Close
Faqja 71 prej 119 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 710 prej 1190
  1. #701
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120

    Eshte apsurde te fajsojme pasqyrem per pse na tregon te shemtuar. .

    Shqiptaret kane nje Rexhep Qose i cili nuk hesiton ta shprehe realitetin,ta thote te verteten edhe athere kur disave nuk ju pelqen.Tani si thoni ta kryqezojme Qosen ,ta thejme pasqyren pse ajo na tregon te shemtuar edhe pse ne te vertete ajo eshte pamja jone e vertete. Ta kryqezojme Qosen pse flete dhe shkruan te verteten dhe realitetin e jo ato qe ne deshirojme.Kemi jetuar gjate me mashtrime e iluzione ideologjike e politike ,me genjeshtra te lidereve politik per parajsen shqiptare te cilen po na ka lakmi bota. A nuk eshte e vertete se edhe sot njezete vjete pas renjes se diktatures po perseritet i njejti avaz: jemi ne vendin e pare ne Europe per shkallen e zhvillimit ekonomik.Jemi para Anglise,Gjermanise,Suedise e SHBA-ve. Sa mire do te ishte po te mos kishim ma teper se gjysmen e popullsise ne varferi dhe afer 20% ne varferi te skajshme. Sa mire do te ishte po te mos kishim pagat 10 here me te ulta se punetoret ne keto vende. Realiteti eshte i idhte por eshte realitet: Shqiperia eshte vendi me i varfer dhe me i izoluar ne Europe ,sot e kesaj dite.
    Ne mund te tregojme prralla tere diten por realiteti nuk ndryshohet me prralla dhe mashtrime ,por me angzhim dhe duke u ballafaquar me realitetin.
    "Nuk kemi letersi te nivelit europian " tha Qosja . Ai tha nje te vertete te pamohushme te cilen e kane te kjarte edhe keta te cilet po perpiqen ta shpallin plak torollak,njeri qe nuk lexon letersi,njeri te humbur nga vetmia .Pra ne vend qe te merremi me teper me ndrrimin e ketij realiteti me pune dhe angazhim ne fajsojme akademikun emblem shqiptar pse guxon te na ballafaqoje me te verteten.
    Sa e sa para jush u perpoqen ti mbyllin gojen Qoses!Deshen ti ndalojne hymjen ne Institutin albanologjik njeriut i cili e formoi dhe ngriti ate. te gjithe i thyen dhembet . Asht i forte eshte Rexhep Qosja.Eshte institucioni moral i Kosoves . Lua eshte e zagarte nuk mund ti trembin as qerpikun.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hasjani 51 : 10-09-2009 mė 15:35

  2. #702
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Hasjani na trego pak per rastin per menyren e zgjidhjes se qeshtjes per Kosoven veriore nga R.Qosja ,15 % -shin e vendit te Republikes se Kosoves .

  3. #703
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189

    gega i vogel,

    Citim Postuar mė parė nga Gega i vogel Lexo Postimin
    Hasjani na trego pak per rastin per menyren e zgjidhjes se qeshtjes per Kosoven veriore nga R.Qosja ,15 % -shin e vendit te Republikes se Kosoves .
    gega i vogel po hajt ti na trego pok per rastinper menyren e zgjidhjes se qeshtjes per kosoven veriore nga R.Qosja,hajt vetem pak.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  4. #704
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gazetarė halldupė titistė-maoistė kundėr Rexhep Qosjes!

    11 Shtator 2009
    Gazetarė halldupė titistė-maoistė kundėr Rexhep Qosjes!

    Salih Kabashi


    Nė njė raport lidhur me ligjėratėn e Rexhep Qosjes me titull “Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe”, mbajtur pardje (22 gusht 2009) nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, njė gazetar nga njė e pėrditshme kosovare ka bėrė diēka qė nuk lejohet nė raste tė tilla. Ai nuk ka raportuar por ka komentuar ose gjėra periferike e aspak tė rėndėsishme tė atmosferės nė sallė, ose ka shprehur impresione krejtėsisht tė panevojshme, qėllimkėqija dhe tė palejueshme pėr gazetarinė moderne.

    Fajet e Qosjes, sipas kėtij talibani shtalb tė zhurnalistikės kosovare qenkan :

    E para : « Ai (Qosja, v.ime) fillimisht shtronte pyetje lidhur me kėtė temė dhe menjėherė i jepte vetė pėrgjigjet…
    Ēka ka kėtu qė do tė mund tė relativizonte apo qė do tė mund t’i ulte vlerėn njė ligjėrate. Kjo ėshtė punė stili dhe kapaciteti retorik tė fjalimtarit dhe nuk paraqet asnjėsoj mangėsie.

    E dyta : Ligjėrata e Qosjes ngjasonte me njė ligjėratė pėr nxėnės tė shkollave tė mesme, pasi qė shtjellonte terminologjitė e ndryshme dhe shpjegonte formacionet dhe shkollat letrare…

    Gazetari harron se nė shkolla fillore dhe tė mesme nuk mbahen ligjėrta po mbahet mėsim. Ndėrsa ligjėruesi gjithmonė zgjedh mėnyrėn e ligjėrimit, i cili brenda vetes nuk ka se si tė mos pėrmbajė terminologji dhe shpjegime tė caktuara.

    E treta : Nganjėherė ai tė krijonte pėrshtypjen e njė gjyshi qė u tregonte pėrralla nipėrve dhe mbesave, meqenėse edhe heshtja me tė cilėn e pėrcillnin tė pranishmit i ngjasonte heshtjes dhe kuriozitetit tė fėmijėve pėr tė dėgjuar pėrrallėn deri nė fund…

    Kjo thėnie dashakeqe shėnon njė vetėrrėnim pėr gazetarin, ngaqė heshtja dhe pėrcjellja me vėmendje e njė ligjėrate flet pėr kapacitetin e ligjėruesit, flet pėr oratorinė e vokabularin e begatshėm tė tij dhe, nė fund, tregon se ai ligjėrues ka autoritetin e mjaftueshėm sa tė tė krijojė atmosferė ku me aq kurreshtje do ta dėgjojnė studjues shqiptarė dhe tė huaj. Dhe domosdo se flet edhe pėr vlerėn e diskursit.

    Talebani i ri i zhurnalistikės kishte bėrė pėrpjekje edhe pėr njė pėrshkrim idiotesk tė atmosferės nė sallėn pushtuar nga qetėsia, tė cilėn e paskan pas prishur « disa persona tė papėrgjegjshėm, tė cilėt nė vend qė ta ē’kyēnin celularin vraponin pėr tė dalė jashtė, duke krijuar rrėmujė, e gati sa nuk rrėzoheshin »…

    Dhe ēka i ulin vlerė kėto cingėrima telefonash ligjėratės sė Rexhep Qosjes ? Talebani i ri nuk e di kėtė gjė dhe ai as bėn pėrpjekje tė kuptojė asgjė, sepse ai nuk ka shkuar atje me kokėn e vet dhe as ka shkruar me kokėn e vet… Qosja mbase, sipas shtalbit tė kapardisur zhurnalistik, qenka dashtė tė ngritet tė lė ligjėratėn dhe tė presė deri sa tė mbarojė bisedėn telefonikedhe tė kthehet nė sallė ai qė gati kishte thyer qafėn! Dhe pastaj ta kishte pyetur : Kush tė thirri, ēka tė tha e ēka i the…Pėsenė e marrisė sė raportuesit nga Seminari do ta shohim dhe do marrim vesh mė poshtė.

    Tash le tė pėrkujtojmė titullin e raportit. « A ka letėrsia shqipe vlera evropiane? » Ndėrsa nė nėntitull janė vėnė kėto fjalė : « Sipas Rexhep Qosjes, letėrsia shqipe nuk ka vlera evropiane. Duke mos e pėrmendur as shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare, i cili prej shumė kritikėve tė huaj konsiderohet si njė prej shkrimtarėve mė tė mirė botėrorė, Qosja tha se nuk duhet t’i krijojmė vetit iluzione kinse letėrsia shqipe ka vlera evropiane ».
    Problemi kėtu nuk ėshtė se Qosja ka thėnė se letėrsia shqipe nuk ka vlera evropiane, pasiqė pėr mungesė kualitetesh evropiane tė letersisė shqipe ėshtė folur sa e sa herė. Bile ėshtė folur edhe nga shefi i gazetarit qė kėtu po gjendet fatkeqėsisht. Me njė dallim se Qosja faktin e mungesave tė vlerave evropiane e trajton si kryeekspert i letėrsisė dhe si kritiku mė i madh letrar shqiptar, ndėsa Shkėlzen Maliqi me pėrbuzjen e tmerrshme edhe ndaj letėrsisė edhe ndaj etnisė shqiptare.

    Por problemi i raportit tė kėtij talebani tė ndėrsyer qėndron edhe dikund tjetėr. Dhe kjo ėshtė se Qosja kur ka thėnė se letėrsia shqipe nuk ka cilėsi evropiane, duhet tė ketė bėrė krimin e rėndė duke mos pėrmendur njė pėrjashtim-Ismail Kadarenė... Shkėlzen Maliqit, djalit tė kryepolicit famėkeq tė Titos e tė Rankoviqit si dhe talebanit fatkeq nuk u intereson aspak se ligjėrimin e tij Rexhep Qosja e kishte lidhur me zhvillimin e shpejtuar tė letėrsisė shqipe dhe jo pėr shkrimtarin qė prej shumė kritikėve tė huaj u konsideruaka si njė prej mė tė mirėve nė botė. Kėtu ka njė dallim esencial. Fundja, edhe nėse ėshtė kėshtu, e nuk ėshtė me siguri, a mund tė themi se futbolli i Kosovės ka vlera evropiane duke marrė pėr ekzemplar Lorik Canėn...

    E lexova nė tėrėsi ligjėratėn e Rexhep Qosjes. Fjalės sė akademikut ėshtė vėshtirė t'i hiqet edhe njė presje e vetme, ndėrsa komentet e kėtij farė gardiani maoist apo kėtij talebani tė ri titist tė dalė nga fakultetet qė merren me pare, nuk janė tjetėr pos produkt i njė urrejtjeje tė sėmurė tridhjetėvjeēare qė shefi i tij Shkėlzen Maliqi ka kundėr Rexhep Qosjes. Jo pėr tė mbrojtur Qosjen se ai ka kaluar nėpėr furtuna edhe mė tė egra gjatė jetės sė tij prej intelektuali dhe i ka pėrballuar ato, por nuk ke si tė mos shtrosh njė pyetje :

    Si mund tė themi se letėrsia jonė ka vlera evropiane? Si mund tė kemi zhvillim evropian tė letėrsisė dhe arteve kur kemi njė zhvillim ekonomik afrikan dhe mė poshtė se afrikan si dhe njė jetė mė shumė se pesėshekullore nėn pushtim?! Kėtu duket se dikujt nuk i pėlqen tė shihet nė pasqyrė! Pse vetėm nė Kosovė duan tė flasin triumfalisht pėr zhvillimet nė tė gjithė lėmenjtė! Ndėrkohė qė nė Evropė bėhen debate tė shumta mbi kualitetin e dobėt jo vetėm tė produkcionit letrar.

    Kadareja, Kadareja, Kadareja... Harrohet se Kadareja ishte produkt i njė regjimi. I suportuar fuqishėm nga diktatura, vepra e tij njė kohė tė gjatė (aq sa zgjati diktatura), ishte nė funksion tė krijimit tė njė iluzioni tė "pėrparimit tė madh" tė Shqipėrisė socialiste. Vėnia shumėvjeēare e tij nė shėrbim tė ndėrtimit e figurės sė pėrmasave piramidale tė Enver Hoxhės, nuk ka mundė tė shpėtojė pa u vėnė re nga lexuesi i hollė evropian, i cili nuk i do diktatorėt dhe tė cilin e neverisin shėrbėtorėt e diktaturave.

    Titulli “Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe” tregon se shqiptarėt, jo vetėm nė letėrsi, shumė nga vlerat e tyre i kanė krijuar nė kushte ngushticash dhe ngutish, gjithėsesi me qėllimin fisnik, iluminist dhe tė drejtė - tė mos ngelin nė bisht tė historisė. Kėshtu kemi nxjerrė nė tregun nacional dhe pėr njė kohė shumė tė gjatė jemi detyruar tė konsumojmė frutat tona ende tė papjekura. Nuk mund tė prisnim tė piqeshin. Ky ishte kismeti ynė. Tė kaluarėn nuk e ndryshojmė dot, sidomos nuk e ndryshojnė gazetarė servilė e halldupė titistė-maoistė, por me pėrpjekje tė mėdha sot, ndoshta do tė arrihet tė lihet diēka e vlefshme ose, thuaje o Zot! t’u krijojmė kushte mė tė mira zhvillimi brezave tė ardhshėm. Po, siē kėshillon Qosja, pa krijuar iluzione tė rreme pėr veten tonė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #705
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Nuk mendoj fare ne te.

    Por nuk di se cfare te imagjinoj nen atributin e tij "akademik"?
    C'eshte ky titull? Profesor? Doktor? Absolvent i univerzitetit? Apo cfare?


    *

  6. #706
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per qosen e sherr-xhinjte qosisto enveriste te kosoves po le kte skec humori qe tregon se cfar ishte epoka e ndritur e enverit qe duan kta monstra te na e sjellin perseri.
    votoni enveristet e selise roze uleriti qosja para votimeve.
    verini flaken shqiperise tha pisi ne 97 ten.
    ska turp.

    shikoni ktu se cka hequr ai popull o perbindsha..


  7. #707
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Viti 1997 nuk ishte vit i kobshėm pėr Shqiperinė ( lexo: Shqiperin e ismail Qemalit) por pėr tėrė kombin shqiptarė dhe vet shqiptarin, kudo qė gjendej Ai, nė ato kohėra.
    Tashti, sa i pėrket " Revolucionit tė vonuar demokratik" qė ishte njė metafor krahasuese e revolucionit demokratik Borgjez tė Nolit sėrish duhet t'i japim tė drejtė Profesor Rexhep Qosjės ngaqė dha mendimin mė tė mirė dhe mė tė saktė pėr kohėn!

    Tashti tė kuptohemi nė njė gjė:
    " Jemi pėr 12 vite mė herėt kėshtu qė Koha e sotshme dhe akteret e at'hershėm nė qeverIsjen e shtetit tė sotshėm janė dy gjėra fare tė kundėrta".

    Por, gjithėsesi, gjatė qeverisjes si president i vendit ( 1992-1997), me kalimin e kohės Berisha ishte bėrė( po bėhej) dhe shendėrruar nė njė diktator tė vogėl por gjithnjė nė rritje pėr t'u bėrė njė ditė i madh ( tip i Chavezit).

    Nė Shqiperi nuk sundonte ligji; nė Shqiperi mė shumė sundonte " maliqi".

    Ishte frikė e madhe, jo tė bėje rrugėn Veri- Jug apo edhe ta zėmė Tiranė- Shkodėr, apo edhe Kukės - Durrės ose-ose Vlorė - Gjirokastėr por Njeriu s'kishte siguri, sidomos natėn as nė Kryeqytet ku nuk mund tė paramendohej ca lagje tė saj qė tė frekuentoheshin me tė rėnė muzgu!

    Nė njė formė shteti ishte nė njė anarki tė pashpallur publikisht!

    Shqiperia zinte dhe ndjehej, nuhatej qė ajo ,do tė shpėrthen: nevojitej vetėm njė shkendijė e vogėl!
    Tė protestosh nė mėnyrė publike kundra udhėheqesis, tė rrahnin aktivistėt e PD-ės , ish-skampistat dhe policėt si mos mė keq!
    Njė rrahje tė tillė e kishte provuar edhe BLENDI FEVZIU kur doli tė protestoj kundėr shtypjes sė lirė tė fjalės!
    U rrahen jo vetėm gazetarėt por edhe ish-tė pėrndjekurit politik!


    INTERMECO E QĖLLIMSHME


    Njė ditė tė bukur Tironse, po qėndroja ulur nė tarras, te restoran " Europa" dhe po pija njė raki me kafe t'mėngjezit, kur njė " halabak" mė afrohet dhe duke pandehur qė isha " kosovar", ( kosovaret nė ato vite s'kalonin edhe mirė nė Tironė - kishte raste tė dhunimit tė femrave -studente, di personalisht pėr njė rast tė tillė por qė heshtej aso kohe), sė pari mė kėrkon njė shkrepėse pėr ta ndezė cigaren e tij, por e dija qė kjo ishte vetėm shkakė pėr t'hyrė, nė bisedė me mua dhe pastaj, t'mė sulmonte fizikisht, duke pandehur se mund tė kisha, para me vete.

    ( Ai i shkreti nuk e dinte qė aso kohe vetėm vezė haja tre herė nė dite me ndonjė qepė).

    Meqė shkrepėse nuk kisha ngaqė cigaren se kam pirė asnjėherė dhe duke pas" frikė" qė po i fola nė anglisht mund tė kuptoj apo edhe nė ndonjė gjuhė tjetėr ( gjermanisht) vendosa t'i flasė nė serbishte!
    Posa i fola, ( llomotita diēka) Ay sikur ta kishte goditur rrufeja , u largua nga unė duke mė kėrkuar falje, herė nė shqip e herė duke llomotitur diēka nė anglishte!


    Gjatė viteve 1992 - 1995 nė Tiranė tė shėtije natėn dhe tė flisje serbisht ishe mė shumė i sigurt se sa tė flisje nė gjuhėn shqipe!

    Tė gjitha kėto ishin shenja qė do tė ndodhte njė revolte e popullit e cila ndodhi dy vite mė vonė dhe me tė drejt u quajt " Revolucioni i vonuar demokratik" ( aludim me revolucionin e Nolit tė vitit 1924).

    Sikur tė ndodhte revolta nė vitin 1994 apo vitin 1995 do tė ishte nė kohė dhe s'do t'kishte anarhi dhe katrahur tė paparė mė herėt nė ndonjė vend tjetėr t'botės!
    Sa i pėrket tre gishtave po ashtu kam parė nė lojėn e basketbollit, nė RTK qė kur njė lojtar gjaun jashtė vijės sė trapezit, referet ngrisin tre gishtet por kjo s'do tė thotė qė ata me kėtė gjė bėjnė ndonjė - ngritje tė shenjave tė serbėve!


    3.

    1. Nė Shqiperi pritej me pompozitet tė madh Bullatoviqi ( dora e djathtė e Milosheviqit) duke ju bėrė tė githa nderimet qė i bėhn njė burrėshtetasi2. Bota mbarė kishte vė embargo tė naftės pėr Serbinė dhe malin e zi ndėrsa Shqiperia dhe Iraku ( Sadam Huseini) e thyenin kėtė gjė dhe i shisnin atė ari tė zi Milosheviqit qė i nevojitej pėr makinerin e tij vrastare.

    .2. Bota mbarė kishte vė embargo tė naftės pėr Serbinė dhe malin e zi ndėrsa Shqiperia dhe Iraku ( Sadam Huseini) e thyenin kėtė gjė dhe i shisnin atė ari tė zi Milosheviqit qė i nevojitej pėr makinerin e tij vrastare.

    ( Ai qė nuk duhet pėrmend emrin ( hėngri fiq e diq) dhe ithtarėt e tij ishin dhe sot janė dakord me kėtė gjė por atdhetaret dhe mėmėdhetarėt s'mund tė rrinin kot!)


    3. Hekurishtat shqiptare pėrfundonin nė hekuranen e Nikshiqit.

    4. Ēdo protest ishte e ndaluar ndėrsa " kosovaret" qė gjendeshin nė Shqiperi dhe qė mendonin pėr ndonjė hap mė radikal ndajė Serbisė nga SHIK-u pėrcilleshin dhe burgoseshin!5. Burgosja e Zahir Pajazitit

    6. Takimi i Arkanit ( sekret) me t'parin e Shik-ut Bashkim gazideden i cili ngadal por sigurt ishte nė rrugė tė shenderrohej nė njė gebels Shqiptar apo nė njė Beria tė dytė

    7. Zhdukja e atdhetarėve dhe vrasje enigmatike nė Shqiperi( Remzi Hoxha dhe tė tjerė) tė atyre qė nuk pajtoheshin me diktaturen e re por me fytyrė " demokratike".Tė gjitha kėto dhe tė tjera ishin tė mjaftueshme pėr tė ndodhė njė " Revolucion Demokratik" por qė pėr fat tė keq ndodhi mė vonė vetėm Ai " Revolucioni i vonuar demokratik"!


    Qosja kishte tė drejtė nė vlersim!

    4.
    Rexhep Qosja ishte i vetmi qė nuk heshte; fliste, kritikonte, propozonte: me pendė vepronte!
    Asnjė pushtet qė ka pėr qėllim tė shenderrohet nė pushtet tė dorės sė fortė nuk i do Njerzit si Rexhep Qosja!
    Edhe po tė mos ndodhte " Piramida" revolucioni serish duhej tė ndodhte!


    Vendet Demokratike tė Europes dhe botės pas kėtij " Revolucioni tė vonuar demokratik" nuk e kritikuan Shqiperinė, nuk e izoluan Shqiperinė!
    Edhe ata pak a shumė u pajtuan me Rexhep Qosjen vetėm qė nuk e quajtėn revolucion por kohė e duhur qė Shqiperia me tė vėrtet tė demokratizohej!


    Provoj Berisha nė vitin 1998, bėri njė " Kontrarevolucion tė hershėm demokratik" (- aludim nė Kontrarevolucionin e Zogut tė dhjetorit) - por nuk u pėrkrah nga bashkesia Europiane dhe SHBA-ja, tė cilėt i kėrkuan qė tė tėrhiqet dhe tė mos provoj tė marrė pushtetin me dhunė!

    Berisha u tėrhoq!
    Mėsoi shumė nga gabimet dhe vendosi qė ta marrė pushtetin ligjerishtė; kėtė gjė e bėri nė vitin 2005 dhe qė nga at'herė e gjerė mė sot unė Preng Sherri ia heqė kapelėn pėr punėn e bėrė!
    Rexhep Qosja pati tė drejtė!

    Tė gjitha fushatat kundra rexhep Qoses vinin nga Ai " qė hėngri fiq e diq" pra nga ai tė cilit nuk duhet t'i pėrmendet emri( aludim nė fluronvdekjen tek harry Poteri); Pra ai qė nuk duhet t'i pėrmendet emri bėnte gjithēka qė intelektualet shqiptarė ti dėrgonte nė gojėn serbė, siē bėri me Ukshin Hotin!
    Por, i shkreti hėngri " fiq e diq" nė Gorazhdec me dajtė e tij tė gjakut, iku dhe me tė iku pėrfundimidht pėrēarja nė mes shqiptarėve!
    Por me ikjen e atij qė nuk duhet pėrmend emrin, nuk ikėn edhe larvat e lėra pas sikurse me disa tė trallisur nė tru nga hipnotizimi qė u bėri " ai tė cilit nuk duhet t'i pėrmendet emri:
    Lum e lum pėr ne qė " hėngri Fiq e diq"!


    SHPREHJE E LIRĖ
    Mė ka pėlqyer gjithmon thėnja e De gollit:
    Poshtė francezėt!
    RRoftė Franca!

    Sikur ai tė mos e kishte thėnė kėtė gjė, unė Prenga i sherreve me gjithė zemėr do ta thoja tė njėjtėn gjė:
    Poshtė shqiptarėt!
    RROFTĖ SHQIPĖRIA!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Preng Sherri : 13-09-2009 mė 05:27
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  8. #708
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kontributi i shumeanshem i te gjitha personaliteteve kombetare ne pergjithesi dhe akademik Rexhep Qosjes ne vecanti : per kulturen kombetare,letersine,historine,kritiken dhe ceshtjen kombetare ne pergjithesi, meritojne respekt nga popullata e pergjitheshme shqiptare ,meritojne respektin tone dhe jo sharjet dhe nencmimet.

    Konkretisht per akademik Rexhep Qosjen :ndikimin ne zgjim kombetar dhe shume heret me romantizem- realist ne pergatitje te nje ecje maratonike te popullit shqiptar drejt lirise dhe jo me "sprinte njeqindmetershe" keto sprinte siperfaqsore dhe te lustruara kane caluar ceshtjen kombetare (kane lene ceshtjen shqiptare te hapur ne Ballkan vete shqiptaret,edhe pas Dy shtetesh kemi shqiptaret e percare edhe ne kater krahina te lena jasht ketyre dy shteteve),.bartesit e "vizioneve politike sprintore". e kane bere popullin tone te pa qendrueshem , te padurueshenm me mentalitet fitorje dhe kenaqesie instante.
    Si recidiv i atij mentaliteti eshte edhe ky ketu ne forum ,duam te permbyllim debatet kombetare me fjalen tone te fundit, me faktin tone ekskuziv, me qendrimet dhe te verteten tone te celikt, ja keshtu pra merremi me njeritjetrin, merremi me fjalet ( e gabueshme qe mund te kene thene personalitetet kombetare, apo edhe me gabimet e tyre , duke fuqizuar ato dhe duke mos permendur fare per veprat e tyre)
    Merremi ne me koloset kombetar dhe i gjykojme pse ata kane inate njeritjetrin, pse ata xhelozojne njeri-tjetrin , pse ata kritikojne njeri-tjetrin.
    Ata nuk duhet te bejne ate qe bejne kundrejt njeri-tjetrit,por edhe nese e bejne ,sic ne fakt e bejne le ta lejme si ceshtje personale te tyre.
    Edhe kritikat shpesh te papelqyeshme per ne, qe nuk jane dukur dhe nuk kane tingelluar mire ,kane ndikuar ne profilimin e te kritikuarve dhe kane ndikuar nje shtyrje nje hap perpara te ceshtjes kombetare, edhe merzia dhe bezdia personale kane ndikuar ne permirsimin e , atyre qe jane kritikuar, me besoni.!

    Nuk duhet te kete vend per krahasim mes personaliteteve kombetare,por edhe mes njerezve te zakonshem : ata jane unik si ne personalitet ashtu edhe ne veprimtari te tyre kombetare ,andaj personalizimi mes tyre nuk duhet te ndikoje ne percarje dhe klanizime mbrenda kombit dhe ketu ne forum.
    Me besoni se mund ti doni me gjithe zemer si osjen, Kadarene,Demacin,Rugoven,Berishen,Topin,Agollin,Th acin,Sejdiun...edhe sikur ata mos ta dojne njeri tjetrin , biles edhe sikur ata edhe ta urrejne njeritjetrin.

    Me 1945 humbi platforma kombetare e Ballit Kombetar per Shqiperine e bashkuar, te tjerat i dini jane "histori"

    Me vitet '80-ta humbi platforma kombetare e Rexhep Qosjes( Republika Shqiptare e te gjitha trojeve shqiptare ne Jugosllavi , dhe me pastaj bashkimi me Shqiperine) te tjerat i jetojme, koha do te tregoje.

    me nderime per vlerat reale kombetare dhe njerezit qe personifikojne ato,

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 13-09-2009 mė 11:26
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #709
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Botova para 4 diteve kete shkrim tek gazeta METROPOL. Asht pritun shume mire dhe kam patur shume falenderime per objektivitetin. Po jua vendos edhe ketu. Ndoshta nuk do inatosen tifozat!!.....

    Ndrroni ilaēet zotri akadem(y)k!...

    Nė kapėrxyell tė viteve ’70-tė, u dha porosi nga Fronti Demokratik tė hiqen antenat!...
    Pullazet dhe taracat mbetėn vendstrehim vibratorėsh qė kapnin vetėm stacionin televiziv tė Tiranės. Pra me kontinentin asnjė lidhje. Antenat u hoqėn, madje nismėn e morri njė militant dibran qė nuk kishte as televizor…Mė dukej se quhej Rexhep, madje ishte dhe qose…(!)
    Pikėrisht izolimi ndaj Europės i interesonte partisė dhe levės sė saj Frontit. Realisht atdheu i shqiponjave kishte vetėm dy “ambasadorė” qė pa Letėr Kredenciale, ishin atashuar hijshėm nė continent: Ansambli Shtetėror i Kėngeve dhe Valleve Popullore dhe veprat e Kadaresė.
    Mos tė harrojmė se De Rada, Dara, Chajupi, At Fishta, Dom V. Prendushi, At, Koliqi, Fan Noli, F. Konica, Migjeni, Chri Chri, , e plot e plot tė tjerė shkruanin e botonin nė Europė, madje disa prej tyre ishin dhe anėtarė tė akademive europiane.
    Mbaj mend qė u pėrkthyen nė frėngjisht edhe F. Arapi, N.Lako, A.Varfi, I.Kadare, D. Agolli, F. Kongoli etj.etj. si krijues me vlera. Sa mirė!
    Lexoj me shumė ėndje letėrsi, por sinqerisht atė “nivelin europian” si nocion nuk e kuptoj dot.
    Thjesht nuk e di a ia kemi mbrrijtė “nivelit” tė shkrimtarėve tė tjerė tė kontinentit, apo europianėt dhe shtėpitė botuese tė tyre, na pėrkthejnė e na botojnė, se jemi gjynah!?...
    Ngucakeqi, kur luan “kompetentin’ bahet edhe I bezdisshėm edhe sherraxhi. Mbaj mend se “dikur” Kadare dhe Qose pėr arsye qė ata i dinė, nuk kruheshin me njėri tjetrin. Tashti kanė filluar prej kohėsh jo vetėm tė “kruhen” por edhe tė fyhen.
    Kadare mbahes si perėndimor, Qosje deklarohet si oriental. Harrojnė qė tė dy i kanė emrat Ismail dhe Rexhep. Ismaili po tė ndrronte emrin nga kuranorė nė ungjillorė do tė quhej Frrok(!). Ndėrsa Rexhepi, mund edhe tė quhet Regjepagiq. Pėrsa i pėket “nivelit europian” pra prej kėtu duhet tė marrė cak debati midis Frrokut dhe Regjepagiqit. Kėta dy gjeni tė gjysėmkombeve shqiptare, pandehin se ne intelektualėve mediokėr, na bėhet qejfi kur ia nisin debateve shterpė dhe gjithė fodullėk.
    Tė krahasosh Europėn me Shqipėrinė, pra Londrėn me Librazhdin, ėshtė gomarllėk. Ama, letėrsia nuk ka tė bėjė aspak me autostradat europiane, me nivelin e mirėqenies europiane, me arrogancėn europiane apo indiferencėn europiane…
    Nuk ma do mėndja qė pėrkthehen dhe botohen krijuesit shqiptarė se janė gjynah. Kur pėrkthehen shkrimet e disa shkrimtarėve tė Afrikės me emra komikė si Urrumbu Surrumbu, apo kur Qosja pėrmend dhe njė farė Selman Ruzhdije qė na qenka i nivelit europian, vaj halli…
    Mesaduket vėrtetė zotri Regjepagiq nuk paske lexuar letėrsi shqiptare kėto kohėt e fundit …
    20 vjeēari i fundit pasuroi bibliotekat dhe libraritė europiane edhe me krijues tė tjerė, qė besoj se nuk u botuan pėr “inat” tėndin apo jo Gjepagiq?!...
    Mua mė tremb pozicioni keqdashės, mohues, xheloz dhe nervoz i yti zotri akadem(yk).
    Lexova tek GAZETA SHQIPTARE e datės 3 shtator 2009 njė shkrim analizė tuajin dhe mė bėri pėrshtypje qė ju nuk heqni dorė nga mania e madhėshtisė (vetmitare) qė ju ka kapluar kohėt e fundit. A mos duhet tė ndrroni ilaēet z. akadem(y)k!?.
    Konkretisht po citoj njė paragraf tuajin ku shkruani tė zezėn mbi tė bardhė: qė ju paskeni bėrė mė shumė se patriotėt e kafeneve, shkrimtarėt e tjerė, se tė gjithė tė marrė sėbashku, madje edhe se fare e fisi i tyre dhe ēuditėrisht edhe nga paraardhėsit e tyre(!)…
    Modesti ėshtė kjo mo Z. Qose?!...Po pse i fyen kolegėt bre Gjepagiq?!...
    Ua kam shkruar dhe ua kam thėnė thėnė publikisht, ty edhe Kadaresw, qė ju tw dy jeni llastuar gjatė, shumė gjatė. Sedra e juaj ėshtė e sėmurė, ndaj dhe po e pėrsėris: duhet tė ndrroni ilaēet.
    Pathollogjikisht rasti i juaj ngjan me rastin e Shaban Qoses (ndjestė pastė). Besoj se keni dėgjuar pėr tė?...Shabani kur nuk e ngacmonte njeri, ia niste vetė tė “kruhej” me hokatarėt. Nuk besoj qė mbiemri juaj ėshtė mallkim. Druaj qė edukimi juaj ėshtė difektoz. Po merre vesht njėherė e mirė, nuk kemi kohė tė merremi me ju zotri akadem(y)k. ne kemi halle tė tjera kombėtare. Nėse nuk tė rrihet dot pa u kruar, sepse kėshtu dhe vetėm kėshtu merr ndonji honorar apo tė del emri nė gazetė, unė kam njė kėshillė dashamirėse: kam dėgjuar qė dispononi njė vilė nė Beograd. Vilė e blerė apo e dhuruar nga akademia e atjeshme. Shko mė mirė atje tek ajo vila nė Beograd dhe shkruaj, shkruaj pafundėsisht, shaj pafundėsisht dhe madje mund tė pėshtysh pafundėsisht mbi vlerat tona shqiptare. Atje po! Atje tė ka lezet dhe tė ka kuptim kur shan bashkėatdhetarėt, kur shan shkrimtarėt, kur shan shqiptarėt. Duke qenė i pashaportizuar nė Beograd, madje dhe gjuha e huaj e vetme qė zotėroni ėshtė vetėm serbishtia, keni dhe goxha vilė, prandaj shkoni bre Xhepi atje dhe prej andej nisja e pėshtyj mbi kėdo dhe kurdoherė. Atje mandej ka dhe ilaēe tė efektshme pėr tė hedhur baltė mbi Europėn, mbi shqiptarėt, mbi gjithshka qė tė shqetson. Por sakaq, dua sinqerisht tė tė them edhe njė here: Qetsoju bre Xhepi! Ndrro ilaēet se mandej bahet vonė. Unė ju uroj shėrim tė shpejtė.

    Agim Doēi

  10. #710
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mos i thuaj Rexhep Qoses "IK!"
    -- nga KOLEC TRABOINI


    Pergjigje njė shkrimi denigrues nga Zvicrra, i pėrqasur me njė koment pavend nga Tirana.

    Nė krye tė kresė, zoti Ahmet H. kah Zvicra, edhe kur shkruajnė ingjinjerėt, si po i thashkan nė shqip njė shkrimi a shėnimi, kolumne?! Hapa fjalorin e Shqipes jo Anglishtes e tek germa K gjeta fjalė si kollum- gropa ku rrihet balta pėr tė bėrė tulla, kollotumba- rrokulliset me kokė pėrdhe, kokodash-topth i ngjeshur, deri dhe kėrbythje-kallami i misrit qė mbetet nė arė pas korrjes e plot tė tjera, por nuk gjeta kurrkund fjalėn kolumne.
    Ah, moj Kumanovė qė e ke pėrcjellė nė Internet kėtė kolumne, a ke mė afėr Monastirin e Kongresit tė Shqipes apo Londrėn e Ēėrēillit tė anglishtes?
    Sa i perket titullit "Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės do tė mbetet vetėm me krijues qė shkruajnė me dorė tė majtė", ėshtė e nevojshme tė kujtoj se punėt e shkrimtarėve nuk i zgjidhin dot ingjinjerat sepse librat nuk janė hekura traktorash dhe as ēipsa interneti.
    E tash tė vazhdojmė mė tej, jashtė librave por brenda etikės qė ėshtė normė civilizimi pėr ēdo qytetarė tė botės, e ne shqiptarėt nuk ka pse bėjmė pėrjashtim...
    Pėr sa flet mbrapsht e mbarė pėr Rexhep Qosen dhe Adem Demaēin, dy burrave tė shqiptarizmės, duhet ta dish se pėrpara tyre je fort i vogėl. E jo vetem ti por edhe unė bash njėsoj si ti jam fort i vogėl (nuk flas pėr moshė) me u matė me ato burra. Si i thashke ti Rexhep Qoses qė ai nuk ka tė drejtė tė flasė pėr Kosovėn dhe i thua faqezi, pa tu dridhur qerpiku: "Ik ne Mal tė Zi!" Mos o Zot!

    Po ti e di fort mirė se kush u tha shqiptarėve "ikni" nė 1999. A ka nevojė ta pėrmėnd emrin e djallit, kasapit, satrapit, qė e dha kėtė urdhėr? Jo nuk ka nevojė se e di gjithė bota e si nuk e ditkan shqiptarėt e Kosovės qė e hoqėn kalvarin mbi kurriz. Ndoshta kolegu im krijues nga Tirana Ē.L. krejt realisht nuk e di atė kalvar, se ndryshe, nė njė koment tė fundit nuk do tė pėrflitėte fort ligsht e jashtė etikės sė shkrimtarit, se si qėnka veshur Profesor Qosja me fustan kur dėbohej mbarė njė popull. Nė atė tmerr, a nuk kishin halle tė tjera njerėzit e masmedias apo veē tė pėrgjonin se si u vesh e si doli nga rrethimi i djajve tė vdekjes pofesori i moshuar. E po tė ishte babai ynė ai qė nė atė tmerr tė ishte veshur me fustan ēfarė do tė thonim?! A do tė gėzoheshim qė shpėtoi apo do ta pėrgojonim pėr tia nxirė jetėn? Pėr mė tepėr, mos vallė pantallonat e jo fustani qėnka krenaria e shqiptarėve. Po kėto pantallona qė veshim sot, nė histori kanė ardhur vonė. Po fustanella e Gjirokastrės (se Ēerēizit) dhe krejt jugut, ku vajti, si u harrua, u shua bashkė me trimat e historisė...
    Trimėrinė e urtėsinė nuk e bėjnė pantallonat i dashur koleg nė Tiranė. Kurrsesi nuk mund tė bie dakort me komentin tuaj idhnak pėr Rexhep Qosen, por le tė merremi me Ahmet Hasanin e Zvicrrės se ky i ka fjalėt e kolumnit mė tė rėnda se sa guri mbi shpatullat e burrit.
    Pra, si mund ti thuhet Rexhep Qoses "ik!"? Po Kosova nuk ėshtė vetėm ēeshtje e atyre qė jetojnė nė Kosovė, por e tė gjithė shqiptarėve kudo ku jetojnė nėpėr botė, se duhet ta keni dėgjuar emrin e Skerdilajd Llagamit, djalė i veten, nė moshė te re e pa u bėrė ende dhėndėrr, komandantit i formacioneve tė UĒK-sė, qė luftoi nė Kosovė e nė Iliriadė ku, nė kėtė tė fundit, ra heroikisht. Ai nuk u lind nė Kosovė, por nė Tiranė e shkoi e dha jetėn e vet pėr ēėshtjen shqiptare.
    E si tash, po na u pėrjashtoka prej Kosove, e prej kombit pėr tė cilin ka dhėnė aq shumė, njė burrė shqiptar, dijetar, shkrimtar, si Rexhep Qosja kur prej veprave tė tij edhe pse nė Shqipėrinė e mbyllur, ushqeheshim me atdhedashuri.

    Prandaj mos i thuaj Rexhep Qoses ik! Mos shkruaj marrėzira se ėshtė turp e tė qeshin bota. Tė qeshin njerėzit, madje edhe bashkėfshatarėt e tu kur ta marrin vesh se si tallesh ti me Adem Demaēin. Adem Demaēi para se njeri ėshtė histori. Ėshtė lapidar i gjallė paēka se mund tė mos jemi i nje mendje me ndonje tezė tė tij, fundja nė demokraci e pluralizėm jetojmė, nė njė botė ku respektohet e nuk pėrtallet mendimi ndryshe.
    Rugova, Qosja, Demaēi, Agani, Thaēi, Sejdiaj, Shiroka, Krasniqi, Cana, Limaj, Hajradinaj, janė burra shqiptarė qė i pėrkasin tėrė kombit, pavarėsisht se ēfarė kontradikta e konflikte kanė patur apo kanė nė mes vedit...
    E duhet ta dish mirė se nuk matėsh dot as me hijen e tyre prandaj ndreqe gojėn e mos i lė turp vedit se qėnke dhe ingjinjer nė Zvicrėn e kulturuar e diē prej saj duhet tė kesh mėsue veē teknologjisė.
    E si pėrfundim, nuk ka rėndėsi se me cilėn dorė shkruan, por ka rėndėsi se cilėn pjesė tė trurit vė nė punė kur merr tastin e kompiuterit e, lum Ahmeti, ke harrue bash krejt se nė kompiuter jo vetem ti, por tė gjithė shkrimtarėt i pėrdorin tė dyja duart, e nuk ke pas nevoje me i vue shkrimit nje titull alogjik, qė ofendon krejt pa shkak ndonjė mėngjarash qė nuk i ka faj kurrkujt nė kėtė botė ēfarė nėnkupton edhe ty.

    Shpresoj se do te nisėsh tė kuptosh se, kushdo qė e gjuan diellin me baltė ja zėn sytė vetes e, me sy tė mėshilun, nuk di me shkue as deri tek bunari... e mbetet tėrė jetėn me fytyrė tė palarė! Sepse, le ta thjeshtesojme alegorinė, nėse u merr nderin tė tjerėve, mund tė jesh shumėēka, por jo i ndershėm.
    Ai qė nuk ka respekt pėr burrat e kombit nuk ka respekt as pėr prindėrit e vet, e rrjedhimisht as pėr vetveten. E kjo ėshtė diē mė shumė se ajo qė i thonė mjerim i shpirtit, ase, tė kesh Saharė nė ngrehinen e gjoksit.
    Prandaj: Mos i thuaj Rexhep Qosės "ik!"!

Faqja 71 prej 119 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •