Rugova dihej se e injoronte gjithmone magnetofonin e mykur qose..

    Nje dite na cfaqet ne Peze.. milua i edvin gjinushit me portrete te enverit..

    Cbenet keshtu mo... thot i alarmuar Kadareja.. na dalin ca profesore historie me dullen ne mitingje..
    reagon menjihere paskali te cilit i dogji fort kjo.. dhe kurdis Qosen.. e jo vetem e kurdis si ato gramafonet e vjeter mekanik por i jep dhe dosje te sigurimit.. me te ngraten janulle..
    e fillon Qose enveristi te godase kadarene per kinse enverizem te kadarese.. etjetj pallavra qe ja trumbetojne qoses cdo dite gazetat enveriste..
    e kjo vazhdoj e vazhdoj deri sa nje dite qosja duke pasur si qellim luften kunder kadrese.. hodhi tezat se.. letersia shqiptare ska nivel..e ashtu e keshtu..

    e ja ku erdhem ne ditet e sotme..ku nji pjese shkrimtaresh mes tyre dhe poeti i nderuar agim doci reagojne ndaj qoses.. mirpo ku ta dinte i ngrati Agim se sa thelle i ka kthetrat enveroizmi qosist..

    nejse..

    pra bera nje ekspoze te shkurter te qoses si fetar..
    nje palaco i vertete..

    lavdi Rugoves..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-09-2009 mė 01:04

  4. #774
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin

    Vila e Qoses asht ne Ulica Mareshal Tito. Broj 69.

    Brar, shih ku jeni katandisur .

  5. #775
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    per qosen..

    ne per disa varrime te ngratet shqiptare te kosoves kishin ba dhe ato lutjet sipas zakoneve te tyre e tuj ndjek hoxhen ne ato lutjet e tij sipas fes muslimane..
    keto pamje e kishin revoltuar aso kohe akademikun ateist enveristin qose e kap penden e i fshikullon keto pamje..
    deri ketu.. pun private e qoses ky reagim ateist lejfenist maoisto-enverist..

    mirpo skalon koh e gjate dhe qosja ndrron trake..

    I madhi Rugov.. punoj gjate qe kosova e tij e dashur edhe se ne shumice popullsie me fe islame.. te behej objekt i diplomacise europiane-atlantikase..
    Ishte nje rruge e veshtire e pa eksploruar me pare.

    Kishte dy pengesa kjo rruge..

    e para se Kosova ishte pjese e jugosllavise e se jugosllavia e titos kishte shkuar larg me lidhjet e saje me euro-atlantikasit..
    Dihet se jugosllavia e Titos ishte i vetmi vend socialist te cilit europa e bota atlantikase ja kishte hapur rrugen asaj si shtet dhe shtetasve te saje.
    e dyta penges ne udhen Rugoviste ishte shteti shqiptar i enverit i cili i kishte lidhjet me perendimin teper te dobeta e teper te diskredituara politikisht..
    Pra Rugova nuk kish ku te mbeshtetej ne perpjekjen e tij kolosale per ceshtjen qe tham..
    Vec asaj dhe diaspora kosovare e cila do duhej te ishte nje aleat i natyrshem per strategjine Rugoviane te lidhjes se Kosoves me euro-atlantikasit.. nuk ishte aty ku duhej..
    Gati ne cdo qelize te jetes politike kombetariste te kesaj diaspore.. kishte futur sigurimi prengisto marinaroisto-enverist kthetrat e veta e kjo e veshtirsonte levizjen Rugoviste e cila nga merimanga enveroiste prengiste sabotohej ne cdo hap e me cdo mjet..

    megjithate diaspora mundi te bej dicka per LDJK-ne e Rugoves..e pra dhe per Kosoven e saj te dashur..

    Patjeter qe Rugovizmi do duhej te perqafonte dhe nje filozofi moderne politike e shpirterore ne udhen drejt afrimit te Kosoves me shumic muslimane me vendet euro atlantike me besim fetar kristian..
    dhe rugova.. ( kjoft levdue per kete) ja mbrriti te krijoj lidhje miqesore me qarqet katoliko kristiane perendimore si nje nga menyrat per te krijuar nje pamje te nje kosove jo talibane jo fendamentalisto-islame..
    Kjo kishte shum rendesi per fatin e Kosoves..dhe ska nevoj brari te tjerre per keto ceshtje sepse vet epilogu i sakrifices Kosovare lidhet me ate qe e dim te gjithe.. qe Kosova u shpetua nga genocidi total pikerisht nga ato vendet euro atlantike qe perdoren instrumentin e tyre te forces.. Nato-n kunder makines barbare ushtarake serbe..

    pra rugova u afrua me boten kristiane e nuk u afrua per veten e tij por per te miren e Kosoves..

    E kte e di populli i Kosoves..

    E kte e di dhe enverizmi qosist.. dhe pikerisht ketu jan ato pikat apo ato arsyet apo burimet e asaj lufte kunder Rugoves e per te kuptuar lojrat enveriste qosiste edhe ne profilizimet fetare te tyre..

    Pra qosja ateisti enverist i deklaruar moti.. u kujtua se.. nuk ishte mire te tallej me fshataret kosovare qe ne varrimet e te dashurve te tyre zbatonin rite muslimane..

    Armiku i tij i betuar ..Rugova po cfaqej si mik i misionareve katolik i Papes e i diplomateve euro atlantikas qe dihet i perkasin besimit kristian..
    Ne keto ujra notonte dhe miku i madh i Kosoves.. gjirokastriti Kadare..

    Mirpo koha per te bombarduar kadarene nuk kishte ardhur per qosen sepse Kadareja me Rugoven kishin ca mosmarrveshje.. ose me mir me thane.. se Kadareja i rrethuar nga kelish enveriste ne diaspore kish hedhur disa fjale kunder Rugoves..

    mirpo cndodhi..

    Rugova i madh kishte disa parime..

    Ai edhe kur i degjonte fjalet e kqija per ate.. nuk reagonte.. e as qe udhezonte dike te reagoje ndaj sharjeve kunder tije..
    Kjo veti e Rugoves i habiste njerzit qe e ndiqnin veprimtarine e tije..

    E pikerisht kjo ane e karakterit burreror e fisnik te Rugoves nje dite e detyroj dhe Kadarene qe te pendohet per fjalet e pamatura ndaj Rugoves.. dhe nji dit prej ditesh.. Kadare u pa te futet si vizitor i nderuar tek Rugova.. dhe qe ate dite ata mbeten miq deri ne fund..
    Ketu fillon apo ze fill marrezia djallezia e xhelozia qoseiste enveriste..

    Qosja fillon luften dhe me kadarene..
    Po per cfare do ta sulmonte Qosja Kadarene..

    tash vini re lidhjen qe do bej me qosen ateisto anti katundarist.. me qosen talibanist..

    Qosja nuk mund te nxirtte artilerine kunder Rugoves e Kadarese se pse ata jan takuar..
    Kjo do ishte shum e pa kripe e e pa "taban"..

    Pra qosja gerrmon e gjen tezat se ku do kapet kunder Kadarese..
    dhe gjen ate se.. kombi yne eshte musliman e se kadareja kerkon te na e ckombetarizoje e ta tjetersoje.. e ta c'fetarizoje.. e ta kristianizoje..
    mileti medioker sigurisht qe i pelqeu keto teorizime te qoses mirpo ne qe e ndiqnin prej kohesh djallin qose e kuptuam..

    pra qose enveristi nga talles i katundareve musliman.. na shpallet nje musliman 24 karatsh e nje anti kristian i thekur..

    Por Kadreja nuk ja futi shum ne po-rdhe qoses per kto hipokrizira..

    Rugova dihej se e injoronte gjithmone magnetofonin e mykur qose..

    Nje dite na cfaqet ne Peze.. milua i edvin gjinushit me portrete te enverit..

    Cbenet keshtu mo... thot i alarmuar Kadareja.. na dalin ca profesore historie me dullen ne mitingje..
    reagon menjihere paskali te cilit i dogji fort kjo.. dhe kurdis Qosen.. e jo vetem e kurdis si ato gramafonet e vjeter mekanik por i jep dhe dosje te sigurimit.. me te ngraten janulle..
    e fillon Qose enveristi te godase kadarene per kinse enverizem te kadarese.. etjetj pallavra qe ja trumbetojne qoses cdo dite gazetat enveriste..
    e kjo vazhdoj e vazhdoj deri sa nje dite qosja duke pasur si qellim luften kunder kadrese.. hodhi tezat se.. letersia shqiptare ska nivel..e ashtu e keshtu..

    e ja ku erdhem ne ditet e sotme..ku nji pjese shkrimtaresh mes tyre dhe poeti i nderuar agim doci reagojne ndaj qoses.. mirpo ku ta dinte i ngrati Agim se sa thelle i ka kthetrat enveroizmi qosist..

    nejse..

    pra bera nje ekspoze te shkurter te qoses si fetar..

    lavdi Rugoves..
    Heu Brari,sa parodiste i madh na dole ia kalove edhe Agim Doqit. . mos hyne me thelle ne trillimet a trileret si thone se do i afrohesh Hiqkokes apo hiqkokut si i thone. Nese vazhdon keshtu me keto hipotezat tua ke me zbulua se Rugova ishte vllau Krishtit.I zoti je ti vetem katuni rralle e nuk te njohin per te gjalle.He parodistat e Rugoves ai qe i kthej kembet ka dielli u vorros si ateist ,njesoj si Enveri e Stalini.MUhametit ia kthej shpinen e te Krishti nuk mrrini .
    Ai mbeti pa identitet dhe dinjitet sepse i mungonte guximi,ishte qyqe e qyqja i bene vezet ne qerdhe te huaja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-09-2009 mė 01:04

  6. #776
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdojme..

    nuk e dime se cfar semundjesh fiziologjike ka qosja si person fizik por per semundjet e qoses si "intelektual" dihen nga te gjithe 2 semundjet e tij kryesore..
    semundja anti-rugov e anti-berish..

    se kur ekzaktesisht i jan cfaqur keto 2 semundje smund te flas me saktesi..
    prenga me shok duhet ti dine me sakte..

    shume nga permbajtjet e shkrimeve intervistave e studimeve te qoses pershkohen fund e krye nga keto dy linja.. pra nga anti-rugovizmi e anti-berishizmi..

    gati 99.99 % e trurit te tij ne kto dy dekada ka punuar intensivisht ne keto dy fushbeteja..
    me shpartallue rugoven e gjithcka qe ka lidhje me rugoven e me shpartallue berishen e gjithcka qe ka lidhje me berish..

    dhe sic e thash dhe nji her tjeter ai ka perdorur te gjitha mjetet kunder ketyre dy figurave..

    qosja .. gjithaheret ka pasur aleat ne kto dy objektiva enverizmen si te kosovareve brenda e jasht kosove si te ish nomenklatures enveriste te shqiperise..

    ai nuk eshte stepur kurre per te zgedhur mjetet ne kto beteja..
    aq cinik u be i ngrati qose ne kte veprimtari te ethshme sa arriti der atje sa per te shpartalluar rugoven thirri ne ndihme sllobodanin..

    e per te shpartalluar berishen thirri ne ndihme.. ramazanin.. pra zan causherine enveriste 97-toiste..

    te dy keta ndihmsa.. pra si sllobodani e si ramazani i shkaktuan popullit shqiptar mijra e mijra e mijra te vrare e masakruar..

    vazhdojme neser..




    ..

  7. #777
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Pse letėrsia shqipe nuk ka vlera europiane?

    ANTON PAPLEKA

    19/09/2009



    1. Ē'kuptojmė me "vlera europiane"?

    Objektivisht, letėrsia shqipe bėn pjesė nė atė tėrėsi qė quhet letėrsi europiane, sepse gjeografikisht Shqipėria i pėrket Europės. Pėr tė gjykuar nėse letėrsia shqipe ka apo nuk ka vlera europiane, nė kėtė shkrim nuk do tė nisemi nga pikėpamja gjeografike, por nga pikėpamja estetike. Dihet se tekstet letrare qė botohen nė Europė, u pėrkasin disa niveleve: ka tekste tė dobėta, tekste mediokre, tekste mesatare dhe tekste me cilėsi tė lartė.

    Vlerat e vėrteta letrare europiane nuk pėrfaqėsohen nga librat e dobėt, mediokėr dhe mesatarė tė shkrimtarėve francezė, anglezė, gjermanė, italianė, spanjollė, portugezė, grekė etj., por nga veprat letrare qė me prurjet e reja substanciale dhe formale, me cilėsinė e tyre tė lartė e pasurojnė kulturėn e kontinentit tonė. Objektiviteti shkencor na detyron tė themi se letėrsisė shqipe i kanė munguar autorė madhorė, me vepra tejet origjinale dhe me karakter universal si Dantja, Shekspiri, Servantesi, Gėtja, Balzaku, Floberi, Bajroni, Bretoni, Sen-Xhon Persi…

    Nuk mund tė thuhet se kanė medoemos vlera letrare tė larta tė gjitha librat qė botohen nė Europė, qė mund tė shiten me miliona kopje nėpėr libraritė e Europės, siē ėshtė rasti i romaneve tė belges Amelie Nothomb, tė brazilianit Paolo Coelho, tė amerikanes Danielle Steel etj.

    Nė trashėgiminė letrare tė kontinentit tonė pėrfshihen vetėm ato vepra qė ēelin shtigje tė reja nė zhvillimet estetike europiane dhe bėhen pjesė e debatit letrar europian. Nga informacioni i derisotėm, nuk del se kjo gjė ka ndodhur me shkrimtarėt shqiptarė. Nė njė studim tė tij tė kohėve tė fundit pėr letėrsinė e Europės Juglindore, kritiku i njohur amerikan Harold Blum veēonte si shkrimtarė tė shquar serbėt: Ivo Andriē, Danilo Kish, Vasko Popa dhe grekėt: Kavafi, Seferis, Elitis, Kazanzaqis. Me keqardhje vura re se ai nuk zinte ngoje ndonjė shqiptar. Besoj se dalzotėsit e letėrsisė shqipe nuk mund ta akuzojnė Blumin si filoserb, si filogrek apo si antishqiptar!

    Si kriter pėrcaktues tė vlerave europiane tė letėrsisė shqipe, dikush pėrmend ēmimet letrare qė ka marrė ndonjė autor. Ėshtė folur e pėrfolur se si funksionon sistemi i dhėnies sė ēmimeve letrare, pėr rolin qė luajnė interesat komerciale tė botuesve nė dhėnien e kėtyre ēmimeve. Pa u zgjatur mė tej me kėtė ēėshtje, atyre qė tundin triumfalisht flamurin e ēmimeve letrare, dua t'u kujtoj se katėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė shekullit XX: Prust, Xhojs, Kafka, Borges (sipas Hector Bianciotti-t) nuk kanė marrė ēmimin "Nobel"!

    Ata qė flasin pėr vlerat europiane tė letėrsisė shqipe, duhet tė jenė tė vetėdijshėm se nuk janė bėrė pėrpjekjet e domosdoshme pėr t'u dhėnė mundėsi publikut dhe estetėve europianė t'i njohin veprat mė tė mira tė autorėve shqiptarė pėrmes pėrkthimesh cilėsore dhe studimesh krahasimtare. Mendoj se vlerat e njėmendta tė letėrsisė shqipe nuk mund tė mbrohen duke u frymėzuar nga "patriotizmi letrar", nga albanocentrizmi apo nga megalomania, tė cilėn e kemi trashėguar si atavizėm qoftė nga e kaluara e largėt, qoftė nga periudha e monizmit, por duke u nisur nga sensi kritik, nga objektiviteti shkencor.

    Tė thuash se veprat e Naimit, tė Fishtės, tė Mjedės, tė Poradecit nuk radhiten midis vlerave mė tė larta tė letėrsisė europiane, nuk do tė thotė aspak tė mohosh rėndėsinė e tyre, rolin e tyre tė pazėvendėsueshė m nė rrafshin kombėtar. Ēdo studiues apo njohės i letėrsisė shqipe e di se poetėt tanė romantikė, tė kushtėzuar nga rrethanat historike dhe kulturore tė vendit tė cilėt i pėrkisnin apo tė vendit ku jetuan, nuk e pasuruan dot me vlera tė reja dhe origjinale romantizmin europian. Balada "Lugati" e Ndue Bytyēit, pėr tė cilėn kam botuar njė studim tė veēantė, ėshtė shkruar rreth njėqind vjet pas botimit tė baladės "Mbreti i pyllit" tė Goethe-s, me tė cilėn ka ngjashmėri. Pavarėsisht se si tekst nė vetvete balada "Lugati" ka vlera letrare tė mirėfillta, nuk mund tė themi se ajo e pasuron letėrsinė europiane.

    Shembuj tė pėrafėrt mund tė sjellim edhe nga letėrsia e re shqipe. Ndonėse teksti "Ura me tri harqe" ishte njė risi pėr letėrsinė tonė, pasi ke lexuar romanin "Ura mbi Drin" tė Ivo Andriēit, tė botuar dhjetėra vjet para veprės sė Kadaresė, bindesh se autori shqiptar nuk e ka pasuruar letėrsinė europiane me ndonjė prurje origjinale.

    Njė nga shkaqet kryesore qė ka penguar integrimin e vlerave tė letėrsisė shqipe nė tėrėsinė e vlerave tė letėrsisė europiane, ka qenė prapambetja estetike e shkrimtarėve shqiptarė. Edhe autorė madhorė si Fishta, Mjeda, Poradeci apo Noli nė pikėpamje estetike qenė rreth pesėdhjetė apo njėqind vjet prapa kolegėve tė tyre europianė. Megjithėse dinin disa gjuhė tė huaja, nė tekstet e tyre letrare apo publicistike nuk ka referenca pėr futurizmin, pėr kubizmin, pėr dadaizmin, pėr syrealizmin…

    Pak a shumė e njėjta gjė ka ndodhur edhe me autorėt e mėvonshėm tė shekullit XX. Madje edhe pas heqjes sė pengesave politike dhe ideologjike nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, tek autorėt e rinj u vu re prirja pėr tė imituar lėvizje letrare tė tejkaluara prej kohėsh si dadaizmi, syrealizmi etj. Prapambetja estetike nė Shqipėri ėshtė kaq e madhe sa edhe sot e kėsaj dite ka shkrimtarė e studiues qė nuk i kanė tė qarta koncepte tė tilla si letėrsi moderne, letėrsi moderniste dhe letėrsi postmoderniste…

    Meqenėse shkrimtarėt shqiptarė nuk morėn pjesė nė lėvizjet letrare europiane, siē ndodhi me rumunėt, tė cilėt krijuan grupe tė fuqishme syrealiste, nuk mund tė bėhet fjalė pėr themelimin e ndonjė lėvizjeje letrare nė Shqipėri. Ndryshe ndodhi nė Serbi ku nė vitet njėzet tė shekullit tė kaluar u themelua lėvizja letrare e quajtur zenitizėm (Drazhen Katunariē). Megjithėse pėrfaqėsuesit e zenitizmit kishin pikėpamje nacionaliste dhe i kundėrviheshin qytetėrimit perėndimor, ata botuan disa manifeste letrare. Me kėta shembuj qė pėrmenda mė sipėr, desha tė theksoja se pa njė veprimtari estetike origjinale dhe tė larmishme, ėshtė e vėshtirė ta pasurosh kulturėn europiane me vlera letrare.

    2. Pse nuk kemi vlera europiane?

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi vlera letrare europiane pėr sa kohė qė nuk do tė ketė konkurrencė tė vėrtetė nė shkallė kombėtare. Edhe nė shekullin XXI, letėrsia shqipe mbetet e parcelizuar, letėrsi principatash: letėrsia e Shqipėrisė (sė 1913), letėrsia e Kosovės, letėrsia e shqiptarėve tė Maqedonisė etj. Midis shkrimtarėve tė trojeve shqiptare mungon njė komunikim intensiv, i institucionalizuar, i organizuar.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nė Tiranė dhe nė Prishtinė do tė zhvillohen simpoziume dhe seminare me nivel tė ulėt shkencor, sa pėr tė kaluar radhėn, tė cilat rrallėherė i trazojnė ujėrat e konformizmit dhe u japin njė shtysė tė re proceseve letrare.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė shkrimtarėt nuk do tė quhen tė tillė pėr shkak tė kontributeve tė vėrteta letrare, po pėr shkak tė pompimeve, tė reklamimeve dhe tė glorifikimeve tė ndonjė fletushke bulevardeske, pėr sa kohė qė nė ekranet televizive dhe nė valėt e radios do tė luajnė rolin e studiuesit tė letėrsisė individė jokompetentė, analistė qė merren me fushatat zgjedhore, me krizat financiare etj.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nuk do tė veprojnė mekanizmat e pėrzgjedhjes e tė vlerėsimit real tė letėrsisė; pėr sa kohė qė do tė ketė juri letrare tė instrumentalizuara e tė politizuara, tė pėrbėra nga mercenarė, tė cilėt pa iu dridhur dora do t'u japin ēmime autorėve apo librave mediokėr. Ndėr rastet e shumta skandaloze, po pėrmend rastin kur njė libri me kujtime (memorialistikė ) iu dhe ēmimi i romanit!

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė pushtetarėt do tė ndėrhyjnė nė jetėn letrare, do tė dhunojnė kufirin e Republikės sė Letėrsisė ku nuk shtrihet pushteti i tyre. Ndėrhyrja e pushtetarėve merr edhe pėrmasa komike kur ata orvaten tė inskenojnė tablonė mitologjike "Kurorėzimi i Homerit nga muzat", duke pėrdorur praktika qė tė kujtojnė regjimet totalitare.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė shteti do t'i keqtrajtojė shkrimtarėt, siē ėshtė rasti i pėrfaqėsuesit tė tij mė tipik, Ylli Pangos, i cili, nė emėr tė njė qeverie qė pretendon se do tė integrohet nė Europė, kusaroi nė mes tė ditės selinė e shoqatės sė shkrimtarėve. Qeveria bėn mirė kur pėrpiqet t'i pajisė me kompjuter e me internet edhe nxėnėsit e shkollave tė fshatit, por ėshtė e pafalshme mospėrfillja e saj e plotė ndaj shkrimtarėve, mosinteresimi pėr t'iu siguruar disa kushte tė domosdoshme qė do tė favorizonin krijimtarinė e tyre.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė shkrimtarėt e Shqipėrisė nuk do tė botojnė dot njė organ letrar, dukuri qė mund tė haset rrallė edhe nė vendet mė tė pazhvilluara tė botės. Shteti e ka pėr detyrė tė subvencionojė botimin e autorėve tė shquar tė traditės sė gjallė dhe tė autorėve bashkėkohorė, t'u japė bursa shkrimtarėve mė tė talentuar, tė mbėshtetė fondacionet qė do tė ndihmonin pėr zhvillimin e letėrsisė, tė organizojė sistemin e mecenatizmit.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė tekstet shkollore pėr letėrsinė do tė lihen nė dorė tė "ustallarėve" qė nuk kanė kompetencė shkencore, qė nisen vetėm e vetėm nga interesa fitimprurėse.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nė fakultetet e letėrsisė do tė japin mėsim edhe pedagogė tė rėndomtė, tė cilėt nuk janė shquar as si shkrimtarė, as si studiues, qė nuk kanė pėrvojė, qė janė emėruar nė kėtė apo atė post me tė mbaruar studimet thjesht pėr shkak tė militantizmit partiak.

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė do tė mbizotėrojė mendimi se shkrimtar mund tė bėhet kushdo, pa talent, pa kulturė, pa punė tė stėrmundimshme, pa pėrvojė, mjafton qė tė nxijė letėr dhe tė ketė para me thes; pėr sa kohė qė shkrimtarėt tanė provincialė nuk do tė ēlirohen nga marrėzia e madhėshtisė, nuk do ta kuptojnė se vlerat virtuale nuk janė vlera reale. Nė kafenetė e Tiranės, shpeshherė mund tė dėgjosh autorė shqiptarė qė mburren se i kanė tejkaluar Alain Robbe-Grillet- nė e Nathalie Sarraute-in, se librat e tyre kanė nivelin e nobelistėve!

    Nuk kemi dhe nuk do tė kemi letėrsi me vlera europiane pėr sa kohė qė nė vend tė njė kritike letrare profesionale, tė ēliruar nga skemat, nga udhėzimet e partisė nė pushtet dhe nga idhujtaria, do tė mbizotėrojė njė kritikė klienteliste; pėr sa kohė qė dikush do tė ketė guxim tė shkruajė se ca romane diletantėsh apo provincialėsh i bėjnė nder letėrsisė kombėtare; pėr sa kohė qė dikush nuk do tė ketė turp tė deklarojė publikisht se e pasurojnė letėrsinė botėrore disa autorė qė janė tė zakonshėm edhe nė Shqipėri! Njė megalomani e tillė tė kujton mendėsinė e shqiptarėve tė paditur, tė cilėt pandehnin se njė pushkė e shtėnė nė njė humbėtirė nga njė bashkėfshatar i tyre, kishte bėrė jehonė deri nė Paris, siē e dėshmon kėnga e mėposhtme:

    "Pushka jote, o Mete, krisi,/ U dėgjua te Parisi!…"

    Megjithėse kam rreth njė gjysmė shekulli qė lexoj letėrsi, nuk mund tė them se shkrimtarėt shqiptarė e kanė pasuruar letėrsinė europiane me ndonjė problematikė, me ndonjė temė, me ndonjė ide, me ndonjė personazh, me ndonjė strukturė apo teknikė tė shkruari tė panjohur prej saj. Edhe nė arritjet e tyre mė tė mira, shkrimtarėt shqiptarė kanė ndjekur (shpeshherė me vonesė tė madhe) zhvillimet letrare europiane, kanė imituar modelet letrare europiane.

    Sot, nė njė kohė kur flitet shumė pėr integrimin rajonal nė rrafshin politik e ekonomik, mendoj se do tė ishte e udhės tė flitej edhe pėr integrimin rajonal nė rrafshin kulturor, pėrkatėsisht letrar. Duke u integruar nė rrjedhat letrare ballkanike, do ta kishim mė tė lehtė tė integroheshim nė rrjedhat letrare europiane. Vetėm pasi tė kemi krijuar vlera letrare qė do tė imponohen nė kuadėr tė letėrsisė ballkanike, mund tė mėtojmė tė krijojmė vlera tė tilla tė larta edhe nė kuadėr tė letėrsisė europiane.

    Problemin qė trajton akademik Rexhep Qosja nė ligjėratėn e tij "Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe", e ka shpalosur nė shtyp disa kohė mė parė edhe shkrimtari Moikom Zeqo, i cili ka theksuar se letėrsia shqipe ėshtė estetikisht e prapambetur, ėshtė njė letėrsi provinciale. Pa u shkėputur nga provincializmi, as qė mund tė bėhet fjalė qė letėrsia shqipe tė ketė vlera europiane…

    Ndaj pėrfundimeve qė nxjerr R. Qosja nė studimin e tij, kohėt e fundit, nė shtypin e pėrditshėm janė botuar reagimet e disa autorėve shqiptarė. Nė kėto reagime, tė bie nė sy sidomos gatishmėria pėr t'iu kundėrvėnė pa medituar, pa pritur tė kristalizohen mendimet. Nxitimi pėr tė mbrojtur e pėr tė vėnė nė vend nderin e marrun tė "letratyrės shqype", tė kujton malėsorėt e kanunit qė rrėmbenin armėt pėr tė ndėshkuar atė qė i kishte prekur nė "namuz"!

    Studiuesit europianė na mėsojnė se hagjiografia ėshtė shėrbimi mė i keq qė mund t'i bėhet njė autori. Witgenstein- i ka vėnė nė dukje domosdoshmėrinė e zotėrimit tė njė kulture tė gjerė gjatė procesit tė vlerėsimit estetik tė njė vepre apo tė njė letėrsie tė caktuar.

    Vetėm ata shkrimtarė dhe studiues shqiptarė qė kanė aftėsinė ta shohin tė vėrtetėn nė sy, qė janė tė prirė t'i vlerėsojnė objektivisht vlerat tona tė njėmendta, janė nė gjendje ta sheshojnė rrugėn pėr tė arritur atje ku dėshirojmė, nė mėnyrė qė edhe letėrsia jonė tė ketė vepra origjinale, tė cilat do ta pasurojnė letėrsinė europiane dhe do tė qėndrojnė pėrkrah vlerave mė tė mira tė saj.

    Po tė kemi parasysh se, sipas historianit tė letėrsisė shqipe Dhimitėr S. Shuteriqit, letėrsia ėshtė pararoja e kulturės shqiptare, problemi qė ka trajtuar R. Qosja ka rėndėsi shumė mė tė madhe sesa ajo qė mund tė duket nė shikim tė parė. Meqenėse "eksporti ynė kulturor" pėrbėhet kryesisht nga veprat letrare, do tė ishte e natyrshme, por edhe e domosdoshme qė shteti shqiptar me organizmat dhe mekanizmat e tij ashtu siē bėjnė tė gjitha shtetet europiane, t'i jepte pėrparėsi mbėshtetjes ndaj letersisė cilėsore, sidomos pėrmes projekteve qė do tė bėnin tė mundur pėrkthimin e veprave tė autorėve shqiptarė, tė cilat estetikisht qėndrojnė mė lart.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  8. #778
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Njė analizė shumė e drejt e temės nga Anton Papleka!

    Flm per postimin Preng Sherri!

    Shpresoj se kėtė tekst e kan lexuar dhe kanė mėsuar ata qė nuk dinė.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  9. #779
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    keshtu pra..

    qosja dhe letersia..

    prenga boll mjeshter eshte ne mbrotje te enverizmit..pra dhe te krye-enveristit te kosoves.. regep gazep- qoses..
    do ti linte me goj hapur prenga yne katundaret ne levan te myzeqese apo ne boboshtice a ne prekaz.. e llapushnik me ligjeratat e tije.. pro qose e pro enver.. mirpo harron i ngrati se ne tiran e prishtin po dhe ne forum ka qe lexojne.. pra qe jan ne korent te ngjarjeve..

    qosja sot del e thote se ska nivel letersia jone..

    a thua se qosja njihet si agranom apo gjeolog apo murator.. e qe ju shkrep rastesisht te flas dhe per letersi..
    qosja njihet pikerisht si analist i letersise.. e pikerisht i letersise se shqiperise me se shumti.. e njihet pikerisht si krye lavderonjesi i kesaj letersie.. ne keto ktu e 30 vjet.. me pare.

    keshtu e njeh populli qosen e jo si inxhinier rrugesh..

    pra ku ish gjer dje ky ekspert letersie..
    pse nuk i tha keto tash 30 vjet..pra qe skemi letersi..

    po a nuk ishte qosja qe e ngriti ne qiell romanin e rudines se xhungajve parapak vjetesh?
    apo per xhungen mata harre qosja ka tjera parametra...lol..

    qosja ishte ky me mjekerr qe e njohim te gjithe sepse..lol.. ate pa mjekerr e ka njohur vetem oficeret serb e makedon qe ja mundesuan kalimin ne han te elezit.. e shoferet e selise roze qe erdhen ta marrin ilegalisht ( ilegalisht per syt e popullit shqiptar jo te sigurimit serb e gligorovian..) si dhe kamarieret qe vuri ne dispozicion mejdanklosi ne vil 31 qe do ushqenin akademikun mjekerr rruar.. ne fshehtesi .. deri ne rritje te mjekrres..

    pra qosen e njohim per gjith kto kohe si lavderues i letersise shqipe..
    bile bile nasi lera.. dikur thoshte.. eshte nder e kenaqsi e lumturi e vecante per cilindo shkrimtar qe vepra e tij te analizohet nga qosja..
    sigurisht Nasi ynė nuk kishte parasysh nje qose .. si kritik mohues te vlerave.. por perkundrazi nje lavderues special.. qe thoshte edhe me shume lavderime edhe se vet kritika zyrtare enveriste e Letersise..

    pra cfar ndodhi tani qe qosja del si i pa kernaqur nga letersia jone..

    levizi letersia apo cfare..
    mos ra gje rafti i librave me letersi shqiptare ne lloc a balte e u ndye?
    joooo


    po ajo letersi eshte qe ka qene me pare.. e pa levizur.. e pa trazuar..
    pra ka levizur qosja or prenga i sherreve qosiste..
    pse levizi qosja..
    nuk e di ..
    gjejeni juve.. pyeteni se cte gjeti o xhep djali..

    apo ta gjej une..
    hmm..

    qosja e ka inatin me Votat e shqiptareve..

    sikuse athere kur u terbua me skenderbeun.. qe erdh ne prishtine.. pse e solli marku e jo ndoj zabit caush enverist..
    edhe tani nota e ulet qe po i jep letersise shqiptare akademyk qosja.. ska te beje me vet letersine.. por me ate.. se keta "pisa" pra shqiptaret e shqiperise nuk votuan sic donte qosja.. me shumice.. padronin e ri te qoses..edvin edver ramiz ramen.. por armikun e tij nr2 berishen..
    pra mundet qe qosja te ket nuhatur se kadareja si mik i nanos mund te jet afruar me berishen.. e me fantazin e tij te semure mund te kete menduar se keta.. kadare nano berisha etj.. komplotojne kunder bosit tim.. edvin ram enver nexhm,ijes..

    pra kjo duhet te jete dhe shkaku i vertete i daljes se qoses me kte "studim " te fundit mbi letersine i shapallur ne at fare plenum-simpoziumi..

    vazhdojme neser.. qosja dhe Fishta dhe hipokrizia e qoses..

    dridhe like..

    ..





    kush na e sjell pak origjinalin e skicofrenise qosiste se si foli kunder skenderbe -sjellsave e skenderbe- pritsave ne prishtine..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 24-09-2009 mė 06:22

  10. #780
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pushka jote Mete krisi
    E degjoi komplet Parisi
    Futja P...e gri sallatė
    sa te kaloje edhe kjo natė

    Aferim u koftė........

Faqja 78 prej 119 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •