Close
Faqja 68 prej 119 FillimFillim ... 1858666768697078118 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 671 deri 680 prej 1190
  1. #671
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Ajo qė ėshtė mė sė brengosėse dhe shihet qartė kėto vite tė fundit kahu i shpifjeve dhe i sulmit qė pėrdorė Qosja kundrejtė Kadaresė! Tashmė nė plan tė parė nuk ėshtė dhe aq ideologjia e kaluara dhe vlerat e dyshmėta, sipas Qosjes, tė veprės sė Kadaresė, por religjioni, pra gjoja "antisilamizmi"dhe identiteti europian i shqipėtarėve i Kadaresė! Dihet se Qosja ka kundėrshtuar identitetin europian tė shqipėtarėve dhe tashmė akuzon qarqet letėrare e politike ndėrkombėtare se Kadarenė e mbajnė dhe e shpėrblejnė se gjoja ky qenka njė antislamist! Ai me kėtė thuase bėnė thirrje pėr bojkotin e veprės sė Kadaresė nga lexuesit shqipėtarė(tė besimit islam) gjė qė nuk i shėben harmonisė ndėrfetare ndėrshqipėtarėt tė tė tri feve!
    Por qellimi nuk zgjedhė mjetin, kanė thėnė dhe Qosja nuk zgjedhė mjetin kur ėshtė fjala tė Kadare, sulmet ndaj tij, zhvlerėsimi i autoritetit tė tij moral, njerėzor e letėrar! Efektete e kėsaj propagande kundrejt Kadaresė janė asfere tė dashamirėt e veprave letėrare tė Kadaresė kudo nė botė, porse Qosja do tė ishte shumė i kėnaqur qė bile, ndėr shqipėtarėt sado kudo tė nxihet sa emri dhe autoriteti i Kadaresė, pa marrė parsysh se cfarė pasojave mund tė kėtė propaganda e tij.
    Nuk mund tė pritet gjė tjetėr nga ai, pra nga Qosja, i cili pėrkrahte dhe i jepte zjarr "Revolucionit tė vonuar demokratik" nė Shqipėri, nė vitin 1997.
    Ka tė dhėna se Akademisė sė Nobelit nė Stockholm i kanė shkuar shumė "materiale" shpifėse kundrejtė Kadaresė, madje edhe sosh qė ai ka qenė njė gardian burgu...! Pra, pėr bashkėkombėsit e Ismail Kadaresė e "ndihmonin"(rast i vecant nė botė, e kjo e vecant ndodhė vetėm tė shqipėtarėt) atė pėr tė konkurruar nė cmimin mė prestigjioz pėr letėrsi nė botė, sic ėshtė ai "Nobel, edhe me kėso shpifje!
    Sigurisht se kėto kuzhina shpifjesh ka pasur dhe ka ndėr shqipėtarė, mė mirė tė thuhet ndėr antishqipėtarė, brėnda shqipėtarve!


    Kėtu mė poshtė po e jepim njė shkrim komplet tė njė gazete pėr mllefin e pėrhershėm dhe aktual tė Qosjes

    MLLEFI ANTIPATRIOTIK I AKADEMIKUT

    Vdekja kulturės shqiptare nuk vjen prej syve tė Qosjes

    (Shkruar nga Miranda Haxhia dhe botuar nė Gazeta "Bota Sot", e Merkure 2 shtator 2009)


    Nuk e pėlqejnė Kadarenė "Qoset" e vegjėl. Krehėri i Qoses e lexon letėrsinė shqiptare si me sfurkun e fshatit tė tij, kurse bota e lartė, kritika e specializuar botØrore vazhdon ta lexojė me kodet e saj, tė letėrsisė sė vėrtetė, tė stilit, tė formės, tė alegorisė, tė narracionit, tė historisė sė Shqipėrisė qė pėrcjell, tė asaj qė nuk bėn dot njeri i zakonshėm, por vetėm fshehtėsia e gjeniut.

    Askush nuk ma zgjatė dorėn pėr njė ndihmė tė tillė. Tė gjithė mė shikojnė me sytė e mosbesuesit. Cfarė kėrkon? Krehėri i Rexhep Qoses nuk mund tė krehė letėrsinė shqipe, sepse nuk ekziston njė krehėr i till pėr kėtė njeri. Nuk ia fal asnjė shitės cikėrrimash, sapo tė shikojė e jo mė sapo ta lexojė! Sepse vet Qosja nuk ka krehėr; sepse i kanė rėnė edhe ato pak fije dije dhe kulture qė mbartte dhe ne i kemi lexuar qysh nė kohėn e diktaturės, por qė asnjė nga studentet e mi qė studiojnė marrėdhėnie ndėrkombėtare nuk i kanė lexuar asnjė libėr, edhe pse unė kam kėmbėngulur ta lexojnė, pasi dikush prej tyre nė tė ardhmen do tė jetė ambasador nė Kosovė e do t“i duhet tė dijė pėr kulturėn e Kosovės. Nuk ua mbush dot mendjen, sepse studentėt nuk janė vetėm studentė, janė edhe patriotė, janė edhe dashamirės tė vendit dhe kulturės sė tyre. Sepse vet janė prodhim e rriten mes kulturės shqiptare. Por, nėse nuk ua mbush mendjen tė lexojnė njė libėr tė Qosjes, do kėmbėngul t“u rrėfej se, "Vdekja, kulturės shqiptare nuk vjen prej syve tė tillė" (tė R.Q), por do t“u tregoj se si na ka zili cdo kulturė e vendit tjetėr emra tė tillė si Ismail Kadare, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ali Podrimja, Koco Kosta, Fatos Kongoli, At Zef Pllumi etj, etj, dhe jam i bindur se kėto emra janė tashmė tė sklerozuar nga mllefi antipatriotik i akademikut tė fshatit, Rexhep Qoses. Tė mohosh vlerat e asaj qė ėshtė krijuar nė shekuj, nė vite, nė muaj dhe nė ditė, duke u mshehur pas njė mllefi dhe skleroze kuklturore, do tė thotė tė harrosh nė shtėpi pasaporten shqiptare dhe tė nisesh pėr tė kėrkuar njė avion e t“u thuash mė hipni pasi nuk jam i kėtij dheu, se letra me tė cilėn ėshtė bėrė ajo pasaportė ėshtė e cilėsisė jo tė mirė!
    Krahasim paksa i thjeshtėzuar, por i denjė pėr fyerjen e madhe qė i bėnė njė njeri si Rexhep Qosja gjithė kulturės shqiptare dhe emrave tė saj tė vecantė. Nga maratona e gjatė e debatit pėr identitetin shqiptar, ai fitoi popullaritetin vetėm se pėrmendej krah emėrit tė Kadaresė, jo se kujton kush librat qė ka shkruar, pasi ati kanė mbetur nė ndonjė bibliotekė tė mykur e dalė boje. Dhe tė gjithė e ndiejnė se inatin e tij e ka vetėm me Kadarenė. Kur Kadare mori cmimin "Man Booker International" nė Britani i pėrzgjedhur mes 17 pretenduesve, qė janė shkrimtarėt mė tė njohur tė tė gjithė botės, mes tyre katėr nobelistė si Markez, Mafuz, Kenzabua Oe dhe Gras, pėr fat tė keq nuk e kishin ftuar edhe akademikun tonė, ndaj kultura e fshatit tė tij nuk matet me kulturėn qė Shqipėria i pėrcon Europės. Pėrseris se inati i tij ėshtė vetėm kundėr Kadaresė. E ka marrė vesh Qosja se pėr shkak tė nivelit tė librit tė parė "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", Kadare mori dhe mban urdhėrin mė tė lartė tė Francės: Oficer i Legjionit tė Nderit si dhe Anėtar i Akademisė Franceze, asaj Akademie Franceze, anėtar i sė cilės ėshtė dhe papa Bendedikti dhe u pranua nė njė ditė me ish-Presidentin Ronald Regan, duke zėvendėsuar filozofin e shquar vienez Karl Poper?
    E di Rexhep Qosja se Kadare ka marrė cmimet mė joshėse tė botės sė letėrsisė si cmimi Cino del Duca e Mediterane nė Francė, Cmimi Kavur nė Itali, cmimi Hreder nė Gjermani, cmimi "Pėr tė drejtat i njeriut" nė Hollandė. E di Qosja se Kadare studiohet nė tekstet e shkollave tė mesme nė Francė, tė cilat kėrkojnė njė status shkrimi qė ėshtė nė shėnjė tė qendrueshmėnisė, status qė e kanė shkrimtarėt qė janė klasik pėr njė kulturė? E di Qosja se nė Amerikė u botua nėn njė edicion special nė letėr alumini libri "Ditė Kafenesh"; se Universiteti i Harvardit e vė romanin "Kronikė nė gurė" ndėr 100 romanet mė tė rėndėsishme tė shekullit XX; e di ai qė amerikanėt pėrzgjedhin librat "Pallati i ėndrrave", "Doruntina" e "Kronikė nė gurė" pėr lexim tė detyrueshėm nė lėndėn e shkrimtarisė tė tė gjitha universiteteve tė SHBA-sė?
    E di Qosja qė universitetet mė tė shquara amerikane e ftojnė si njė nga shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm tė Evropės qė tė mbajė leksione? Ka folur pranė poetit John Ashbery, foli nė universtitetin Prinston dhe salla u ndje e nderuar nė praninė "e shkrimtarit mė tė madh evropian dhe tė poetit mė tė madh amerikan". E di Qosja se opinioni i universitar i Prinstonit nė Shba ėshtė shprehur pėr J. Ashbery-n si poeti mė i madh i Amerikės dhe pėr Kadarenė si shkrimtari mė i madh, i gjallė i Europės; apo qė Erik Hobsbaum e quan Kadarenė zėdhėnes tė njė populli tė vogėl malor? Emri i tij ėshtė nė libra tė tillė enciklopedikė si "Larousse apo "Who is Who". I " dogji" Qoses kur shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare fitoi cmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias pėr Letėrsinė" (prince ofasturias award for letters). Pėr kėtė cmim ishin nominuar emra tė mėdhenj tė letėrisisė botėrore, mes tė cilėve shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari cek, Milan Kundera.
    Dhe sė fundmi, ky vend qė ka kulturė tė tillė, ka gjasa tė jetė mė i vogėl se fshati i Qoses? Ja dhe ma dhatė Krehėrinė. Por cfarė ti krehim Qoses?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DardanG : 05-09-2009 mė 10:59

  2. #672

    Papėrgjegjėsia e akademikut

    Papėrgjegjėsia e akademikut

    » Dėrguar mė: 05/09/2009 - 10:54

    Ahmet Selmani

    Debatet qė zhvillohen pėr letėrsinė shqiptare gjithsesi janė tė mirėseardhura nė ēdo kohė, kuptohet kur ato kanė karakter konstruktiv dhe tė argumentuar, por kur ato dalin nga suazat e kėtilla, kur shkelin mbi arsyen e shėndoshė, sidomos kur prapa tyre fshihen qėllime tė mbrapshta, atėherė shndėrrohet nė skandale tė vėrteta. Mbase e kėtillė ishte edhe ligjėrata me titull "Zhvillimi i shpejtuar i letėrsisė shqipe", e akademikut Rexhep Qosja, tė cilėn e mbajti para tė pranishmėve nė Seminarin Ndėrkombėtar tė Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės Shqiptare, (gusht 2009). Lidhur me kėtė ėshtė e nevojshme tė thuhet se, R. Qosja bėri njė rrokme tė pahijshme, duke mos mbajtur fare llogari se ēfarė pėrshtypje do tė linte para albanologėve tė huaj, tė ardhur nga viset e ndryshme tė botės. Ai, duke bėrė fjalė pėr letėrsinė shqiptare, nė mes tė tjerash, theksoi: "Letėrsia shqipe ka patur njė zhvillim atipik apo tė shpejtuar, ndryshe prej letėrsive tė mėdha evropiane". Dhe, natyrisht nuk e la vetėm me kaq tezėn e tij kaq mohuese, por vazhdoi duke e shtruar edhe pyetjen: "Ēka do tė thotė zhvillim atipik i njė letėrsie kombėtare?" Ashtu siē pritej nga tė gjithė pjesėmarrėsit, edhe pėrgjigjen pėr kėtė prapė e dha vetė: "Do tė thotė zhvillim i veēantė qė ndryshon pak a shumė prej zhvillimit tė letėrsive tė tjera. Nuk ėshtė letėrsia shqipe e vetmja letėrsi nė Evropė e cila ka shėnuar njė zhvillim atipik ose zhvillim tė shpejtuar nė historinė e saj."

    Teza dhe gabimet

    Kjo tezė sa naive, aq edhe djallėzore e shtruar nga ana e tij, doemos tė shtyn qė ta komentosh. Sė pari, kur letėrsinė shqiptare nė pėrgjithėsi e shpall me gojėn plot si atipike ose tė shpejtuar, gjithsesi ndihesh i prekur e i pėrbuzur, aq mė tepėr kur i pėrket kėsaj, kur je rritur dhe formuar me tė. Pra, formulimet e mėsipėrme "atipike" ose "e shpejtuar" mund tė nėnkuptohen nė shumė mėnyra; bie fjala, si letėrsi jonormale, artificiale, e sforcuar, e parakohshme, dėshtake, e papjekur, shkel e shko, mediokre, joserioze etj. Vėrtet ėshtė pėr t'u habitur prej nga gjithė ky zell provokues qė po vjen pikėrisht nga Rexhep Qosja? Ose, ēfarė iu desh atij qė ta shpallė letėrsinė shqiptare si tė tillė? Kėndej patjetėr duhet tė themi se nė radhė tė parė kjo ėshtė njė vetėvrasje intelektuale pėr tė, por edhe njė fyerje e rėndė pėr gjithė letėrsinė shqiptare, pėr tė mos thėnė edhe njė veprim armiqėsor ndaj saj. Prandaj, edhe ēdo reagim qė mund tė vijė pėrkitazi me kėtė ėshtė shumė i pritshėm dhe i arsyeshėm. Sė dyti, R. Qosja nė vazhdim e bėri edhe njė marrėzi tjetėr, kur para tė pranishmėve e shtroi edhe pyetjen e dytė: "Cilat janė kėto letėrsi nė Evropė qė kanė njė zhvillim atipik nė letėrsinė e tyre?". Pėr fat tė keq duhet theksuar se pėrgjigjja ėshtė edhe mė e marrė se pyetja. Pėr sa i pėrket kėsaj, ai pėrsėri u pėrgjigj vetė: "Studiuesit dhe historianėt e letėrsive tė Evropės thonė se kėto janė letėrsi tė popujve qė kanė qenė tė pushtuar prej Perandorisė Osmane dhe historitė e letėrsisė tė popujve qė kanė qenė tė pushtuar prej Perandorisė Austro-hungareze. Do tė thotė se kėto janė letėrsia shqipe, greke, bullgare, serbe, rumune, malazeze, maqedonase, kroate, sllovene". Vallė ē'ėshtė ky arsyetim? Kėtu ka njė kundėrthėnie shumė tė ēuditshme; nė njėrėn anė u referohet studiuesve tė huaj, qė vetėm ai i di, domethėnė dėshmon se kjo nuk ėshtė tezė e tij, por e dikujt tjetėr, pėr tė mos thėnė ndoshta edhe e trilluar dhe, nė anėn tjetėr, aty e fut edhe letėrsinė shqiptare, pa qenė i vetėdijshėm se ē'po bėn. Me sa duket, R. Qosja realisht nuk e njeh as letėrsinė shqiptare, e lėre mė letėrsitė e pupujve qė i pėrmend. Atėherė, prej nga gjithė ky pėrgjithėsim kaq neveritės? Natyrisht, qėllimi fshihet brenda qenies sė tij tė kompleksuar, i cili nė momente tė caktuara di tė tė trallisė me energjinė e tij negative. Se kėto janė gjėra shumė tė tepruara e tė paqėndrueshme, dėshmon realiteti qė ka tė bėjė me letėrsinė shqiptare dhe letėrsitė e popujve tė Ballkanit. Sa pėr dijeni, nė secilėn gjuhė kryesisht pėrkthehen dhe botohen autorėt e huaj, kuptohet ata mė tė mirėt. Prandaj, ky parim vlen edhe nė gjuhėn shqipe, ku janė pėrkthyer dhe botuar librat mė tė mirė tė autorėve qė u pėrkasin kėtyre pupujve qė i pėrmend ai. Atėherė si mund t'i fusė nė atė kategori autorėt si J. Seferis, N. Kazanxaqis, M. Kėrlezha, Danilo Kish, Ivo Andriq, Mesha Selimoviq, M. Paviq, Marin Soresku, Nikita Stėnesku etj? Nėse kėta autorė i duken atipik ose tė shpejtuar, atėherė nuk ėshtė diēka nė rregull me shijen dhe me kriterin estetik tė tij. Duket qartė se kjo ėshtė njė megalomani jashtėzakonisht e mbrapshtė. Sė treti, pėr ta pėrligjur marrėzinė e tij lidhur me letėrsinė shqiptare, R. Qosja mė tej shton edhe njė gjė: "Megjithėse ka shkrimtarė shqiptarė qė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, siē ėshtė Ismail Kadare, i cili ka fituar shumė ēmime tė rėndėsishme letrare evropiane dhe ėshtė i nominuar pėr ēmimin Nobėl pėr letėrsi, nuk duhet krijuar iluzione se letėrsia shqipe ėshtė letėrsi me vlera evropiane". Pra, sipas tij, edhe Ismail Kadare na bėka letėrsi atipike ose tė shpejtuar, dhe si i tillė, ai nuk paska vlera evropiane. Kėshtu, akademiku, qė beson se ėshtė babai i kombit, i mėson pjesėmarrėsit e huaj qė tė mos merren shumė e shumė me kėtė autor, pavarėsisht qė veprat e tij janė pėrkthyer e botuar nė dhjetėra e dhjetėra gjuhė tė botės dhe njihet gjithandej rruzullit, e nė sajė tė tij njihen edhe shqiptarėt si popull. Sipas kėsaj logjike, del se tė gjithė tė huajt qenkan kokėkrisur qė merren me veprat e Ismail Kadaresė. Ndaj, pėr t'i bindur ata se realieti ėshtė krejt ndryshe, ai u thotė atyre se nuk ka nevojė t'i krijojmė vetes iluzione.

    Skandali

    Teksa i shohim kėto gjėra kaq tė mjerueshme, s'kemi si tė mos i konsiderojmė si tepėr skandaloze. Kjo bėhet edhe mė e mjerueshme kur dihet pėrvoja e tij nė fushėn e studimit tė letėrsisė shqiptare, veēanėrisht asaj tė periudhės romantike. Ai e di fort mirė letrėn e Lamartinit qė dikur ia dėrgonte Jeronim de Radės, kur i thoshte se poezia ka lindur nė brigjet tuaja dhe atje duhet tė kthehet. Sigurisht Lamartini nuk e thoshte kotas kėtė gjė, por nga bindja e paluhatshme, ngaqė i kishte lexuar vargjet e De Radės. Atėherė pse letėrsia e Lamartinit na qenka evropiane, ndėrsa ajo e De Radės dhe e autorėve tė tjerė shqiptarė na qenka atipike ose e shpejtuar? Me sa duket, e keqja mė e madhe e Rexhep Qosjes ėshtė se pėrpiqet t'i godasė vlerat mė tė larta, siē vepron me Ismail Kadarenė, duke e keqpėrdorur autoritetin e tij pėr njė qėllim shumė tė ulėt e ziliqar. Megjithatė, lexuesit tanimė e kanė tė qartė mendjemadhėsinė e tij, i kanė lexuar edhe polemikat me Ismail Kadarenė, rekomandimet fyese tė kėtij tė fundit pėr tė shkuar ai te neuropsikiatri etj., por kjo nuk paraqet kurrfarė arsyeje qė ai tė rrefkėtohet dhe t'i japė tė drejtė vetes pėr ta goditur e nėnēmuar gjithė letėrsinė shqiptare. Kur vepron kėshtu me I. Kadarenė, atėherė ē'paska mbetur me tė tjerėt? Pra, ky studiues harron se letėrsia shqiptare ka vlera tė mirėfillta jo vetėm me I. Kadaresė, por edhe me Anton Pashkun, Martin Camajn, Azem Shkrelin, Mirko Gashin, Fatos Arapin, Moikom Zeqon, Mehmet Krajėn, Teki Dervishin, Ali Podrimjen, Eqrem Bashėn, Vath Koreshin, Mimoza Ahmetin, Visar Zhitin, Ridvan Dibrėn, Besnik Mustafajn, Agron Tufėn etj.

    Tė huajt dhe tanėt

    A thua R. Qosja e ka pyetur veten ndonjėherė se ēfarė kanė mė tepėr se autorėt e mėsipėrm, ta zėmė Gabriel Garsia Markezi, Le Klezio, Dario Fo, Doris Lesing, Joze Saramango, Vaclav Havel, Milan Kundera, Ernesto Sabato, Paulo Koelo, Dan Braun etj.? Me sa duket, R. Qosja i ka lexuar shkel e shko autorėt e mėsipėrm shqiptarė, ose shumicėn prej tyre ndoshta edhe s'i ka lexuar fare, madje pėr disa as qė i ka shkuar ndėr mend se ekzistojnė. Kur i merr parasysh kėto gjėra, thirrja e secilit shqiptar me arsye tė shėndoshė do tė ishte kjo: Nuk duhet tė bėhemi aq mohues e poshtarakė qė t'i nėnēmojmė autorėt tanė. Ėshtė tjetėr gjė qė ne nuk kemi arritur t'i afirmojmė ashtu siē ka ndodhur me Ismail Kadarenė, por e vėrteta ėshtė se kėta emra janė tė denjė pėr t'u ndodhur nė krye tė listės sė veprave mė tė mira evropiane dhe mė gjerė, jo pse kemi dėshirė ne, por se kėtė e thonė vetė tė huajt. A thua nuk i mjaftojnė R. Qosjes ato qė i thonė vetė tė huajt pėr letėrsinė shqiptare? Ja, po ia pėrkujtojmė vetėm disa mendime lidhur me veprėn e Ismail Kadaresė: "Njė nga romancierėt mė tė shquar tė kohės sonė, nė tė gjithė botėn dhe nė tė gjitha gjuhėt" (Bruse Bauėer), "Shumė njerėz, nė gjithė botėn, falė kėsaj vepre kanė zbuluar Shqipėrinė" (Eric Faye), "Nga Shqipėria e vogėl na ka ardhur njė shkrimtar i madh" (Guy Le Clec'h), "Shqipėria me Ismail Kadarenė e ka jetėn pėrpara" (Laurence Cosse), "Ai ka shkruar disa nga romanet epike mė tė bukur tė kėtij shekulli" (Claude Jennout), "Kadareja pėlqehet mė shumė se Gabriel Garsia Markesi (Xhon Abdajk), "Njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė botės qė jeton" (Jean-Christophe Casteli) etj.

    Vlerėsimet pėr letėrsinė tonė

    Po ashtu, sa pėr ilustrim po e pėrkujtojmė R. Qosjen se mendime shumė tė larta pėr letėrsinė shqiptare kanė dhėnė edhe disa, tė cilėt mė herėt kanė qenė tė njohur me qėndrimet e tyre antishqiptare, por qė mė nė fund e kanė pranuar realitetin e pakontestueshėm. I tillė ėshtė shkrimtari maqedonas, Ante Popovski i cili mė nė fund pat thėnė troē: "Tek unė gjithnjė e mė tepėr forcohet bindja se poezia bashkėkohore shqiptare ėshtė njėra nga poezitė mė autoktone nė qarkun letrar evropian dhe njėra nga poezitė prijėse qė krijohet nė Ballkan". Kur kėto mendime kaq pozitive i shprehin vetė tė huajt, atėherė pse tė bėhemi ne shqiptarėt kaq mohues ndaj vlerave tona? S'do mend, aq mė tragjike duket kur kėtė e bėn njė historian i letėrsisė, siē ėshtė Rexhep Qosja. Por edhe mė shumė se tragjike ėshtė kur kėtė e bėn para albanologėve tė huaj, tė cilėt vijnė qė tė njihen me letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, qė dikush t'i udhėzojė e t'i informojė. S'kemi si ta kuptojmė ndryshe kėtė veprim tė R. Qosjes, pėrveē si njė kryeneēėsi destruktive pėr qėllime personale. Tė gjithė ata qė e kanė pėrcjellė krijimtarinė e tij nė fushėn e letėrsisė e dinė mirė se vite me radhė ai fliste shumė fjalė tė mėdha pėr veprėn e Ismail Kadaresė, por tani ka ndryshuar krejtėsisht dhe harron se ēfarė ka thėnė. Marrėdhėniet e acaruara me tė flasin qartė se ai ka krijuar njė armiqėsi dhe njė xhelozi tė sėmurė, madje, me sa duket, edhe tė pashėrueshme. Pra, mėrinė qė ka ndaj tij, akademiku Rexhep Qosja pėrpiqet qė ta shprehė edhe para albanologėve tė huaj. Por me kėto sjellje ai po na del krejtėsisht i papėrgjegjshėm dhe i pandėrgjegjshėm pėr dėmet qė mund tė shkaktojė.

    gazeta shqiptare

  3. #673
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Mendoj se ėshtė mė mirė tė thuhet e vėrteta "para" dhe "pas" albanologėve ndėrkombėtarė dhe vendor e jo vetėm atyre se sa tė fshihet ajo.

    Kur e fsheh tė vėrteten , njėkohėsish po e dezinformon , nė rredh tė parė veten e pastaj edhe tė tjerėt.

    Kur nuk e di tė vėrteten , pra kur mashtrohesh apo mashtron tė tjerėt , mundėsia pėr tė pėrmirsuar gjendjen ėshtė shumė e vogėl gati e pamundshme, sepse problemet nuk ekzistojn , sepse i kemi fshehur dhe nė sy tėtjerėve nuk ekzstojnė , pranadaj po more iniciativa tė ndryshosh dicka bėhemi tė dyshimt.

    A nuk ėsht pra mė mirė qė tė dalim me tė vėrteten par botės , dhe pastaj tė miren masa pėr tė bėr dicka.
    Albanologėt , vendor dhe ndėrkombėtar , po e ditėn tė vėrteten , jam i bindur se do tė ndihmojn qė pozita e letėrsis shqipe e jo vetėm letėrsia po albanologjia nė pėrgjithėsi tė pėrmirėsohet .

    Nuk po e kuptoi reagimin e z. Ahmet Selmanit , ku nė vend se tė analizoi dhe tė shef se Letėria jonė nuk ėshtė nė gjendjen mė tė mirė , pėr tė mos thėnė nė pozitene artė , por pėrkundrazi nė atė cfarė realisht ėshtė , kėrkon qė tė fshehim ket gjendje .

    Po , athu albanologėt ndėrkombėtarė , a janė nė rrjedhat e zhvillimit tė letėrsis shqipe?
    Unė mendoj se po.
    Nuk besoj se alabnologėt ndėrkombėtare do tė ndiheshin komod po qė se Rexhep Qosja do tė dilte me fjalė mashtruese para tyre. Ata do tė humbnin nė rradh tė parė respektin pėr albanologėt vendor e edhe tė Qosjes.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  4. #674
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    A jeni duke diskutuar per nje far Rexhep Qosja, qe duke menduar se populli shqiptare eshte nje popull i prapambetur mentalisht, popull budalle si gjaja qe han kashte, pa fara ne krye hiē dhe qe nuk kupton absolutisht asgje, menjehere pas luftes ne zgjedhjet e para kosovare thoshte: "Me votoni mua, se une ju garantoj qe do ta beje Kosoven Zvicer per vetem nje vit". Une jetoj ne zvicer, dhe e di qe Kosoves i duhen se paku 100 vite per tu bere si Zvicra, dhe kete vetem nese zhvillohet ekonomia shum shpejt, ndonje bum ekonomik, se perndryshe nuk mund te behet kurre, nuk ka kurrfar shance hiq, kurse ky far "Akademiku" na garantonte per 1 Vit.

    Po ti thoshte keto fjale nje femije kater vjeq, do te duhej t'ia zinim shume per te madhe, dhe do te duhej ta qortonim shum ashper per ate pordhe qe e leshoj nga goja tije.

    Rexhep Qosja ka qene edhe per mua njeri i madh, ne nje far kohe kur ndegjoja fjalimet e tij neper TV dhe Radio, deri sa e kam pa nje here Live duke folur, dhe aty e kuptova qe nuk ish aq inteligjent e aq i madh siē mendoja. Aty e kuptova qe fjalimet e tije qe i kisha ndegjuar me heret, kishin qene te pergatitura me muaj, apo ndoshta me vite, sepse ne diskutimet Live ai njeri as dy fjale bashk nuk mundej ti beje. Me vone, pas luftes se Kosovės kur ndegjova nga ai ate marreziren e madhe qe do ta beje Kosoven Zvicer per nje vit, nuk i besoja vesheve te mi qe e tha kete fjali Akademik Rexhep Qosja. Ky ishte kulminacioni. Dhe me vone me ra rasti te lexoj nje artikull per Enver Hoxhen dhe Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhės Shqipe, me 1972 ne Tirane, ku e kuptova me se miri se kush na qenka ky far Akademiku. Qe nga aty une personalisht nuk e dua (se ma ka ofenduar shum keq popullin tim), dhe do ta them gjithmone mendimin tim haptas, do t'ia thoja edhe atije ne fytyre qe ai nuk eshte nje intelektual i madh dhe akademik, por eshte nje idiot i madh me shum lesh ne fytyre qe e quan veten akademik.

    Mirpo edhe populli ia dha ate qe e meritonte ne mes te pazarit me tomate krese, ketij far kaleshit, se ta ofendosh tere popullin aq keq nuk te duron askush.

  5. #675
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Regjep qosja,njer qe sheh larg njeri qe e thot te verteten haptas,nuk frigohet prej te vertetes dhe larg prej disa qe e quajn veten akadimik,esht shkrimtar qe shkrimet etij nuk mund ti kuptojn nje pakic njerzish,te tjeret i qmojn veprat e tij plot domethenjes,njeri i penes te kombi shqiptar.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  6. #676
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120

    Qosja eshte nje kala e paperballushme per liliputanet qe e sulmojne.

    Te gjithe ata qe po i versulen Rexhep Qoses me intriga e akuza pa asnje argument si pro orientalist,antieuropian, etj. ,nuk mund ti shkaktojne asgje me shum se pickimi i mushkojave ne ***** te luanit. Ai eshte besnik i fajes dhe ze i se vertetes. Krijimi i iluzineve se jemi ashtu si deshirojme te jemi e jo ashtu si ne te vertete jemi eshte vetem nje vetemashtrim alla berishian i cili don te na binde se jemi se bashku me Kinen vendi me i zhvilluar ne bote vetemse ne kete nuk po arrijme ta shijojme me bark bosh.
    Akademiku i nderuar ,plaku i urte i Vuthajve eshte zeri i se vertetes dhe i arsyes
    e kjo e bene ate kala te pa perballushme per keto mushkajat te cilat i ngordhe acari i pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hasjani 51 : 07-09-2009 mė 05:43

  7. #677
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Qosja eshte pjerdhur nga trute more profesor.

  8. #678
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Qosja eshte pjerdhur nga trute more profesor.
    Jo ore njeri i mire ai vetem pasqyron realitetin ne veprat dhe shkrimet e tij e kjo shkakton paknaqesi tek disa tek ata te cilet ose nuk duan te perballen me te verteten e realitetin ose kane krijuar per veten dhe familjet e tyre fale privilegjive te pamerituara nje jete ndryshe nga ajo e shumices dermuese te shqiptareve dhe na akuzojne pse nuk jane edhe ata qe memzi mbijetojne njesoj te lumrur.
    Hendeku mes realitetit dhe deshirave eshte shum i madh ,duhet te keshe imagjinate te bujshme per vete ta tejkalosh se lere me te bindesh te tjeret me prralla.E kupton pra se faji nuk eshte te QOsja qe na fotografon ashtu si jemi e jo ashtu si deshirojme .

  9. #679
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Mua po mė vjen keq nga niveli i atyre 4 dhe tash i 5-ti , qė kan reaguar ndaj shkrimit te Akademikut Qosja ,nė atė mėnyr cfarė e kanė bėrė.

    Natyrish , ata e bėjnė kėtė duke mos pas argumente , dhe filojnė sulme nė personalitetin e akademikut , dhe cfarė thonė: plak. inaqor e ku ta di unė se cfarė.
    Kjo vetØme tregon nivelin e kėtyre 5 vetave .
    (nuk po pėrmendi kėtu disa forumista qė kan pėrseritur pothuajse tė njėjtat gjėra si "mėsuesit " e tyre, por kėta jan edhe mė tė pavlerė natyrisht se ata tė 5-tė)

    E kam thėnė dhe po e pėrseris : Qosja ėshtė i pregatitur dhe prandaj fiton gjithmpnė, sepse ka edhe tė vėrteten me vete.
    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  10. #680
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ja si mendoj une. Kerkoj ndjese tifozave. Mos harroni qe ky shkrim behet nga buza e plasur. Mua nuk me pelqen sherri Qose - Kadare, apo Qose me te tjeret. Qose asht i Madh. Por ka mbetur VETMITAR. Une i uroj shendet akademikut tone Qose!!!!!!

    Ndrroni ilaēet zotri akadem(y)k!...


    Nė kapėrxyell tė viteve ’70-tė, u dha porosi nga Fronti Demokratik tė hiqen antenat!...
    Pullazet dhe taracat mbetėn vendstrehim vibratorėsh qė kapnin vetėm stacionin televiziv tė Tiranės. Pra me kontinentin asnjė lidhje. Antenat u hoqėn, madje nismėn e morri njė militant dibran qė nuk kishte as televizor…Mė dukej se quhej Rexhep, madje ishte dhe qose…(!)
    Pikėrisht izolimi ndaj Europės i interesonte partisė dhe levės sė saj Frontit. Realisht atdheu i shqiponjave kishte vetėm dy “ambasadorė” qė pa Letėr Kredenciale, ishin atashuar hijshėm nė continent: Ansambli Shtetėror i Kėngeve dhe Valleve Popullore dhe veprat e Kadaresė.
    Mos tė harrojmė se De Rada, Dara, Chajupi, At Fishta, Dom V. Prendushi, At, Koliqi, Fan Noli, F. Konica, Migjeni, Chri Chri, , e plot e plot tė tjerė shkruanin e botonin nė Europė, madje disa prej tyre ishin dhe anėtarė tė akademive europiane.
    Mbaj mend qė u pėrkthyen nė frėngjisht edhe F. Arapi, N.Lako, A.Varfi, I.Kadare, D. Agolli, F. Kongoli etj.etj. si krijues me vlera. Sa mirė!
    Lexoj me shumė ėndje letėrsi, por sinqerisht atė “nivelin europian” si nocion nuk e kuptoj dot.
    Thjesht nuk e di a ia kemi mbrrijtė “nivelit” tė shkrimtarėve tė tjerė tė kontinentit, apo europianėt dhe shtėpitė botuese tė tyre, na pėrkthejnė e na botojnė, se jemi gjynah!?...
    Ngucakeqi, kur luan “kompetentin’ bahet edhe i bezdisshėm edhe sherraxhi. Mbaj mend se “dikur” Kadare dhe Qose pėr arsye qė ata i dinė, nuk kruheshin me njėri tjetrin. Tashti kanė filluar prej kohėsh jo vetėm tė “kruhen” por edhe tė fyhen.
    Kadare mbahet si perėndimor, Qosje deklarohet si oriental. Harrojnė qė tė dy i kanė emrat Ismail dhe Rexhep. Ismaili po tė ndrronte emrin nga kuranorė nė ungjillorė do tė quhej Frrok(!). Ndėrsa Rexhepi, mund edhe tė quhet Regjepagiq. Pėrsa i pėket “nivelit europian” pra prej kėtu duhet tė marrė cak debati midis Frrokut dhe Regjepagiqit. Kėta dy gjeni tė gjysėmkombeve shqiptare, pandehin se ne intelektualėve mediokėr, na bėhet qejfi kur ia nisin debateve shterpė dhe gjithė fodullėk.
    Tė krahasosh Europėn me Shqipėrinė, pra Londrėn me Librazhdin, ėshtė gomarllėk. Ama, letėrsia nuk ka tė bėjė aspak me autostradat europiane, me nivelin e mirėqenies europiane, me arrogancėn europiane apo indiferėncėn europiane…
    Nuk ma do mėndja qė pėrkthehen dhe botohen krijuesit shqiptarė se janė gjynah. Kur pėrkthehen shkrimet e disa shkrimtarėve tė Afrikės me emra komikė si Urrumbu Surrumbu, apo kur Qosja pėrmend dhe njė farė Selman Ruzhdije qė na qenka i nivelit europian, vaj halli…Selmani mohon Allahun, peshtyn mbi kuranin dhe shkruan vargje satanike!?...Qose thote per '97-ten se ishte revolucion demokratik i vonuar! Aferim Qose!.....
    Tashti hidhemi pak tek letersia aktuale shqiptare:
    Mesaduket vėrtetė zotri Regjepagiq nuk paske lexuar letėrsi shqiptare kėto kohėt e fundit …
    20 vjeēari i fundit pasuroi bibliotekat dhe libraritė europiane edhe me krijues tė tjerė, qė besoj se nuk u botuan pėr “inat” tėndin apo jo Gjepagiq?!...
    Mua mė tremb pozicioni keqdashės, mohues, xheloz dhe nervoz i yti zotri akadem(yk).
    Lexova tek GAZETA SHQIPTARE e datės 3 shtator 2009 njė shkrim analizė tuajin dhe mė bėri pėrshtypje qė ju nuk heqni dorė nga mania e madhėshtisė (vetmitare) qė ju ka kapluar kohėt e fundit. A mos duhet tė ndrroni ilaēet z. akadem(y)k!?.
    Konkretisht po citoj njė paragraf tuajin ku shkruani tė zezėn mbi tė bardhė: qė ju paskeni bėrė mė shumė se patriotėt e kafeneve, shkrimtarėt e tjerė, se tė gjithė tė marrė sėbashku, madje edhe se fare e fisi i tyre dhe ēuditėrisht edhe nga paraardhėsit e tyre(!)…
    Modesti ėshtė kjo mo Z. Qose?!...Po pse i fyen kolegėt bre Gjepagiq?!...
    Ua kam shkruar dhe ua kam thėnė thėnė publikisht, ty edhe Kadaresw, qė ju tw dy jeni llastuar gjatė, shumė gjatė. Sedra e juaj ėshtė e sėmurė, ndaj dhe po e pėrsėris: duhet tė ndrroni ilaēet.
    Pathollogjikisht rasti i juaj ngjan me rastin e Shaban Qoses (ndjestė pastė). Besoj se keni dėgjuar pėr tė?...Shabani kur nuk e ngacmonte njeri, ia niste vetė tė “kruhej” me hokatarėt. Nuk besoj qė mbiemri juaj ėshtė mallkim. Druaj qė edukimi juaj ėshtė difektoz. Po merre vesht njėherė e mirė, nuk kemi kohė tė merremi me ju zotri akadem(y)k. ne kemi halle tė tjera kombėtare. Nėse nuk tė rrihet dot pa u kruar, sepse kėshtu dhe vetėm kėshtu merr ndonji honorar apo tė del emri nė gazetė, unė kam njė kėshillė dashamirėse: kam dėgjuar qė dispononi njė vilė nė Beograd. Vilė e blerė apo e dhuruar nga akademia e atjeshme. Shko mė mirė atje tek ajo vila nė Beograd dhe shkruaj, shkruaj pafundėsisht, shaj pafundėsisht dhe madje mund tė pėshtysh pafundėsisht mbi vlerat tona shqiptare. Atje po! Atje tė ka lezet dhe tė ka kuptim kur shan bashkėatdhetarėt, kur shan shkrimtarėt, kur shan shqiptarėt. Duke qenė i pashaportizuar nė Beograd, madje dhe gjuha e huaj e vetme qė zotėroni ėshtė vetėm serbishtia, keni dhe goxha vilė, prandaj shkoni bre Xhepi atje dhe prej andej nisja e pėshtyj mbi kėdo dhe kurdoherė. Atje mandej ka dhe ilaēe tė efektshme pėr tė hedhur baltė mbi Europėn, mbi shqiptarėt, mbi gjithshka qė tė shqetson. Por sakaq, dua sinqerisht tė tė them edhe njė here: Qetsoju bre Xhepi! Ndrro ilaēet se mandej bahet vonė. Unė ju uroj shėrim tė shpejtė.

    Agim Doēi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Doēi : 07-09-2009 mė 07:22

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •