Close
Faqja 73 prej 119 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 721 deri 730 prej 1190
  1. #721
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin


    ... kam dėgjuar qė dispononi njė vilė nė Beograd. Vilė e blerė apo e dhuruar nga akademia e atjeshme. Shko mė mirė atje tek ajo vila nė Beograd dhe shkruaj, shkruaj pafundėsisht, shaj pafundėsisht dhe madje mund tė pėshtysh pafundėsisht mbi vlerat tona shqiptare. Atje po! Atje tė ka lezet dhe tė ka kuptim kur shan bashkėatdhetarėt, kur shan shkrimtarėt, kur shan shqiptarėt. Duke qenė i pashaportizuar nė Beograd, madje dhe gjuha e huaj e vetme qė zotėroni ėshtė vetėm serbishtia, keni dhe goxha vilė, prandaj shkoni bre Xhepi atje dhe prej andej nisja e pėshtyj mbi kėdo dhe kurdoherė.

    Agim Doēi[/B]
    Shkarravinat e mėsiperme nuk meritojnė reagim.
    Meriton reagim vetėm gėnjeshtra ordinere e rrencakut dhe dallaverexhiut ordiner se Qosja paska "vilė nė Beograd"!! Cfarė hipokriti! Thotė: "kam dėgjuar"...!! Ka "dėgjuar" lahperi dhe fare nuk ėshtė munduar qė t`a konfirmoj.
    Cfarė morali!
    Me tė "dėgjura" referohet. Kėsaj i thonė referancė!!

    Turp!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 17-09-2009 mė 18:17

  2. #722
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    e more agim doqi po i vogel ke qen edhe ma i vogel
    je ba me keto shpifje e urrejtje per te madhin Rexhep
    po shiqo more burr qfar rrene ke marue ani thue kum nie
    po ti ske nie por ke rrejt vet e ke shpik ket
    sepse askush smunet me than qe Qosja i Madh ka vill ne beograd ket vetem ti po e dishe
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #723
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Fatkeqesia e Rexhep Qoses eshte,qe nuk eshte kurve burrerore shqiptaruce.
    Por si gjithmone,gjykohen mbrapa nga te zgjuarit,pra kurvat shqip.
    Dhe Qosja eshte kollone burrerore,por i ka kaluar koha se nuk eshte hipokrit.
    Te pakten per mua.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #724
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    patriot asht Qosja per ata edhe e respektoj
    e sa i perket pasaportave po flas per gjeneratat e vjetra te gjith i kemi pas te jugosllavis
    Qosja vill ndoshta nuk ka ne Beograd por me siguri se kujtime te jetes univerzitare po....

  5. #725
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Qosja asht nje realist i vertet
    nese e krahasomi me disa........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 17-09-2009 mė 19:34

  6. #726
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    e sa i perket politikes
    po e them mendimin tim personal ( qe nuk i intereson askujt... )
    ska pranue te mer pjes ne vjedhjen e mjeteve te dedikuara per popullin e Kosoves
    e asht normale qe edhe ju ka dasht " te largohet nga politika "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 17-09-2009 mė 19:39

  7. #727
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    llapi!
    A ke ndermend me mėsue sesi shkruhet shqip o jaran?????!!!!.....

    Vila e Qoses asht ne Ulica Mareshal Tito. Broj 69. Verifikoje po deshte. Ty personalisht te dua fort se je njeri i sinqerte madje edhe guximtar per me mbrojte idete e tua. Te pershendes pa hile! Meso shqip mire a po?!

    bili99!
    jam plotesisht dakord me ty.
    Te pershendes

  8. #728
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    llapi!
    A ke ndermend me mėsue sesi shkruhet shqip o jaran?????!!!!.....

    Vila e Qoses asht ne Ulica Mareshal Tito. Broj 69. Verifikoje po deshte. Ty personalisht te dua fort se je njeri i sinqerte madje edhe guximtar per me mbrojte idete e tua. Te pershendes pa hile! Meso shqip mire a po?!

    bili99!
    jam plotesisht dakord me ty.
    Te pershendes
    Agim kėsaj radhe ke shkalluar fare dhe duhet tė ndjehesh i turpėruar!
    Shumė- shumė i turpėruar!
    Rexhep Qosjės nė vitet e 90-ta i morėn pasaportėn serbėt pėr tre vite qė t'mos kishte mundėsi tė udhėtonte nė Europė teksa Rugovės i siguronin rrugėn pėr Europė!
    Shpifjet s'kanė tė ndalur!
    Edhe unė mund tė pohoj qė Ti Agim Doēi ke njė villė nė rrugėn " Dosidej Obradoviq nė Beograd dhe atė me Broj 117-t!

    KJo ėshtė hipokrizia dhe marrėzia mė e madhe qė mundet Njeriu tė shkruaj!

    PO JU kujtoj njė gjė:
    Nė Kosovė u mbajtėn demonstratat e vitit 1981!
    Shtypi dhe Televizioni i Beogradit bėnte emisione tė panumėrta anti-shqiptare dhe sidomos anti- Universitetit tė Kosovės duke e cilėsuar si bastion tė nacionalizmit!
    Nė thumbė ishin profesorėt e kėtij Universitetit!
    Ata nė emisionin e tyre, nė njėrin nga emisionet, u bėnin thirrje popullatės shqiptare, punėtorėve, qė tė mos mashtrohen nga profesorėt e Universitetit tė Kosovės. Reporteri i Tv Beogradit tregonte nė prishtinė disa shtepia tre katėshe ku thonte:
    " Nė kėtė shtėpi jeton Ramiz kelmendi qė duket si pallat dhe Ju popull shqiptar mos i lejoni fėmijet e juaj qė tė dalin nė demonstrata teksa kėta Po jetojn nė Luks! Shikoni kjo ėshtė shtepia e gazmend Zajmit! Dhe treguan pastaj njė shtėpi Tre kateshe nė prishtinė qė e paraqiten si tė Rexhep Qosjes!

    Aso kohe Beogradi s'kishte me kursyer me asgjė pėr tė treguar villat e Rexhep Qoses dhe tė tjerėve si ai!
    Por edhe atė shtepin nė Prishtinė qė e tregonte TV Beogradi nuk ishte e Qosjes; beogradi tregonte njė shtepi fare tjetėr dhe ne qė banonim afėr shtepis sė Profesor Qosjes e dinim kėtė gjė!
    Ai akoma jeton nė atė shtėpi Dy katėshe, e ndertuar me stil tė vjetėr dhe e cila gjendet afėr selis sė Radios " kosova e Lirė" aty ku gjenden lokalet e LPK-ės tash tė Partis Socialiste tė Kosovės!
    Zoti Agim,
    Nėse keni vetėm pak ndėrgjegje tė pastėr, nėse keni vetėm pak ndėrgjegje - do tė duhej t'ju vinte turp pėr kėtė gjė; TURP!
    Rexhep Qosja kurrė n'jetėn e tij jo villė ( sepse ai villė s'ka as nė Kosovė)por as banes e as kasolle s'ka pasur nė Beograd!


    Kurrė!
    Ti zoti Agim ja futė pėr t'bėrė llugė; kam pasur njė mendim t'mirė pėr Ty si " atdhetar" por tani me kėtė shpifjen tėnde definitivisht mė ke bindur; qė deklaratat e tua i ke pas me porosi nga dikush qė tė futesh mė lehtė nė mesin e " kosovarėve" qė pastaj ta bėsh punėn e dreqit!

    Unė kam dėgjuar shumė shpifje pėr Rexhep Qosjen por shpifje ma t'madhe dhe ma pa krip s'mė ka ra tė dėgjojė- asnjėherė!

    Edhe njė herė po ta them zotėri:
    " Haram t'koftė gjiri i nanes qė ta paska dhanė - sepse kjo qė keni tentuar tė bėni ėshtė njė Turp dhe marri shumė e madhe!
    Nė atė vilė ndoshta ka mundur me qenė i sttrehuar Safet zHULALI DHE TĖ CILIN KE MUNDUR TI TA VIZITOSH PASI QĖ AI SI MINISTER IKU DHE E LA SHQIPERIN NĖ FLAKĖ; nė atė vilė kemundur me qenė edhe ti Agim Doēi pėr t'vizituar bashkim gazi-deden; nė atė vilė ke mundur me qenė ti Agim DoēI gjatė vizitave tua nė Beograd - me siguri pėr meritat e tua!

    Po tė tė kisha dikund afėr me mė qejf do ta kisha pėshtyer surratin tėndė!
    Por ti me kėtė tentim shpifje qė u mundove tė bėsh nuk e meriton as kėtė gjė.
    Agim DoēI ke shpif Rrast dhe turp tė kesh!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Preng Sherri : 18-09-2009 mė 04:18
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  9. #729
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    I pata thėnė Agim Docit nė shkrime mė heret se . po ecėn me kokė pėrpjet e nuk po shef kah po ecė , e se ka fillu tė shkel nė m*t .

    Tash po e shof se duke mos mar parasysh paralajmrimin tim pėr punen e m*tit , ky e vazhdoi rrugėn dhe tani u fut nė tė deri nė kokė.

    Eh , cfarė tė bėsh , populli thot "Ka edhe asi lopė i qet 5 litra tambėl , e pastaj e godet koven dhe e rrutullon atė e shkon tambli kot"
    E ke rrotullu e flliq krej more Agim Doci!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  10. #730
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Huqe akademike

    Nga Librazhdi janė serbėt e Qosjes?

    (Shkruar nga Bedri Bllomshi dhe botuar nė "Bota Sot", 11 shtator 2009)

    Qosja ka kohė qė hedh pėshtyma shumė mė lartė se sa fuqitė e tij. Dhe pėshtymat po i kthehen drejt e mbi fytyrė. Nė mbylljeosja nuk ėshtė as plaku i rrjedhur qė i bėn qysmet inatit e pafuqisė, as rob qė e adhuron xhelatin, as ndonjė islamist i thekur e i djegur pėr ideologji. S“pėrjashtohet qė Qosja tė kėtė qenė agjent i fshehtė i serbėve. Dhe mė e keqja pėr tė sot Qosja hapur po e shpall veten si agjent i Serbisė kundėr vendit tė tij.

    Por, huqet e Qosjes, janė huqe akademiku, jo tė ndonjė plaku katundesh. Qosja ka zgjedhur udhė qė tė hedhė pėshtym mbi historinė, mbi Skėnderbeun, mbi letėrsinė. Nuk mė takon mua tė merrem me tė, por me qė nė njė shkrim tė tij tė fundit pėrmendte Librazhdin prej nga jam po i them nja dy fjalė. Librazhdi im vėrtet nuk ėshtė sikur Londra, por unė nuk lejoj tė ma fyej vendlindjen njeriu me tru tė thartuar qė pėshtynė mbi kedo qė i del pėrpara. Ne e duam vendin tonė, ashtu sic duam edhe Europėn. Famlja e ime ka bėrė vite tė tėra me burgje e internime. Komunizmi derdhi kot se koti gjakun e vėllait tim, Vilsonit, e tė kushėririt tim Genc Lekės. Ne jemi nga njė fshat i Librazhdit, po nė pėrkthimet dhe shenimet qė i ruajmė ende, vėllai im kishte poezi dhe prozė nga Volter, Hygo, Poe, Verlen, Bodler etj. Pse na fyen ky njeri? Ne kemi dhėnė njė a dy libra me atė vlerė qė kanė, qė tė themi se Shqiperia ėshtė pjesė e Europės dhe kėtė e kemi paguar me gjak. C“i thotė mendja kėtij njeriu, kur thotė se letėrsia jonė nuk ėshtė evropiane? Pse mohon punėn e tij dhe tė tjerėve? Njė burrė i ndershėm nuk pėshtyen mbi punėn e jetės sė tij. Vetė ka dashur tė merret me letėrsinė pėr gjithė jetėn, nuk e ka detyruar njeri. Thonė se akademikėt janė gati si barinj pėr shkrimtarėt dhe veprat e tyre. Bariu e mbron tufen e vet, e shton dhe e kujdeson. Nėse nuk e pėlqente tufen e vet, pse Qosja punoi njė jetė si bari i saj?
    Turp dhe faqja e zezė! Vetė ky gjasmė bari na e thotė se ia ka hapur vathen ujkut, e ka shitur tufėn e tij. Shan letėrsinė shqipe, mburr atė serbe. Ngulė kėmbė se serbėt janė mė tė mirėt, mė tė njohurit, mė tė lexuarit nė Europė. Flet sikur ende tė jetė zyrtar, sahanlėprės i serbėve, zyrtar i krahinės serbe nėn Jugosllavi. Specialistėt tjerė thonė se ai e ka gabim, se gėnjen kur ai flet kėshtu, po robi Qose adhuron robėrinė, flet e c“ nuk flet pėr lavdinė letrare tė nėnės Serbi. Qė gėnjen, kjo duket sheshit. Kur letėsia shqiptare nėn emėrin e Kadaresė, mė 2005 mori nė Angli cmimin internacional Man Booker, nė krah tė tij konkuruan shumė shkrimtarė botėrorė, por asnjė shkrimtar serb nuk ishte nė listė, asnjė ballkanas. Kur mori sivjet nė Spanjė Princin e Austurias, konkuroi me kolosė tė letėrsisė nė botė, si Kundera, Tabuchi etj, por serbet prapė nuk ishin as kandidat. Nga Librazhdi janė kėta serbėt e Qoses?
    Po kėshtu letėrsisė shqipe( Kadaresė) i janė dhėnė cmime si: Herder nė Gjermani, Grinzone Cavaure Bocacio nė Itali etj. Edhe anėtarėsisė sė Kadaresė nė Akademinė franceze. serbėt e Qosjes i vijnė anash, nuk kanė as anėtar, as kandidat.
    Me njė vrerė tė padėgjuar pėr njė koleg shkrimtar, Qosja i turret Kadaresė dhe kėrkon lincimin e tij nė emėr tė krimeve tė komunizmit. Kadareja tė jepė llogari? Kush ka dhėnė llogari pėr krimet e komunizmit nė Shqipėri? Kanė dhėnė llogari miqtė e mėdhenj tė Qoses, ata qė urdhėronin tė vriteshin nė kufi djem e vajza edhe mė 1990? Kanė paguar gjė ata qė na vranė prindėrit dhe vėllezėrit tanė, qė t“i mbetet radha Kadaresė?
    Por,Qosja mbase do ta lincojė Kadarenė si islamofob, se, me gjasme, Kadareja na qenka me katolicizmin. Ne Tiranė jetojmė dhe e dimė qė kjo ėshtė njė gėnjeshtėr tjetėr e Qoses. Nga ana e tij, Qosja, si komunist i thekur, nuk mund tė duronte dot pa ndonjė ideologji. Meqė i vdiq komunizmi, zgjodhi pėr ideologji islamizmin. Asnjė nga burrat qė janė marrė me punė mendjeje qė nga Naimi, Noli, Anton Arapi etj, nuk kanė pėrdorur ndonjėrėn nga fetė tona si ideologji. Nė thelb, qė tė gjithė janė bashkuar me Pashko Vasen, "feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria". Qosja, kushedi se me c“porosi tė mbrapshtė, i ka dalė pėr zot islamizmit si ideologji, E meqė e ka bėrė vetė kėtė, pėrrallis se edhe tė tjerėt kanė bėrė si ai. Kadarenė, tė paktėn, nuk e kanė lėnė mendtė. Ai kurrė nuk ka shpallur armiqėsi pėr ndonjė nga fetė nė Shqipėri.
    Qosja nė emėr tė islamizmit ka pėshtyrė mbi kulturėn, mbi Skenderbeun, Nėnė Terezėn, Kdarenė. Nė kėto shkrimet e fundit me mburrje tė nevritshme pėr letėrsinė serbe, Qosja nxjerr kokėn. Islamizmi na qenka njė perde pėr tė fshehur qėllimet e tij. Nė thellėsi ai po pėrdor tezat e njohura serbe pėr shqiptarė islamikė, pėr letėrsi e kulturė tė cekėt tė shqiptarėve, pėr identitet tė gjymtuar tė shqiptarėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardanG : 18-09-2009 mė 08:16

Faqja 73 prej 119 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •